
Gjatë ditës së djeshme, 4 Dhjetor 2019, miku ynë, vatrani i përkushtuar,atdhetari i papërtuar, besimtari i devotshëm,Marjan Cubi, anëtar i kryesisë së Vatrës dhe arkëtar i saj, drejtor i Qendrës Kulturore”Nëna Terezë” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”-iu nënshtrua një operacioni kardiak të planifikuar në Spitalin Montefiore dhe e kaloi me sukses. Sot, e Enjte 5 Dhjetor 2019, ai do të kthehet në shtëpi.Prej 18 shtatorit 2019, kur pësoi një goditje kardiake, z. Cubi, ka ndjerë përkujdesjen e jashtzakonshme të familjes së tij shembullore, por edhe të Vatrës, të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, dhe të mbarë Komunitetit.
SHËRIM TË PLOTË MIKU YNË!
(Gazeta DIELLI)