Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

PROTESTA E LËVIZJES VETËVENDOSJA

$
0
0

1 Vetevendosja

2AlbiniMe dhjetëra e dhjetëra mijëra protestues kanë marshuar sot paqësisht. Masës nuk i dukej fundi.1 vetevend flam amerikan

Marshimi me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” ishte ndër protestat më të mëdha të organizuara në Prishtinë. Pjesëmarrës nga anembanë Kosova, e madje nga tërë trojet shqiptare, e bënë protestën madhështore. Pakënaqësia qytetare doli në shesh, sheshi foli kundër pushtetit. Vullneti i Republikës u shpreh kundër pazareve për territore mes Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit.

3 Vetevendosja 1Protestuesit e mbledhur tek Biblioteka Kombëtare marshuan drejt sheshit “Skënderbeu” ku edhe u mbajtën fjalimet dhe performancat artistike. Protestuesve iu drejtua Saranda Bogujevci, aktivistja e të drejtave të njeriut dhe deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Me plumbat në trup prej luftës së fundit në Kosovë, me familjarët në shpirt e kujtesë të vrarë në masakër, ajo deklaroi: “Për mua është shumë e dhimbshme që Presidenti Thaçi sillet sikur ne i kemi borxh Serbisë”.

Minatori i Trepçës, Isuf Boletini, përfaqësues i masës së minatorëve të Trepçës, grevist i vitit 1989, shpalli mesazhin gjithnjë aktual të revoltës: minatorët nuk do të kursehen as sot për t’i realizuar të drejtat e këtij populli. Para pranisë madhëështore të protestestuesve në mbrojtje të tërësisë së Republikës, foli edhe veprimtari i çështjes kombëtare, deputeti me origjinë nga Presheva, Liburn Aliu. “Hashim Thaçi po na thotë se duhet të zgjedhim në mes të ndarjes dhe Bosnjës”. Ndërkaq, për Hashim Thaçin tha se nuk bëri as nuk foli për Preshevën kur e kishte rastin.

Luljeta Sharani, përfaqësuese e organizatës “Thirrjet e nënave”, së cilës i mungojnë nga lufta dy djemtë dhe burri, është dëshmia tjetër e negociatave pa parim dhe pa drejtësi, pa përgjegjësinë e sakrificës dhe dhimbjes. Të tilla negociata që nuk i marrin parasysh humbjet e Kosovës në njerëz, që hedhin në harresë zhdukjen dhe vrasjen, e bëjnë të ardhmen të dyshimtë.

Për ta dëshmuar se flijimi i shqiptarëve është vetë historia e shqiptarëve nën pushtimin serb, Afrim Kasapolli interpretoi vargjet e fuqishme të Mitrush Kutelit mbi shqiptarin e Kosovës. Forca e poetit dhe aktorit e përshkruan tërë masën qytetare që mbulonte sheshin.

Fjala e kryetarit Albin Kurtit nisi përmes brohoritjeve. Në fjalim theksoi rininë, mërgatën, gratë dhe veteranët. Fjalimi tregoi rëndësinë e shtetit dhe natyrën armiqësore të pushteteve që kemi ngritur deri tani, me tërë shkallën e korruptimit dhe humbjes së shpresës, varfërimin socio-ekonomik dhe arsimor e kulturor. Me përshkallëzimin gjeopolitik tregoi se cilët integrime duhet të synojmë: me SHBA-të në Nato, me Gjermaninë në Evropë, me Shqipërinë në komb. Përkundër kësaj politike të kthjellët dhe njerëzore, është vrazhdësia e thjeshtë e Thaçit që: “Bën vetëm foto me Trumpin dhe Informon Medvedevin e kërkon ta takojë Putinin”. Përballë rrënimit të Republikës prej pushtetit duhet që sheshi të bëhet institucioni i popullit, populli aktori i politikës sovraane: sepse “Një popull, s’i nënshtrohet një njeriu”.Protesta paqësore u mbyll nën vargjet e fuqishme dhe të shpejta të Bim Bimës. Vargje politikë dhe interpretimin artistik të tij e përcaktojnë vazhdimin e protestave në ritëm e në përmbajtje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>