Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

FESTIVALI I 27-TË SHQIPTAR , NJË KURORË SHUMËNGJYRËSHE PËR HEROIN KOMBËTAR

$
0
0

Dom Pjetër Popaj duke falenderuar fetsivalistët,  organizatorët e Festivalit dhe pjesmarrësit e shumtë, tha se ky festival përbën një pasuri të madhe kulturore Kombëtare, gjatë të cilit ngjiten në skenë të gjitha moshat, përfshi dhe fëmijët e lindur në SHBA. Fjala përshëndetse e dom Pjetër Popaj u mbyll me mesazhin:“ Mos harro se je Shqiptar”!/

 

1 ok 1 balline1 dom Pjetri1 femijet dhe Heroidritani Boston1 valltaret ok 3Valle djemte

NGA ASLLAN  BUSHATI /Lehman Center for the performing arts,- 5 Nentor 2017- Në pasditën e së  dielës  të 5-së Nëntorit 2017, drejt  sallës së madhe të performimit te artit në Lehman  Kolegj ,(Lehman Center for the performing arts),  bashkatdhetarët nga NY me rrethina, por dhe nga shtete të tjera, me fëmijët dhe familjarët e tyre,  erdhën për të qenë  të pranishëm në performin dhe shijimin  e festivalit të 27-të të Këngës  Shqiptare në Bronx NY .Organizimi i kësaj ngjarje të rëndësishme kulturoro-artistike  për komunitetin shqiptaro-amerikan, është bërë i mundur  nga Qendra “Nëna Tereze” e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës. Rrugët që të conin për në mjediset e sallës së festivalit, ishin me një prani shumë  të shtuar të policisë së NY. Kjo gjë nuk bezdiste askënd, por përkundrazi  njerëzit ndjeheshin më të sigurtë, duke patur parasyshë ngjarjen makabre të  kësaj të diele  në Teksas dhe të para disa ditëve në Manhattan. Policët ishin shumë të sjellshën, por edhe shumë rigoroz, për të parandaluar cdo  situatë të pakëndëshme. Respekte për ata dhe punën e tyre.

23275310_10155887374623151_8517490894149523550_o1 dritani Dom Pjetri1 marku5 edhe richardi6 Mark Sh23172865_1559608507437877_2371185598600128892_n

Para fillimit të festivalit, pak nga pak, salla u mbush me kostume shumëngjyrshe të të gjitha krahinave shqiptare nga Kelmendi  në Camëri, nga Presheva e në Tivar. Fëmijët e të rinjt  shkëlqenin  me veshjet e tyre si  lule të bukura , por edhe të moshuarit “ konkuronin”  tek-tuk si për të  thënë:  se dhe ne jemi  këtu!  Të ftuarit dhe personalitetet e komunitetit  i pritën me shumë përzemërsi  drejtuesit e Kishës katolike “Zoja e Shkodrës”: Famulltari Dom Pjetër Popaj, Marjan Cubi  e Mark Shkreli, si dhe drejtuesit artistik Fran Cotaj, Gëzim Nika (Mjeshtër i Madh) etj.  Për personalitetet  e komunitetit ishte rezervuar rreshti i parë i  kolonës se mesit , në të cilën zunë vend:  Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra  Zoti Dritan Mishto , Asamblisti i NY Zoti Mark Gjonaj, drejtues të Vatrës,  Kishës Katolike, komunitetit, artit e kulturës,  biznesit etj.

Kur sipari i festivalit u hap, në sfond u cfaq hijshëm një poster madhështor i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut,  e cila i ndjesoi të pranishmit të ngrihen në këmbë e të prisnin me duartrokitje daljen në skenë të grupit te valleve  “Rozafati”  me koreografi të Angjelina Nikës (Mjeshtër i Madh) dhe fill pas tyre grupi i konferencierëve të festivalit : Kozeta Turishta, Sebastian Tinaj, Veronika Juncaj dhe Joseph Cubi, të cilët e drejtuan me profesionalizëm dhe dinjitet. Me duartrokitje të zgajtura është pritur ngjitja në skenë e Famullitari të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”,  Dom Pjetër Popaj. Në përshëndetjen e Tij, famullitari tha se ky festival, i 27-ti që nga fillimi, i dedikohet Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në nderim të përvjetorit të 550 të largimit nga jeta!

Dom Pjetër Popaj falenderoi Zotin për këtë dhuratë që u bëri shqiptarëve duke u dhënë këtë hero Kombëtar. Falë Tij,tha ai, egziston sot Kombi Shqiptar.Duke folur për kontributin e Heroit tonë Kombëtar, për rëndësinë që ka ai për shqiptarët, dom Pjetër Popaj shtroi pyetjen: A do të flisnim shqip ndopak sot? … a do ta kishim edhe këtë festival sonte, pa kontributin e Heroit tonë Kombëtar?Ne shqiptarët, theksoi dom Pjetër Popaj, falenderojmë Zotin, për  Heroin Gjergj Kastrioti,  që me Flamurin  kuq e zi, me shqiponjën dykrenare, na bëri ne të indetifikohemi si Shqiptar,  me gjuhë e kulturë, që ne e ruajtëm në shekuj.

Dom Pjetër Popaj duke falenderuar fetsivalistët,  organizatorët e Festivalit dhe pjesmarrësit e shumtë, tha se ky festival përbën një pasuri të madhe kulturore Kombëtare, gjatë të cilit ngjiten në skenë të gjitha moshat, përfshi dhe fëmijët e lindur në SHBA. Fjala përshëndetse e dom Pjetër Popaj u mbyll me mesazhin:“ Mos harro se je Shqiptar”!

Festivali i 27-të Shqiptar ishte një spektakël i bukur, ku jehuan këngët dhe vallet nga të gjitha trevat kombëtare, ku Shqipëria Etnike, ishte e gjitha në skenë.

Me këngën për Ibrahim Rugovën dhe “Kuq e zi”,këngëtarja e mirënjohur Alberie Hadergjonaj, hapi festivalin dhe si i thonë fjalës “ e tërhoqi këmbën zvarrë” që cdo gjë  të shkonte si është më e mira. Kurse kengen”Margjelo” e kendoi me shumë pasion Artur Matija e në vazhdim “Vallen e shamisë”, e interpretoi  grupi i dytë i Rozafatit me koreografi  të Angjelina Nikës (Mjeshtër i Madh),  për të cilën duhet thënë se e “lulëzoi” skenën e festivalit.

Kur konferencierët njoftuan se në drejtimin e orkestrës është Mjeshtri i Madh, Shpëtim Saraci  dhe se potpurinë me këngë korcare do ta këndojë  këngëtarja e mirnjohur (dhe bashkshortja e tij), Mira Konci, të pranishmit u ngritën në këmbë  e duartrokitën në shenjë respekti për ta:- Së pari për gjurmët që ata kanë lënë në artin shqiptar, së dyti si ndjesi,  për keqtrajtimin që shtetarët e sotëm i bënë Shpëtimit Saracit (orkestrantit më të mirë shqiptar të cerek shekullit të fundit) duke i shkurtuar vendin e punës, dhe së treti,- ata tashme do të jenë pjesë e komunitetit tonë shqiptaro-amerikan.

Në vijim festivalin e pasuroi Ansambli folklorik “Bashkimi Kombëtar”i drejtuar nga Gjergj Dedvukaj e Tomë Gjergji, të cilët interpretuan“Kombi ynë me djep mbi gurë”,”Të pa ndarë jug e veri”, valle dibrane, e pjesë instrumentale, si dhe interpretimi nga  gjashtë vjecari Joseph Juncaj, që këndoi me shumë  pasion e dinjitet këngën”O malësi të bekoftë zoti”.

Koncerti kulmoi me këngën polifonike të Grupit të Bostonit, nën drejtimin e Petrit Alibeajt( inisiator per krijimin e deges se Vatres ne Boston) “Në Vlorë foli Prefekti”…

Në pjesën e dytë të programit të pranishmit u argëtuan  me “Moj e bukura more” kënduar nga Layla Lukaj, potpuri këngësh kosovare nga Shpresa Gojani, melodi me cifteli, monolog për Prek Cal Viganin nga Tomë Gjergji dhe vallen came të interpretuar nga grupi i valleve të Bostonit me koreogafi  të Bashkim Brahos. Në vazhdim të kësaj pjese të programit, Shoqëria klturoro-artistike “Kelmendi” solli “Kangë për Prek Calin”, “Bashkimin kombëtar”, “Shtatë malet e Malsisë” e valle tradicionale etj.

Në pjesën mbyllëse të festivalit,  u soll për të pranishmit pak humor, këngë shkodrane nga Nikoleta Vokrri, “Vajzë e bukur moj malësore” nga Elisabeta Marku dhe si qershia mbi tortë “Vallja e shqipeve “ interpretuar shume bukur nga grupi Rozafati me koreografi të Angjelina Nikës (Mjeshtër i Madh).

Festivali i 27-të,  ishte në vetvete jo vetëm një aktivitet i  rëndësishëm vjetor, por mbi të gjitha  ishte një vepër e rëndësishme e jetës kulturoro-artistike të komunitetit tonë  shqiptaro-amerikan. Ai  do të mbahet mend gjatë  si për prurjet dhe nivelin artistik. Ka qene një punë e lodhshme  për të madhin Gëzim Nika (si drejtues artistik dhe regjizor)  e për gjithë komisionin organizator, por në të njejtën kohë  një kënaqësi, dëfrim e clodhje  për ata që e panë dhe e shijuan direkt në sallë dhe për ata që do ta ndjekin në ekranet e televizionit. Respekte për Dom Pjetër Popajn dhe gjithë drejtuesit e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” që bëjnë kaq shumë për edukimin atdhetar e fetar të komunitetit.

Komisioni Organizues i festivalit përbëhej nga : Famullitari Dom Pjetër Popaj; nga Marjan Cubi- Drejtori i Qendrës “Nëna Terezë”, Drejtor i festivalit:Fran Cotaj;  Drejtor Artistik dhe Regjia: Gëzim Nika(Mjeshtër i madh); Skenografia: Fran Shala; Gjeka Shala dhe Lisa Juncaj; konferencierët: Kozeta Turishta, Sebastian Tinaj, Veronika Juncaj dhe Joseph Cubi. Orkestra”Kastrioti” drejtuar nga Shpëtim Saraci(Mjeshtër i Madh) dhe Dritan Papa.

Këshilli Drejtues i festivalit përbëhej nga : Fran Cotaj, Ismer Mjeku, Mark Shkreli dhe Simon Vukel.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Trending Articles