Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Protesta kundër ligjit të importit të mbetjeve

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Kartona të kuq, maska kundra gaz, plasmasë mbeturinash ishin simbolika e një protestë të paralajamëruar të shoqërisë civile kundër ligjit që i hap rrugë importit të mbetjeve.

1-plehra

Nga mbledhja e qytetarëve në parkun Rinia, (ora 11:00) protesta u zhvendos pranë godinës qeveritare.

Protestuest bënë thirrje për anulimin e ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve duke e quajtur ate tradhëti kombëtare të kryeministrit Rama

Një protestuese deklaroi: “Kjo protestë ka për qëllim që të na zgjojë kurajën qytetare që të mos mblidhemi më si militantë të forcave politike. Kjo është një e drejtë kushtetuese që e kanë keqpërdorur politikanët tanë. Ka ardhur koha që ne të veprojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne jemi këtu jo për ndonjë luftë politike, nuk i shërbejmë asnjë partie politike. Ne jemi këtu për ta detyruar politikën shqiptare që të dëgjojë zërin dhe vullnetin e popullit”.

Mes protestuesve ishin dhe 2 amerikanë, që pasi vizituan Tiranën u ndalën  në protestë. Protesta zgjati rreth 2 orë,  dhe vijoi me simbolika ambjentaliste. (Ora 11:00- Ora 13:00)

Portestuesit u zhvendosën drejt prisedencës, ku formuluan për kryetarin e shtetit kërkesën për mos dekretimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Protestuesit i kërkojnë Nishanit të mos dekretojë ligjin: Presim nga presidenti të mos e dekretojë ligjin. Kryeministri të dëgjojë sovranin. Ose referendum ose revoltë dhe po u ngritëm në revoltë do fshijmë plehrat e tyre

Paralelisht kryeministri nga  Xibraka ku mbahej Asambleja Kombëtare të PS-së Rama tha se ligji është i domosdoshëm për industrinë e riciklimit.

Edi Rama nga Xibraka: “Ligji i ri për mbjetjet riciklueshme është i domosdoshjmës dhe tërësisht konformon ambicieve tona për një Shqipëri të pastër. Do të ishte tradhëti nëse do të ktheheshim tek ligji i anuluar. Ai ligj sjell mbetje të importuara që mund të shkojnë për djegie”

Nderkohe protestuesi para kryeministrise  : Referendumi është e drejta jonë që nuk mohohet. Riciklimi duhet të nisë me mbetjet tona. Nuk mund të vazhdojmë të varrosim mbetjet tona.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij organizimi qytetarë, polia angazhoi 494 efektivë policië, të cilët krijuan kordonë sigurie pranë kryeministrisë, ndërsa ishin te pajisur me kamera trupi.

Pas shpërndarjes së protestuesve, punonjësit e  pastrimit të bashkisë së Tiranës nisën punën për pastrimin e bulevardit nga simbolikat e protestës që mbetën aty pas largimit të qytetarëve.

Ndërsa në Ora 13: 40 Kryeministri Edi Rama reagoi edhe në Facebook duke theksuar se protestuesit e kanë gabim. 

Deputetët Besnik Baraj dheEduard Shalsi i bënë thirrje ambientalistëve protestues të mos manipulohen.(TV Ora News)

FacebookTwitterGoogle+EmailShare


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>