Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Në SHBA, Yee-Jahjaga për zhvillimet në Kosovë e rajon

$
0
0

-Presidentja Atifete Jahjaga takoi zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee/
14 Nëntor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në SHBA takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Presidentja Jahjaga informoi Yee se ajo ka referuar Parimet e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, pas konsultimeve me partitë politike, për të kërkuar interpretim të përputhshmërisë së Parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Kosovës.
Presidentja theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve me fokus në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara nën ndërmjetësimin e BE-së si kusht i përparimit drejt Bashkimit Evropian.
Yee dënoi përdorimin e dhunës në Kuvendin e Kosovës dhe ftoi palët që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e bllokadës përmes dialogut dhe mirëkuptimit.

Ai tha se pamjet në Kuvend dëmtojnë procesin e integrimit të Kosovës. Zëvendës Ndihmës Sekretari shprehi përkrahjen e tij për vendimin Presidentes për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe për t’i dhënë kredibilitet rezultateve të dialogut./b.j/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>