Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

VATRA-FUSHATE PER TERMETIN NE SHQIPERI

$
0
0

VATRA , FUSHATË PËR TË NDIHMUAR TË PREKURIT NGA TËRMETI I 26 NËNTORIT/

–  VATRA fton Komunitetin që me 30 Nëntor, Ditën e Shtunë, në Orën 12.00, të mblidhemi në Vatër për çeljen e Fushatës-

Të dashur Bashkatdhetarë

Federata Vatra po ndjek me shqetësim e dhimbje pasojate rënda të tërmetit të 26 nëntorit dhe në solidarizim me të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore, fton Shqiptarët e Amerikës që të bëhemi bashkë dhe të japim kontributet tona për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekuara. Në këto momente të vështira të lëmë mënjanë përkatësitë partiake dhe të bëhemi bashkë për të përballuar vështirësitë që po kalojnë bashkatdhetarët tanë.

Ftojmë Komunitetin që të Shtunën, 30 Nëntor 2019, Ora 12 e mesditës të mblidhemi në VATËR dhe të nisim fushatën e ndihmave. Secili kontribuon me aq sa ka mundësi, por të gjithë bashkë mund të bëjmë mrekullinë.

VATRA në Qendër kërkon që edhe degët e saj nëpër Shtetet e ndryshme t’u bëjnë thirrje vatranëve dhe komuniteteve që kanë pranë për t’u solidarizuar me këtë fushatë.

Kontributet mund të dërgohen edhe me zarfa duke i dërguar në Vatër në adresën:

VATRA

2437 Southern BLVD

BRONX, NY 10458

Cheku i paguhet Vatrës(Memo: Për Tërmetin në Shqipëri). Trasparenca do të jetë publike. Çdo donacion do të publikohet në median e diasporës dhe në rrjetet sociale. Po kështu edhe dorëzimi i ndihmave të bledhura.

Vatra ngushëllon Familjet që kanë humbur të dashurit e tyre; lutet për shpëtimin e qytetarëve që ende janë nën rrënoja dhe përgëzon ekipet e shpëtimit për sakrificat që po bëjnë në këkrim të të pagjeturëve nën gërmadha.

BASHKATDHETARË JU PRESIM TË SHTUNËN ME 30 NËNTOR, ORA 12.00 PM NË VATËR!

VATRANË, BËHUNI PJESË E KËSAJ FUSHATE!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>