
Esse nga Aristotel Mici/

Kënga e herëshme “O e Bukura More” është një dëshmi e gjallë, që pohon emocionalisht bashkëjetesën midis etnive iliro-pellazge dhe helene që nga thellesia e shekujve të antikitetit e deri në kohët moderne nëpër trevat greke dhe arbërore. Kjo ide përftohet edhe nga leximi me vëmendje i veprës madhore të Herodotit, i cili përmes shumë episodeve na e bën të qartë këtë mundësi bashkëjetese midis fiseve pellazgo-ilire, edhe popullates helene, që vihet re për gjatë shekujve me radhë, duke nisur nga periudha e Tebës dhe e Orakullit të Dodonës e deri në periudhën e Luftës Greko-Persiane. Pikërisht, nga koha e kësaj lufte, Prof. R.d`Angeli na sjell në kujtesë një episod kuptimplotë nga Herodoti, atë të komandantit të ushtrisë persiane Mardonit. Sipas historianit, ky general Persian, mbas betejës detare të Salaminës, vendosi të fushonte në Thesali, me qëllim që të kalonte atje dimrin vetëm me një pjesë të këmbësorisë, që do të shoqëronte Kserksin ne ekspeditën e tij kundër Helladës. Po ky Mardoniusi gjatë kësaj kohe deshte të këshillohej edhe me Orakujt e Helladës për planet e veta. Dhe, për këtë qëllim dërgoi një njeri me emrin Misi, që ishte me prejardhje nga qyteti i Europusit të Karisë. Ky Mesi, ndërmjet orakujve të tjerë, u këshillua edhe me atë të Apolonit në Ptoos, që u perkiste Tebanëve dhe ndodhej në Beoti. Atë e shoqëronin tre tebanë, si roje., të cilët qenë porositur që të kopjomin në tabelëza tekstin e Orakullit. Po kur hynë në vendin e shenjtë, profetesha nisi të bënte fat-thënien në gjuhën barbare, domethënë Pellazge, gjithnjë sipas Herodotit. Ndërkaq, tre tebanët, ngelën të shtangur, të befasuar, sepse po dëgjonin një gjuhë pellazge, atje ku ata prisnin të flitej gjuha helene. Atëherë, njeriu nga Karisa, Misi, i cili e kuptonte fare mire gjuhën që fliste orakulli, ua mori nga duart tebanëve tabelëzat edhe shkroi vetë në ato atë, që thoshte fat-thëna, duke deklaruar se profetesha po e rrëfente profecinë e saj në gjuhën pellazge të Karisë 12 Pra, studiuesi d`Angeli, me anë të këtij fragmenti, të shkëputur nga vepra e Herodotit,rikonfirmon se pellazgjishtja ka qenë gjuhë massive jo vetëm në periudhën e qytetërimitKreto-Mikenas, dhe të kohes së Homerit, po edhe gjatë dekadave të Luftës Greko- Persiane. Ky studiues, i qendron pa lëkundje pikëpamjes së tij se pellazgjishtja është një gjuhë shumë e lashtë universale, e cila në trajtën më të gjallë, na është transmentuar epërpiktë dhe e plotë në formën e gjuhës së sotme arbërore-shqipe. 2 Si rrjedhojë, nga kyepisod, lejohemi të bëjmë deduksionin se midis pellazgo-ilirëve dhe helenëve ka pas ekzistuar nje përzjerje dhe bashkëvajtje historike, që nga kohët më të vjetra historike dhe deri në shekujt e fundit. Ky është një mësim që nxjerrim nga Herodoti, që, si pasoj edhe arvanitasite periudhës së parë të Mesjetës, po edhe të kohëve më të vona mund të jenë vazhdimbreznish i pararendësve të tyre pellago-ilire, siç janë, fjala vjen, thesprotët në Thesproti (Camëria e sotme). Natyrisht, gjatë kohës së Perandorisë Bizantine mund të kenë vajturedhe valë shtresash të tjera nga krahinat e Arbërisë. Po Sidoqoftë, popullata arvanitaseshqipfolëse në trevat helene të Moresë prej shekujsh, gjithësesi, ishte shumë e përhapur, duke filluar nga malete Sulit, Konica, Korfuzi, e deri tek Paramithia , Arta, Parga, dhemë tutje si në More, Lemnos, Hidra, Spartë dhe Athinë, ku është dhe lagjja me emrin “Plaka”. Kjo hartë shqipfolëse e përhapur si në tërë Helladën e vjetër si edhe në krahinën e Moresë, e bën patriotin e shquar arvanitas, Aristidh Kolias, të deklaronte në veprën e tij se në Greqinë e vitit 1821 “Arvanitët janë shtetformues sepse 80 deri 90 përqind e heronjëve të Pavarësise së Greqisë janë arvanitas dhe, në parlamentin e parë të shtetit të ri grek dëgjohej shqipja po aq sa greqishtja, sa që u propozua të flitej në dy gjuhë, po që shpejtë u ndalua” 3 Kur flet kështu Aristidh Kolias ka para sysh shumë sidomos heronjtë arvanitas, të cilët derdhën gjakun dhe ranë deshmorë për lirinë dhë pavarësinë e Helladës më 1821, siç janë Kiço Xhavella, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Laskarina Bubulina, Kostandin Kanari, Andrea Miauli , Teodor Griva e shumë e shumë të tjerë.
Po deklarim i studiuesit arvanitas A.Kolias është shumë vëllazëror dhe mirëdashës, kur ai vazhdon të thotë: Bashkëjetesa në shekuj dhe rrënjët pellazgjike, si popuj më të lashtë në:
1 Herodoti, Historitë,f. 501, shiko edhe Enigma, R.d`Angely, f.164
2 R. d`Dangely Enigma,
3 Kolec Traboini, E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias, Boston, 2005. f.32
Ballkan, na nxjerrin më të afërt se çdo popull tjetër përqark, prandaj le të
lëmë luftrat dhe të shohim miqësinë dhe perparimin 4
Dendësia dhe përzjeraja e arvanitasve me popullatën helene, para revolucionit të vitit
1821, ka qenë mjaftë e dukshme; gjë që e kishin vënë re edhe dy personalitete franceze.
Përshtypjet e tyre, poligloti Rober d’Anxhely, i ka përfshirë në librin e vetë Enigma,i cili, në faqen 205 të veprës, ka shkruar:”
“…gjithë territoret e mbajtura, – më 1805 përshembull,-si helene, në realitet nuk kanë qen gjë tjetër veçse territore shqiptare dhe e vetmja gjuhë që kanë folur ka qenë shqipja. Dhe kjo gjendje në pjesën në më të madhe të këtyre territoreve vazhdon edhe sot të jetë po ajo.
Po kështu, si mund ta kuptojmë dhe ta shpjegojmë Shatobrianin 5 , kur, duke folurpër Athinën në veprën e tij“Itinerari i Palestinës”, e quan atë, (Athinën) “fshat shqiptar”. Po ashtu edhe Lamartini 6 , kur shkruan për familjen, që u kujdes për të në Greqi, sa kohë që ishte i sëmurë, thotë fare mirë:”familje shqiptare si të gjitha në të gjithë vendin (në Greqi)….kemi të bëjmë pra, në këto raste, me popullsi arvanitase, që ende fletë shqip” 7 ; Pra, edhe me këto pohime shikojmë një realitet të deklaruar nga dy personalitete të kulturës franceze.
Kënga , O e Bukura More, siç e përendëm edhe në fillim të këtij shkrimi, na e demonstron bashkëjetesën shumë shekullore të Arvanitasve me popullin Helen në disa treva të Greqisë. Kjo këngë, gati 500-vjeçare ushtinë e gjallë ende në Horën e Arbërshëve, po edhe tek disa ngujimet të tjera arbërore në Itali. Kënga e ka zanafillën e vetë më 1534, me ardhjen e arvanitësve të Moresë në Piana degli Albanesi, një komune në Sicili. Këtë e gjejmë edhe në një një kronikë, që ka të bëjë më një aksion detar të admiralit Andrea Doria, i cili, me urdhër të mbretit të Napolit, më 1534, komandoi në atë vit dyqind anije për të sjellë arvanitasit dhe helenët e Moresë në Napoli 8 . Shumë prej tyre do të vendoseshin në katundin “Piana degli Albanesi. Nga goja e të cilëve do të dilte kënga “O e Bukra More”, që i drejtohet vendlindjes me mall, brengë dhe dëshpërim, sepse kishin lënë pas njerëzit më të dashur, që nuk do t’i shihnin më kurrë, për shkak të dhunës dhe të mizorisë se turqve, që kishin pushtuar Morenë , Helladën si edhe Arbërinë:
O e bukura More,
Çë kur të lje,
Më nigjë të pe;
Atje kam unë Zotin- Tatë,
Atje kam u mëmën time,
Atje kam u tim vëlla.
O e bukura More
Që kur të lje
Më nigjë të pe 9
Mësimi i parë që nxjerrim nga kjo këngë ështe fakti që këta banorë vendas, arbëreshë (apo arvanitas) nuk kanë vajtur në More pas vdekjes së Skenderbeut, sepse nuk e shpëtonin dot kokën, duke lënë atdheun e zaptuar nga turqit dhe të shkonin në një vend tjetër të pushtuar po nga turqit. Mendimi më i drejtë është se ata atje, në More, duhet të jenë vendas të vjetër shekullor, Për këtë arsye ata i këndojnë me ngashërim Moresë si vendlindjes së tyre të stërlashtë- “Të Bukurës More”.
Kurse arbëreshët e ikur nga Arbëria në Itali i drjtohen mëmëdheut të tyre me apelativin
Arbëri:
Arbëri, matan detit na kujton,
Se ne të huaj po jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zemra nuk harron
Që turku na la pa mëmëdhe. 10
Kështu edhe nga nëndialekti, a po e folmja e tyre, kuptohet se kemi dy lloj eksodesh me
gen iliro- arbëror, që u vendosën në Itali, duke formuar koloni, katunde a po qyteza
shqipfolëse; pra, figurativisht kemi dy rrjedha të një gjaku dhe një gjuhe, që historia për shekuj i pat ndarë në trojet e tyre dhe koha i bashkoi në shtigjet e eksodit gati biblik.
9 Fjalët e këngës janë sipas variantit që jep Dh.Kamarda (1821-1882) në librin e tij “Apendice al Saggio di grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese, botuar më 1866, duke pasur për bazë dorëshkrimin e Kieutit, 1708.
10 Vargje nga poezia “Vrull” e librit Vjersha të Zef Serembes, Tiranë, 1965
5
Për arbëreshët e Moresë (arvanitasit), që këndojnë këngën “O e bukura More”, nuk ka
diskutim që janë vendës në More (Pelepones) dhe vazhdues të stërgjyshërve të tyre , para pushtimit turk, nga koha e Bizantit, po, pse jo, edhe ajo e fiseve pellazgo-ilire, në ato troje, ku i kishte parë dhe dëgjuar Herodoti si në More, në Lemnos, në Thesproti a po në Atikë. Po, ndërkohë, edhe pse të veçuar gjeografikisht nga trungu arbëror, për arsye të ndryshme historike, arbëreshët e Greqisë, arvanitasit, i kanë rezistuar kohës, duke ruajtur gjuhën, këngët, dhe zakonet e të parëve. Gjuha e tyre amëtare është e arbërishtes së herëshme, që në gjuhësi, për veçantinë e saj, është quajtur nga Prof.Sh.Demiraj, edhe arbërishte arkaike 11 .
Pikërisht me këtë të folmen e tyre karakteristike, arvanitasit e ardhur nga Moreja në Piana dei Albanezi të Sicilies,( që sot njihet edhe me emrin Hora Arbëreshe), na kanë sjellë këngën mbresëlënëse, “O e Bukura More” që na emocionon sa herë e dëgjojmë.
Bibliografi
Aristidh Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, shtëpia bot. 55,Tiranë, 2007
Dhimitër Pilika, Pellazgët origjina jonë e mohuar, Botimet Enciklop,Tiranë, 2005.
Herodoti, Historitë, Botimet IDK, Tiranë, 2010.
Kolec Traboini, E vërteta përvëluese e Aristir Kolias, Boston, 2005.
Lutfi Alia, “Kronika e eksodeve arbëreshe në Itali”, Zemra ahqiptare, 14-2- 2016.
Nermin Vlora Falaschi, L’Etrusco Lingua Viva, Bardi Editori – Roma,1989.
Robber d’Angely, Enigma, Toena,Tirana, 1998
Shaban Demiraj, Epiri ,Pellazghët, Etruskët dhe Shqiptarët, Infbotues, 2008 .
11 Sh. Demiraj, Epiri,Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët, f,34.