Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

LIGJËRUSIT NË SIMPOZIUMIN E FISHTËS, MYSAFIRË NË VATËR

$
0
0

Të Premten, 1 nëntor 2019, ligjërusit që kanë udhëtuar nga Shqipëria dhe do të mbajnë kumtesa në simpoziumin shkencor kushtuar jetës dhe veprës së At Gjergj Fishtës ishin mysafirë në Vatër. Grupi i mysafirëve përbëhej nga poeti Agim Doci me bashkëshorten Yllka, studuesja Dr.Rovena Vata dhe studiuesi Paulin Zefi. Ata shoqëroheshin nga drejtuesit e Shoqatës “Skënderbej” Bashkim Shehu, Mark Qehaja dhe Ymer  Lajci.

Mysafirëve ua uroi mirëseardhjen Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”VATRA”,Dritan Mishto.

Editori i Diellit, Dalip Greca, i njohu mysafirët me rrugëtimin historik të Vatrës dhe të gazetës së saj Dielli. Në emër të mysafirëve ka përshëndetur poeti Agim Doci.

Poeti i njohur kombëtar Agim Doci shkroi në librin e vizitorëve: Tek ky radhua po shkruaj mirënjohjen për pritjen tuaj të ngrohtë ndaj që erdhëm këtu nga Shqipëria!

Një mirënjohje të vecantë la me shkrim edhe inxhinierja Yllka Causholli: Sot që vizitova për të parën herë selinë e Vatrës, u befasova nga të vërteta të mëdha dhe sakrificat e Shqiptarëve të Amerikës dhe luftën e tyre për të siguruar egzistencën e Kombit Shqiptar.Një kontribut i pacmuar i brezave shqiptarë në SHBA.

Fjalë mirënjohje shënuan edhe studiuesit Paulin Zefi e Rovena Vata.

Studiuesja Dr. Rovena Vata i dorëzoi editorit të Diellit për bibliotekën e Vatrës librat e saj:1- Miti i Malit në Letërsinë Shqipe(botim i vitit 2013) 2- Urë Fjalësh-Midis Letërsisë dhe Antropologjisë” botim i vitit 2015 , 3-Identiteti Kulturor përmes Vlerash,botim i vitit 2018, 4-Fantastikja në Rrëfenjat e Kutelit, Gogolit dhe Turgenjievit-Studim Monografik, 2019.

Më pas Vatra shtroi një drekë për mysafirët.

Takimi në Vatër u borganizua një ditë para Simpoziumit shkencor që do të organizojë të Shtunën me 2 Nëntor 2019, Ora 1 PM  nga Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” në bashkëpunim me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”. Simpoziumi organizohet në Qendrën Kulturore”Nënë Tereza” e Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>