Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Prizren-50 vjetori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore

$
0
0

-Në ceremoni u bë edhe promovimi i katër botimeve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren/2 Ok Prizren-Pasuria arkeologjike e rajonit të Prizrenit, asetet e shumta të trashëgimisë kulturore, dhe asaj shpirtërore, janë një thesar i çmuar/1 Prizren

PRIZREN, 19 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Prizren, qytetin më të madhin jugor të Kosovës afër kufirit me Shqipërinë, në mbrëmjen e djeshme u organizua ceremonia e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (ish Institutit për Mbrojtje të Monumenteve).1 ok Prizren 3

Në këtë ceremoni u bë edhe promovimi i katër botimeve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren: “Zejet dhe Artizanatet e Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” të autores Shpresë Siqeca, “Gurët Mbivarrorë në Kompleksin e Teqesë Sinani në Prizren” të Media Fishekqiut, “Katalog me Eksponate nga Rajoni i Prizrenit” dhe “Katalog Araste Vice-Versa”.

2 Prizren

Mes pjesëmarrësve në ceremoninë në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren ishte edhe ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili mbajti fjalim përshëndetës.Ai u shpreh se është një kënaqësi e dyfishtë që po merr pjesë në shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, në Prizren, apo siç është emërtuar në fillet e themelimit tij si Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren.“E para për faktin se po e shënojmë 50 vjetorin e themelimit të këtij institucioni të veçantë, ku për pesë dekada jeni angazhuar në ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë tonë të çmuar kulturore. E dyta, se nga ky ambient rikonfirmoj faktin se qyteti Prizrenit përveç se është bërë qendër universitare, nga viti ardhshëm do jetë edhe qendra apo selia e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit”, tha ministri Gashi.Ai foli për rëndësinë dhe kontributin që ka dhënë QRTK-ja në Prizren e cila ka bërë të mundur që vlerat e shumta e të pakontestueshme të kulturës materiale të krijuara pa ndërprerë, në këtë areal gjeografik të ruhen e të promovohen.“Pasuria arkeologjike e rajonit të Prizrenit, asetet e shumta të trashëgimisë kulturore, dhe asaj shpirtërore, janë një thesar i çmuar, për të cilin ashtu siç mundi t’i ruajë toka me shekuj, duhet të mbetet obligim i yni që institucionalisht të përkujdesemi për to”, tha ministri, duke e shprehur edhe mirënjohjen për stafin e vyeshëm dhe profesional të QRTK-së por edhe për të gjithë ata, që për dekada, me përkushtim dhanë kontribut të madh në këtë fushë.“Njërin ndër personalitetet të cilin nuk mund të mos e përkujtojmë sot, është Muhamed Shukriu i cili tërë jetën ia kushtoi trashëgimisë kulturore. Andaj në përputhje me mandatin tim si Ministër me kënaqësi do i ndaj mirënjohjen për ‘Post Mortem’ për kontributin e dhënë në fushën e trashëgimisë kulturore këtij personalitetit të çmuar të vendit tonë”, theksoi për fund ministri Kujtim Gashi, duke i ndarë këtë çmim familjarëve të Shukriut.Ministri u zotua se do të punojë për një përkrahje edhe më të madhe, për t’u mundësuar institucioneve të trashëgimisë kulturore ta avancojnë këtë fushë.Prezantimin e historikut të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren¸ që nga themelimi në vitin 1967, të sukseseve dhe proceseve nëpër të cilat ka kaluar ky institucion, e bëri Jusuf Xhibo, ushtrues i detyrës së drejtorit, ndërsa  kishte edhe një koktej përcjellur me muzikë klasike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>