Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 3554 articles
Browse latest View live

KUJTESA SHQIPTARE- At Zef Pllumi: O Zot, mos na provo!

$
0
0

Fol, ja këtu nxirre qumështin e mëmës ose përndryshe vdiqe. Fol!…Fol!”/

3-zef-pllumi

Rrno për me tregue”/ Torturat çnjerëzore në hetuesinë komuniste dhe mesazhi në murin e bugut që tmerroi At Zef Pllumin: “Un Dom Vlash Muçaj këtu më 22 korrik piva urinën time për mos me dekë etjet. U tmerrova. A thua njeriu arrin deri aty, ma keq se kafsha?”/

 “Rrno për me tregue” nga At Zef Pllumi:

Dr. Paulin Pali, jurist. Ishte nji emën i ndigjuem për mirë, në të mbështeteshin shpresat e shumkuj prej atyne intelektualeve që thurrshin plane të bukura për të ardhmen e atdheut. E takova për të dytën herë aty ku nuk duhej.

Nën shkallë ishte WC-ja alaturka; ngjitun hamamxhiku i vogël; të dyjave u kishin hjekë dyert për t’i kontrollue polici edhe prej së largu. Aty në hamamxhikun e vogël ishte nji burrë i gjatë, i madh, me nji mjekër të zezë deri në gjoks. Kambët e zbathuna të shterngueme në zinxhirë kali me dry e të kapuna në murin mbrapa me nji hallkë, duerët të lidhuna para.

Kush je ti? – ndigjova zanin e tij, ndersa po i avitesha WC-së. Ai e persriti nen zâ emnin që i thashë.

– A të njof un ty?…

Vetëm kaq se pjesën tjetër e zuni zani i egër i gardjanit që bërtiti prej së largu: Paulin… Paulin, he derr as aty nuk rrin urtë, – dhe e mbylli frazen me nji të shame të turpshme. Gjithë natën e gjatë e kalova i varun aty n’atê pjeshkë, mes oborrit të vogël në cegmen e Dhetorit. Sytë i drejtoshem te ai burri në hamarnxhikun e vogël: A ishte ky Paulini?.. Për bishtin e shkurtë të trumës, aty pranë derës, nji tjetër i lidhun kambësh, në nji pozicion që as nuk rrinte drejt në kambë, as i ulur kacuk. Kushedi sa kohë ishte i lidhun ashtu, sepse lëshonte ulurima të tmerrshme, kishte kalue nga mendja dhe fliste fjalë të ndyta papushim. Mâ vonë e mora vesht se ai ishte Taipi. Perbrí meje disa tjerë largas njeni-tjetrit të shtrimë përtokë, të mbledhun palmuç të mbluem me nga nji batanije leckë; ndërsa, përballë me fëtyrë të sjellun nga muri kater tjerë, në kambë drejt qiri, të mbuluem me batanije leckë. Në atê heshtje nate të tronditej kryet nga hapat e randë të rojes që sillej aty me automatik ngrehë, dhe të gjamave, pshertimave e ulurimave t’atyne që vuejshin n’atê oborr dhe të disa tjerëve që nuk shiheshin se ku ishin.

O Zot i madh, – thashe me vedi, – a thue ndoshta kam dekw e gjindem n’atê ferrin real, “ku nuk ka tjeter, por vajë e kërcllim dhambësh”? N’atê moment mund ishte ora 1 mbas mesnate; po zbrisnin nga pvetjet apo torturat nji tjeter të mjerë. Kadale e ulnin shkallëve; rojet kqyren pjeshkën ku ishem i varun un, njani kthej vrap përpjetë, mandej zbriti. Atëherë të mjerin tjetër e lidhën afër WC- së ndër parmakët e shkallëve. E kishin sakatue. Gjithë naten gjimonte, ndërsa roja i avitej e kërcnonte dhe e shante me fjalët mâ të ndytat. Atê natë nuk pat asnji krismë automatiku.

Në mëngjes herët filloi radha për WC. Rojet u shtuan ndër të gjitha anët. Para orës 7 ra qetsi, mandej u ndrruen rojet. Kah ora 10 erdhën e më zgjidhën nga pjeshka. Kur kalova nga WC-ja përsri ai Paulini aty në hamamxhik, ndërsa ai i varuni ndër parmakët e shkallëve nuk ishte mâ i zoti me lshue kurrfare zani. Në krye të shkallve ishte nji salon, i cili shërbente për hymjen ndër kater dyer. Ndeja aty në kambë. Përballë meje ishin dy persona të lidhun, Cin Lezha dhe nji tjeter që nuk e njofta….

Vazhdoi nji heshtje, ndërsa ai sillej rrotull nëpër dhomë.

– Nuk don të flasësh?…

– Po shka të flas?

– Fol këtu, na trego përse të kemi arrestuar?

– Pse më keni arrestue, këtë e dini ju; un nuk dij gjâ, duhet të ma thoni ju mue.

– Si nuk ditke gjë? Kujt i thua ti? Mblidhe mendjen e fol!

– Po shka të flas? Ti më pvet shka don e un të përgjigjem.

– Ti të më përgjigjesh mua? Mejtohu mirë se këtu para meje kanë vdekur burra më të fortë se ti. – Fol, ja këtu nxirre qumshtin e mëmës ose përndryshe vdiqe. Fol!…Fol!…

– Nuk dij shka me folë.

– Nuk din ti ë?

Kapi shufren e hekurit, me të cilen shprishte zjarmin e sobës së ndezun dhe me të m’u versul mbi shpatulla, shpinë, kofshë e kambë. E vetmja fjale që thonte: Fol! Këtu nxirre qumshtin e mëmës!

Un nuk kishem shka me folë. Mbasi u lodh ai, edhe un ishem i dermuem, thirri kapterin dhe i tha: Merre. Kur më zbriti në oborr ajo pjeshka ishte e zanun, sepse kishin varë nji tjeter, atê që e kishin lanë ndër parmakët e shkallëve, e kështu mue më varen aty përballë WC-së e hamamxhikut. Paulini aty. Kqyrshim vazhdimisht shoqishojnë. Por gardjani sillej aty afer e nuk mund folej. Në murin e WC-së ishin shumë shkrime, pothuej të gjithë emna e data të grryeme në mur me prangat e duerve. Ajo që më mbeti e ngulun në mendje kje:

“Un, Dom Vlash Muçaj këtu më 22 korrik piva urinen time për mos me dekë etjet.”

U tmerrova.

A thua njeriu arrin deri aty, ma keq se kafsha? O Zot, mos na provo! /

 


Ekpozita “Takime Shqiptare”, në Vjenë

$
0
0

1 ok ekspozitaVjenë, 21 prill 2017- Takime Shqiptare” quhet ekspozita e skulptorit Destan Gashi dhe piktorës Barbara Gashi, e hapur mbrëmjen e së Enjtes, 20 Prill 2017,  në hapsirat e Ambasadës së Kosovës në Austri.Ky cikël skulpturash mermeri të realizuara kohës së fundit nga artisti i njohur Destan Gashi prezentojnë femrën shqiptare me kostume tradicionale nga rajoni i Hasit.

2 ok ekspozita Ambasadori Sami Ukelli, i cili bëri hapjen e ekpozitës tha që është knaqësi që kemi artistë të tillë si Destan dhe Barbara Gashi. “Sot po prezentojmë veprat e dy artistëve të veçantë, të cilat janë gjatë në art dhe jam i lumtur që pranuan ftesën tonë për të prezentuar punën e tyre këtu” tha ambasadori Ukelli.  Një nënë duke i dhënë gji foshnjës në djep, vajza hasiane duke bartur ujin veshur me kostumet e tyre tradiconale, janë vetëm disa prej skulpturave që duken jashtzakonisht reale dhe pasqyrojnë fuqinë dhe bukurinë e femrës së dikurshme shqiptare.Këto skulptura janë realizuar në gurë të fortë mermeri të marrë në Kosovë dhe Austri. “Duke i krijuar këto skulptura kam qenë jashtëzakonisht i motivuar. Nuk mund të ndalesha. Guri i përzgjedhur është tepër i fortë mirëpo me dashuri të madhe dhe vendosmëri është gëdhendur” ka thënë skuptori. Krahas skulpturave u ekspozuan dhe pikturat e Barbara Gashit. “Ju po e shihni këtu një lojë skulpturash dhe pikturash që e plotësojnë njëra – tjetrën sikur ne të dy që e kompletojmë njëri – tjetrin” tha piktorja Gashi e cila është partnere në jetë dhe krijimtari të Destan Gashit.

3 ok ekspozitaTë pranishëm në hapje të ekspozitës ishin përfaqësues të ambasadave të huaja në Austri, përfaqësues të komunitetit shqiptarë në Vjenë dhe adhurues të artit nga komuniteti diplomatik internacional dhe austriak.Ekspozita do të qëndroj e hapur nga 21 prilli deri më 10 maj.Çdo ditë nga ora 14 deri 16 aty do të mund ti takoni artistët Destan dhe Barbara Gashi.Kjo ekspozitë do të hap një cikël eventesh kulturore që Ambasada e Kosovës në Austri do të organizoj.Zana Rugova, sekretare e parë në Ambasadë njoftoj se këto evente planifikohet të ndodhin çdo dy muaj dhe do të prezentojnë artin dhe krijimtarinë e krijuesve shqiptarë për vendasit dhe të tjerët që janë të interesuar për kulturën tonë.Shteti austriak është shtëpia e një numri të konsiderueshëm të artistëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria.

 

TAKIM ME SHQIPTARIN E FAMSHËM STAN DRAGOTI NË LOS ANGELES

$
0
0

Me Stan Dragoti,  Biri i Shqiptarëve Emigrantë nga Tepelena që “Pushtoi” Hollivudin /

1 Stan DragotiNga Keze Kozeta Zylo/Udhëtimi i stafit të TV “Alba Life”, New York drejt Los Angeles në Kaliforni për gati 6 orë me avion ishte një udhëtim magjepsës, një udhëtim që mbartte mbi supe një mision të shenjtë për t’u takuar me birin shqiptar të Nju Jorkut dhe regjisorin e famshëm të Hollivudit Stan Dragotin. Marrja e titullit të lartë “Nderi i Kombit” dhënë nga presidenti i Shqipërisë z.Bujar Nishani vitin e kaluar, më 24 shtator, 2016-të dhe nderi i Tepelenës nga kryetari i Bashkisë Tërmet Peçi dorëzuar të dy titujt e lartë zotit Qemal Zylo themelues dhe producent i TV “Alba Life” në emër të Stan Dragotit ishte një detyrim sa moral po aq dhe shpirëror për TV “Alba Life” për t’ja dhënë në dorë këto dy tituj nderi, superyllit të Hollivudit në vendbanimin e tij ne Los Angeles, pasi për arsye shëndetësore dhe të moshës e kishte të pamundur udhëtimin në New York.  Sidoqoftë artistë dhe burra të këtij kalibri botëror ja ngrenë karatin Shqipërisë dhe e nderojnë në çdo kohë dhe epokë.

3 presidenti1 gashi1 Me zonjen Nishani

Kjo race egjisorësh, producentësh dhe drejtorë filmash të mëdhenj ta bëjnë dhe më të lehtë udhëtimin si dhe shumë ndërmarrje të tjera pasi vepra e tyre te sjellë vetëm frymëzim.  Në vitin 2015-të ne shkuam së bashku me shkrimtarin të ndjerin Novruz Shehu, skulptorin Vladimir Llakaj dhe mësuesin veteran fisnik të historisë, dragotasin Demir Zeka, pranë shtëpisë së regjisorit të famshëm hollivudian në Dragot për të parë dhe prekur nga afër portën e “argjendtë” të këtij Burri të madh të Kombit dhe të botës.  Vizita jonë ishte për të sensibilizuar mbarë opinionin dhe qeveritarët që shtëpia e Stan Dragotit të kthehet në një muze arti dhe kulture, njëkohësisht të merrte dhe titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

1 Cherly StanModel Cheryl Tiegs and husband, film director Stan Dragoti barefoot, wearing shorts & sweaters, sitting outdoors, relaxing at sunset during stay at La Costa Resort & Spa , Carlsbad,California; October 1976. This was an assignment for American Vogue.Sot do të sugjeroja që në qendër të Tepelenës të ngrihet një shtatore për këtë regjisor të jashtëzakonshëm, kurse në Muzeun Kombëtar në Tiranë të jenë stenda të veçanta me mbishkrimin si: “Jeta e artistëve shqiptarë në Hollivud” ku të jenë John Belushi, Jim Belushi, Stan Dragoti, Beki Fehmiu, etj…

Këtë e them me një bindje të thellë dhe detyrim moral që kemi si Diasporë, Komb për t’i dhënë vendin e merituar shqiptarëve që nderojnë Kombin dhe i zbardhin faqen Shqipërisë kudo ku janë, pasi duke nderuar këto figura gjigande bota do të na njohë dhe do të na çmojë dhe më mirë.

Takimi me Stan Dragotin dhe dorëzimi i titujve me të lartë si: “Nderi i Kombit” dhe i Tepelenës në Los Angeles/

1 shtepia

Ne Foto: Tek shtepia e prinderve te tij ne fshatin Dragot te Tepelenes/

Dua të shkoj prapë në Shqipëri, dua të shoh shtëpinë e prindërve të mi në Dragot…  ( S.D.)

Një tjetër yll i Hollivudit shqiptaro amerikani tejet patriot Mike Dusi do të na e bënte dhe me të lehtë dhe më të bukur takimin me Stan Dragotin.

Mike Dusi së bashku me Qemal Zylon shkuan për ta marrë Stan Dragotin nga shtëpia ku ka një staf që kujdeset për shëndetin e tij dhe me dëshirën e tij të madhe erdhi në mjedisin që ai dëshironte për të kryer një ceremoni modeste sipas kërkesë së tij.  Ishte një emocion i papërshkueshëm, kur para nesh u shfaq portreti i një burri patriot, artist i madh, shqiptar i pashëm që kishte “çmendur” supermodelen amerikane, bjondinën me sy blu Cheryl Tiege për të jetuar martesën 10 vjeçare së bashku.  Ai u ul thjeshtë, ngadalë dhe filluam bisedën si vëllezër dhe motra shqiptare së bashku.

Miqtë si çifti Violeta dhe Përparim Likollari, që e adhurojnë artin dhe që na shoqërojnë kudo, kishin po aq emocion dhe dashuri për ta takuar këtë burrë të ndritur të Kombit shqiptar dhe amerikan.Çuditerisht këta artistë të këtij kalibri se ç’kanë një thjeshtësi gjer në madhështi, se ç’kanë një komunikim gati si Shenjt dhe ty ta lehtësojnë dhe ta bëjnë që orët të të duken minuta, këtë kemi ndjerë sa here e kemi takuar Stenin në aktivitete të rëndësishme si nga Diaspora dhe Bashkia e Nju Jorkut.

Është një ditë e ngrohtë e bukur me diell këtu në Los Angeles, Kalifornia e filloi shqiptari i Hollivudit Stan Dragoti bisedën, ja si fytyrat e bukura tuajat që rrezatojnë ëmbëlsi dhe ngrohtësi dhe që keni ardhur sot dhe më nderoni mua duke më takuar këtu në shtëpinë time në Los Angeles.  Takimin me shqiptarët gjithmonë e kam emocion, por dhe frymëzim.  E kam pasur endërr të shkoja në Shqiperi, por kjo u bë e mundur në kohën e demokracisë ku në atë kohë ishte Sali Berisha udhëheqës dhe ai më ftoi për ta vizituar.  E kam merak që s’shkova dot në Dragot, në vendlindjen e babait tim Asllanit në atë vend magjepsës ku poshtë shkon lumi Vjosa, në vendlindjen e nënës sime Bahrijes, në Tepelenën e Ali Pashës.  Shoqëruesit më thanë se ishte koha e keqe dhe ishte e pamundur të ndalonin.  Unë u magjepsa me Shqipërinë, malet që pashë, retë e dendura, ndërsa për mikpritjen shqiptarët e kanë në gen dhe në gjak dhe me këtë lloj mikpritje jam edukuar nga prindërit e mi.  Për Kosovën, Prizrenin, Prishtinën kam mall, takimet që pata atje do të jenë të paharrueshme, ndërkohë kur fliste për Kosovën më kujtohej filmi i tij për Kosovën që tronditi botën duke sensibilizuar politikanët botërore për t’i thënë kuçedrës serbe dhe Sllobodan Millosheviçit: “Stop genocidit në Kosovë”!

Shqipëria ka një natyrë fantastike të dhuruar nga Zoti vazhdoi Dragoti, por duhet shumë punë, vullnet dhe bashkëpunim për të arritur aty ku duhet.  Edhe si Diasporë duhet të punojmë fort dhe me këtë rast dua atë falënderoj mediat, gazetat “Zëri i Amerikës” ” “Illyria”, Dielli etj si dhe gazetarin dhe botuesin Vehbi Bajrami që po vazhdon të bejë një punë shumë të mirë.  Gjatë intervistës kur i thashë se çmimi Nderi i Kombit iu dha nga Presidenti Nishani në mjediset e Russia Tea Room më tha se e vlerësonte shumë këtë godinë madhështore dhe se është ikona e stileve elegante të festimeve, dhe se e bënte unike Nju Jorkun në botë, kjo më bën të ndihem krenar që tashmë zv president i saj është Ken Biberaj i biri i Elez Biberaj për te cilin ruaj një respekt të madh si gazetari që tronditi diktaturën nga studio e Zërit të Amerikës.

Ecja e shqiptarëve duhet të na bëjë shumë krenar, sepse shqiptarët po të duan dinë të ecin…  Më vjen keq që s’mora dot pjesë në Manhattanin tim, vendin e lindjes, por e kishja të pamundur udhëtimin me avion… (loton pakëz)…

Fjalën SHQIPTAR e përdorte shpesh dhe ndërkohë me Mike Dusin dhe të gjithë ne na shtrëngonte duartë kur thoshte: Jemi Shqiptar!…  Dorëzimi i dekortatës së lartë “Nderi i Kombit” dhe Nderi i Tepelenës iu bë nga Qemal Zylo dhe Mike Dusi.  Ai i pranoi me lot në sy, dhe shprehu mirënjohjen e pakufishme për Shqipërinë, Presidentin e Shqipërise z.Bujar Nishani dhe kryetarin e Bashkisë së Tepelenës z.Termet Peçi.  Stema “Nderi i Kombit” iu vendos në xhaketë dhe u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.  Unë kam një mesazh për Presidentin e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama i cili për Ramën tha se është artist, piktor dhe të vazhdojnë punën për t’i shërbyer Kombit dhe së bashku me shqiptarët anë e mbanë botës t’ja ngrenë lart emrin e bukur Shqipërisë, vendit tone të lashtë.

Kur kujtoi prindërit e tij të shtrenjtë lotet i rodhen çurk dhe nuk përmbahej duke thënë se: “Kur ti behesh i vjetër është shumë më lehtë të qash pandalur”.  Prindërit e mi i dua shumë, më kanë ndjekur kudo në çdo ceremoni gradimi, lojna të ndryshme, skena, më kanë dhënë bazat e vlerave të edukatës shqiptare.  Unë jam rritur si vëlla i vetëm në mes tri motrash të mrekullueshme, të cilat më mungojnë shumë.  Unë nuk kam fëmijë…

Ju nuk mund ta besoni, por unë kam qenë një djalë i turpshëm, i ndrojtur, pafjalë.

Ai ndjehej krenar që artistë të rinj shqiptarë po vazhdojnë rrugën e artit duke pëmendur si Mike Dusin i cili ishte present në këtë ceremoni dhe ndihej i sigurtë se të tjere të rinj shqiptarë do të vazhdojnë rrugën e bukur të artit.

Duke ecur përgjatë korridorit dhe duke u mbajtur në krahun tim ndaloi për një moment hapin dhe me tha: “Në se do të banoja në New York si dikur, unë do të vija rregullisht çdo të shtunë të vazhdoja Shkollën Shqipe “Alba Life” dhe të mësoja shqip edhe pse jam në këtë moshë gati 85 vjet”.  Më përshkoi një emocion i madh me një dritë magjie për shkronjat shqipe, sepse regjisori Dragoti çliron energji mjaft pozitive për të mos ndaluar kurrë këtë punë të shenjtë me gjithë mësuesit…

Në sytë e tij dhe biseda plot ëmbëlsi ndihej dashuria dhe respekti i pakufishëm për njerëzit, botën, artin Amerikën dhe Shqipërinë. Ishte nje takim që do të ngelet përgjithmonë në kujtesën tonë, ishte një takim që nderohej me meritë të plotë një regjisor i famshëm çka të kujtonte shkrimtarin e shquar Mark Twain i cili ka thënë: “It is better to deserve honors and not have them than to have them and not to deserve them.”  Që përkthehet “Është më mirë të meritosh nderime se sa t’i kesh ato dhe jo t’i kesh ato pa merituar”.

Sa krenare ndihesha sot në shkollën amerikane midis kolegeve të cilat mësuan se San Dragoti, John Belushi dhe Jim Belushi janë me origjinë shqiptare, ishte hera e parë që e dëgjonin…

Jam e sigurtë se secili prej nesh si Diasporë e kryen më së miri këtë detyrë pasi shumë njerëz në botë nuk e dinë që ka shqiptare kaq të famshëm duke filluar me Nënë Terezën etj…  Jam e sigurtë se shumë prej nesh ndeshen me dukuri të tilla kudo ku punojnë dhe jetojnë dhe që sjellin shpesh dhe debate midis të huajve…

Prandaj është detyra jonë që këto figura të ndritura t’i vemë në vendin që u takon në Shqipëri dhe Kosovë, është detyra jonë që brezave të ardhshëm t’ju sjellim këtë trashëgimi, pasuri të shenjtë kulturore dhe kombëtare…

Është detyra e Parlamentit të Shqipërisë që të ketë një komision të veçantë për të nderuar këto figura të ndritura shqiptarësh që kanë bërë emër të lartë në botë si Stan Dragoti qe iu risolli dashurinë nju jorkezëve dashurinë e rikthimit për të ardhur përsëri pranë Nju Jorkut dhe për të mos u larguar nga vendi, pasi Nju Jorku ishte pushtuar nga kriza e ekonomisë dhe e pasigurisë…  Me këtë film që është arshivuar në Muzeun e Arteve Moderne si “I love New York”, e bën dhe më të ndritur Shqiptarin e madh Stan Dragoti.  Ai i solli skenës dhe ekranit si dhe reklamës dritë më shumë, duke e rreshtuar Stan Dragotin si regjisorin dhe drejtorin e filmave më në zë në Hollivud.

Jeta e Stan Dragotit

Ka lindur, më 4 tetor 1932 në Manhattan, New York. Origjina e prindërve të tij është shqiptare nga Dragoti i Tepelenës që emigruan në SHBA.

Fshati Dragot është nje fshat me njerëz fisnik dhe me një panoramë të mrekullueshme ndër fshatrat e bukur te Jugut, i cili dikur është futur në katër fshatrat e Dervenit në Tepelenë së bashku me Mezhgoranin, Damësin dhe Luzatin.  Përballë tij ndodhet ura e famshme e Dragotit ndërtuar nga inxhinierët italianë gati 100 metra e gjatë dhe hidhet direkt nga njeri cep në tjetrin pa mbajtëse në mes duke lidhur dy malet Golikun me Shëndellinë ku shtrihet dhe Dragoti. Në hyrje është pllaka e celikut që shkruan: “Genova 1936 XIV”.

Afër me urën është Manastiri një vend plot gjelbërim ku të përkëdhel fytyrën një fllad i freskët malesh dhe Vjose…

Eshtë realizues i reklamave të kompanive gjigande si të industrisë së linjave ajrore dhe të prodhimit të makinave, jo më kot është cilësuar si mbret i reklamave më bashkëpunëtorin e tij Charli Moss.

Filmat që ka realizuar:

Dirty Little Billy (1972)

Love at First Bite (1979)

Mr. Mom (1983)

The Man with One Red Shoe (1985)

She’s Out of Control (1989)

Necessary Roughness (1991)

  1. Dragoti është marrësi i çdo çmimi të lartë në fushën e reklamave televizive, duke përfshirë një çmim të veçantë Tony dhe një Apple të Artë për përshtatjen e tij të fushatës “I Love New York” për skenën e teatrit Broadway. Në fushën e televizionit, Muzeu i Artit Modern ka përfshirë timonin komercial të Dragotit në koleksionin e saj të përhershëm “.

Ka qenë i martuar me supermodelen dhe fashion designer amerikanen Cheryl Tiegs (lindur në shtator, 1947) shpesh përshkruhet si supermodelja e parë amerikane.  Vazhdimisht ka qenë e ftuar në kanalet më prestigjioze të Amerikes dhe nje mike e përhershme në shown e të famshmes bilionieres Oprah Winfrey.  Kanë jetuar të dy në Bel Air njënga vendet më të shtrenjta, me shtëpi me njëarkitekturë të mahnitshme dhe me njerëz të famshëm si Elisabet Tylor, presidenti Ronald Regan, Jennifer Aniston e shumë të tjerë…

Në rrjetin social në tuiter Cheryl e vlerëson Stan Dragotin si bashkëshortin e saj të parë si një njeri gjeneroz dhe shumë të sjellshëm.

Karriera e Stan Dragotit

  • Bashkëpunetor drejtor kreativ ne Agjensinë e Reklamave Young & Rubicam; Drejtor Arti/ mbikëqyrës, Compton Advertising; Nënkryetar / shefi i departamentit të artit / anëtar, bordi i drejtorëve te agjensise Wells, Rich, Green Advertising,

Producent / drejtor, mbi 150 reklama televizive.

(Sipas Wikipedia)

 

Prill, 2017

Los Angeles, California

 

VATRA PRITI “NJERIUN SEKRET” TË PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS

$
0
0
  • Vatra njofton se me 7 Maj,në orën 2.00 pm, në Selinë e Vatrës, do të organizohet veprimtaria”Në Hap me Rugovën”, ku përvec librit me të njëtin titull të autorit Adnan Merovci, do të shfaqet për të parën herë edhe një dokumentar 18 minutësh me filmime të rralla, ku në qendër është dr. Rugova dhe veprimtaria nëpër për Kosovën. Autori i librit”Në Hap me Rugovën” z. Adnan Merovci, do të sjellë për të pransihmit të pathëna nga 10 vitet me Rugovën, ndërsa ish drejtori i Divizionit të Europë-Azi, i Zërit të Amerikës Frank Shkreli, gazetari Sinan Kamberaj dhe të tjerë do të sjellin vlerësime rreth librit. Jeni të mirëseardhur!/

17918036_1631234713572130_844167139798339351_oTë Enjtën në mbrëmje, 20 Prill 2017, Vatra priti Inxhinier Adnan Merovci, ish sekretarin e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovë, dëshmitarin e sa e sa takimeve kritike, përfshi dhe atë me Milloshevicin.Mysafirit ia uroi mirëseardhjen dr. Gjon Bucaj, Kryetar i Vatrës, i cili krahas vlerësimit të figurës të Ibrahim Rugovës, tregoi edhe për marrdhëniet e ngrohta, që presidenti historik kishte vendosur me Vatrën.Merovci, tha se ishte i mbushur me emocione sapo hyri në selinë e Vatrës, për bëmat Kombëtare të së cilës, kishte dëgjuar që në fëmijërinë e vet. Ai tha se dr. Rugova, e vlerësonte shumë Vatrën dhe ndjehej shumë mirë që kishte mbështetjen e vatranëve.

Në bisedën e  gjatë që zgjati deri në orët e vona, njeriu “sekret” i Rugovës,që nuk ishte thjesht-njeriu-roje,  dhe që për  më shumë se një dekadë ishte në një hap me Rugovën, u rrëfye me vatranët, tregoi copëza ngjarjesh, takime, që edhe kur dukeshin të pumunduar, Dr. Rugova i kthente në favor të Kosovës, tregoi për takime të vështira, si takimi i përfolur me Milloshevicin, apo takimet, që diplomacia serbe zgjaste duart dhe  përpiqej t’i dështonte, si ai Romës, tregoi të patreguarat e Rambujes, e të tejra ngjarje.Ai e zbërtheu Rugovizmin në të gjitha aspektet sociale, politike, estetike.

Bashkëpunëtorët vatranë të Rugovës si nënkryetari Agim Rexhaj, anëtari i kryesisë Marjan Cubi, anëtari i Këshillit Ramadan Gashi, gazetari Sinan Kamberaj, treguan mbresat e bashkëpunimit me presidentin historik. Zv.Kryetari Asllan Bushati, solli mbresa nga takimet me Dr. Rugovën në Shqipëri, si ushtarak i lartë i ushtrisë shqiptare.Anëtarët e Këshillit të Vatrës Idriz Lamaj, Sergio Bitici, Zef Balaj, Zef Përndocaj, anëtari i Kryesisë dr. Skënder Murtezani, Zef Përndocaj e të tjerë vlerësuan figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Editori i Diellit i prezantoi mysafirit veprimtaritë Kombëtare të Vatrës dhe rrugëtimin e saj historik në prag të 28 Prillit, 105 vjetorit të Themelimit të Fedeartës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”. Adnan Merovci dhuroi disa kopje të librit të tij”Në hap me Rugovën” një libër me kujtime ngjarje, me dokumenta, faximile e fotografi. Në kopjen dhuruar Vatrës, ai shkroi:“VATRËS, këtij Institucioni Kombëtar nga themelimi e deri më sot i Shtetit Shqiptar dhe cështjes sonë supreme Kombëtare, institucion që inicioi dhe parapriu të gjitha proceset Kombëtare Shqiptare të territoreve etnike, që përkrahu dhe ndihmoi Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.”

Në respekt nga autori

Adnan Merovci

Vatra njofton se me 7 Maj,në orën 2.00 pm, në Selinë e Vatrës, do të organizohet veprimtaria”Në Hap me Rugovën”, ku përvec librit me të njëtin titull të autorit Adnan Merovci, do të shfaqet për të parën herë edhe një dokumentar 18 minutësh me filmime të rralla, ku në qendër është dr. Rugova dhe veprimtaria nëpër për Kosovën.

                         Autori i librit”Në Hap me Rugovën” z. Adnan Merovci, do të sjellë për të pransihmit të pathëna nga 10 vitet me Rugovën, ndërsa ish drejtori i Divizionit të Europë-Azi, i Zërit të Amerikës Frank Shkreli, gazetari Sinan Kamberaj dhe të tjerë do të sjellin vlerësime rreth librit. Jeni të mirëseardhur!

FEDERATA VATRA PËR MARK GJONAJ-E DIELE 23 PRILL

$
0
0

23 PRILL- VATRA- FUNDRAISER IN SUPPORT MARK GJONAJ/

Të nderuar vatranë,/

Të nderuar bashkatdhetarë,/

Ju lutemi rezervoni datën 23 Prill 2017, Ora 1.00 pm-3.00 pm, ku do të mblidhemi në Selinë e Vatrës për të kontribuar në fushatën e bashkkombasit Mark Gjonaj. Kush nuk ka mudnësi pjesmarrje mund ta nisë Chekun në adresën e Vatrës(2437 Southern BLVD, Bronx, NY 10458)….Cheku i paguhet: NewYorkers for Mark Gjonaj. Pranohen vetëm Personal Check(Jo- Corp, Co, LLC Cheks). Klikoni mbi Flyer për më shumë hollësi.

1 Gjonaj Mark

 

 

105 Vjet-VATER, MOJ SHQIPONJE!

$
0
0

105 Vjet-VATER, MOJ SHQIPONJE!/

28 Prilli shenon 105 vjetorin e themelimit te Federates Panshqiptare te Amerikes. Nen kujdesin e deges se Vatres ne Tampa- Clearwater, Florida, eshte realizuar kjo vidio. Klikoni dhe degjoni kengen e mjeshtrit te serenatave Mihallaq Andrea. Kenga eshte kompozuar enkas per 105 vjetorin e Vatres dhe eshte realizuar nga HERMES. Vidion e gjeni ne Facebook(Dielli/Vatra)

Vater Moj Shqiponje

Si Sot, 105 vjet me pare

Imzot Noli e Konica rreth Vatres mblodhen shqiptare

Te ditur dhe atdhetare per dashuri e per Bashkim

Rreth Vatres te pandare u bashkuan me nje mendim

Si burra shqipetare se u thote memedheu

Me lot ne sy theres e qaj

Cdo dite renkoj e zip o mbaj

Edhe gjithe patriot dhe bujar

Mijera kilometra larg I thane Shqiperise:

“Nene moj , mos ki frike

Se ke djemte ne Amerike”

E kur klithma e copetimit vetetiu

Vater moj ti si shqiponje

I the Europes babezi

NDAL! Se ka zot kjo Shqiperi

Vatra moj Vatra shqiptare

Mbaje ndritur abetaren

Qe femijet te mesojne

Gjuhen e nenes mos harrojne

Gjuhen e nenes , memedheut

Dhe traditat e zakonet mos humbasin e te treten

Vatra moj Vatra shqiptare

Ne piedestalin me te larte

Te gdhendi historia ne librin e arte

 

Shume urime per ty

Shume urime per ty

Shume urime per ty

Shume urime per Vatren

Shume urime per ty

 

Muzika: Mihallaq Andrea

Teksti Marjeta Shatro

Kendon:Mihallaq Andrea

Francë: Zgjedhje dramatike presidenciale

$
0
0

Në Francë po mbahen zgjedhjet presidenciale, derisa janë shtuar masat e sigurisë.Votimet e sotme në kuadër të rrethit të parë të zgjedhjeve tejet dramatike, mund të kenë ndikim të madh në situatën gjeopolitike në përgjithësi, përfshirë të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe raportet e perëndimit me Rusinë.

Më se 60 mijë vendvotime janë hapur në orën 8:00 të mëngjesit, ndërsa në orët e para të votimeve është shënuar dalje prej 28.54% e zgjedhësve, ka njoftuar Ministria e brendshme e Francës. Kjo përqindje është pak më e lartë se ajo që është regjistruar në të njëjtën kohë të zgjedhjeve në vitin 2012.Zgjedhjet, që janë më të paparashikueshmet në votimet presidenciale në Francë për disa dekada, mbahen vetëm disa ditë pas vrasjes së një oficeri të policisë në Paris, për të cilin përgjegjësinë e kishte marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS). Kjo gjë e ka vënë çështjen e terrorizmit dhe të sigurisë në ballë të garës zgjedhore, ku marrin pjesë gjithsej 11 kandidatë, por katër prej tyre konsiderohen favoritë.

Autoritetet thonë se në ditën e zgjedhjeve, në gjithë Francën, janë aktivizuar afro 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë.Në Francë ende është në fuqi gjendja emergjente pas një serie të sulmeve, nga të cilat prej vitit 2015 janë vrarë më se 230 vetë.

Sipas hulumtimeve të opinionit, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, dhe liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, janë favoritë në raundin e parë të zgjedhjeve, megjithëqë kandidati konservator, Francois Fillon, dhe politikani i së majtës ekstreme, Jean-Luc Melenchon, po ashtu, konsiderohet se kanë gjasë për tu kualifikuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 7 maj.Në një incident në ditën e zgjedhjeve, afro gjashtë demonstruese pa veshje të sipërme, nga grupi i aktivisteve feministe, Femen, janë arrestuar sot herët në mëngjes, afër një vendvotimi në Paris, ku kandidatja Le Pen, ishte nisur për të votuar.Protestueset kërcyen para një makine duke bartur maska të politikanes franceze të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, por ishin larguar me të shpejtë nga policia. Pak pas këtij incidenti, Le Pen votoi.

Kandidati Emmanuel Macro votoi në qytetin bregdetar, Le Touquet, në pjesën veriore të Francës, së bashku me bashkëshorten e tij, Brigitte.Vlerësohet se zgjedhësit e papërcaktuar e përbëjnë gati një të katërtën e votuesve. Rrjedhimisht, vëzhguesit politikë thonë se vrasja e policit para disa ditëve në Shamp-Elize, mund të jetë epërsi për kandidatët që shihen si më të ashpër në terrorizëm dhe siguri.

Pas këtij sulmi, Le Pen e portretizoi vetveten si kandidate e vetëm e aftë për ta mbrojtur vendin kundër ekstremistëve islamikë.Liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, 48 vjeçare, është kritikuar për shfrytëzim të sulmit për përfitime politike.Fitorja eventuale e zonjës Le Pen, me politikën e saj kundër imigrimit dhe kundër Bashkimit Evropian, do ta shënonte vazhdimin e rritjes së ndjenjës izolacioniste në gjithë botën perëndimore, që e ndihmoi dërgimin e Donald Trumpit në presidencën amerikane dhe referendumin për dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Franca është anëtare kryesore e NATO-s dhe është shtyllë e unitetit të Bashkimit Evropian në përgjigje ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë së Ukrainës dhe për mbështetjen e Moskës për separatistët e armatosur në pjesën lindore të Ukrainës. Për këtë arsye, perëndimi ka imponuar sanksione kundër Rusisë.

Sikur zoti Trump, edhe Le Pen, në të kaluarën, ka folur me admirim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe e ka mbështetur tërheqjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.

Pas një vizite në Moskë gjatë muajit të kaluar, me ç’rast është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, ajo e ka kritikuar atë që e ka quajtur “vizion militant” të Bashkimit Evropian.

Në shumë hulumtime të opinionit, Marine Le Pen plasohet në vendin e dytë, pas kandidatit Macron në raundin e parë, por për raundin e dytë duket se ajo nuk ka gjasë të fitoj kundër ish-ministrit të ekonomisë, Emmanuel Macron, që është politikan pro-evropian.

Zoti Macron e ka marrë një pozicion më të ashpër kundër Rusisë në mesin e katër kandidatëve kryesorë presidencialë, duke i mbështetur sanksionet e BE-së kundër Moskës dhe duke e akuzuar Kremlinin se është i involvuar në sulmet kibernetike, kundër fushatës së tij.

Rusia disa herë i ka hedhur poshtë akuzat se është përpjekur të ndikoj në zgjedhjet franceze.(Kortezi:RFL)

Opozita Shqiptare bllokon rrugët për 1 orë

$
0
0

Tirane, 24 Prill 2017- Protesta e opozitës me bllokimin për 1 orë të transportit kombëtar u zhvillua një ditë përpara mbërritjes në Tiranë të negociatorëve europianë për krizën politike. Basha nuk e ka fshehur se përshkallëzimi i protestës të hënën është vetëm një paralajmërim.

1493025744_protesta22 makina2 Basha1 protesta1

Me himnin kombëtar, është mbyllur paqësisht protesta e PD-së e cila për 1 orë bllokoi lëvizjen e automjeteve në akset kryesore të vendit.Mbështetës të PD-së nën drejtimin e deputetëve demokratë u vendosën në rrethrrotullimin “Shqiponja”, Kryqëzimi i teknologjikut në Tiranë, rrethrrotullimi i  Plugut, (Lushnje), rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot, Rrethrrotullimi i Bradasheshit (Elbasan) duke mos lejuar lëvizjen e automjeteve.Për demokratët ky aksion është fillimi i përshkallëzimit të protestës së nisur më 18 shkurt dhe që vijon në  para kryeministrisë.Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se protesta ishte shenjë e vendosmërisë së opozitës për realizimin e kërkesës për qeveri teknike që do të realizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Protesta e opozitës nisi në orën 11:00 dhe përfundoi në orën 12:00.

E gjitha ndodhi sot, e hene 24 Prill 2017, kur negociatori për zgjidhjen e ngërçit politik David McAllister pritet të mbërrijë në Tiranë. Në këtë vizitë, zyrtari gjerman do të shoqërohet nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Ora News ndoqi me  grupe xhirimi në të gjitha pikat ku është parashikuar të mbahet protesta si dhe përcolli live përmes platformave facebook dhe youtube të gjithë protestën.

Fjala e kryetarit PD, Basha: S’heqim dore nga qeveria teknike

Zonja dhe zotërinj të rinj dhe të reja, qytetarë të lirë të republikës së re që po afron. Qindra mijëra shqiptare i janë bashkuar sot në paqe dhe me kulturën më të thellë kombëtare dhe europiane në këtë akt patriotik që dëshmon vendosmërinë tonë për të mos e dorëzuar Shqipërinë krimit dhe drogës por të bashkohemi siç jemi bashkuar qindra mijëra shqiptarë, miliona shqiptarë nga jugu në veri për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike që do të largojë kriminelët nga institucionet sipas ligjit të dekriminalizimit; që do të luftojë drogën dhe paratë e drogës; që do të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme përfshi votimin biometrik, elektronik dhe dhe numërimin elektronik të votës dhe votimin e zbatimin menjëherë të vettingut dhe reformës në drejtësi sipas kushtetutës dhe marrëveshjes së korrikut. Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë qendrës. Ku është një paralajmërin se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ju ftoj ta përmbyllim këtë proteste në paqe pa asnjë provokim dhe pa iu përgjigjur asnjë provokimi.

Edmond Spaho: Bllokuam edhe superstradën Elbasan-Durrës

Deputeti i PD, Edmond Spaho tha nga Elbasani se protesta u përqëndrua në dy nyje kryesore dhe kjo për shkak se trafiku filloi të devijohej në rrugë sekondare.

Spaho: Pjesëmarrja është masive, falenderojmë qytetetarët që iu bashkuan protestës. Është faza e dytë e protestës, pas 66 ditë në çadër protesta u përshkallëzua me bllokimin e rrugës.Protesta është paqësore dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Deri tani nuk kemi pasur provokimi dhe shpresojmë që do vazhdojnë të jenë kështu. Për ta bërë efektive bllokimin e trafikut u detyruam të modifikojmë pozicionimin tonë për shkak se po devijohej trafiku në rrugë sekondare dhe një bllokim e bëmë në hyrje të autostradrës Elbasan-Tiranë dhe një në hyrjë të superstradës Elbasan-Durrës.

Ku u zhvilluan protestat dhe kush ishin pergjegjesit

-Rrethrrotullimi i Shqiponjës – Përgjegjës Edi Paloka.

-Kryqëzimi i teknologjikut në Tiranë – Përgjegjës Flamur Noka

-Rrethrrotullimi i Plugut – Përgjegjës Arben Ristani

– Rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot – Përgjegjës Aldo Bumçi

-Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Përgjegjës Edmond Spaho

 


STRASBURG- NJË TAKIM I PËRZEMERT DHE NJË PERKRAHJE SHPIRTERORE

$
0
0

Në Strasburg të Francës në organizimin e Ambasadorit të boksit Shqiptar z. Halit Nezaj vizituan ish Kryeminstrin Ramush Haradinaj. /

18111218_120332000359247116_288452427_o18052425_120332000359749623_476500350_o1 ramush boksier18120463_120332000364540361_524966594_o18120372_120332000339939146_1666508602_o

Nga Halit Neza/Strasburg 23 prill2017 Hotel Le Regent Contades BW Premier Sot si kurrë një herë me parë rrugët e qytetit te Strasburgut ishin me te frekuentuara me qytetarët shqiptarë. Kalvani i madh i bashkëkombasve vinin nga qytete e ndryeshme të Gjermanisë, nga Speyeri,Mannheimi,Müncheni,Stuttgarti,Frankfurti,Ausburgu,nga qytetet e ndryshme te Zvicrres,nga Belgjika,Austria,Danimarka Luksemburgu,nga Kroacija si dhe shtete te tjera ku gravitojnë shqiptarë. Pikërisht sot kishin ardhur për tu takuar me legjenden e gjallë të luftës me gjeneralin dhe ish kryeministrin e Republikës te Kosovës Ztr. Ramush Haradinaj.

18083782_120332000336842349_45636924_o18111257_120332000363154895_1583221835_o18111349_120332000337000999_1959430210_oTë gjata ishin radhët e bashkëkombaseve dhe të vogla ishin tri sallat e Hotel La regnet Contades te cilat sot ishin te rezervuara enkas për shqiptarë. Shqiptarët sot kishin ardhur për tu takuar me legjndën e gjallë njeriun qe i dha vulën ndritur historisë dhe Epopesë se lavishme të UÇK-së ztr. Ramush Haradinaj,qe haraqin e lirisë se Kosovës familja Haradinaj e pagoi shumë shtrenjët por nuk u dorërze dhe nuk do te dorëzohet kurrë para sfidave dhe kurthave te pabesa qe i sjellin armiqet tanë shekullor. Nen patronatin e ztr. Halit Nezaj ,sot një takim i veçantë me ish kryeministrin Haradinaj, ishte rezervuar për njerëzit e kulturës,filmit sportit dhe te politikes nga Brukseli,te cilët u çmallen me gjeneralin Haradinaj, ne biseda te ngrohëta dhe shumë te sinqerta,ku lideri i lirisë gjenerali dhe ish kryeministri i Republikës se Kosovës ishte shume optimist në perkrahjën e parezervë dhe mbeshtetjen qe po i jep ne keto momente mergata shqiptare…….. Ishin prezent poeti Neki Lulaj,pastaj elita e filmit dhe kinomatografisë filmike mjeshtri i karates dhe kampion i shumëfisht ne Zvicer ztr. Agron Pajaziti,elita e boksit legjenda e kampionit ztr. Muharrem Gjocaj,ztr. Labinot Xhoxhaj,bokseri Ardian Maliqi,bokseri Shëndritë Hotijani,veprimtari Metë Nezaj,ztr. Kamer Maloku,Mentor Mushkolaj dhe shumë te tjerë…te cilet kishin lenë pushimin e fund javës per tu takuar me liderin e tyre. Poeti Neki Lulaj,pas shtërngimit te duarve me ztr.Ramush Haradinaj,shpalosi mbeshtetjen e parezervë qe po ju behën juve i nderuar gjeneral dhe foli ne veçanti për rendësin e keti takimi.me pastaia ja dhuroi librin „Kodi i tokës“,permbledhej poetike dhe theksoi zoti gjeneral,kur ju ishit ne Den Hagë dhe nga një lajm i fshehtë qe rrodhi nga Den Haga qe juve do te ju jepet pafajësija e pata shkrue këtë poezi te titulluar Kurth dhe e cila po ate ditë e dergova librin për botim ne Tiranë e ju pas dy ditësh u liruat nga burgu. Erdha te t`ju takoja ne Prishtinë dhe te ju dorezoja ketë libër por pasukses,kurrë nuk me ka shkuar mendja qe te ju takoja këtu i ndaluar ,padrejtësisht me një aktakuz te një shteti qe nuk ekziston e qe nepëshekuj ka qen armik i perbetuar i popullit shqiptar por ja kështu e paka jeta…? Mes tjerash tha:I nderuari „Avni Rrustemi“,qe nga janari i keti viti populli shqiptarë jeton ne një ankth,…për fatin tuaj Ne po shpresojmë dhe po presim me padurim lirimin tend dhe kthimin ne gjirin e ngrohët te familjës dhe në parlamentin e Republikës te Kosovës ku te presin një kodër e madhe punesh dhe aktivitetesh politike.Dhe mendoi qe verdikti ndërkombëtar i Den Hages nuk guxon te zhvleftësohet. Andaj edhe te duam te kemi ne Kosovë…Deri kurë me keto dredhi dhe pabesi ne kurrizin e brisht te shqiptarëve.Neve na keni pranë…. Zot.Ramush Haradinaj pos tjerash tha…Qendroi krenar qe jam ky qe jam dhe qe ju kam kështu per rreth jo sot as dje por qe nga janari e deri me sot e besoi se kështu do te ju kem terë jetën. Ngrisë kokën lartë dhe mburrëm me ketë Diasporë të shkëlqyer qe e kemi dhe edhe as një popull ne botë nuk ka kesi diaspore…Andaj edhe ne te ardhshmen do ta keni mikpritjen edhe me te madhe kur te vini ne vatrat tuaja se me te vertet u hamende me qendrimin tuaj…Do jem argat i pakursyer per çfarë qe ju qet puna juve ne atdheun e përbashkët.Interesimi i pakursyer i mergatës shqiptare dhe vizitat e vazhdueshme qe mi keni berë nga shtetet e ndryshme te Evropës,nga SHBA,Kanada,Alaska,Australija ka qen njeëmbeshtetje e pakursyer qe nuk do te ja u harrojë kurrë,ju jeni nderi i kombit tonë Ju falemnderit.

 

“VATRA”GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

$
0
0

Me rastin e 105 Vjetorit te themelimit te Vatres: 28 Prill 1912-28 Prill 2017/

15 Komisioni themelus

VEPRIMTARIA KOMBËTARE E FEDERATËS “VATRA”   GJATË  LUFTËS SË DYTË BOTËRORE/

30 Idriz LamajNGA IDRIZ LAMAJ*/Një prej njohësve më të mirë të veprimtarisë historike të “Vatrës”, i cili sherbeu në gjirin e saj 60 vjet, shkroi afër 40 vjet më parë: E premtja e zezë 7 Prilli 1939 i gjeti vatranët të ndarë keq: me dy Vatra dhe dy Diellë! Pasi u shkel Shqipëria prej ushtrisë italiane dhe humbi lirinë e saj kombëtare, erdhi bashkimi i të dy vatrave menjëherë dhe u bë prap një Vatër dhe me një Diell. Aherë qe shpresa e madhe për bashkimin e të gjithë Shqiptarëve patriotë të Amerikës rreth Vatrës, por më kot. Kuvendi i vitit 1940 zgjodhi Faik Konicën për kryetar të Vatrës, i cili pas zaptimit të Shqipërisë prej Italisë u lajmërua zyrtarisht nga autoritetet qeveritare të larta se detyra e tij si ministër i Shqipërisë në Washington mori funt. Për arsye jo të kthjellta mirë, Dielli organ i Vatrës, botonte kritika të ashpra kundër Mbretit Zog, i cili ishte refugjat në London me gjithë Familjen Mbretërore. Ajo gjë gëzoj armiqtë dhe dëshproj shumë Vatranë dhe Shqiptarë të mirë. ( Refat Gurrazezi: “Atdheu”, fq. 3, gusht 1968, New York ).

Me 8 maj 1939 arrihet marrëveshja për bashkimin e të dy Vatrave. Në paragrafin e dytë të marrëveshjes shkruhet:“Duke parë rrezikun e Shqipërisë, dhe për hirin e shpetimit të atdheut t’onë nga robëria italiane, ky kuvend vendosi të thërritet një Kuvend i Përbashkët për të bashkuar gjithë vatranët dhe shqiptarët e Amerikës rreth Federatës Vatra” ( “Dielli”, 12 maj 1939 ).

Burime të ndryshme të kohës provojnë se ky bashkim ishte shumë i brishtë, ishte më tepër bashkim simbolik se sa një bashkim konkret për të kanalizuar një strtategji të vetme politike kundër pushtimit të Shqipërisë. Megjithëkëtë, përpjekja e “Vatrës” për një organizim të shpejtë politik pasqyrohet qartë në gazetën “Dielli”. Gjysma e fundit e vitit 1939 shenon për “Vatrën” një angazhim serioz propagandistik kundër pushtimit të Shqipërisë. Zhvillohen mitingje dhe konferenca nëpër degët e “Vatrës”. Faik Konica dhe Fan Noli mbajnë lidhje me miqtë e Shqipërisë në Washington, japinë intervi- sta dhe shkruajnë në disa gazeta amerikane ku denoncojnë ashpër Italinë fashiste dhe kritikojnë vendet perëndimore për qendrimin e tyre pasiv ndaj pushtimit të Shqipërisë.

Gjatë vitit 1940, “Vatra” zhvilloi një veprimtari pak më të dukshme, mbajti Kuvendin e përbashkët, emroi udhëheqjen e re dhe zgjodhi Konicën kryetar. Veprimtarinë për çlirimin e Shqipërisë e vazhdoi me protesta, memorandume dhe letra dërguar personaliteteve të ndryshme botërore, në radhë të parë presidentit dhe zyrtarëve të lartë amerikan.  Me 5 mars, Konica i shkroi një letër të gjatë ministrit të Jashtëm amerikan Cordell Hull, ku ai ankohet edhe për pezullimin e marrëdhënjeve diplomatike të qeverisë amerikane me Legatën Shqiptare në Washington. Me 2 prill 1940, zevendësministri i Jashtëm amerikan, z. Sumner Welles i përgjigjet Konicës:

“ Në të vërtetë Legata Shqiptare është mbyllur në rrethana që i dini edhe ju. Me 5 qershor 1939, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë njoftoi ambasadorin tonë në Tiranë se qeveria shqiptare dhe ajo italiane kishin nënshkruar një marrëveshje sipas të cilës shërbimet diplomatike dhe konsullore shkriheshin në një, dhe se Ministria e Jashtme Shqiptare pushonte së vepruari. Si rezultat i këtij zhvillimi politik, qeveria amerikane tërhoqi ambasadorin e vet nga Tirana. Pak më vonë, me 24 korrik, pas bisedës tuaj me ministin e Jashtëm, z. Hull deklaroi me keqardhje se në rrethana të tilla politike, qeveria amerikane nuk mund të vazhdonte njohjen e imunitetit diplomatik për Ministrin e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Formali- tetet dhe rregullimet teknike paraprake, nën të cilat është pezulluar veprimtaria  e Legatës Shqiptare, janë lanë plotësisht në dorën tuaj ”.

Angazhimin e Konicës në politikë e mirëpritën jo vetëm vatranët por edhe shumë atdhetarë e intelektualë të mërguar. Atij i kishin shkruar shumë miq e dashamirë të angazhohej sa më parë në politikë për hirë të Shqipërisë.Por më kot, siç duket ai kishte vendosur që, para se të hynte në politikë, të shfrynte mëllefin dhe të ngjyente pendën në acid sulfurik kundër Mbretit Zog, për arsye se, ‘kishte mbetur peng në hotel për borxhet e vjetra të tij’.

Me 12 shkurt 1940, Konica i shkruan Abdurahman Matit në Stamboll:

I dashur mik,

          Letrën t’uaj të 12 Kallnorit e mora sot, – plotërisht një muaj pasi e çuat. Gëzohem që ndodheni mirë nga shendeti, bashkë me familjen.

Miku im, fajin për mjerimet e Shqipërisë e ka Ahmed Beu, i cili nuk ka mejtuar kurrë tjatër send veç intereses së tij të qelbur.

          Thoni se Ahmed Beu është miku im. Ahmed Beu do vetëm një njeri në botë, – veten e tij. I pabesë, i shtrembër, njeri pa fjalë, atë që më bëri mua Ahmed Beu nuk e bën as një bish’ e egër.

          Ishin mbledhur këtu nj’a shtatë mijë dollarë (ose njëmij napoleona) borxhe të vjetra, borxhe të Legatës së tij, borxhe të Guvernës së tij. Me telegrafoj nga Stambolli se do t’i paguante me t’arritur në Paris. Në një telefon nga Parisi, më vërtetoj se do t’i çonte të nesërmen me telegraf. Nuk e mbajti fjalën. Më në funt, pas disa muaj, më çoj çerekun e parave që duheshin. Një njeri që për njëmijë napoleona trathton mikun më besnik të tij, jo vetëm është i lik po është dhe budalla.

Tani po shtrëngohem nga e keqja të merrem vesh me kundërshtarët, se kam mbetur peng në hotel.

          Lutem mos më flisni më për Ahmed Benë.

          Mbetem miku juaj – Faik Konica.

          Me 6 dhjetor 1940, Konica i shkruan Dervish Dumes në Londër:

“ Më vjenë keq t’ju zhgënjej por unë e shikoj veten si njeri të larguar nga politika. Tashetutje kam vendosur t’i kushtohem vetëm historisë dhe letersisë. Por, edhe sikur të isha i prirur për politikë, sigurisht nuk do ta zgjidhja këtë kohë për të”.(B. Destani: Faik Konica, Selected Correspondence 1896-1942, London, 2000, fq. 94  ).

Konica, megjithëse kishte deklaruar publikisht në Boston se nuk do të bënte më politikë me shqiptarët, detyrohet ta ndryshojë mendimin.

Me 1941 hapet një hendek i ri përçarje midis shqiptarëve të Amerikës, përçarje kjo shumë më serioze se ndarja “Vatrës” në vitin 1936. Nga mesi i atij viti ndarja bëhet fakt i kryer, formohet organizata “Shqipëria e Lirë”, e cila, fill pas themelimit, kryesohet nga Kostë Çekrezi, personalitet i njohur, por njeri i dyshimt për Nolin dhe për Konicen. Gjatë pushtimit të Shqipërisë ata e akuzuan Çekrezin si spiun të grekëve dhe të jugosllavëve, megjithëse kurrë nuk paraqitën ndonjë dokumentim bindës për këtë akuzë.

Nryshimi i rrethanave politike ndërkombëtare, zgjerimi i Luftës së Dytë Botërore, veprimtaria antishqiptare e grekëve dhe jugoslla- vëve, themelimi i kësaj organizate dhe shpresa e Nolit dhe e Konicës për përkrahjen e Mbretit Zog nga anglezët, bëjnë që Konica dhe Noli të njohin Mbretin Zog për udhëheqës të një qeverie shqiptare në mërgim. Përpjekjet e tyre për themelimin qeverisë qenë po aq serioze sa edhe vet përpjekjet e Mbretit Zog. Noli zbutë qendrimin e ashpër të Konicës kundër Mbretit.

Me 3 prill 1942, Konica i shkruan Dervish Dumes:

“ Peshkop Noli, të cilin e vizitova për disa ditë në Boston, arriti të më shkund skepticizmin.Noli beson se Zogu mund të vendos rregullin, dhe po që se mbështetet nga anglezët, mund të luaj ende rol të rëndësishëm, si simbol i lirisë shqiptare”.(Faik Konica, Vepra IV, Tiranë 2001, fq. 278).

Marrëveshja e Nolit e Konicës për formimin e qeverisë shqipta- re në mërgim nënshkruhet në Washington pas bisedimeve që zhvillu- an në ministrinë e Jashtme amerikane:

“Ne të nënshkruarit, u ftuam  prej një zyre të Guvernës së Shteteve të Bashkuara në Washington për një çkembim mendimesh mbi mënyrën më të mirë për të bërë një guvernë shqiptare në mërgim. Në bisedimet tona ngulëm këmbë mbi pikat që vazhdojnë:

1). Vetëm një ball shqiptar i bashkuar që përmbledh të gjithë personalitetet shqiptare munt të ketë ndonjë rast t’a tund popullin shqiptar përgjithërisht dhe të jetë i dobishëm për Kombet e Bashkuara.

2). Mbreti Zog është më i çquari  personalitet shqiptar i gjallë, edhe përjashtimi i tij do t’i hiqte fuqinë lëvizjes që proponohet të bëhet;

          3). Asnjë mis i ballit të bashkuar nuk do të jetë i shtërnguar të heq dorë nga mendimet politike të tija, po do të bashkëpunojë vetëm gjërsa tërsia e tokës dhe liria e Shqipërisë të shigurohen në Konferencën e Paqes, dhe pasandaj secili do të merr përsëri lirinë e tij për të vepruar;

4). Një guvernë provizore pas vijave që propozon z. Çekrezi dhe miqtë e tij do të ish më keq se e  pa dobishme; dhe nuk do t’i ndihte as Shqipërisë as Kombeve të Bashkuara, po do të përparonte vetëm qellimet e atyre fqinjëve që kanë dekllaruar zyrtarisht se duan të ndarët e Shqipërisë;

          5). Jemi gadi në çdo kohë të bashkëpunojmë me gjithë zemër me Guvernen e Shteteve të Bashkuara.”

Nënshkruar: Faik Konica e F. S. Noli, në Washington me 19 të vjeshtës së tretë, 1942. ( “ Dielli ” 28 nëntor, 1942 ) .

          Bisedimet e Nolit dhe të Konicës në ministrinë e Jashtme amerikane dhe nënshkrimi i marrëveshjes së tyre për njohjen e Mbretit Zog si udhëheqës të qeverisë shqiptare në mergim entusiazmuan “Vatrën” por shqetësuan tepër Çekrezin dhe organizatën “Shqipëria e Lirë”. Konica  i shkruan Petro Kolonjës:

“I dashur z. Kolonja,

Ju falëm nderit për të dy letrat,- të cilat ju a kthej këtu.Rumor– i që dëgjuat në Southbridge më bëri të qesh. Faktet janë afro të përkundërshme.Autoritet këtu dëgjuan e kuptuan që Çekrezi s’ka rëndsinë që dëshiron t’i japë vetes. Ashtu, me hoborësi të madhe, ftuan Nolin, më ftuan dhe mua, për bisedime. Nolit (në mes t’onë) harxhet j’a hoqi Uncle Sam-i. Shpresat për shpetimin e Shqipërisë po shtohen. Juaj me besë, Faik Konitza. Me 7 të Nëndorit 1942”.

          Me 10 dhjetor 1942, Ministri i Jashtëm amerikan Cordell Hull bën këtë deklaratë:

         “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është e panjohur me rezistencën e vazhdueshme të popullit shqiptar kundër forcave pushtuese italiane.Përpjekjet e grupeve të rezistencës që operojnë në Shqipëri kundër armikut të përbashktë shikohen me admirim dhe janë të mirëpritura. Qeveria dhe populli amerikan pret me padurim dhënien e ndihmës ushtarake atyre trimave për të nxjerrë pushtuesin nga vatrat e tyre.

          Konsekuent me vijën e vet të drejtë politike për mosnjohjen e pushtimit të një vendi me forcë, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kurrë nuk e ka njohur aneksimin e Shqipërisë nga Italia. Në deklaratën e përbashkët të Presidentit amerikan dhe të Kryeministrit britanik, lëshuar me 14 gusht 1941, e njohur si Karta e Atlantikut, bëhet qartë: “Respektojmë të drejtën e çdo populli për zgjedhjen e formës së qeverisjes dhe dëshirojmë rivendosjen e të drejtave sovrane – vetqeverisëse të gjithë popujve që u është mohuar liria me forcë”.

          Ndërkaq, shpresat se italianët do të bënin realitet bashkimin e territoreve etnike shqiptare, ishin ringjallur te Noli, Konica dhe “Vatra”. Konica shkruan:” Nuk  dihet se si do të vijë fati i Shqipërisë në fund të kësaj lufte, por shpresojmë që të mblidhen të gjithë shqiptarët në një shtet në bazë ethnologjike. Vendet në Greqi dhe në Jugosllavi ku shumica e popullit flet shqip ose vjen prej gjak shqiptari duhet t’i jepen Shqipërisë.” ( “ Dielli ”, 17 maj 1941 ) .

Me 15 dhjetor 1942, vdes Faik Konica. Kryetari i “Vatrës” i mbylli sytë pasi hartoi së bashkut me Nolin një platformë të drejtë politike për çështje të atdheut. Para se të mbyllte sytë përgjithmonë, ai lë një amanet trishtues si askush tjetër deri më sot:

“… nuk do të më tretë dheu, nëse ti Imzot Noli dhe gjithë ata që e quajnë vetën shqiptarë nuk do ta çojnë kufomen time të tretet në tokën mëmë…”

Amanetin e tij tronditës dukej se Imzot Noli po e ekzekutonte  në vend, pa e mbuluar kufomen e tij me dheun e huaj; Dukej se po e mbulonte me dheun e tokës mëmë m’u në  Sheshin e Flamurit tonë Kombëtar, aty ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Vetëm Noli mund të shprehej kështu:

         “… Humbje me të vërtet’ e tmerruar, se sot po i bëjmë nderimet e funtme dhe i themi lamtumirë njërit prej bijve më të shkelqyer të Shqipërisë. Se Faik Konica, sikundër e dini, ka qenë nga çampionët më të mëdhenj të indipendencës kombëtare; pa dyshim, ka qenë ustaj më i madh i shkrimit të gjuhës sonë dhe veç këtyre, është njeriu që na ka zbuluar flamurin e Skënderbeut. Ja tre tituj, që nuk munt t’ja mohojnë as kundërshtarët më të egër… Pa fjalë, më tepër se cilido tjatër, Faik Konica meriton të gjenjë prehjen për jetë në tokën e atdheut, të cilit i ka sherbyer tërë jetën me aqë besnikëri, me aqë trimëri, dhe me aqë zotësi…”

         (Eulogjia oratorike e Nolit në funeral të Faik Konicës, dhjetor 1942.)

          Pas varrimit të Konicës, Noli dërgoi Petro Kolonjen  në Washington si ambasador të ri për të ndjekur të njëjtën platformë  politike që kishin hartuar me Konicën.

*Marre nga libri i Idriz Lamaj” Vatar dhe vatranet”, botim 2016

 

MONDI RAKAJ NE CADREN E LIRISE

$
0
0

1 MondiKryetari i deges se Vatres ne Michigan, Mondi Rakaj, ne cadren e protestes/2 MondiI ndodhur ne Shqiperi me pushime, kryetari i deges se Vatres te Michiganit, Mondi Rakaj, vizitoi ne fundjave, cadren e protestes se opozites. Ai u prit me thirrje entuziaste dhe duartrokitje te zgjatura per perkrahjen qe i dha ne emer te vatraneve te Michiganit si dhe te kryetarit Gjon Bucaj, zv.kryetarit Agim Rexhaj, ish kryetarit te deges Michigan Alfons Grishaj.

3 Kreshnik

Pershendetja e plote e kryetarit te Michiganit, Mondi Rakaj, eshte kjo:Ngujimi  i juaj  ketu tregon per vlerat e larta te pergjegjesise kombetare dhe të lirisë.

Ketu , ju nuk jeni ngujuar për vete, por për Shqiperinë, për vlerat demokratike.

Një qeveri që mendon veç si të pasurohet për vete dhe si të  stimulojë kanabisin dhe krimin , duhet larguar me vote, ose në në një formë jo të dëshirueshme , e cila prodhon dhimbje.

Vatra është me Ju! Unë ju përgëzoj në emrin tim personal , si Kryetar i  Degës së Vatres Michigan, vend, që më parë e kish  miku im Alfons Grishaj. Duke ju  sjellur dhe  përshëndetjet e tija të përzemërta , si një  nga themeluesit e PD Shkoder dhe “Pishtar Demokracisë” , ai më porositi që t’ju them ,  nëse është nevoja,  na bëni me dije dhe ne  do të jemi këtu si në vitin 1990……Ne jemi në kundërshtim të hapur më pushtetarët , të cilët  prodhojnë regres.

Gjithashtu , ju përshendet dhe Zv/Kryetar i Vatres , Agim Rexha! Një Përshëndetje të veçantë keni nga Kryetari i Vatres , Dr. Gjon Buçaj .

Shpresojmë në fitore!

Në fitoren tuaj dhe të popullit shqipëtar!

Zoti ju bekoftë !

Zoti i bekoftë shqipëtarët kudo që janë!

 

 

 

NAN’ E KËSHILLIT T’ MIRË – PAJTORE E SHQIPËRISË

$
0
0

550 vjetori i Zojës së Shkodrës, “Nan’ e Këshillit t’ Mir”/

1

Mblodhi e përktheu Fotaq Andrea/

5Revista “l’Ami du Clergé” [Miku i Klerit][1], 19 avril 1928./

 ZOJA JONË E KËSHILLIT TË MIRË, NGA SHKODRA NË XHENACANO.

8– Për festën e Zojës së Këshillit të Mirë që gjendet në suplementin e Librit të Lutjeve dhe në Mesharin romak, përcaktuar më 26 prill.

6

Vëllezër,Me dekret të datës 22 prill 1903, Selia qendrore e Riteve urdhëroi t’u shtohet Lutjeve të Virgjëreshës së Shenjtë kjo përshpirtje : “Mater boni Consilii, ora pro nobis. Nan’ e Këshillit të Mirë, lutuni për ne”.9. 1800 spanje

Dekreti parashtron me këtë rast titujt e ndryshëm që mban Zoja Jonë në përmendjen e saj: pranimin që i bëhet, me mendje e me zemër, në qëllimet e përjetshme të Perëndisë për misterin e Mishërimit, rolin e saj si këshilluese e bindur në martesën e Kanas,[2] ndihmën dhe këshillat që ajo u dha gjatë gjithë jetës apostujve, shpirtrave të devotshme dhe dishepujve të të Madhit Zot, e më në fund drejtimin me dashuri tërësisht amtare që u ngarkua të ushtrojë tek Shën Jani nga vetë Shpëtimtari duke dhënë shpirt mbi Kryq; mirëpo, tradita e Etërve të Kishës dëshmon se Jani përfaqësonte në atë kohë tërë të Krishterët. Andaj, në historinë e Kishës, përmendja e Marisë nën emrin “Zoja e Këshillit të Mirë” është shumë e lashtë. Leoni XIII i dha nxitje të fuqishme gjatë kohës që qëndroi në fronin papal, nëpërmjet shërbesash të përkujdesshme e të posaçme. Dekreti i 22 prillit përfundon me këto fjalë: “Më në fund, për të lartuar edhe më shumë nderin dhe kultin e Virgjëreshës së Shenjtë nën titullin e saj të lartpërmendur, Shenjtëria e Tij vendosi dhe dekretoi që pas përshpirtjeve të Loretës në lutjen: Nan’ e admirueshme, të shtohet dhe kjo përshpirtje: Nan’ e Këshillit të Mirë, lutuni për ne! – duke pasur kështu besimin e plotë se mes tërë atyre gjëmave e errësimeve, kjo Nan’ e devotshme, e quajtur nga Etërit e shenjtë “thesarmbajtëse e hireve qiellore dhe këshilltare e përbotshme” do t’u shfaqet të gjithëve si Nan’ e Këshillit të Mirë nëse do thirret kudo me këtë emërim, dhe se do të na falë të gjithëve atë hir të Shpirtit të Shenjtë që ndriçon zemrat e shpirtrat, domethënë vetë aftësinë për Këshillim të Mirë.”

Në lutjet gjatë festës për nder të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë dy mendime duhen pasur parasysh e thelluar për të nxjerrë mësime për vetveten. 1° Është fjala para së gjithash për shfaqjen mrekulli të një pamjeje të Marisë: speciosam imaginem mira apparitione clarificare dignalus es. 2° Kisha i kërkon Mërisë të na mbajë në gji të saj, e nëpërmjet saj të shohë përherë atë çka lypset të bëjmë, si dhe të ketë kurajën për ta bërë një gjë të tillë: ea quœ agenda sunt jugiter videre faciat, et ad implenda qua viderint convalescant.

Fillimisht, është pra fjala për një shfaqje mrekullie, mira apparitione.

Në kufijtë e Latiumit, disi në Lindje të qytetit antik të Prenestës apo Palestrinës, ndodhet qyteti i vogël Genazzano [Xhenacano], i famshëm në analet fetare të Italisë për devotshmërinë e tij të lashtë ndaj Marisë. Historianët e vendit e shohin gjatë periudhës së pontifikatit të Siksti III, në shekullin V, ngritjen në këtë qytet të një tempulli ndërtuar mbi një terren që i përkiste më parë bazilikatës së Shën Marisë Madhore, që quhej Zoja Jonë e Këshillit të Mirë. Në mesin e shekullit XIV, më 1356, princi Pietro Colonna, fisnik feudal i Xhenacanos dhe i territorit të saj, ia besoi shërbimin e këtij tempulli besimtarëve agustinë vendosur në një kuvend pranë kishës. Kuvendi u njoh nga papa Siksti IV më 1475 dhe që nga ajo kohë, besimtarët agustinë nuk kanë reshtur së qeni rojtarë të tempullit.

Sanktuari i Xhenacanos, që në atë kohë, ishte mjaft i frekuentuar nga popullatat përreth dhe u bë edhe më i frekuentuar kur një kishë e re, me përmasa më të gjera, zuri vendin e së vjetrës, e cila prej kohësh rrezikohej të shembej. Një vejane e devotshme, e quajtur Petruccia, shiti tërë pasurinë e vet për të mbështetur shpenzimet e mëdha që nevojiteshin për ndërtimin e saj. Përkushtimi që shfaqi u shpërblye me anë të një mrekullie, në mes dëshmitarësh të ndodhur atje në numër të madh, dhe vërtetuar mjaft herë me radhë, që prej më shumë se katër shekuj, nëpërmjet një tradite të pandërprerë mirësish të jashtëzakonta, shpirtërore e kohore, dhe që e kanë bërë kështu Xhenacanon një nga vendet e pelegrinazhit më të frekuentuara të krejt Italisë.

Më 25 prill 1467, në pasditen e ditës kur kremtohej festa e Shën Markut dhe kur një turmë e madhe ishte grumbulluar mbi sheshin para kishës, pak çaste para orës së mbrëmjesoreve, një harmoni qiellore u ndie në ajër, dhe pak më pas një re bardhëllore zbriti mbi altarin e një kishëze përkushtuar Shën Blezit. Kur reja u shpërnda, u vu re, kundrejt faqes së murit, një pamje e Virgjëreshës së Shenjtë, që mbante në krahë Fëmijën Jezus.

Mirëpo, në të njëjtin vit e në të njëjtën ditë, zhdukej papritur nga një kishë e Shkodrës, në Shqipëri një pamje e Virgjëreshës së Shenjtë që nderohej prej kohësh. Turqit kishin pushtuar vendin. Më kot heroiku Gjergj Kastrioti, i mbiquajtur Skënderbe, kishte shpalosur krejt talentet e tij të rralla për të prapsur të pabesët. Pas njëzet e katër vite luftërash të pareshtura, ai vdes në Lezhë, në janar 1467 [1468]. Kjo ngjarje e kobshme kishte çorganizuar mbrojtjen dhe në po të njëjtin vit, trupat e Mehmetit II shtinë në dorë krejt vendin.

Dhe pak kohë para se ata të pushtonin vendin, atëherë kur vetë Providenca dukej sikur donte të shpëtonte nga një poshtërim i pashmangshëm figurën e Madonës së Shkodrës, kjo veç kur u transportua mrekullisht  në Xhenacano ku, që prej asaj kohe, nuk ka reshtur së tërhequri turmat e të shkaktojë shfaqje të panumërta të përshpirtshmërisë më të zjarrtë.

Nga ai çast, Papët që pasuan njëri-tjetrin në katedrën e Shën Pjetrit, veçanërisht Siksti IV, Urbini VIII dhe Inoçenti XI, e pasuruan gjithë privilegje e shpirtgjerësi tempullin e Xhenacanos.

Miratuan krijimin e një shoqate lutësore apo “Bashkimin e Përshpirtshëm”, për të përhapur deri larg devotshmërinë e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë. Papa dijetar Benuai XIV dha me këtë rast një Përmbledhje Injunctœ nobis, më 2 korrik 1753, duke shprehur edhe dëshirën që emri i tij të vihej në krye të regjistrit të të shoqërizuarve.

Më 1777, papa Piu VI dha një shërbesë të posaçme për shfaqjen e Zojës.

Edhe sot e kësaj dite, kujtohet në Xhenacano pelegrinazhi i bërë nga Piu IX, që u nis që prej rezidencës së tij në Castel-Gandolfo, shoqëruar nga një kortezh i madh më 15 gusht 1864.

Një nga aktet e para të Leonit XIII, pas zgjedhjes së tij në pontifikatin sovran ishte regjistrimi i tij në Bashkimin e Përshpirtshëm. Po ashtu, dha pëlqimin për t’i bërë shërbesë të posaçme Zojës së Këshillit të Mirë, që u përfshi në liturgjinë tonë dioqezane që më 1885.

Pra, këtë traditë me zanafillë gati pesëqind vjeçare Pontifi Sovran e shenjtëroi nëpërmjet një dekreti, me anë të të cilit u shtohet Lutjeve për Virgjëreshën e Shenjtë edhe përshpirtja: “Nan’ e Këshillit t’ Mirë, lutuni për ne!”

E tillë është origjina qiellore e devotshmërisë së Zojës Sonë të Këshillit të Mirë sipas traditës dhe dëshmive historike që Shkëlqesia e Tij kardinal Perraud e ka përmbledhur aq mirë. Por po japim edhe disa hollësi interesante rreth Pamjes së ëmbël e të shenjtë të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë, gjë që do ta shtojë edhe më shumë besimin dhe devotshmërinë tonë.

Në fakt, nga dita kur kjo pamje mrekullore u shfaq në Xhenacano, duke shmangur gjer më sot tërë katastrofat, tre çudira shpalosen në mënyrë të përhershme rreth saj.

1° Ky afresk prej 46 centimetra lartësi, vepër e një artisti të panjohur, është pikturuar mbi një shtresë të hollë gjipsi të thjeshtë. Prej mbi katërqind vjetësh, ai qëndron atje, përmbi altarin anësor të krahut të majtë, përkundruall murit, dhe pa e prekur atë. Rrethuar nga një kornizë me metale të çmuara, veshur me gurë të rrallë, ajo ka zënë të njëjtin pozicion si në fillim, duke mos pasur asnjë pikëmbështetjeje, as nga pas, as nga anët. Mund të thuhet se ajo qëndron e varur dhe nuk mbahet nga asgjë. Është një mrekulli e vënë re shumë herë e me shumë kujdes.

Piktura e pakrahasueshme, e vetme në gjininë e saj, paraqet Nënën e Perëndisë me Fëmijën e saj hyjnor. Me krahun e tij të djathtë, Jezusi mbulon ngrohtësisht qafën e Marisë, teksa me dorën e majtë mban bordurën e petkut të saj. I ka mbështetur kryet e tij verdhanë, me dashurinë e birit për të ëmën, përkundër faqes të së Ëmës anuar drejt tij. Vështrimet e tyre që kryqëzohen, të butë e të trishtë, tek shprehin dashuri e dhembshuri. Fizionomia e të dy personazheve  përputhet me traditën orientale; një ngjashmëri e përkryer vihet re në fytyra. Nëna dhe Fëmija janë të mbështjellë nga palat e së njëjtës pelerinë, në të kaltër të çelët. Veshja e Marisë vjen si në të gjelbër të kaltërreme; ajo e fëmijës Jezus, në të kuqe. Një brerore e praruar rrethon kryet e secilit, që vjen e lartohet në formë baldakini, në njëfarë aureole me ngjyra ylberi. E pamundur të jepet një ide e plotë rreth asaj bukurie mbinjerëzore që buron nga tërësia e veprës. Pavarësisht nga koha, kolori shfaqet me një freski të ëmbël dhe tiparet pasqyrohen në tërë forcën e tyre.

2° Edhe më mahnitëse shfaqet ndryshueshmëria e vazhdueshme e shprehjes së fytyrës tek Virgjëresha e Shenjtë, siç e vërtetojnë pelegrinë të shumtë me besën e përbetimit. Herë duket e trishtuar, herë e gëzuar; herë e zbehtë dhe e zymtë, herë e ndritur, me një refleks bojëgjak, sipas vetë gjendjes shpirtërore të vizitorit që vjen e lutet, sipas mirëpritjes që i bëhet pak a shumë ankimit dhe nevojës që ka ai në vetvete.  Nuanca dhe shkëlqimi i syve pësojnë të njëjtat ndryshime, sikurse e pohojnë dëshmitarë të shumtë.

3° Asnjëherë, cilido qoftë artisti – piktor a makar fotograf -, nuk ka mundur të riprodhojë bukurinë ideale të asaj pamjeje dhe t’i afrohet, qoftë edhe së largu, origjinalit qiellor. I tillë është mendimi i Tostit, një nga mjeshtrit e pikturës në Romën e shekullit XVII, nisur nga vetë përvoja e tij vetjake.

Nga ana tjetër, Zoja Jonë e Këshillit të Mirë quhet edhe “Madona e Papëve”, për shkak të devotshmërisë së ngrohtë e vëllazërore që kanë predikuar vazhdimisht ndaj saj famullitarët e Jezu Krishtit. Mjaft të përmendim për këtë Palin II, që pranon vërtetësinë e mbartjes mrekullore të Figurës së nderuar; Sikstin IV, që rindërton kuvendin dhe kishën e Xhenacanos; Urbinin VIII, që shkon si pelegrin në tempullin e famshëm; Inoçentin XI, që urdhëron kurorëzimin solemn të Madonës; Benuain XIV, që miraton “Bashkimin e Përshpirtshëm” ngritur për nder të Virgjëreshës shqiptare[3]; Piun VII, që gjen ngushëllim tek shesh një figurë të vogël të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë, gjatë kohës kur u kap në Fontenblo; Piun IX, që kremton meshën e tij të parë para Virgjëreshës agustiniane në Romë, që i jep emrin e saj “Bashkimit të Përshpirtshëm” dhe që viziton Xhenacanon më 15 gusht 1864, duke ruajtur përherë figurën e saj të ëmbël para syve të tij; Leonin XIII që, së bashku me të ëmën, që kur ishte fëmijë, e më vonë prift, gjatë pushimeve, ka bërë shumë herë të njëjtin pelegrinazh dhe u regjistrua si anëtar i “Bashkimit të Përshpirtshëm”, duke u ndjerë i gëzuar të hedhë mbi supe skapularin e ri të bardhë, miratuar prej vetë tij, dhe që vazhdimisht, deri në vdekje, e ka mbajtur Figurën e shenjtë në vendin e nderit të zyrës, ka hartuar për lavdinë e saj tre distike fort të bukura dhe pati nga ana tjetër mirësinë të shkruaj me dorën e tij, poshtë një tabloje, këtë tekst të përzgjedhur në mënyrë të admirueshme : “ Fili asquiesce consiliis ejus – Bir, ndiq këshillat e Nënës Tënde”; dhe pa përmendur këtu të tjera nderime të mëdha, e përfundoi karrierën e vet të lavdishme duke regjistruar zyrtarisht përshpirtjen e saj në Lutjet e Virgjëreshës së Shenjtë për të gjithë shekujt e ardhshëm. Çfarë trashëgimie e bukur dhuruar Kishës! Çfarë lulëze e ndritur shtuar në kurorën e Marisë. […]

ABATI Léon JAUD

Abati Leon Jod (1856-1934), bibliograf i njohur, i cili ka shkruar historinë e mjaft shenjtëve dhe i njihen mbi 15 vepra.

ZOJA JONË E KËSHILLIT TË MIRË

Shfaqja e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë është aq e famshme, figura e Saj aq e përhapur dhe aq e nderuar në Kishë, sa lypset t’i lihet vend kësaj forme devotshmërie.

Qyteti i vogël i Xhenacanos, rreth dhjetë lega larg Romës, mbi malet e Sabinës, nderoi që në shekullin XV Virgjëreshën e Shenjtë nën emrin Zoja Jonë e Këshillit të Mirë.

Në shekullin XV, kisha kërcënohej të rrënohej. Një grua e devotshme e quajtur Petruccia i hyri rindërtimit të saj, edhe pse në moshë tetëdhjetëvjeçare; vuri me këtë rast në përdorim krejt pasurinë, pa mundur ta shohë të përfunduar. Petruccia predikoi që Virgjëresha e Shenjtë do të mbaronte veprën e saj.

Dhe ja ku, më 25 prill 1467, në çastin e mbrëmjesoreve, një harmoni qiellore u ndie në ajër dhe turma pa të zbresë poshtë një re të bardhë që qëndroi mbi altar të kishëzës së Shën Blezës, nga ku kishte nisur restaurimi i tërë kishës. Po atë çast, tërë kambanat e vendit u ndjenë të bien gëzueshëm. Reja u zhduk dhe turma e mrekulluar vuri re një pamje të Marisë duke mbajtur Fëmijën Jezus, pikturuar mbi shtresë gipsi dhe duke qëndruar në thellësi të altarit, pranë murit, pa mbështetje natyrore.

U vu re në mënyrë të sigurt se kjo pikturë ishte mbartur mrekullisht nga një kishë e Skutarit, qytet në Shqipëri[4]. Providenca kishte dashur t’ua shkëpuste atë poshtërimeve të Turqve, të bërë tashmë zotër të vendit, dhe ta dërgonte kështu në Xhenacano, duke shpërblyer besimin e Petruccias dhe të banorëve të qytetit.

Historia e mrekullive të krejt llojeve, të kryera që nga ajo kohë përreth figurës mrekullore do të kërkonte vëllime të tëra për t’u shkruar. Shpesh është parë figura duke ndërruar pamje, dhe sytë e Virgjëreshës së Shenjtë të marrin jetë, duke shprehur gëzimin apo dhembjen. Sa e sa sëmundje e gjymtime të shëruara! Sa e sa hire shpirtërore të fituara!

Xhenacano mbetet përherë një vend pelegrinazhi i nderuar dhe mjaft i frekuentuar, dhe shumë pelegrinë të devotshëm, madje edhe të huaj e jo italianë, nëse kanë mundësi e kohë, priren të vizitojnë këtë tempull të bekuar. Papët sovranë e kanë mbushur tërë indulgjenca devotshmërinë e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë, dhe Leoni XIII ka përfshirë në krejt Lutjet për Virgjëreshën e Shenjtë edhe përshpirtjen e titulluar Nan’ e Këshillit të Mirë.

Jeta e Shenjtëve për tërë ditët e vitit, Tur, Mame, 1950.

Buletini dymujorsh i Shkollës San-Francesko të Salës në Dizhon

Kryeartikull

ZOJA JONË E KËSHILLIT TË MIRË

Dëshira që kishim shprehur pak kohë më parë do të realizohet brenda disa ditësh: kishëza jonë e Shën Apolinerit do të ketë së shpejti një figurë të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë. A mund të zgjidhnim vallë një mbrojtëse tjetër për një tempull kaq të paqtë, ku nxënëset tona të sapoardhura do mësojnë të fshehtat e Kungimit të parë, ku më të vjetrat do thellohen për të dalë me sukses në provime dhe për të pasur dritësime të qarta për të ardhmen? Zoja Jonë e Këshillit të Mirë do të jetë për ne Zoja Jonë e Kungimit të parë, Zoja Jonë e provimeve, Zoja Jonë e thirrjes së shenjtë…

Ishte një e shtunë (25 prill 1467), rreth orës katër të pasdites, kur një turmë e madhe pelegrinësh ardhur nga larg ishte përhapur në rrugët dhe sheshin e Xhenacanos, rreth 30 milje larg Romës. Befas, një muzikë e çuditshme, hyjnore u përhap në ajër; tërë vështrimet dallojnë, shumë lart fillimisht, dhe më pas gjithnjë e më pranë, të avitet një re e vogël bardhëllore, gjithë shkëlqim e rrezatim. Reja zbret dhe shkon e prehet ndaj një copëze muri. Ngadalë, zë e shpërbëhet dhe lë të shfaqet figura e buzëqeshur hyjnërisht e Marisë.

Turma e përfshirë nga emocionet kërkon të shohë më nga afër mrekullinë: vihet re që figura qëndron e varur, pa asnjë mbështetje dhe me njëfarë largësie nga muri. Kleri, besimtarët, princërit Colonna, fisnikët e qytetit të vogël, kapitenët me trupat e tyre kalojnë para saj njëpasnjë. Brenda disa ditëve, lajmi i çuditshëm merr dhenë, në rrethina, Romë, Napoli, në krejt Italinë : ngado njerëzia veç rendin; qytete të tëra, fshatra zbrazen krejt, tek dërgojnë turma pa fund pelegrinësh mbërthyer nga një emocion i papërshkrueshëm; dhe mrekullitë pasojnë njëra tjetrën; të verbërve u vjen drita e syve, të shurdhëve dëgjimi, sakatëve fuqia e gjymtyrëve, të marrëve, qetësia e mendjes, ndërkohë që plagët mbyllen dhe dhimbjet e shpirtit shërohen. Ngado dëgjon veç një britmë entuziazmi e mirënjohjeje. Që ditën e dytë, u vërtetua në vend gjithë mrekullia. Tre muaj më pas, papa Pali II ngarkonte një komision për të ndjekur nga afër ngjarjet dhe i miratoi plotësisht ato manifestime entuziaste ndezur nga mrekullia.

Xhenacano, që ndodhet mes një treve të admirueshme të Latiumit të lashtë, në një luginë të përzgjatë të Apenineve, shtrihet përmes rrënojash të lajtoreve antike, mbi një sukë pjellore të nderur, dikur veshur me korije e kopshte: atje lulëzonin trëndafilat e famshëm Prenestina; atje kremtoheshin, në kohë të perandorëve, me tepri buhitëse, festat e pranverës sipas kalendarit të Verrius Flaccusit, për nder të Robigos e Florës. Konstantini, trashëgimtar i Klaudius Neronit, i Augustit dhe i Antoniusëve, i dhuroi papës së shenjtë Silvestrit qytetin e madhërishëm Antonina. Shën Marku, pasues i Shën Silvestrit, ngriti pranë lajtoreve kishën e parë për nder të Marisë, me emrin Zoja e Këshillit të Mirë. Më 1356, Giordano Colonna, patroni i kishës e lëshoi dhe ia besoi restaurimin e saj Eremitëve të Shën Agustinit. Më 1466, kisha ishte ende e rrënuar. Vejusha e shenjtë Petruccia i kushtoi tërë pasurinë e saj veprës restauruese; për fat të keq, burimet shpejt do shteronin, dhe muret e kishëzës San Baggio nuk ishin më të larta nga gjashtë këmbë. Dhe pikërisht atje, mes lotësh, lutjesh e parandjenjash të fshehta të gruas së përshpirtshme u përkrye shfaqja qiellore.

Nga vinte ajo figurë e bukur? Nga parajsa, thoshte populli i mirë që vazhdoi një kohë të gjatë ta quante Zoja Jonë e Parajsës. Jo, ajo vinte nga Skutari i Shqipërisë, nga ai vend ku Gjergj Kastrioti, i famshmi Skënderbe, “i frikshmi luan i luftës” kish sprapsur Turqit për njëzet e katër vjet me radhë, duke i korrur krejt ushtritë e panumërta të Muratit e Mehmetit II. Dhe burim i pashtershëm i gjenisë dhe guximit të tij të pamposhtur ishte tempullari i Skutarit. Mirëpo, ai sapo kishte vdekur (janar 1468). Një numër i madh të Krishterësh, të trembur nga afrimi i Turqve, braktisën vendin dhe Madona Jonë la edhe ajo kishën e shkretuar që së shpejti do përdhosej. Emigrantë shqiptarë strehuar në Romë, të tërhequr nga mrekullitë e Xhenacanos, shpejt do njihnin figurën e tyre të shenjtë që aq e aq herë e kishin nderuar.

Figura është pikturuar mbi një shtresë gjipsi të zakontë, i trashë si karton; edhe pse e brishtë, dhe pas tërë atyre shekujve, ajo ruan krejt freskinë e kontureve dhe ngjyrave të veta, nuk është e fiksuar dhe as e varur në mur, por vetëm e prek pak me anën e sipërme, dhe ngado gjetkë nuk ka kurrfarë mbajtëse, dhe me prekjen më të vogël zë e lëkundet lehtë, e qëndruar në ajër siç është.

“Përfaqëson Nënën Virgjëreshë të re tek mban në krahë Fëmijën Jezus, i cili e përqafon me njëfarë dashurie të ankthtë. Njërin nga krahët e vegjël e ka kaluar përreth qafës së Nënës, ndërkohë që gishtat fëmijërorë i shfaqen para gushës së saj. Doçka tjetër është e vendosur mbi bordurën e qëndisur të fustanit tradicional të zakontë me ngjyrë të gjelbër. Fëmija është i veshur me të kuqe dhe si njëra e tjetri kanë përsipër nga një mantel të kaltërremë…

Tiparet e Nënës Virgjëreshë afrohen shumë me ato çka ia njohim nga traditat më të mira. Ngjyra e flokëve, vetullat e mirëharkuara, balli madhështor, plot zgjuarsi, ngjyra dhe përmasat e syve, faqet, hunda – më shumë greke dhe shqiponjë se sa çifute -, buzëqeshja e ëmbël, buzët e kuqe, fustani dhe bordurat, gjithçka ndodhet aty plot hir…

 Shprehja e krejt fytyrës është aq jashtëzakonisht e ëmbël, aq e trishtë, aq e këndshme, aq e përmbushur me bukuri qiellore, aq e fuqishme, sa i bën për vete tërë zemrat përmes lidhjes së papërcaktuar të gjithçkaje që mendimi mund të konceptojë si më të përkryerën në një dashuri të re, virgjërore, të pafajshme e të kulluar, e prapë amësore, me gjithçka që ka si më të lartësuarën e më të kulluarën brenda një përkryerje shpirtërore – përkryerje që vetëm njerëzimi i Birit të saj ka mundur të tejkalojë – gjë që tek i krishteri përbën idealin e vërtetë që ai ka për Marinë pas Shfaqjes së Jezusit në tempull… Kryet e Virgjëreshës anohen ngrohtësisht, por trishtueshmërisht, drejt fytyrës së Birit; dhe sytë drejtuar sidomos nga Jezusi e përgjëruar për Atë, janë plot me ato lot që burojnë pa dashje nga zemra e tij gjithëbrengë.”[5]

Sipas dëshmive të shumta e të pamohueshme, figura e shenjtë ndonjëherë zë e gjallërohet, ndryshon shprehje e ngjyrë, si një figurë e gjallë: tiparet e buta dhe të zbehta bëhen të gëzueshme, ndizen e vishen me një të kuqe të ndezur; sytë çelen dhe bëhen më të shndritshëm, ogur i sigurt ky se dëshirat e bëra janë plotësuar. Tabloja ka aq finesë, është aq e këndshme, gjer në hollësitë më të imta, sa shfaqet e papërngjasueshme : një artist me emër, Luigi Tosti, që e studioi ngeshëm për ta riprodhuar, do pohonte se ajo ishte e paimitueshme dhe se kopjet më të përkryera në të vërtetë nuk përngjasonin me të. Megjithatë, kjo besnikëri e përpiktë nuk është e domosdoshme, sepse shumë nga kopjet e saj janë bërë të famshme nëpërmjet mrekullive që kanë kryer; kësisoj ka ndodhur me atë të Gjenovas, me atë të Modenës, me atë të Monte Kasinit, me atë të Frosinones, me atë të Shën Markut në Romë, me atë të Napolit, etj. Spanja, Belgjika, Baviera, Austria, kanë gjithashtu madonat e tyre mrekullore.

Devotshmëria e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë po përhapet edhe në Francë… Shumë shpejt edhe ne vetë do të provojmë mirësitë me të cilat Maria shpërblen të gjithë ata që e nderojnë nën titillin NËNA E KËSHILLIT TË MIRË.[6]

Buletini dymujorsh i Shkollës San-Francesko të Salës në Dizhon,

Kryeartikull, N°18, e Shtunë,

2 korrik 1892.

[1] Ky organ, i themeluar më 1878 konsiderohet si një kryevepër e shkencës katolike franceze.

[2] Sipas Testamentit të ri kristian, në Kana të Galilesë, gjatë një ceremonie martesore ku ishin grishur edhe Shën Mëria e Krishti, ky i fundit bëri mrekullinë e shndërrimit të ujit në verë.

[3] Poeti i parë arbëresh dhe shkrimtari i parë shqiptar Jul Variboba (1724-1788) do t’i këndonte në këtë mënyrë Zojës Sonë të Këshillit të Mirë :

Rrëtrati it i mir / Skutarin ndëroi, / ma iku e u partir / porsa turku façoi. / Mëpar se të fluturon/ Andej kjo Perëndesh / Lleçenx vate kërkon / Bularëvet arbëresh / Mbiatuth u shkit ka muri / E si zok fluturoi / U shkqit mo se kulluri, /ma muri atje qëndroi. / Një mjegull si kullon / Ditën i kumbanjar, / si zjarrm’ nj’atër kullon / natën i lluminar.”

Kurse i Ndrituri At Gjergj Fishta i ka kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë të Shkodrës e të krejt Shqipërisë këto vargje hyjnore :

“Të falemi, o Mri! Virgjina e dlir’, / O nana e bukur e K’shillit t’Mir; Ty ndim të kena në kët’ shkreti: / të falemi, o Mri, të falemi, o Mri./ Të falemi Virgjin’ Nana e Tënzot, / Ndihma e kshtenimit me hire plot;/ T’bin në mend se Zoja e Shkodrës je: / Lutu për ne, lutu për ne! / Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja / Si n’kohët e moçme n’kishë te Kalaja, / Ku t’lutej Shkodra plot me dobi;/ Të falemi, o Mri, të falemi, Mri! / Lutu, se Shqiptarët, o Zojë, të tanë, / Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë:/ M’shir’ për ne thona m’shir’ për Shqypni! / Të falemi, o Mri, të falemi, o Mri”!

[4] Attilio Galli, në veprën e tij Madre della Chiesa nei cinque continenti (edizioni Segno, 1996), lidhur me historikun e Zojës së Këshillit të Mirë dhe mbështetur tek studiuesi shqiptar Mikel Prenushi, ka vënë në dukje se në shekullin XV, “Turqit myslimanë pushtuan Shqipërinë duke iu kundërvënë besimit të krishterë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ia besonte veten e tij Zojës Sonë të Shkodrës dhe lutej para saj. Ai u bëri qëndresë pushtuesve për njëzet e pesë vjet me radhë dhe është mbiquajtur Atleti i Krishtit. Më 1467, Shkodra ra në duart e Myslimanëve dhe Shqiptarët duhej të zgjidhnin kësisoj ose të bëheshin skllevër ose të iknin në mërgim.

Djali i Skënderbeut, Gjoni, shoqëroi atëherë të mërguarit gjatë kalimit të detit Adriatik. Pikërisht, në këtë kontekst, më 25 prill 1467, figura e Shën Marisë së Shkodrës, apo Nan’ e Këshillit të Mirë, u zhduk nga kisha dhe u rishfaq në kishën e Etërve agustinianë në Xhenazano pranë Romës, e cila në atë kohë ishte  në ndërtim e sipër. Disa përmendin me këtë rast një mrekulli, por ka shumë të ngjarë që figura të jetë mbartur prej refugjatëve shqiptarë të krishterë : që ikona e Virgjëreshës Mari t’i shoqëronte gjatë kohës së mërgimit të tyre. Më 1854, katolikët shqiptarë organizuan një procesion në Shkodër nën vështrimet e Turqve, duke kënduar lavde për Gjithëfuqishmen e Shenjtë. Më 1895, peshkopët shqiptarë e shpallën Zojën Tonë të Këshillit të Mirë “Patrone të krejt Shqipërisë” dhe e festojnë më 25 prill.

Marrja nën patronazh nga ana e Zojës Sonë u ndie së tepërmi gjatë bombardimit të Shkodrës më 12 mars 1913 : dëmtimet ishin shumë të pakta, çuditërisht të pakta, ndërkohë që 35 000 predha u lëshuan mbi qytet.

Më 1917, u rindërtua Kisha Zoja Jonë e Këshillit të Mirë në Shkodër, pikërisht atje ku më 1467 ndodhej figura e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë para se të çohej në Xhanazano të Italisë. Më 11 shkurt 1943, Imzot Prenushi, duke parë komunizmin në portat e Shqipërisë përjetësoi kombin në zemër të Virgjëreshës Mari. Komunizmi vjen më 1945 me ateizmin më të pastër e më të ashpër. Më 1967, nën entuziazmin e revolucionit kulturor kinez, ata që i bënin ende qëndresë ateizmit, do të eliminoheshin nga diktatori Enver Hoxha, dhe kleri u torturua e pushkatua. Tempulli i Zojës Sonë të Këshillit të Mirë u rrafshua. Kishat e xhamitë u shndërruan në stalla apo depo. Por kjo fitore e komunizmit ateist ishte tepër  e përkohshme : ai ra më 4 nëntor 1990 dhe katolikët rindërtuan kishat e tyre. Gjon Pali II shkoi më 22 prill 1993 në tempullin Zoja Jonë e Këshillit të Mirë në Xhenazaro para se të shkonte edhe në Shkodër më 25 prill 1993 për të bekuar gurin e parë të rindërtimit të tempullit të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë, kishën “Zoja e Shkodrës”. Tërë Shqiptarët ishin përkrah njëri-tjetrit, katolikët, ortodoksët e myslimanët, duke dhënë shembullin e një bashkëjeteje paqësore.”  (Shënojmë nga ana jonë se, ashtu edhe në raste të tjera, gati tërë autorët i referohen gabimisht vitit 1467, si vit i vdekjes së Skënderbeut dhe i pushtimit të Krujës e Shqipërisë, kur është vërtetuar tashmë data e saktë e vdekjes së Skënderbeut, më 17 janar 1468).

[5] Sipas Imzot Georges Dillon, Nëna Virgjëreshë e Këshillit të Mirë. (Teksti origjinal në anglisht është përkthyer në frëngjisht nga D. Marie Placide, benediktine, shënim i redaksisë së buletinit).

[6] Vijon më tej Kalendari dhe Rregullorja e Shkollës San Francesko të Salës në qytetin e Dizhonit, Francë. Tabela e nderit dhe kryeartikulli mbyllet me lajmërimin për Inagurimin solemn të figurës së Zojës Sonë të Këshillit të Mirë në kishëzën e Misionit fushor të Shën Apolinerit, të dielën, më 10 korrik 1892.

 

FEMIJET E DIASPORES, NGA AUSTRIA NE VENDLINDJE

$
0
0

  *Freskim njohje e dashurie ndaj atdheut /
   * Reportazh udhëtimi me nxënës. Ekskursionistë nga Austria në vendlindje nën mbështetjen e Ministrisë së Diasporës./

1 Muze Krujë

Ne Foto:Vizite ne Muzeun e krujes/

Per Diellin nga Vjena  Hazir MEHMETI/

1 Adem Prekaz

Ne Foto:Vizite ne Prekaz

.     Pushimi i Pashkëve u pasuruar me ekskursionin mësimor në njohjen e atdheut, njëkohësisht çmallje me të afërmit e munguar. Kësaj radhe ishte nga Austria  grupi prej 43 nxënësve dhe mësueseve të tyre Antigona Elshani, Bukurije Limani, Rafete Kosumi dhe Hazir Mehmeti. Që në ditën e parë u priten në ministri nga Ministri Valon Murati dhe stafi i tij. Z.Ymer Avdiu, zyrtar në ministri, dha një njoftim rreth grupit të ekskursionit. Ministri në fjalën e tij përshëndetëse tha: “I falënderoj mësueset/it që kontribuojnë për mësimin e gjuhës amtare në Austri. Ne po realizojmë programe që të ju mbajmë më afër atdheut, të shtrojmë rrugën që ju të jeni më afër brenda mundësive tona së bashku me mësuesit, shkollat në realizimin e aktiviteteve të tilla. Ekskursioni ka efekt të fuqishëm në ofrimin me vendlindjen.”
“Ndihemi të nderuar nga pritja e juaj, nga pritja e Ministrisë dhe njerëzit e përkushtuar për ta ofruar nxënësin mërgimtar me vendlindjen e prindërve tanë” u dëgjua zë mes zërash.
Grupi i nxënësve vizitoi edhe Muzeun e Kosovës, Muzeun Etnografik, Qendrën e Qyteti ku përmendorja e Gjergj Kastriotit Skëndërbeu të ngjallë krenari të freska dhe detyrim në vlerësimin e përkrenares dhe shpatës origjinale në Vjenë të cilën e barti Kryetrimi ynë para pesëqind e dyzet e nëntë vjetësh. Buçetë lulesh të freskëta në Velani  në respekt për  kryetarin e ndjerë Ibrahim Rugova, filozof e burrështetas që bëri të flasin burrat e mëdhenj të kohës për hallet e Kosovës.
Vizita në Vendin e Epokave, Prekazin Legjendar, fillon me buçetë nderimi e përulje para veprës që Komandanti Legjendar Adem Jashari, familjes së Madhe Jashari, aty ku lëshoi rrënjë Liria. Shtëpia muze, Muzeu i Familjes Jashari, do mbetën përgjithmonë në bebëzat e filizave të rinj kureshtar me zemrën flamur, edhe për nesër. Mirëseardhje me lulet e freskëta drenicore e ëmbëlsirë nga Violetë e Fatimir Osmanit, na riktheu në  “bukë e krip e zemër”  bujari e trashëguar në sofrën shqiptare.
Gryka e Rugovës hapi krahët e gurtë para rrotave të Egnatia e cila  gumëzhinte zgjua bletësh nga mahnitjet me pamjet madhështore. Gurgullimës së Lumëbardhit iu shtua zëri violinës së talentit të muzikës në Vjenë, Alban Spahiu me bekimin e Betovenit në zbutjen e ashpërsive shkëmbore të rënduara moteve. Kulla e Rugovës nuk do harron gjatë kombinime mjeshtërore tingujsh të violinës e çiftësisë . Nuk u dashtë shumë kohë kur nxënëset valltarë nga Graci i Lasgushit dikur,  të ringjallin vallet shqiptare të ndërtuara shekujve dhe ruajtura gjithkund ku frymon shqiptarja.   Sara Krasniqi, Fiona Sadiku, Rina e Leona Maxhuni, Rinesa e Erona Mjekiqi, Albiona, Blerina e Lujleta Kabashi, Rilinda e  Agnesa Bytyqi, Elvire Bujari, Diana Limani treguan se e duan dhe kultivojnë vallen shqiptare duke e prezantuar në festivalet e kombeve Evropës  bashkë me punën e kujdesin e arsimtares së tyre Bukurije Limani. Bujaria e Rugovës ishte mbresëlënëse, një krenari e arsyeshme e koleges sonë Xhevë Lajqi, e lindur dhe rritur krenare këtyre viseve madhështore.  Pranë qerres relikte rugovase, luleshurdha dhe vjollca uruan rrugëmbarë në pa harrim të emrave në gjuhën shqipe.
Egnatia me hapat e saj ndaloi aty ku bashkohen  vëllezërit e vegjël me duqit e bardhë e të zi në Drinin ujëshumë. “ Një foto, ju lutem”, foli drejtuesi i grupit. Kjo sjell fat edhe për nesër, simboli i bashkimit ka rrënjët e vjetra tragjedive të mëdha të kombit të ndarë. Lugina e Fanit i Vogël ishte disiplinuar me shkëlqimin e asfaltit edhe përtej bashkimit me vëllain, Fani i Madh drejt Matit. Papritur djathtas nesh shkëlqente shkëmbi i gurtë me tempullin e lartë ku Homeri Shqiptar lëshoi kushtrimin në Lahutën e Malësisë. Tutje luginës rridhte Mati i mplakur me zemërimet e tij moteve në tregime  legjendash të vjetra e të reja rrapëllimave të vështira shqiptare. Shoqërimi nga miku ynë dhe gjithë shkollës shqipe në diasporë, z.Nuhi Gashi, e pasuroj këngën bashkë me organizimin e mirë të udhëtimit përtej Kalimashit.
Eganatia furishëm kërkonte Kryestacionin e tij, Krujën e Gjegj Kastriotit Skënderbeut, dhe,  kështjellën e tij legjendë epokave. Portës hyrëse në kështjellë, nga kishte hyrë dhe Gjergj Kastrioti pesëqind e shtatëdhjetë e katër vjet më parë me Flamurin e Arbërit, po hynim dhe ne. Në fytyrat e nxënëseve shkëlqeu dielli me gjithë horizontin e hapur nga dukej Tirana e mbuluar me pluhurin e saj të mesditës. “Mirësevini”, fjala e parë nga vet drejtori i Muzeut , Mehmdi Hafizi i cili nga vizitor gojëhapur, na bëri miq të tij e të muzeut. Rrallë kisha dëgjuar fjalë ciceroni me aq qartësi e respekt. Këtu, shoqëria dhe kujdesi i Albana Maxhunit dhe Luljeta Kabashit e pasuroj rrugëtimin tonë në çdo hap.
Zigzageve dejtë Adriatikut krejt pranë restorant “Gjorgj Bush” majtas,  rrugëton Egnatia  Fushëkrujes, qyteti ku prehet simboli i gruas kreshnike shqiptare, Shotë Azem Galica në pavdekësinë e veprës së saj. Jo, nuk do tregojmë histori dhembje,  do i mbajmë ashtu të fuqishëm brenda qenies sonë veprat heroike për të mos i harruar kurrë fëmijët e dëshmorëve luftërave, dje e sot.  Miqtë tanë e të partiturës së mirëfilltë të këngës shqiptar ringjallën realizimin e mësimit. “Do këndojmë vallëzojmë shqip sipas programit. Jo, tallava nga tallavistët shkatërrues të melosit e këngës shqiptare. Çiftelia  e Albanit bëri që rruga të zgjasë shkurt.
Aroma e detit filloi të vinte hyrjes në Bonita ku filloi regjistri me emrat Dren Vitija, Sheqer Avdia, Ardian Kabashi, Ledian Gashi, Krenar Miftari, Euron Salihi, Alblir Kosumi, Laurent Qestaj, nuk donin të ndaheshin as në kohën e gjumit. Nga Velsi shoqërinë e pasuruan nxënëset: Afrora Salihi, Azemine Baftjari, Besjana Demiri, Premtine Januzi, Viola Berisha, Sherife  Dermaku, Yllka Elezi, bashkë me grupin dhe shoqja e tyre Blina Gashi nga Vjena. Grupi i nxënësve nga rrethina e St.Pöltenit është pasuri e re e mësimit shqip në Austri. Përpjekjet e mësueses Antigona Elshani u kurorëzuan me themelimin e një shkolle të re ku do mësohet shqip. Nxënës që flasin aq bukur shqip sa nuk dallojnë nga të tjerët. Edonisa e Fortesa Çekaj, Arianita e Leonita Luta, Altina Krasniqi, Donika Elshani do e përcjellin përjetimin e atdheut dhe njerëzve të tij shoqeve e shokëve se sa bukur është të mësosh shqip, të folesh lirshëm në atdhe.
Nxënësit mësuan me dashuri nga gjeografia e historia e lashtë e kombit shqiptar, vendlindjes së stërgjyshërve që nga lashtësia. Amfiteatri i Durrësit një mrekulli e pasuri e paparë akoma i zhytur në llumin e vjetër dhe të pakujdesisë. Dhomat e gladiatorëve luteshin në harresën e vjetër gjysmë të shkatërruara. Muzeu Arkeologjik i Durrësit u pëlqye nga nxënësit duke ngacmuar kujtesën krahasuese të muzeve të shumtë në Austri.
Rruga e kthimit të Egnatia mori tatëpjetën drejtë Kalimashit  dhe prej aty në Prizrenin e Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenin e Sylejman Vokshit. Shtëpia e Lidhjes Shqiptare bashkë me gjurmët tona historike, u shemb e u kall nga pushtuesit barbarë, por u ngrit përsëri Feniks në zemrat tona. Dhe, ja tani shkëlqimi i Hartës Etnike përballë Lumëbardhit porositë breza në vigjilencë e dashuri vëllazërore.
“Ciceroni ka mbaruar orar, andaj ju mund vetëm t’i shihni”, tha roja.
“Ne do shohim dhe dëgjojmë nga ciceronët tanë, tani lexojmë e shkruajmë vet gjurmët tona”, iu kujtua mësimi nga libri i historisë dhe zëri i mësueses. Qetësia është respekt e përjetim ngjarje, asaj çka dëgjon e sheh, një rregull cilësi e grupit shumë të disiplinuar.  Tiktaket në Orën e Ymer Prizrenit ngjallnin fantazi epokash para eshtrave të tij në foton djathtas pranë themeleve të Kalasë së Ulqinit ku ra në përjetësi.
Në ditën lamtumirës nxënësit shijuan bukurinë nëntokësore të atdheut në Shpellën e Mermertë të Gadimes. Legjenda e lepurit dhe qenit kishte qenë e bazuar. Këtë e dëshmon Korridori i Ahmetit lidhur me Sallën e Koncerteve ku dashuria jetësohet mes Romeut  e Zhulietës miliona vite fshehtësive të mistershme. Koka e Peshkut, Përkrenarja e Gjergj Kastriotit Skëndebeut, Harta e Kosovës, Syri i Vashës e shumë figura magjike do jetojnë detyrimisht deri në rikthimin tonë sërish kur dora e kujdesit do merr formën e duhur. Stalaktiti i thyer nga dora e keqe i keqpërdorur në shpjegim nuk la shije të këndshme.  “Përse ia ka pre gjuhën vjehrrës, mësues”, u dëgjua pas pak zëri i shqetësuar fëmijëror. Reformimi i njeriut të edukuar larg shprehjeve të dhunshme para fëmijëve është i domosdoshëm ashtu sikurse çiltërsia e tyre. Melodia e huaj nga tarabuku dhe kënga ku bastardohej gjuha shqipe hapur për dy cent, ishte një shije për tu harruar shpejt.
Dhe, aty pranë,  Dardha sipër shkëmbit tregonte vështirësinë e lulimit pranveror bisqeve të reja mes degëve të thara.
Veprat e Jusuf Gërvallës, dhuratë rast organizatori, forcuan porosinë dhe detyrimin tonë. Edhe për nesër.

Dështimi i negociatave – Basha i moderuar me qëllime finale radikale!

$
0
0

2 enver-Bytyci-1 Nga Enver Bytyçi/Dy negociatorët e Parlamentit Europian, David McAllister dhe Knut Fleckenstein, erdhën dje mbasdite dhe zhvilluan një tur negociatash të ndara me mazhorancën shqiptare dhe opzitën në Tiranë. Ilir Meta dhe Edi Rama ranë dakord para disa ditësh që konfliktin politik në Shqipëri ta negocionin aleatët e Bashës në Bruksel, përfaqësues të partive popullore europiane. Por pas kësaj u bë e njohur se nga dy negociatorët njëri do të ishte aleat i të majtës në Shqipëri dhe tjetri i të djathtës. McAllister duket se ishte caktuar si i parë, ndërkaq Fleckenstein luajti rolin e ndihmësit të tij, kryesisht për të ndikuar te zoti Rama që të pranojë një propjekt propozim të Brukselit për zgjidhjen e krizës. Në fakt projekti ishte një hap i rëndësishëm për të përligjur të drejtën dhe kërkesat e opozitës shqiptare për mosbesimin e krijuar sa i përket procesit të realizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në këtë këndvështrim opozita mori kreditet e nevojshme dhe u legjitimua në qëndresën e saj përballë një qeverisjeje të inkriminuar. Kjo se dekriminalizimi, droga dhe ndryshimet në polici u përcollën si masa pikërisht për shkak të kriminalizimit të qeverisë, kupolës së policisë dhe bashkëpunimit të tyre me trafiqet e grupet kriminale. Për këtë arësye Rama pranoi që të ndryshojë jo vetëm drejtuesit e korruptuar dhe inkriminuar të policisë, por edhe tre-katër ministra, të cilët do të kishin besimin e opozitës. Por nuk pranoi krijimin e një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend. Nuk pranoi gjithashtu as votimin dhe numërimin elektronik, sepse kjo do të çonte në shtyerjen për në vjeshtën e vonë të zgjedhjeve. Media e kapur e interpretoi gjithë sa ndodhi si refuzim nga ana e zotit Basha të paketës së zgjidhjes që solli nga Brukseli grupi i negociatorëve. Po ashtu ajo e trajtoi zotin Basha edhe si përgjegjës për dështimin e bisedimeve e të një marrëveshjeje, duke shtrembëruar realitetin dhe faktet. Ndërsa kryeministri u përpoq që të shtojë makiazhin e një politikani të kompromiseve dhe dialogut e marrëveshjeve. Ai u kujdes që këtë makiazh ta shesë jo vetëm te ndërkombëtarët, por edhe te shqiptarët. Psh kur propozoi që kryetari i KQZ-së t’i jepej opozitës, ndërkohë që do të kishte në dorë vendimet e kolegjit zgjedhor. Mjafton ky mekanizëm hileqar për të mos i besuar kurrë, kurrë zotit Rama, edhe nëse i besojnë të gjithë gazetarët e analistët e këtij vendi së bashku, të gjithë politikanët e Brukselit e madje, edhe nëse i besojnë shumica e shqiptarëve. Në fund të fundit ky ballafaqim midis mazhorancës dhe opozitës shqiptare nuk është thjesht një përpjekje për të fituar shumicën. Eshtë shumë më tepër se kaq. Vendi ka nevojë të pajtohet me faktin se e drejta, e moralshmja, e vërteta nuk qëndron gjithnjë në anën e shumicës, por shumë herë edhe në anën e pakicës. Koncepti se në anën e shumicës qëndron gjithnjë e drejta është një koncept marksist, i cili ka shkaktuar shumë dhimbje në marrëdhëniet sociale në vendin tonë. Prandaj zoti Basha nuk ka pse kompleksohet se disa ose shumë ndërkombëtarë apo analistë e media të kapura në Shqipëri e konsiderojnë atë si “të vetëm”. E drejta nuk është e vetmi, edhe nëse lëpirësit e shumtë në zhgarravinat e tyre bëjnë presion se “Tashmë Bashës Brukseli do ia heqë vizën”. Ai që dëshiron të kthejë kokën dy-tri vite më pas e njeh faktin se kur filloi aksioni opozitar i Lulzim Bashës për dekriminalizimin, ai dukej “i vetëm”. Kalemxhinjtë e sotëm, të cilët bëjnë presion për viza europiane talleshin me kërkesën e tij për dekriminalizim. Ndërsa kryeministri merrte në krah kriminelët në mitingje elektorale dhe u thoshte shqiptarëve “Se këtë kriminelin këtu në krahun tim nuk ka bir kurve që e njollos”! U desh kohë të bindej bota e të bindeshin shqiptarët se kriminelët në Shqipëri bëjnë ligje, madje edhe vetingje e nëse dalin nga një derë Edi Rama ua hap një dritare tjetër për të qenë të pranishëm në jetën politike të vendit. Tani jemi në një aksion tjetër të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj opozitarë, në një lëvizje tjetër, ndoshta më të fuqishme e më të rëndësishme sesa dekriminalizimi e dekanabizimi i Shqipërisë. Eshtë fjala për betëjën e themeleve të demokracisë, që garanton të ardhmën e shqiptarëve dhe u kthen shpresën atyre, zgjedhjet e lira e të ndërshme. Edhë këtë betejë opozita do ta fitojë. Edi Rama dha dje të gjitha shenjat se do të dorëzohet. Ai i zhveshi megafonët e tij në studio televizive nga miti i respektimit të kushtetutës kur pranoi që zgjedhjet të shtyhen tej afatit kushtetues, më 16 korrik. Kjo do të thotë se kushtetuta ishte alibia e tij. Tani i ka mbetur si alibi vetëm votimi i vetingut. Ndonëse ky është problem më i vogël për opozitën, ajo e përdor si karem për ta detyruar kryeministrin të largohet për t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kjo betëjë nuk mori e nuk mund të merrte fund mbrëmjen e djeshme. Ajo nuk është aq e thjeshtë. Edhe pse i pëlqen zotit Ngjela të spekullojë me qëndrimin amerikan e ta shpallë opozitën si antiamerikane, mua më rezulton se në Shqipëri e në rajon po luhet pikërisht një lojë konspiracioni europiano-rus kundër interesave të SHBA-ve. Konflikti, nëse e gjykojmë nga qëndrimet dhe përcaktimet e aleatëve, qëndron pikërisht në këtë aspekt gjeopolitik. Ndëra Kalorësi i Legjionit të Nderit përfaqëson ineteresa antiamerikane në përcaktimet dhe iniciativat e tij në Shqipëri e në rajon, kreu i opozitës shqiptare jep garanci për një ekuilibër të prezencës euro-amerikane në Shqipëri e në rajon. Prandaj këta analistët që nguten dhe e lënë “në vetmi” Lulzim Bashën gabohen. Në planin e brendshëm protesta dhe kundërshtitë midis dy palëve në konfliktin e zgjatur politik krijojnë hapësirë që tek qytetarët shqiptarë të krijohet një klimë besimi dhe optimizmi e munguar që prej vitit 2013, ose më saktë pas festimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Protestat janë shpikur që nga koha e Republikës së Perikliut si ilaç i mobilizimit dhe motivimit të qytetarëve për zhvillim e përparim. Gati dy mijëvjeçarë e gjysëm më vonë, policia shqiptare bën të kundërtën, denoncon pjesmarrjen e qytetarëve në protesta. Në vitin 2010 Edi Rama krijoi mitin e largimit masiv të shqiptarëve drejt Europës, nëse merrej vendimi për liberalizimin e vizave. Lulzim Basha, thjesht ministër i Brendshëm, bashkë me qeverinë e kohës, e thyen këtë mit. Largimi ndodhi pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Sot zoti Rama ka lëshuar të gjithë megafonët e tij për t’i bindur shqiptarët dhe Brukselin se “Protesta e opozitës destabilizon Shqipërinë dhe bën pjesë në projektin e një destabilizimi më të madh në rajon”, duke e përdorur Çadrën e Lirisë si gogolin e vitit 1997. Lulzim Basha po e çmonton edhe këtë mit, sepse në protestat që ai po i drejton në mbi dy muaj kohë, nuk ka lejuar që të ndodhë asnjë ngjarje destabilizuese. Ai ka vendosur që me mjete demokratike e të moderuara të realizojë një qëllim final radikal për të shëruar plagët e mëdha që qeverisja e socialistëve ka hapur në këto katër vite. Ai ka vendosur që t’u kthejë besimin shqiptarëve te zgjedhjet e lira, sepse prej këtu fillon edhe besimi se ky vend mund të bëhet një ditë. Presionet se “zgjedhjet mund të bëhen edhe pa opozitën” tashmë janë thjesht përpjekja e fundit e qëndresës së garnitarurës kriminale në pushtetin e Tiranës. Edhe nëse kjo do të ndodhte, çka është e pamundur, përsëri Shqipëria do të ishte më e fituar nga mospjesmarrja e opozitës në në kushtet e një qeverisje të inkriminuar. Çdo opozitë e përgjegjshme në botë ka detyrë themelore të ofrojë shpresë te qytetarët e një vendi. Opozita shqiptare, pak vonë, por më në fund është angazhuar fuqimisht në këtë mision. Fuqia e opozitës nuk varet nga ushtrimi i dhunës së saj ndaj institucioneve, edhe nëse ato janë të inkriminuara. Fuqia dhe suksesi i saj varen nga kembngulja dhe vendosmëria, nga gatishmëria e saj për të dialoguar, por jo për të bërë kompromis me të keqen. Nëse do të ndodhë kjo, krimi në pushtet do të tërhiqet. Nëse bëhen compromise me krimin e drogën, atëherë Shqipëria do të marrë formën e qeverisjes së modelit latino-amerikan, ku pushtetin e ka krimi e droga, prostitucioni dhe imoraliteti. Tregomëni një vend latino-amerikan të inkriminuar e njëkohësisht të zhvilluar dhe unë do bashkohesha me euforikët e zotit Rama, se Shqipëria mund të bëhet edhe me krim dhe me drogë!

Mhill Gjuraj- “Një jetë për familje e atdhe”

$
0
0

Dokumentari “Një jetë për familje e atdhe” u shfaq në Qendrën Kulturore”Nënë Tereza”/

1 Dielli

Të Dielën me 23 Prill 2017, pasdite, u shfaq në Qendrën Kulturore”Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, NY, dokumentari “Një jetë për familje e atdhe”, kushtuar biznesmenit,dhe bamirësit të njohur në komunitetin shqiptar të New York-ut dhe Connecticut si dhe në Kosovë z.Mhill Gjuraj. Dokumentari ishte i përgatitur nga SP Studio, realzuar nga Xhelal Tetaj.

Në premierën e dokumentarit morën pjesë famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës dom Pjetër Popaj, anëtari i Asamblesë së New York-ut z.Mark Gjonaj, kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj me zv.Kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati,Marjan Cubi, Zef Perndocaj e vatranë të tjerë si dhe bashkatdhetarë të shumtë.E pranishme familja Gjuraj. Pjesmarrësit për rreth 3 orë ndoqën pamje nga ekrani, ku shpalosej jeta dhe veprimtaria e Mhill Gjuraj dhe familjes së tij për gjatë brezave. Ekipi xhirues e kishte ndjekur z. Gjuraj gjatë veprimtarisë së tij bamiërse dhe atë të biznesit, në familje dhe në vendlindje.Madje përvec fshatit të lindjes, ku ishin marrë shumë intervista e dëshmi, ekipi i xhirimit kishte shkuar edhe në vendorigjinën e familjes Gjuraj, në Iballë të Pukës.
Dokumentari rrokte shumë lëndë e tema, sillte pamje nga shumë vende, sillte dëshmi, histori interesante, që i kalonte kufijtë e familjes Gjuraj. Kështu me interes u ndoqën pamjet nga Iballa, ku përmes dëshmive autentike, u sollën copëza jete e vujatje,gjatë sistemit komunist në Shqipëri, por edhe shumë informacion historik burimor.(Te plote lexojeni ne Gazeten Dielli te printuar)

 


VATRA, MBLODHI FONDE PER MARK GJONAJ

$
0
0

2 gjoni fb

Të Dielën me 23 Prill 2017, në mesditë, në Selinë e Vatrës u organizua një takim fondmbledhës nga vatranët në mbështetje të bashkatdhetarit tonë, Mark gjonaj, anëtar i Asamblesë për shtetin e Nju Jork-ut, i cili garon për një vend në Këshillin e Bashkisë së Nju Jork-ut(Councilman, distrikti 13).

1 Marku fb Bashkë me stafin e tij ka qenë i pranishëm edhe vetë z. Mark Gjonaj, të cilit ia ka uruar mirëseardhjen Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj.Takimin e ka hapë Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”. Në përshëndetjen e tij të shkurtër, kryetari i Vatrës tha: Pershendetje dhe mirë se vini në këtë takim të thirrur nga VATRA, për të ndihmuar zotin Mark Gjonaj në fushatën e tij për Këshillin Bashkiak të qytetit të Neë York-ut. Sic e dini, z. Gjonaj është antar i Asemblesë së Shetit e Nju Jork-ut, por në legjislaturën e ardhshme ai synon të vijë këtu në qytet, ma afër komunitetit. Dikush mund të pyes:pse VATRA, si organizatë jofitimpruse, përkrah një person që i përket një partie politike? Spjegimi është i thjeshtë, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth), ka një pikë në misionin e saj, e përcaktuar dhe në Kanunore, ku shkruhet se ajo përkrahë intergrimin e shqiptarëvet në jetën amerikane, që të bëhen faktorë të suksesshëm në fusha të ndryshme, si të business-it, të shkencës, të sportit edhe të politikës. Nuk e përkrahim për përkatësinë e tij partiake, por si anëtar i komunitetit shqiptar. Jam i sigurtë se suksesi i Mark Gjonajt do të jetë inkurajues edhe për shqiptarë të tjerë që të ndjekin shembullin e tij. edhe dega e Vatres ne Michigan eshte e perfshire ne fushaten fondmbledhese qe do te organizohet me 7 Maj ne Detroit. (Për më shumë lexoni në Diellin e printuar)

Pas 4 muajësh- Lirohet Ramush Haradinaj

$
0
0

*Kosovë-AAK: Sot, prej ores 19 pritje madheshtore per Ramush Haradinajn/

1 Haradinaj

*Vuçiç: Vendim i turpshëm. Tërheq ambasadorin nga Parisi/

Ka ardhur vendimi i shumëpritur nga Gjykata e Colmarit në Francë  e cila ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim.Seanca zgjati vetëm pak minuta, paraditen e sotme, ndërsa vetë Haradinaj tha se kjo është një fitore ndaj shqiptarëve.

Haradinaj: Procedura u mbyll,  është refuzuar kërkesa për ekstradim, që nga ku moment tani jam i lirë për tu kthyer. Do shkoj të marrë pasaporten në Strasburg.  Shpresoj që sot të mbërrij në Kosovë. Janë humbur 4 muaj , koha është e çmueshme. Shqiptarët kanë fituar në këtë përballje.

Faleminderit ju që jeni këtu. Faleminderit të gjithëve që me këni përkrahur. Sot u kry kjo procedurë, ju kemi vonuar. Kam dëshirë tju marrë të gjithëve në Kosovë

Vendimi i gjykatës franceze u prit me duartrokitje nga të gjithë mbështetësit e Haradinajt.

Reagon Hashim Thaci – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përshendet vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike. HTH.

Vuçiç: Vendim i turpshëm. Tërheq ambasadorin nga Parisi

“Një vendim i turpshëm skandaloz, i padrejtë dhe politik”, e quan kryeministri serb Aleksandër Vuçiç vendimin e Gjykatës franceze lidhur me lirimin e Ramush Haradinajt.Vuçiç doli në një deklaratë për median nga selia e kryeministrisë ku tha se vendimi do të analizohet nga juristët.Mësohet se Serbia ka tërhequr ambasadorin nga Parisi në Beograd për konsultime.Ka ardhur vendimi i shumëpritur nga Gjykata e Colmarit në Francë  e cila ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim.Seanca zgjati vetëm pak minuta, paraditen e sotme, ndërsa vetë Haradinaj tha se kjo është një fitore ndaj shqiptarëve.Haradinaj: Procedura u mbyll,  është refuzuar kërkesa për ekstradim, që nga ku moment tani jam i lirë për tu kthyer. Do shkoj të marrë pasaporten në Strasburg.  Shpresoj që sot të mbërrij në Kosovë. Janë humbur 4 muaj , koha është e çmueshme. Shqiptarët kanë fituar në këtë përballje.

Faleminderit ju që jeni këtu. Faleminderit të gjithëve që me këni përkrahur. Sot u kry kjo procedurë, ju kemi vonuar. Kam dëshirë tju marrë të gjithëve në Kosovë

Vendimi i gjykatës franceze u prit me duartrokitje nga të gjithë mbështetësit e Haradinajt.

Reagon Hashim Thaci – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përshendet vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike. HTH.

Kreshnik Spahiu: Ligji triumfoi mbi një provokim të rëndë

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në 4 janar të këtij viti bazë të një urdher-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

***

Kosovë- Qeveria përshëndet vendimin për lirimin e Ramush Haradinajt

Prishtinë, 27 prill 2017-Gazeta DIELLI/

Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.Duke vlerësuar se fletarrestet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar z. Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta, Qeveria e Kosovës konsideron se vendimi i Gjykatës Franceze është konfirmim se e drejta është në anën e z.Haradinaj dhe se fletarrestet serbe kundër tij dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë politike dhe kanë synime të ulëta.Duke përgëzuar qytetarët e Kosovës për këtë fitore të drejtësisë mbi përpjekjet manipuluese të shtetit serb, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj të mëtejshëm për të bërë çdo përpjekje për të pamundësuar forma të tilla të keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e Serbisë, në të ardhmen./b.j/

LDK përshëndet vendimin e Gjykatës Franceze

PRISHTINË, 27 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet vendimin e Gjykatës Franceze për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.“Vendimi i Gjykatës Franceze është lajm i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky vendim, konfirmon se aktakuzat e Sebisë kundër luftëtarëve të UÇK-së janë të pabaza, të padrejta dhe kanë synime manipuluese politike dhe janë tendencë e hapur për zhytjen e rajonit në destabilitet dhe konflikte”, deklaroi sot LDK.

Kosovë-AAK: Sot, prej ores 19 pritje madheshtore per Ramush Haradinajn/

-Ndalja e tij në Francë, për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën/

PRISHTINË, 27 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaroi sot se, vendimi i sotëm për lënjën të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës.

Ndalja e tij në Francë, për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.

Drejtësi edhe mund të vonjë, por ajo s’mund të mos vihet në vendin e saj, siç ndodhi sot me Ramush Haradinajn.

Zoti Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin Zahir Pajaziti, ku Ramush Haradinaj do t’i drejtohet qytetarëve të tubuar, bën të ditur AAK në njoftimin e dërguar./b.j/

NISMA mirëpret lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj

 NISMA për Kosovën mirëpret dhe përshëndet vendimin e Gjykatës së Kolmarit, për lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e çliruar atë nga të gjitha akuzat e paraqitura nga autoritetet e Serbisë.NISMA konsideron se lirimi i Haradinajt është një fitore ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat çdo herë kanë synuar të destabilizojnë Kosovën, dhe të barazojnë luftën e UÇK-së me krimet e regjimit të Millosheviçit.

 

 

 

 

SHBA-Kosovë, Hoyt Yee përgëzon për punën e shkëlqyer

$
0
0

-Ministrja kosovare e Drejtësisë, Dhurata Hoxha takoi Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Azi, Hoyt Yee/

1 Hoxha ndimes sek ame

UASHINGTON, 27 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në SHBA, ministrja kosovare e Drejtësisë, Dhurata Hoxha takoi Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Azi, Hoyt Yee. Në këtë takim, ministrja Hoxha e njoftoi Yee për reformat e ndërmarra, punën dhe angazhimin e institucioneve të vendit për të fuqizuar sundimin e ligjit. Po ashtu, ministrja Hoxha ritheksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë amerikane dhe falënderoi  Yee për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit përgëzoi ministren Hoxha për punën dhe përkushtimin e ministrisë së Drejtësisë për reformat që po bëhen në sektorin e drejtësisë.

Yee, vlerësoi lart iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe po ashtu përshëndeti aprovimin e tij nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar këtë reformë si sukses drejt fuqizimit të sundimit të ligjit./b.j/

GJAKOSET OPOZITA NE PARLAMENTI MAQEDONAS, EDHE SELA I GJAKOSUR

$
0
0

-Pargjaket Lideri i Opozites  Zoran Zaev si dhe lideri shqiptar Selaedin Sela/

-Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi:“Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejoj uzurpim të institucioneve”/

Në një atmosferë tejet të tensionuar, shumica parlamentare e përbërë nga deputetët e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca Shqiptare, ka zgjedhur për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferi.Kryetari i sapo zgjedhur i parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi, tha se funksionar të VMRO-DPMNE-së janë puçistët e vërtetë sepse me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore.“Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve”, ka theksuar kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri.Përderisa ka mbajtur konferencën për shtyp një pjesë e protestuesve “për Maqedoni të përbashkët” të cilët gjatë dy muajve të fundit protestojnë kundër formimit të koalicionit të ri qeveritar mes Social Demokratëve dhe partive politike shqiptare, siç thonë kundër shtrirjes së gjuhës shqipe në territorin e Maqedonisë dhe platformës së partive politike shqiptare, siç e kanë quajtur të Tiranës, kanë thyer kordonin policisë dhe kanë depërtuar në godinën e Parlamentit të Maqedonisë.

Protestuesit janë vendosur në sallën e parlamentit ku po qëndrojnë dhe deputetët e VMRO DPMNE-së.

Ata kanë ushtruar dhunë ndaj liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili është përgjakur, ndaj liderit të Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare Zijadin Sela si dhe disa deputetë të tjerë.

Sulmuesit me fytyra të mbuluara kanë sulmuar dhe gazetarët të cilët kanë ndjekur nga afër situatën në Parlamentin e Maqedonis.Ata thonë se nuk do të lejojnë ë Parlamenti i Maqedonisë të drejtohet nga një siç janë shprehur “terrorist” i cili ka marrë pjesë në konfliktin e armatosur të vitit 2001 siç ishte Talat Xhaferi pjesëtar i UCK-së. Protestuesit kanë thënë se do të mbeten aty duke mos lejuar që ky institucion ta “zhbëjë shtetiin e Maqedonisë”.

Ndërkohë protestuesit kanë bërtitur “parlamentin e Maqedonisë nuk do ta lejmë në duart e tradhtarëve”. Ndërkaq, deputetet e shumicës parlamentare të LSDM-së BDI dhe Aleancës për shqiptarët janë mbledhur në sallën e shtypit.Zgjedhja e kryetarit të ri të parlamentit është bërë në një atmosferë të tensionuar pasi pak para orës 18:00, deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski i ka ftuar deputetët e shumicës parlamentare të LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës Shqiptare, që të ngrihen në këmbë për demonstruar mbështetjen për votimin e kryetarit të Kuvendit.

Pas kësaj, deputetët e VMRO DPMNE-së kanë brohoritur “zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje”……Njëherësh, ata kanë kënduar një këngë patriotike “Një Maqedoni ne e kemi”.

Kësaj i janë kundërpërgjigjur deputetët e LSDM-së duke kënduar këngën e njohur të “revolucionit shumëngjyrësh “Shutka nuk të ikë Nikolla”, (Shutka aludon në lagjen ku është i vendosur burgu i Shkupit).

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp të enjten, ka theksuar se VMRO DPMNE dhe kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski, refuzon të dorëzojë pushtetin sepse ka frikë nga përballja me drejtësinë.

Pamjet televizive nga ALSAT tregoi te pergjakur liderin shqiptar Dr. Seladin Sela.

DEKLARATË E VATRËS PËR NGJARJET NË MAQEDONI

$
0
0

 

1 Logo vater

VATRA” DËNON DHUNËN NË KUVENDIN E MAQEDONISË DHE I BËN THIRRJE FAKTORIT SHQIPTARË TË TREGOJË MATURI/

*Vatra, i apelon palëve politike dhe Presidentit, vecanërisht i apelon faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që të tregojë maturi dhe tolerancë, të dialogojnë, të respektojnë ligjet e  shtetit, Kushtetutën dhe parimet e Demokracisë, për të kthyer paqen social-politike në Maqedoni. Klasa politike shqiptare, duhet ti dalë për zot qytetarëve të saj dhe t’i ruaj nga kurthet dhe përplasjet etnike./

Nju Jork, 27 Prill 2017- Fedearata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” po e ndjek me brengosje të thellë situatën në Maqedoni, ku jetojnë një shumicë e madhe shqiptarësh .Vatra, prej kohësh, ka paraljmëruar  rrezikun e shpërthimit të dhunës në shtetin e brishtë, ku shqiptarëve u mohohen të drejtat elementare, si gjuha shqipe, Flamuri Kombëtar, pjesmarrja e barabartë në administratë, veçanërisht në polici,Drejtësi, ushtri etj. E ashtuquajtura”Marrëveshje e Ohrit” mbeti një dokument pa vlerë pasi në shumë pika nuk gjeti zbatim.

Vatra gjykon se ushyqerja e tensioneve etnike patjetër do të sillte dhunën, që nuk është e para, veçanërisht ndaj shqiptarëve. Ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill, plagosja e më shumë se dhjetë deputetëve dhe liderit të opozitës Zoran Zaev si dhe lëndimi i kryetarit të Lëvizjes për Reforma, Ziadin Sela, përbën pikën kulmore të shpërthimit të tensioneve  të ushqyera nga ish Partia në pushtet VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj nacionalist-ekstremist  Nikola Gruevski, ndërkohë që presidenti Ivanov, nuk u shkëput dot nga Partia, që e ka nominuar, dhe në vend që të qetësonte situatën, i hodhi benzinë zjarrit, nuk i dha Mandat Zaevit të qeveriste me shqiptarët, nxiti protestat, duke e trasferuar konfliktin e partive maqedonase në konflikt etnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve, madje duke akuzuar Tiranën, si shkaktare e krizës maqedonse.

Maqedonia, e cila vuan mungesën e identitetit shtetëror, duket se nuk është ende e përgatitur për  bashkëqeverisje demokratike me të gjitha etnitë shtetformuese dhe nuk është e gatshme që të respektojë parimet demokratike për zgjidhjen e mospajtimeve politike.

Turmat e egërsuar, që lëshonin thirrje nacionalsite dhe që përgjakën opozitën, janë të dirigjuara nga ata që po humbin pushtetin, nga nacionalistët ekstremë, që e quajnë fundin e Botës, pse një shqiptar zgjidhet në krye të Parlamentit, me procedurë tepër të rregullt, trasparente, në sytë e publikut dhe të medias. Ishte pikërisht ky momenti kur turmat e egërsuara iu vërsulën deputetëve të shumicës, të pambrojtur, dhe i gjakosën. Ku ishte shteti i Ivanovit, që nuk respektoi Ligjin dhe Kushtetutën e Shtetit pa emër? Në vend që Presidenti të bëhej faktor zgjidhjeje, ai e cilësoi zgjedhjen shqiptarit e Talat Xhaferit në krye të Parlamentit, si jo të rregullt, duke i ndërsyer më shumë turmat nacionaliste. Mbështetja dhe nohja që i dhanë Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë z. Talat Xhaferi, shefja e Diplomacisë Europiane Federika Mogherini dhe Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Han,duke e cilësuar procesin pozitiv,  janë të mjaftueshme për ta cilësuar të ligjshëm procesin e zgjedhjes, në përshtaje me Kushtetutën, i cili u ndoq drejtëpërsëdrejti edhe nga publiku. Interpretimet e tjera, nuk i shërbejnë qetësimit të situatës, por ushqejnë konfliktin.

VATRA e sheh tensionimin ekstrem në Maqedoni edhe me burime e investime të jashtme. Dora e Rusisë duket se është tepër e zgjatur në Gadishullin Ballkanik, përfshi dhe Maqedoninë,ku demokricia është ende e brishte dhe përplasjet etnike, përherë në shpërthim.

Gjithësesi, Vatra, i apelon palëve politike dhe Presidentit, vecanërisht i apelon faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që të tregojë maturi dhe tolerancë, të dialogojnë, të respektojnë ligjet e  shtetit, Kushtetutën dhe parimet e Demokracisë, për të kthyer paqen social-politike në Maqedoni. Klasa politike shqiptare, duhet ti dalë për zot qytetarëve të saj dhe t’i ruaj nga kurthet dhe përplasjet etnike.

 

Viewing all 3554 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>