
….TIA,-Transient Ischaemic Attack-/
-Mund të jetë me origjinë Iscemike dhe Hemoragjike…-/
– 25 Për qind e aksidenteve Cerebrale shkaktohen gjatë gjumit, modis orëve 4, 6 dhe 8 të Mëngjesit…….Ja pse…!/
Shkruan: DR. ZEKRI PALUSHI- GAZETA”DIELLI” SHBA
Mund të thuhet se është një strokë fatlume që brenda një ore kalon pa lënë pasoja të gjata, të përhershme.
Pra, asht një defiçit i përkohshëm neurologjik që vjen si pasoj e ishemisë vaskulare të trurit, por s’asht infarct/ kalbje e një pjese të trurit.
Nga vjen?
Truni furrnizohet me gjak prej dy arterieve KAROTIDE,- që kemi n’dy anët e qafës, -degët e vogla të k’tyne arterieve transportojnë gjakun në tru. Në qoftë se, një prej këtyre degëve bllokohet përkohësisht prej një blood clot apo thërmijë dhjami, -atëherë shenjat e TIAs mund të ndodhin. Në qoftë se bllokimi mbetet për një kohë të gjatë, atëherë ndodh STROKA.
Nganjëherë, shkak për TIA mund të bahet një hemoragji që vjen si pasoje e e plasjes (shpërthimit) të një arterje t’vogël brenda trunit.
Para se të flasim në përgjithësi për TIA-n, po tregoj një rast konkret:
Pacientin MK, 73 vjeç,-diabetik, me Hypertension arterial, dhe Atrial Fibrilation,-e pruni për konsultë, vajza e tij që më tregoi se një ditë më parë, pacienti kishte pas një periudhë që s’kishte pasë mundësi me folë, e as me kuptue fjalët, dhe se afërsisht katër javë para këtij episodi, ai nuk ishte ndjerë mirë dhe ishte mbështet pas një muri sepse s’kishte qenë në gjendje me qëndrue n’kambë pasi ndjente se ato i kishte shumë të dobta. E bija më tregoi se që të dy rastet kishin zgjat afërisht 30 minuta.
Pacienti merrte mjekim të përdishëm për diabetin,- që e kishte mirë në kontroll, po kështu, për çrregullimet e ritmit të zemrës dhe Hypertensionin,- merrte Diltiazem CD 300mg/dite, Lisinopril 40 mg/ditë dhe Aspirinë 81mg/ditë
Kishte pas pi dy paketa duhan në ditë, deri kur ishte diagnostikue me Hypertension.
Pinte një birrë në ditë…
Në historin familjare, gjejmë se nana i kishte vdekë prej Stroke në moshën 79vjeçare, ndërsa baba i kishte vdek 64 vjeç nga kanceri i zorrës trashë (colon cancer).
Investigimet urgjente, si MRI pa contrast e trunit, MRA or CTA, për enët e gjakut të qafës, nuk tregun se i sëmuri kishte pas hemoragji në tru, apo bllokim të karotideve. Siç shifet, pacjenti u diagnostikue me TIAs, dhe duke pas parasysh Fibrilacionin Atrial që kishte, – mjekimin që merrte nuk ishte sipas GUIDELINES, sepse në këto raste Aspirina s’asht e mjaftushme. Ky duhej që të merrte WARFARIN ose DABIGATRAN.
Ne preferum WARFARIN-nën për arsye se është shumë e lirë dhe po kështu kontrollohet ma kollaj niveli i hollimit të gjakut nëpërmjet INR…..(target 2.5), në bazë të së cilës manipulojmë dozën.
Po kështu asht e randësishme kontrollimi i shpejtësisë së rrahjeve t’zemrës, 60-80 rrahje/minut
Shenjat e TIAs mund të jenë:
-Dhimbje e fortë dhe e papritur koke.
-Humbje e përkohëshme e shikimit, apo shikim i trubullt.
-Ç’rregullim shikimi (shikim i dyfishtë (double vision), ose pamundësia për të pa nga e Majta apo e Djathta).
-Ç’rregullim në t’folun, mos-shqiptim i mirë i fjalëve, dhe pa-aftësia për të shprehë me fjalë ato çfarë mendon;
-Mpirje, dhe dobësim të faqes
-Vështërësi në gëlltitje (përdimje)
-Dobësim ose paralizë e faqes, krahëve ose kambëve
-Marrje mendësh (spinning sensation)
-Humbje t’ballancës
-Ndjenjë për t’vjellur ose t’vjella
F.A.S.T test
Shenjat kryesore të një aksidenti cerebral mund të mbahen ma mirë mend me memorizimin dhe përdorjen e fjalës FAST:
*Face (faqe/Ftyra)- mouth dropped..
*Arms (krahët/ektremitetet e sipërme)- a mund të ngrihen (çohen) nalt
*Speech (e folmja)- a asht e slurred? A kuptohet ç’farë thotë
*Time (koha)- ashtë tepër e randësishme,-nqs keni ndonjë nga këto shenja, ose I shifni ndonji nga kto shenja tek të tjerët, -THIRRNI URGJENT AMBULANCËN
TIA asht një paralajmërim që ju mund të jeni duke pas një goditje të trunit (Insult Cerebral/STROKE). Pra, asht shumë e randësishme që,- nëse mendoni se keni TIA, mundohuni që me çdo kusht të parandaloni një stroke,- duke marrë menjëherë ASPIRIN 325 mg, dhe thirr urgjent AMBULANCËN.
Në pacientët me TIA, antikoagulantet jepen vetëm atëherë kur MRI apo CT e trunit kanë përjashtue një hemoragji të brendshme të trunit (Intracranial haemorrhage)
Anti-Platelets (Aspirin 81mg + DIPIRAMIDOLE) ose vetëm Clopidogrel duhet t’jepen për një kohë t’gjatë, tek të gjithë pacientet me TIA
MJEKIMI I TIAs ka si qëllim PREVENIMIN e TIA-ve pasuese që mund të përfundojnë në Ischaemic STROKE.