Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

ARTUR KICE-NJE NEKROLOGJI QE DUHEJ TE ISHTE SHKRUAR SHUME ME VONE

$
0
0

Nga Shpend Sollaku Noé /

Tanimë kurmi i tij iu përfshi nëntokës. Mbi të – fluturzat e akordeve të kitarës që nuk e shkulte nga dora. Edhe tani, që ishte afirmuar si avokat. 

U mbulua përgjithmonë ai trup i bukur. Kishte filluar të tronditej nga marteli automatik i kohës së përbindshme qysh në moshën 14 vjeçare. 

Atëherë, kur më shumë se gjithçka i duhej një top llastiku. Atëherë kur, për t’i “kalitur” këllqet, i vunë në kyçet e duarve prangat.

Që të mos shkruante më. Sidomos trakte nga ato armiqësoret: “Poshtë partia jonë”, “Rroftë SH.B.A.”, “Rroftë Italia”, “Rroftë bretëresha e Anglisë”, “Poshtë…”, “Poshtë…”, … Trakte që i hodhi në pika të ndryshme, edhe pranë kryqëzimit midis një kinkalerie, postës së vjetër, hotelit “Myzeqeja” dhe dyqanit të këpucarëve.

Imagjinoni panikun e atyre që e raportuan, të atyre që nisën të merren urgjent me hetimin e kësaj gjendjeje aspak të zakonshme, të “ekspertëve” që u morën me përcaktimin e autorit të atyre pusullave, duke u nisur si gjithmonë nga ekspertiza e mësuesve apo drejtorëve të shkollave, që mund të përcaktonin shkrimin e kujtdo, sipas kaloigrafisë së hartimeve apo të diktimeve.

Nuk mund të përshkruhet saktësisht se ç’heq një adoleshent pas hekurave,në moshën kur nisin t’i ngjiten qiellit ëndrat. Por mund të hamendësohen pasojat e privimit të lirisë së tij. Sidomos në pjesën e padukshme të njeriut, atë të shpirtit. Pa lënë mënjanë pasojat në trup të një trajtimi mizor brenda mureve.

Dhe qe ai, trupi, që e tradhëtoi Arturin. Pak e nga pak, por në mënyrë të vazhdueshme. Ai trup që nuk arriti t’i bindet shpirtit. Në një luftë të vazhdueshme. Një sërë betejash me gjithë forcën e mundur.

Betejën e fundit, atë më të rëndësishmen, – për jetën – e fituan plagët e vjetra, ato që e kishin zanafillën në qelinë e errët të adoleshencës.

Në kësi rastesh zakonisht të gjithë shpëtojnë shpirtin e të kallurit nën dhe.

Artur Kice shpirtin e tij e shpëtoi së gjalli, me dashamirësinë e vështrimit të drejtuar edhe atyre që i masakruan adoleshencën.

Sa herë që ishim takuar bashkë, apo në mesazhet e herëpashershme në socialet, nuk kisha arritur të shquaja urrejtje tek ai djalë. Ideja e tij për hakmarrjen ishte kjo: Kemi arritur të shpagojmë vuajtjet tona vetëm duke u bërë më të zotë sesa persekutorët tanë.

Sikur donte t’u thoshte: Ej, jam këtu lart. Ndërsa ju po baltrave mbetët.

Në atë baltë të ngjizur prej dheu e gjaku. 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3554

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>