Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

5 MAJ DITA E LIRISE SHQIPTARE NE NJU JORK

$
0
0

– 5 MAJ 2019- ORA 1.00- 3.00 P.M- DITA E LIRISË SHQIPTARE NË NDERIM TË NIK MRNACAJ/

Fotografite jane marre nga Dita e Lirise e Organizuar vitin e kaluar, Maj 2018. Arkiv i gazetes “DIELLI”.

– FLAMURI SHQIPTAR DO TË NGRIHET NË KUJTIM TË MARTIRIT NIKË MËRNACAJ NË KENSICO DAM PLAZA-VALHALLA-WHITE PLAINS, NEW YORK-
FOTOGRAFITE NGA ARKIVI I DIELLIT , MAJ 2018-

Me 5 Maj 2019, nën kujdesin e Familjes Mërnacaj dhe Shoqërisë Kulturore-Artistike “KELMENDI” do të organizohet me rastin e 29 Vjetorit të rënies në krye të demonstratave antikomunsite, dita përkujtimore në kujtim të martirit të Demokracisë, Nikë Mërnacaj, e cila ndryshe emërtohet si -DITA E LIRISË SHQIPTARE në NY.
Veprimtaria do të nisë me 5 Maj në orën 1.00, në mesditë në “Kensico Dam Plaza”, Valhalla – White Plains(Yonkers) New York.
Me këtë rast Ansambli i Shoqërisë Kulturore Artistike”Kelmendi”, ashtu si për cdo vit, ka përgatitur një program të pasur artistik dhe do të udhëheq veprimtarinë.
Të pranishëm do të jenë edhe drejtuesit të bashkësisë shqiptaro-amerikane dhe institucioneve fetare,si i dhe nga zyra Majorit të Countit ekzekutiv te Westchester.
Janë të ftuar shoqata dhe bashkëatdhetarët që të bëhen pjesë e këtij manifestimi historik dhe kulturor e artistik.
Familja Mërnacaj ju mirëpret në këtë ditë përkujtimore. Bashkohuni me organizatorët për të mos harruar!
Si cdo vit, le të mblidhemi edhe këtë 5 maj për të dëshmuar shpirtin arbënor në atë që sot e 29 vite thirret si “Dita e Lirise se Shqiptare”. Me këtë rast do të ngrihet me një ceremoni solemne edhe Flamuri Kuq e Zi i Kombit Shqiptar, pwrkrah Flamurit Amerikan.
Komisioni Organizator


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>