Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Papa do të presë në audiencë Barak Obamën më 27 mars

$
0
0

Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, do të pritet në audiencë nga Papa Françesku të enjten, më 27 mars. Lajmin e jep Shtëpia e Bardhë dhe e konfirmon drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi.
Obama takohet për herë të parë me Atin e Shenjtë, sepse në meshën e fillimit të papnisë, më 19 mars 2013, SHBA-të përfaqësoheshin nga zv.presidenti Xhon Bajden. Lajmi i audiencës mbërrin vetëm pak ditë pas takimit të Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, imzot Pietro Parolin me kreun e diplomacisë amerikane, Xhon Kerri. Presidenti Obama vjen në Romë, në kuadrin e një turneu nëpër Evropë. Më 24 e 25 mars do të jetë në Hagë të Hollandës për mbledhjen mbi sigurinë bërthamore e për takime dypalëshe me qeverinë vendase. Më 26 mars, Obama do të shkojë në Bruksel për takimin SHBA-BE e për bisedime me qeverinë belge dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen. Benedikti XVI e pati pritur Barak Obamën në korrik të vitit 2009.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>