-Të përkushtuar për përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO/ PRISHTINË, 12 Prill 2016/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kryeministrin Isa Mustafa.Njoftimi dërguar nga Presidenca thekson se, Presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa diskutuan për bashkëpunimin dhe bashkërendimin institucional për jetësimin e reformave dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.Presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa thanë se mbeten të përkushtuar për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO./b.j/