Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 3554 articles
Browse latest View live

Kosova dhe Iowa(SHBA) thellojnë bashkëpunimin

$
0
0

-Një delegacion nga shteti Iowa i SHBA-ve po zhvillon një vizitë në Kosovë, ku në takime me autoritetet po bisedohet për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Sot u prit nga kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, ndërsa u zhvilluan edhe takime tjera/

1 Mustafa IOWA

Prishtinë, 28 qershor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të Shtetit të Iowa-s në SHBA, të udhëhequr nga sekretari për Bujqësi, Bill Northey. Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe fuqizimin e raporteve speciale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Iowa-s.
Kryeministri Isa Mustafa i njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe rezultatet e arritura në zhvillimin ekonomik, në arsim dhe në fusha tjera të jetës.
Po ashtu, kryeministri Mustafa e njoftoi delegacionin nga Iowa për përkrahjen e fuqishme që Qeveria i ka dhënë sektorit të bujqësisë si dhe reformat e ndërmarra në fushën e arsimit.
Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me Iowa-n në këto fusha, duke falënderuar për përkrahjen e rëndësishme që Iowa ka dhënë për FSK-në.
Delegacioni nga Iowa vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme për Kosovën në fushën e bujqësisë, arsimit, përkrahjen e mëtejme për FSK-në dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.

Kryeparlamentari Veseli priti në takim sekretarin për bujqësi të shtetit të Iowas në SHBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim një delegacion të shtetit të Iowas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga sekretari për Bujqësi, Bill Northey.Në këtë takim, Kryeparlamentari Veseli dhe sekretari Northey, kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti i Iowas dhe SHBA-të i kanë dhënë shtetit të Kosovës.Kryetari Veseli tha se industrializimi i bujqësisë, edukimi profesional dhe akademik në këtë fushë si dhe rritja e investimeve në bujqësi, janë prioritete të shtetit të Kosovës.Ai po ashtu tha se eksperienca e shtetit të Iowas dhe bashkëpunimi i deritashëm do të vazhdojnë dhe do të thellohen edhe më shumë.

Kosova dhe Iowa të thellojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë

Një delegacion nga shteti i Iowa-s (SHBA), i kryesuar  nga sekretari për Bujqësi, Bill Northey ka nisur sot vizitën në Kosovë. Ata janë pritur sot në Qeverinë e Kosovës nga ministra dhe përfaqësues të odave ekonomike në vend. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi. Ministri me këtë rast ka mbajtur një fjalë rasti, ku ka prezantuar të arriturat dhe sfidat e sektorit të bujqësisë në Kosovë.Ai theksoi se bujqësia mbetet një prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe në vitet e fundit janë bërë investime të mëdha. Kjo, tha ai, ka bërë që të ketë rritje në prodhim të produkteve bujqësore dhe shtim të produkteve të përpunuara. Ministri Krasniqi përmendi edhe disa nga sfidat me të cilat, tha ai, po merret qeveria e Kosovës, sa i përket bujqësisë. Në këtë drejtim, përmendi nisjen e programit për sigurimet bujqësore, hartimin dhe realizmin e një projekti të madh për ujitjen e tokave bujqësore në Kosovë, rritjen e buxhetit për bujqësinë, menaxhim më efikas të fermave, e shumë aspekte të tjera. Ministri falënderoi sekretarin Northey për gatishmërinë që shteti i Iowa-s të mbështesë bujqësinë në Kosovë. Kosova, tha ministri Krasniqi, mund të mësojë shumë nga praktikat dhe tradita e madhe bujqësore në këtë shtet. Ai shprehi gatishmërinë që bashkëpunimi të thellohet në të ardhmen.

Nga ana e tij, sekretari Northey tha se ndjehet mjaftë i lumtur për vizitën e tij të parë në Kosovë dhe vlerësoi të arriturat e shënuara në sektorin e bujqësisë në Kosovë. Ai inkurajoi që të vazhdohet edhe më tutje me investime në bujqësi, si një sektor potencial për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.Ministri Krasniqi dhe sekretari Northey, të shoqëruar edhe nga anëtarët e tjerë të delegacionit kanë vizituar Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit dhe si dhe qumështoren ‘Eurolona’ në Fushë Kosovë.Ata edhe në ditët në vazhdim do të vizitojnë ferma dhe agro-biznese të ndryshme.

Ministri Bajrami priti një delegacion nga shteti Iowa i ShBA-ve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot në takim një delegacion nga shteti Iowa i ShBA-ve, i cili po qëndron këto ditë për vizitë në vendin tonë.Delegacioni amerikan ishte i pëbërë nga rektorë, dekanë dhe profesorë të universiteteve të këtij shteti amerikan (University of Iowa, The University of Northern Iowa, Des Moines Area Community College (DMACC), si dhe Drake University), me të cilat universitete, ministri Bajrami paraprakisht ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.

Me këtë rast, ministri Bajrami falënderoi delegacionin amerikan për vizitën dhe për bashkëpunimin e mirë që ka Kosova me shtetin mik Iowa në shumë fusha të jetës, e veçanërisht në fushën e arsimit të lartë.Duke prezantuar arsimin e lartë në Kosovë, ministri Bajrami përmendi disa sfida në të cilat po punohet e që janë: lidhja e arsimit me tregun e punës, ngritja e cilësisë së programeve akademike dhe mësimdhënies, si dhe financimi i qëndrueshëm në arsimin e lartë.Prandaj, ministri Bajrami theksoi se përvoja amerikane është shumë e rëndësishme për arsimin kosovar, sidomos sa i çështjes së financimit të arsimin e lartë dhe Kosova është shumë e interesuar për konkretizimin sa më të shpejtë të marrëveshjeve me universitetet e Iowas.

Delegacioni i lartë nga Iowa u shprehën po ashtu të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën dhe theksuan se do të sigurohen që t’iu japin studentëve dhe profesorëve kosovarë sa më shumë mundësi në universitetet që ata i udhëheqin.

Me këtë rast, ministri Bajrami pranoi medaljen e partneritetit të shtetit të Iowa-s me Kosovën nga Sekretari i Shtetit për Bujqësinë, z. Bill Northey.

 


KRYEMINISTRI RAMA DHE AT GJERGJ FISHTA

$
0
0

           I nderuar Z. Kryeministër Rama ka ardhur koha që kombi shqiptar të shkëputet njëherë e mirë, me vepra dhe me mendime, nga trashëgimia ideologjike dhe nga periudha e errët komuniste, duke i dhënë At Gjergj Fishtës vendin që i takon dhe që meriton në historinë e Kombit Shqiptar.  Shqipëria me At Gjergj Fishtën është Shqipëria që dëshiron Kombi shqiptar.  Pa ‘të Shqipëria është e mangët, siç shtë shprehur Namik Resuli dhe shqiptarët, pa ‘të janë më të varfër shpirtërisht dhe kombëtarisht.  Mbrojtës më të madh të Shqipërisë dhe të drejtave të shqiptarëve nuk ka pasur kombi! Ka ardhur koha që si të të tillë ta njohë edhe historia./             

1 Fishta, Bumci, berati

Ne Foto: At Gjergj Fishta, Imzot Luigj Bumçi dhe Dhimitër Berati, Paris, 1919/

2 Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/

Me këtë poezi më poshtë të At Gjergj Fishtës — postuar në fejsbukun e tij — Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama falënderoi votuesit shqiptarë duke ju thënë atyre, “u rritë ndera”, për mbështetjen që i dhanë atij dhe Partisë që ai drejton, në fitoren e zgjedhjeve të së djelës që kaloi.  Janë këto vargje të përshtatshme të Poetit të madh kombëtar, që Kryeministri Rama ka zgjedhur për të falënderuar Shqipërinë dhe elektoratin e saj me këtë rast, duke  shprehur mirënjohjen e tij Shqipërisë me fjalët e Fishtës, “Për jetë të jetës të rrnoftë ty ndera.”

Nga Edi Rama Fejsbuk

AMARCORD

Dy fjale Shqipes due me ja rreshtue…

“Perëndija t’ fali i Amshueshëm,…
Sá ‘dhe deka âsht për tý e shieshme:
N’ gjí  tand vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t’ a dijë,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera.”

Përzgjedhja e këtyre vargjeve të At Gjergj Fishtës nga Z. Rama, në falënderim Shqipërisë dhe shqiptarëve për fitoren që i akorduan atij dhe partisë së tij në zgjedhjet e fundit, përkon me një përvjetor tepër të rëndësishëm fishtjan, ndonëse të harruar me qëllim, të historisë së kombit shqiptar – e që është përvjetori i fjalimit të famshëm të At Gjergj Fishtës, në Konferencën e Paqës në Paris me 28 qershor, 1919 mbi “Shqyptarët dhe të drejtat e tyne”.   Është ky një fjalim klasik i mbrojtësit më të madh të interesave kombëtare, Homerit të Kombit e të racës arbërore dhe Françeskanit të madh, At Gjergj Fishtës, që deri sot besoj se mbetet një fjalim i pashoqt  dhe i pa shembullt për temën që trajton, i.e. të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta.

Ishte fati i kombit që At Gjergj Fishta jetoi dhe veproi në një periudhë jashtzakonisht kritike për ekzistencën e shtetit shqiptar.  Ai iu përgjigj thirrjeve të atdheut, kudo e kurdo i kërkohej, me pendë e me gojë, t’i shërbente të mirës dhe dobisë së Shqipërisë.   At Gjergj Fishta është një përmbledhës i visarit shpirtëror të vuajtjeve, luftërave, mundimeve e përpjekjeve për liri, pavarësi e dinjitet njerëzor të kombit shqiptar, ndër shekuj. Në veprat e Fishtës çdo shqiptar mund të gjejë të pasqyruar fatin e vet dhe të Kombit në luftërat titanike për të mbijetuar.  Aty gjenë luftërat e mëdha të drangojve ose të luftëtarëve shqiptarë, në përpjekjet e tyre për t’i zbardhur faqën kombit në luftërat kundër kulshedrës ose armiqëve të Shqiptarëve.  Albanologu italian Fulvio Cordignano ka shkruar (në ‘Epopeja Komtare’, Shkodër, 1925) se “Mënyra me të cilën Fishta u del zot ideve të veta, që janë ide lirie, mbrojtjeje për tagre të veta, mësimit kombtar mbi mbështetjen e gjuhës kombtare, bashkimit të zemrave për qëllime e në veprim për të përtëri popullin shqyptar – ashtë nji mënyrë luftarake, nga nji herë e përcjellme prej nji fuqie të pafrigueshme.  Ai këndon në mes të poterës së stuhisë ballkanike, në mes të ngatrresave të fuqive të mëdha, që me një politikë plot dredhi ja mohojnë tagret popujve të vegjël; këndon sa i kërcnohet Shqypnisë përmbrenda ndasia e partive, interesat e veçanta, pabesia, korrupsioni e tradhti politike gjithfarësh”, ka vlerësuar Fishtën, albanologu Cordignano, fillim shekullin e kaluar.

Këjo mënyrë “luftarake e një fuqie të pafrigueshme” të ideve të At Gjergj Fishtës vihet re më së miri — sidomos në kritikat  që Fishta i bën politikës së Fuqive të Mëdha karshi shqiptarëve dhe në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të kombit shqiptar — në fjalimin që ai kishte përgatitur për t’u lexuar në Konferencën e Paqës në Paris, më 28 qershor të vitit 1919.  Në atë fjalim, që është një mbrojtje e fortë dhe bindëse në mbështetje të të drejtave të kombit të “pa-përkulun” shqiptar,  At Gjergj Fishta, përveçse u “Difton se kush janë e shka janë Shqyptarët” përfaqsuesve të Fuqive të Mëdha në atë konferencë dhe cilat janë të drejtat e tyre, ai njëkohsisht i kritikon ato, përfshirë edhe Francën ku u mbajt fjalimi, për qëndrimin e tyre kundër lirisë, pavarësisë dhe të përcaktimit të kufijve natyrorë, gjeografikë dhe etnikë të kombit shqiptar në Ballkan.  “Prej brigjeve gjimuese t’ Euksinit e me borë t’ amshueme t’Alpeve Julje, prej bigave bumulluese t’Akrokeraunvet e më karma të thepisuna të Karpateve, ene’ rijme me gjak njerit, në ato kavaljetet e kalueme të vjetra — banonte si zotnija e juej mirë e din — ajo familja e madhe trako-ilire, në nam e në za, në histori të fisevet e të kombeve.”

Fishta vazhdon duke thënë se nga këjo familje e madhe trako-ilire, “Atje ndërmjet Thesalijet e Malit të Zi, prej brigjevet lindore t’Adriatikut e më stom të Vardarit, pshtoi gjallë nji grusht njerzish, që xanë vend a mbas murojet të do maleve titanike, a se nen hije të kandshme të disa fushave gratshore e të kërthnesta – banë e përmallueshme e hyjvet të moshës prrallzore – u ban ball me fuqi kurr të përkulme të shpirtit të vet bujar e thellimeve të kavaljeteve e padrejtsive t’hipokrizisë njerzore.”  At Gjergj Fishta, “me fuqi të pafrigueshme u sjellë ndër mend fuqive të mëdha se shqiptarët, “Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qindrese, ene kta flasin atë gjuhën e të Parvet të vet ma të hershëm; ene e ruejnë të pandryshuem karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshavet të vet, e sot edhe punojnë shi njat tokë që punuan të parët e tyne prehistorikë.”At Gjergj Fishta, në fjalimin e tij, shprehet për vuajtjet e mëdha të shqiptarëve nën okupues të huaj gjatë shekujve, duke thënë: “Mbi ta, po, randoi pesha e fuqisë rromake; mbi ta po, u lëshue e irun mnijet e gjithmonë e pabesë sfinksa sllave; rresht për katër kavaljete të gjata i ra sypri boena e barbarsisë azjatike; por me gjith kta, ata nuk ndërruan njininë e vet kombtare, e as s’lshuan doket e idealet e veta” Ai u kujtoi atyre se, “Po, ky popull i papërkulun kurrë, ene gjindet atje mbi ato maje të thepisuna, mbi ato zalli të plleshme, ku të parët e tij prefshin rrasat për me ça me to rrashtat e anmqivet, a u epshin ujë pallavet të hekurta, për me shtrue me to mbarë botën nën kambë të nji Lekës së Madh…” Dhe vazhdon. “E mirë, pra, zotni të mij, ky popull asht njaj populli i vogël shqyptar, aq pak i njoftun e qa zi i gjykuem në Evropë. I vjetër sa fosilat, sa stalagtitat e shpellave jehuese të malevetë te veta vigane, e le të thuesh, prej vet bucet të Shqypnis, ai asht sot zot autokton e i pakundërshtim i tokve të veta.  Ene Sllavi s’kishte dalë prej breshtet t’Uralit, e ene s’kje njeshë e sodmja frotë laramane neo-elenike, kur Shqyptari korrte më zagna të Ballkanit edhe mbyllë e kishte nji periudhë të historisë së vet në moshë të rruzullimit. Kush para Shqyptarit ngau qetë sinjorevet të Ballkanit? Historinë e kemi aty, zotni të mij, që na flet kjartë, e asht kot që hipokrizia diplomatike të mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare a se gjysëm-zyrtare…”.

Fjalimi është tepër i gjatë për qëllimet e këtij shkrimi, por nevojitë të kujtohet si një fjalim që duhej të ishte lexim i detyruar në shkollat anë e mbanë trojeve shqiptare.  Është për tu lavdëruar fakti që Kryeminsitri Rama përmend Fishtën dhe që përdori vargjet e At Gjergj Fishtës për të falënderuar shqiptarët për votën e tyre, por kjo nuk mohon faktin e tmershëm se për më shumë se 75 vjetë, përfshirë çerek shekullin e post-komunizmit, emri dhe veprat e Fishtës, zyrtarisht, mbeten ende tabu për brezat e shqiptarëve, ndërsa emri i tij përdhoset ende nga pseudo- historianët dhe nostalgjikët komunistë shqiptarë.

Ish- Profesor Namik Resuli i universitetit të Napolit, në një fjalim në Romë me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Fishtës ka thënë se, “Kontributi i çmueshëm që dha Fishta në laminë e letrave dhe në edukimin e kombit, në ruajtjen e kulturës dhe në naltësimin e gjuhës, vërtetojnë njëherë e përgjithmonë se Shqipnija pa Fishtën kishte për të qenë e mangët, ashtu si letrat tona pa penden fishtjane kishin për të paraqitë nji golle (boshllëk) të paplotsueshme.  Këndej del e qartë se vetëm mënija e vëneri ndaj zhgunit e ndaj meshtarit katolik, terratisin mendjet dhe ia mohojnë Fishtës vlerën e vendin që ai xen në panteonin e Kombit’’, ka shkruar Profesor Namik Resuli.

Ky përjashtim e mohim nga vet kombi i vet, të cilit gjithë jetën u përpoq t’ia mbronte të drejtat dhe interesat e tija, në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare, është i papranueshëm dhe një përdhunim i historisë së shqiptarëve, nga një grup siç duket gjithnjë me influencë i Ministrisë së Kulturës në vendimarrje të tilla dhe nga historianë politikë të idoktrinuar, të cilët gjithnjë i referohen Homerit të Shqiptarëve me epitet më fyese të periudhës komuniste si  “fashist” e “tradhëtar”.  Është e pafalshme heshtja arrogante e autoriteteve shqiptare në lidhje me këtë çështje.  Kjo heshtje zyrtare nuk është e denjë për një shtet si Shqipëria, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për antarësim në Bashkimin Europian.

Gjatë viteve, unë kam i bashkangjitur zërin tim të vogël e modest, një kori zërash “ushtarësh të lodhur” të cilët gjatë viteve kanë bërë thirrje për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës, si monument kulture.  Ministria e Kulturës e qeverisë së juaj, Z. Kryeministër, gjatë 4 viteve të fundit, nën drejtimin e Ministres Kumbaro ka bërë veshët e shurdhët ndaj këtyre apeleve, duke treguar -me heshtjen e saj — arrogancën dhe njëanëshmërinë e preferencave të saja ideologjike, se cilat figura të kombit duhet të kujtohen e të nderohen, e cilat jo.

I nderuar Z. Kryeministër Rama ka ardhur koha që kombi shqiptar të shkëputet njëherë e mirë, me vepra dhe me mendime, nga trashëgimia ideologjike dhe nga periudha e errët komuniste, duke i dhënë At Gjergj Fishtës vendin që i takon dhe që meriton në historinë e Kombit Shqiptar.  Shqipëria me At Gjergj Fishtën është Shqipëria që dëshiron Kombi shqiptar.  Pa ‘të Shqipëria është e mangët, siç shtë shprehur Namik Resuli dhe shqiptarët, pa ‘të janë më të varfër shpirtërisht dhe kombëtarisht.  Mbrojtës më të madh të Shqipërisë dhe të drejtave të shqiptarëve nuk ka pasur kombi! Ka ardhur koha që si të të tillë ta njohë edhe historia.

Luan Krasniqi, ambasador i organizatës humatinare ndërkombëtare SOS-Kinderdorf

$
0
0
Berlin, Luan Krasniqi ist neuer SOS Botschafter
Berlin, Luan Krasniqi ist neuer SOS Botschafter

Nga XHEVAT UKSHINI/

Javën që shkoi në Berlin ish boksieri profesionist me një karrierë mbresëlënëse sportive në arenën ndërkombëtare Luan Krasniqi, fitues i medaljes olimpike, kampion i shumëfishtë europian dhe pretendues për titullin e kampionit të botës në vitin 2005, është emëruar ambasador i SOS-katundit për fëmijë (SOS-Kinderdorf).
Sivjet SOS-Kinderdorf në festën e tij të përvitshme verore në kryeqytetin gjerman e kishte ftuar si mysafir nderi sportistin shqiptar me zemër njeriu për ta shpallur ambasador të tij. Ishte vetë kryetari i kryesisë së kësaj organizate të pavarur, joshtetërore dhe mbikonfesionale Wilfried Vyslozil që ia dorëzoi certifikatën e emërimit ambasador sportistit shqiptar me shtetësi gjermane.“Gëzohem shumë që Luan Krasniqi, prej më shumë se dhjetë vitesh na ndihmon që fëmijëve tu japin guxim për të ëndërruar” tha ndër të tjera kryetari Vyslozil, duke vënë dukje më tej se Krasniqi ka ndihmuar dhe ndihmon edhe tani të rinjtë gjermanë në orientimin e tyre profesional.
Luan Krasniqi punon që prej vitit 2006 për organizatën humanitare “SOS Kinderdorf”. Në fushatën e zhvilluar me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit “6 f shatra SOS për vitin 2006”, Krasniqi kishte dhënë kontributin e tij për themelimin e këtyre fshatërave. Katër vite më parë, në vitin 2013, ai së bashku me shefin e gjigandit të industrisë automobilistike Porsche, Uwe Hück, një thaiboiksier profeisonal që kishte arritur të bëhet dy herë kampion i Europës dhe që fëmijërinë e kishte kaluar në shtëpi fëmijësh, ndërmori aksionin sportiv humanitar të boksit “Blaue Zwecke für gute Zwecke”. Në këtë eviniment sportiv u grumbulluan 50 mijë euro për fëmijët qö strehohen në SOS Kinderdorf-Prishtina.
“Unë i dëshiroj çdo fëmije të ketë mbështetje familjare. Dhe këtë mbështetje e ofron ‘SOS Kinderdorf’ në mënyrë unike”, tha Luan Krasniqi. “Dhe për këtë jam krenar të jem ambasador zyrtar i SOS Kinderdorf” tha me këtë rast Luan Krasniqi.
Si lindi organizata SOS-Kinderdorf? Gjithcka filloi nga një ide: një fëmijë, një nënë, një motër a vëlla, një fshat. Për t’u dhënë një kulm, një shtëpi fëmijëve që kishin mbetur pa prindër gjatë Luftës së Dytë Botërore Hermann Gmeiner themeloi fshatin parë për fëmijë në Imst të Austrisë në vitin 1949. Shtatë vite më vonë, në vitin 1956, themelohet një fshat i tillë edhe në Gjermani, në Ammersee. Sot SOS-Kinderdorf është i pranishëm në 133 vende dhe territore në botë me 2300 institucione. Në Gjermani në 41 institucione të tilla janë të angazhuar mbi 3500 punëtorë që ndihmojnë 95.000 njerëz. Një fshat i tillë për fëmijët shqiptarë që kanë mbetur pa prindër gjatë luftës së Kosovës është themeluar edhe në Prishtinë në vitin 2004. Në këtë institucion gjejnë shtëpinë e tyre edhe fëmijët e braktisur nga nënat e tyre pas lindjes, rreth 30-40 fëmijë të tillë në vit i dorëzohen SOS-Kinderorf-it në Prishtinë nga ana e Klinitkës obstetrike të kryeqytetit kosovar. Luan Krasniqi është kujdesur në mënyrë të vecantë për fëmijët e këtij institucioni, duke iniciuar aksione për mbledhjen e parave në truallin gjerman.
Se c’rëndësi ka kjo organizatë humanitare për shtetin gjerman më së miri e dëshmon fakti që vetë ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel e vizitoi simpoziumin e SOS-Kinderdorf që u mbajt në Salzgitter në Saksoni vetëm tre ditë para se Luan Krasniqi të emrohej ambasador zyrtar i kësaj organizate.
Luan Krasniqi në rolin e ambasadorit në të mirë të kombit të tij në fakt është aktiv që nga vitet 1990 kur u ngrit me shpejtësinë marramendëse të një komete në qiellin e sportit europian dhe botëror. Sukseset e tij në sportin e boksit amator dhe profesional dhe performanca e tij e shkëlqyer mediale, ai flet rrjedhshëm pos gjuhës shqipe edhe disa gjuhë botërore, kishin një vetëvetiu edhe një dimension politik-diplomatik, sepse kur flitej për sukseset e tij flitej njëkohësisht edhe për origjinën dhe problemet e kombit të cilit i përkiste Luan Krasniqi, një pjesë e të cilit jetonte në rrethana apartheidi, i përjashtuar nga cdo e drejtë, përfshirë këtu edhe diskriminimin e sportistëve shqiptarë. Në këtë funksion, të diplomatit, të ambasadorit të Kosovës në Gjermani, ishte edhe disa muaj më parë me rastin e arrestimit në Francë të kandidatit të tanishëm për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj. Para se ta vizitonte atë atje, ai i shkroi kancelares Angela Merkel dhe disa funksionarëve të tjerë të lartë patrtiakë dhe shtetërorë gjermanë, me të cilët ai ka njohje personale, me kërkesën që ata të angazhohesin për lirimin e heroit të gjallë të Kosovës, sic e quante ai Ramush Haradinajn.
Shteti shqiptar dhe ai i Kosovës duhet të interesohen për këtë legjendë sportit që emrin e shqiptarit e coi deri në majat më të sportit botëror në një prej kohëve më vështira për kombit tonë, në dhjetvjecarin e fundit të shekullit të kaluar.

FJALIM HISTORIK I SEKRETARIT MATTIS NE QENDREN”GEORGE C.MARSHALL”

$
0
0

 

Secretary of Defense James Mattis delivers an address to more than 200 people at a 70th Anniversary of the Marshall Plan Commemoration ceremony held at the George C. Marshall European Center for Security Studies on June 28, 2017. (Marshall Center photo by Karl-Heinz Wedhorn)
Fjalimi i plotë i sekretarit Mattis në Qendrën e Studimeve George C.Marshall/

Një fjalim historik që riafirmon vazhdimësinë e strategjisë 70 vjecare te SHBA, mbështetjen ndaj NATO-s dhe aleatëve evropianë. Ndërkohë hedh poshtë parashikimet dhe skepticizmin e mjaft analistëve e “strategjistëve” në Shqipëri e diasporë për qëndrimin politik, ushtarak e diplomatik të SHBA në Ballkan, Evropë e më gjerë.

Mattis ne qendren marshall 1

Jim Garamone, Zyra e shtypit e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA/

Përktheu per DIELLI-n Shefqet&Herion Kërcelli/
UASHINGTON, 28 qershor 2017 – Gjatë fjalimit të mbajtur në George C. Marshall, Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani, Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis tha se, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërtojnë trashëgiminë e George C. Marshall dhe riafirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sistemit të mbrojtjes kolektive të NATO-s.  “Angazhimi i SHBA-ve ndaj garantimit të sigurisë së Nenit 5 të NATO-s, është i palëkundur,” tha Mattis gjatë fjalës së tij, me rastin e 70 vjetorin të Planit Marshall, një plan që shpëtoi miliona evropianë nga uria dhe sundimi sovjetik. Sipas nenit 5, një sulm ndaj një vendi partner të NATO-s, konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve. Nisma e Planit Marshall, nga ishsekretari George C. Marshall, nën mbështetjen e popullit amerikan, siguroi më shumë se 13 bilionë dollarë mbështetje ekonomike, që bëri të mundur rindërtimin e ekonomive të Evropës Perëndimore pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ushtaraku George C. Marshall, Shtetet e Bashkuara

  1. Marshall u lind më 31 dhjetor 1880 dhe vdiq më 16 tetor 1959. Ai shërbeu si oficer nga Instituti Ushtarak i Virxhinias dhe mori pjesë në Luftën e Parë Botërore. Shërbeu në Ushtrinë amerikane gjatë viteve 1920 dhe pa efektet e Depresionit të Madh për bashkatdhetarët e tij.

Kur Gjermania naziste pushtoi Poloninë më 1 shtator 1939, duke filluar Luftën e Dytë Botërore në pjesën evropiane, Marshall u bë Shefi i Shtabit të Ushtrisë amerikane në po këtë ditë. Ai ishte një nga arkitektët e fitores të kësaj lufte, duke ngritur dhe vendosur ne frontet e luftes një ushtri prej 10 milionësh, që në bashkëpunim me aleatët mposhën diktaturat, që sollën vuajtje të pallogaritura në botë. Pasi Marshall u largua nga detyra aktive, ai shërbeu si Sekretar i Shtetit, dhe në atë cilësi ai propozoi Planin e tij Marshall, të cilin e paraqiti gjatë një fjalimi në Universitetin e Harvardit në Kembrixh të Masaçusetsit, në vitin 1947.
Sipas planit, Shtetet e Bashkuara shpenzuan 13 bilionë dollarë për të ushqyer kontinentin dhe për të investuar në ndërtimin e ekonomive të këtyre vendeve të shkatërruara, në mënyrë që ata të mund të siguronin qytetarët e tyre. Vizioni i Marshall ishte për një Europë të tillë: “një kontinent paqësor, i zellshëm dhe i begatë, i lirë nga tirania, që zotëronte forcën ushtarake për t’u mbrojtur nga cdo agresion”, tha Mattis.

Siguria në Evropë.

Por plani Marshall ishte më shumë se kaq. Ishte koncepti amerikan se siguria në Evropë – në të vërtetë në të gjithë botën – ishte në interesin më të mirë të vendit. “Dëshira për një të ardhme më të sigurt, një gjeneratë që e shihte të lidhur sigurinë e saj me sigurinë e të tjerëve, tha sekretari Mattis. “Ata patën guximin të pranonin të gjitha përpjekjet kolektive që duhej të ndërmerreshin për të shmangur përsëritjen e gabimeve që cuan në Luftën e II-B”. Duke vijuar: “Dhe, nëse liria kërcënohet dhe lufta është e pashmangshme, atëherë duhet të ndërmerren të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt që të jetë e mundur”. Brezat pas Luftës së Dytë Botërore kuptuan nevojën e mbrojtjes kolektive; Ata e panë të nevojshme bashkëpunimin me aleatët dhe ndërthurjen e diplomacisë, ekonomisë dhe fuqisë ushtarake për të formësuar botën, theksoi Mattis. “Marshall e dinte kursin historik dhe kushtet nga të cilat varej ecuria e tij”, tha Sekretari i mbrojtjes. Kështu “Plani Marshall lejoi qindra miliona njerëz të mbijetojnë nga paslufta, të jenë të sigurt për nevojat bazë: ushqimin, sigurinë, sundimin e ligjit dhe liritë thelbësore politike”. Deri në vitin 1967, produkti i brendshëm bruto për kokë, i një banori të Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë ishte dyfishuar, vuri në dukje ai. Lufta kishte shkatërruar Evropën. Mbi 14 për qind e popullsisë së para luftës vdiq ose u zhvendos, vuri në dukje Mattis. “Njerëzit tanë përjetuan tmerret që mund të ndodhin kur liria është e rrezikuar, kur paqja dhe civilizimi ndalohen, kur dialogu dështon dhe shoqëritë tona përfshihen në luftë totale”, tha sekretari.

Partneriteti Evropian, Udhëheqja

Plani kërkoi partneritet dhe udhëheqje evropiane – ajo nuk mund të imponohej nga Shtetet e Bashkuara apo organizatat ndërkombëtare, tha Mattis.

Vlerat Perëndimore ja vlejtën të mbrohen. Dhe kjo u bë, duke u bazuar në Planin Marshall për të krijuar institucionet që kanë siguruar stabilitetin dhe paqen në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, tha sekretari i mbrojtjes.

“Evropa u shndërrua nga një konsumator i sigurisë në një ofrues të sigurisë, diçka që Marshall dëshironte me zjarr, sepse kurrë nuk e kishte parashikuar se Amerika do ta mbante këtë barrë vetëm”, tha Mattis. “Ai e dinte nga përvoja e tij se kjo duhej bërë nga të dy palët, se të dy kishin përfitimet dhe barrën e saj.”

Në 72 vitet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, aleatët evropianë të Amerikës kanë kontribuar në operacione globale të udhëhequra nga SHBA në shkallë të gjerë, tha ai. “Ndër kontributet kryesore përmendim 39,000 pjesëtarë aleatë që luftuan e po vazhdojnë luften me Shtetet e Bashkuara në Afganistan dhe 59,000 aleatë që luftuan me ne në Irak”, tha Mattis. ” Ne nuk duhet të lejojmë që vitet e kaluara që nga viti 1947, të na verbojnë për të parë realitetin e tanishëm. Sic siguruam liri për ata njerëz që u rritën me frikë e jo të lirë, të uritur dhe nga tmerret e luftës botërore, ne nuk mund ti largohemi përgjegjësisë për të siguruar të njëjtat liri brezave të ardhshem “.
Iniciativa evropiane e Risigurimit.

Në fjalim Sekretari Mattsi përmendi angazhimin e SHBA-së për Iniciativën Europiane të Risigurimit, e cila u rrit në 4.8 miliardë dollarë në kërkesën buxhetore të viti 2018 dhe vazhdimin e pjesëmarrjes së SHBA-së në operacionet e ardhshme të NATO-s deri në vitin 2020. “Përtej ndonjë fjale në gazeta, ju mund ta gjykoni Amerikën me vepra të tilla”, tha ai. “Kjo është ajo që ne jemi. Ne – Amerikë, Gjermani, Evropë, Perëndim – rrezikojmë jetën që një fëmijë në Berlin të mund të hajë i qetë; Ne luftojmë terroristët në errësirë, kështu që ata nuk mund të vrasin njerëz të pafajshëm në koncerte. Kombet tona qëndrojnë së bashku si ishuj demokratikë të stabilitetit, në një botë të mbushur me ndryshime. ” Fakulteti i Qendrës Marshall, stafi, studentët dhe tëdiplomuarit mbajnë trashëgiminë e emrave të kësaj qendre, tha Mattis. “Për ju studentët, kur të ktheheni në shtëpi, keni një mundësi të artë për të mbyllur derën e luftës, duke ushtruar autoritetin tuaj moral dhe përgjegjësinë e brezit tuaj për të mbrojtur lirinë”, tha ai. “Vlerat janë vlerat perëndimore – respektimi i një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe i sovranitetit kombëtar, liria e fjalës, liria e fesë dhe dinjiteti i njeriut. Këto vlera janë nën rrezik në kontinent. Rusia po përpiqet të mbrojë veten për të minuar synimin e një kontinenti të tërë, për të qenë i lirë dhe në paqe, tha sekretari Mattis.

Marrëdhëniet me Rusinë

“Shtetet e Bashkuara kërkojnë bashkëpunim me Rusinë. Ashtu siç bën aleanca e NATO-s, “tha ai. “Por Rusia duhet ta dijë atë për të cilën ne qëndrojmë dhe atë që nuk do të tolerojmë: ne qëndrojmë për liri dhe kurrë nuk do të dorëzojmë lirinë e popullit tonë apo vlerat e aleancës sonë që ne i kemi të shenjta”. Duhet të respektojë parimin e barasizë. Sekretari tha se ka miliona njerëz të dekurajuar në Rusi, të cilët kanë nevojë për frymëzim. “Udhëheqësi i tyre që bën shkatërrime përtej kufijve rusë, nuk do të rivendosë fatin apo të zgjojë shpresën e tyre,” tha ai.

Ndërkohë që aleatët e NATO-s do të parandalojë e përballojnë cdo agresion me vendosmëri. Aleanca do të lërë derën hapur për një Rusi që ndryshon nga vija e saj dhe “respekton sa duhet njerëzit e saj për  t’ju përmbajtur ligjit ndërkombëtar dhe kështu të fitojë paqen që ne të gjithë i ofrojmë”, tha Mattis.

NATO po bën pjesën e vet, tha ai, duke dërguar trupa në shtetet e vijës së frontit të Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë për të demonstruar vendosmërinë e aleancës. “Ky është një shembull i thellë i një NATO të bashkuar,” tha Mattis. “Aleanca jonë ka qenë prej kohësh një forcë stabilizuese në Evropë dhe ndihmon konkretisht në ruajtjen e rendit ndërkombëtar, të bazuar në rregulla. Ajo shërben për të mbajtur paqen dhe për të mbrojtur vlerat e përbashkëta që u frymëzuan e rritën nga iluminizmi “. Bota është në një tjetër sfidë të historisë, tha Mattis.

“Ndaj duart dhe mëndjet tona duhet që ta shtyjnë në drejtimin e duhur fatin e historisë”, përfundoi fjalën e tij sekretari Mattis.

SHBA 241 VITE PAVARËSI, FESTOHET NË KOSOVË

$
0
0

-Prej 21 vitesh me prani diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë/

2 Greg ushtaret

-Në Kosovë tradicionalisht festohet 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – të miqësisë së përjetshme dhe raporteve të veçanta/

2 ambasadori Greg Delawe

-Ambasadori Greg Delawie: Festojmë përvjetorin e 241-të të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të 21-tin të festimit të kësaj dite nga ana e qeverisë sonë këtu në Kosovë/

ZYRA-AMERIKANE-NE-PRISHTINE-hapja-6qershor1996

-Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja para 21 viteve/

1 Behlul-Jashari-Kosove

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

2 Delaue

PRISHTINË, 1 Korrik  2017/ Në Kosovë tradicionalisht festohet 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së vendit të miqësisë së përjetshme dhe raporteve të veçanta – Shteteve të Bashkuara të Amerikës , të cilat janë të parat nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë, që prej 21 vitesh, përvjetor ky i theksuar edhe nga ambasadori Greg Delawie, në një pritje ceremoniale mbrëmë.

“Sonte kemi rastin të festojmë – të festojmë përvjetorin e 241-të të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të 21-tin të festimit të kësaj dite nga ana e qeverisë sonë këtu në Kosovë”, u shpreh ambasadori amerikan.

Në festën, ku merrte pjesë edhe delegacioni i shtetit të Iowas-SHBA ambasadori tha se është e jashtëzakonshme që po shohim se marrëdhëniet përmes programeve të shteteve simotra dhe partneritetit shtetëror po vazhdojnë të thellohen.

“Nuk ka dyshim që Kosova ka arritur shumë në këto 21 vjet, përparimi është i pamohueshëm. Por, mendoj se është e qartë që entuziazmi i hershëm është zbehur paksa”, theksoi ambasadori amerikan, duke shprehur edhe besimin se Kosova është në një pikë kthese drejt të ardhmes me më shumë ndryshim pozitiv.

“Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pasur një pikë kthimi thelbësore 11 vjet pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë. E çka është interesante, ajo pikë kthimi po ashtu kishte të bënte me formimin e qeverisë së re”, tha Delawie, pasi foli edhe për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë.

Ambasadori më tej vlerësoi se, gjatë 21 viteve të kaluara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar përparim të madh në Kosovë – çaste të panumërta kur qeveria dhe qytetarët u bashkuan për të marrë vendimet e duhura për rrugën që Kosova duhet ta ndjekë përpara.

“Por, po ashtu kemi qenë dëshmitarë edhe të ngërçit dhe ngecjes – kohëve kur politika dhe motivet e fshehta kanë parandaluar përparimin në vend që ta mbështesin atë. Në këtë pikë kthimi, nuk kemi më kohë për ngërç, është koha për përparim. Këtë e duan qytetarët e Kosovës dhe këtë e meritojnë”, theksoi ambasadori i SHBA në Prishtinë.

Ai vijoi se, sas 21 viteve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuara për përparimin në Kosovë.

“Mbesim të përkushtuara për Kosovën si shtet sovran, demokratik, shumetnik në paqe me fqinjtë e saj dhe plotësisht të integruar në komunitetin botëror. Do të kemi kënaqësinë të punojmë me ata që i ndajnë këto vlera. Kam shpresë se do t’i shohim udhëheqësit, qeveritarë dhe opozitarë, që e demonstrojnë përkushtimin e njëjtë. Udhëheqës, që demonstrojnë vlerën e kompromisit për hatër të zgjidhjes, si dhe vlerën e bashkëpunimit për hatër të përparimit të përbashkët. Udhëheqës me vizion dhe vendosmëri për ta krijuar të ardhmen e Kosovës si demokraci e rëndomtë evropiane”, u shpreh ambasadori amerikan, Delawie.

Që prej 21 vitesh, SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. Në vitin 1996, në 12 janar, Presidenti historik Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera midis SHBA dhe Kosovës, dhe tregon kujdesin e vazhdueshëm amerikan për gjendjen në Kosovë dhe çështjen e Kosovës”, theksonte Rugova dhe shfaqëte shpresën se edhe vende të tjera, nga Evropa, do të hapnin zyra të tilla në Kosovë.

Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në 6 qershor 1996. Presidenti Rugova bashkë me familjen ka marrë pjesë në hapjen solemne të Zyrës Amerikane në Prishtinë, në një ditë historike.

Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi.

Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja para 21 viteve.

Pas përfundimit të luftës, në Kosovën e lirë, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë (USOP) rifilloi të punojë në shtator të vitit 1999.

USOP përfaqësonte Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), Departamentin për Drejtësi dhe Departamentin për Mbrojtje.

Më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë në 8 prill 2008, ndërsa, po atë vit historik, në 18 korrik, Tina Kaidanow është betuar si Ambasadore e parë Amerikane për Republikën e Kosovës.

Zyra e SHBA-ve në Prishtinë u bë Ambasadë në një ceremoni ku kanë marrë pjesë udhëheqësit më të lartë të Kosovës. “Si rezultat i statusit të ri të Kosovës si vend i pavarur, i njohur nga shumë prej kombeve më të fuqishme dhe më të përparuara të botës, na është dhënë leja nga Kongresi i SHBA-ve për t’u hapur formalisht si ambasadë e Shteteve të Bash kuara”, ka thënë Kaidanow në ceremoninë solemne.

Ajo ka shtuar se, “derisa Zyra e SHBA-ve në Prishtinë ka funksionuar për shumë vite me të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat e një misioni të zellshëm diplomatik, emërimi si ambasadë pasqyron një fazë të re në zhvillimin tonë dhe nënvizon përkushtimin tonë të thellë dhe të qëndrueshëm për të punuar për përparimin e Kosovës dhe popullit të saj”.

Në 1 korrik 2009 Prishtina ndau 5 hektarë truall për ndërtimin e objektit të ri të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Në 5 maj 2015, në Prishtinë u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në 21 gusht 2015, Ambasadori i ri, aktual, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, dorëzoi letrat kredenciale.

Pavarësinë e Kosovës të shpallur në 17 Shkurtin historik 2008 Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur që në ditën e parë pas shpalljes.

Fjala e ambasadorit Delawie me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, 30 qershor, 2017

Mirëmbrëma dhe urime Dita e Pavarësisë të gjithëve!

Kam kënaqësinë që po ju pres të gjithëve sonte në ndejën tonë në plazhin Northeastern. Në veçanti dëshiroj t’i shpreh mirëseardhje Adjutantit të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral-majorit Timothy Orr, Sekretarit të Bujqësisë të Ajovës, zt. Bill Northey, si dhe tërë delegacionit të Ajovës – prej zhvillimit ekonomik e deri te arsimimi i lartë – që janë me ne sonte. I falënderojmë të gjithë ajovasit që kanë ardhur nga plazhi i tyre te i yni. Është e jashtëzakonshme që po shohim se marrëdhëniet përmes programeve të shteteve simotra dhe partneritetit shtetëror po vazhdojnë të thellohen.Sonte kemi rastin të festojmë – të festojmë përvjetorin e 241-të të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të 21-tin të festimit të kësaj dite nga ana e qeverisë sonë këtu në Kosovë. Mendoj se është e udhës t’ia fillojmë mbrëmjes me një dolli: Nga e kaluara te e ardhmja jonë, të ngrejmë dolli për miqësinë dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe të gjërave që mund t’i arrijmë së bashku për të mirën e përbashkët të të dy vendeve tona. Gëzuar!Nuk ka dyshim që Kosova ka arritur shumë në këto 21 vjet; përparimi është i pamohueshëm. Por, mendoj se është e qartë që entuziazmi i hershëm është zbehur paksa. Po shohim më shumë ngecje e më pak përparim. Më shumë njerëz shqetësohen më tepër për mbrojtjen e të ardhmes së tyre politike se sa për të ardhmen e vendit të tyre. Qytetarët e Kosovës e shohin këtë po ashtu. Disa e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke migruar jashtë vendit, të tjerët e shprehën pakënaqësinë duke i “prishur fletëvotimet” në zgjedhjet e para disa javëve.Besoj që Kosova sot është në pikë kthimi. Çka do të shohim përderisa shikojmë kah e ardhmja? Më shumë ndryshim pozitiv apo më shumë ngecje? Gjatë vitit të ardhshëm, a do të përparojë më shumë ky vend, a do të ecë përpara në rrugëtimin drejt integrimit evroatlantik dhe të përmirësimit të jetës së qytetarëve apo do të qëndrojë në një vend? Mendoj se zgjidhja dhe rezultati i asaj zgjidhjeje do të përcaktohet në masë të madhe nga njerëzit që janë sonte këtu.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pasur një pikë kthimi thelbësore 11 vjet pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë. E çka është interesante, ajo pikë kthimi po ashtu kishte të bënte me formimin e qeverisë së re. Në vapën përcëlluese të verës së 1787-tës, përderisa etërit themelues po debatonin për strukturat e një qeverie të re kushtetuese, një çështje dukej e patejkalueshme: ajo e përfaqësimit. Si do të përfaqësohej çdo votues dhe çdo shtet në qeverinë e re? A do bazohej ky përfaqësim në numrin e popullatës apo do të kishte përfaqësim të barabartë të secilit shtet? Nuk kishte pajtim të plotë për këtë dhe ngërçi i krijuar kërcënonte t’i shkatërronte të gjitha përpjekjet për nxjerrjen e Kushtetutës së re. Gjërat dukeshin të pashpresa deri në çastin kur dy kolegë, Roger Sherman dhe Oliver Ellsworth, dolën me një zgjidhje radikale: sistem dydhomësh ose bikameral: njëra dhomë me përfaqësues të zgjedhur sipas numrit të popullatës — Dhoma e Përfaqësuesve, dhe dhoma tjetër me përfaqësim të barabartë të shteteve — Senati. Kjo ide u bë e njohur si “Kompromisi i madh” dhe paraqet pikën e parë të madhe të kthimit në historinë e Kushtetutës sonë.

Kompromisi i madh paraqet një mësim të rëndësishëm për udhëheqësit sot, veçanërisht përderisa Kosova fillon ta formojë qeverinë e vet të re. Levat ndërkombëtare që kanë mbështetur vendimmarrjen në Kosovë në të kaluarën nuk janë aq aktive sa dikur. Bota është e shpërqëndruar; shumë vende janë të preokupuara me çështjet e brendshme. Sytë e të gjithëve nuk janë të kthyer nga Ballkani tash. Gjithnjë e më shumë po llogarisim në juve për t’i marrë vetë vendimet tuaja dhe për ta marrë përgjegjësinë për to.

Në të kaluarën, Kosova ka tërhequr vëmendjen e botës për arsye negative: për shkak të luftës, dhunës, hakmarrjes, korrupsionit. Sot, Kosova duhet ta rikthejë vëmendjen e botës në kuptim pozitiv: duke demonstruar me veprimet e veta se jeton në përputhje me vlerat evroatlantike të klubeve që aspiron t’iu bashkohet. Udhëheqësit kosovarë duhet ta demonstrojnë këtë dhe duhet t’i bindin bashkëqytetarët e tyre për t’i mbështetur.

Në demokracitë si e juaja dhe e jona, nuk duhet të ketë aspak dyshim për kë punojnë të gjithë këta prijës — jo për ndonjë parti, rajon a të afërm, por për interesat më të mirë të vendit. Për mua, kjo është trashëgimia e qëndrueshme e Kompromisit të madh: Udhëheqësit u bënë bashkë në një pikë kthimi të historisë së kombit, duke lënë anash interesat e tyre personalë apo partiakë për të gjetur zgjidhje për të mirën më të madhe. Këta udhëheqës e kuptuan se kishin përgjegjësi më të madhe: ndaj tërë popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç tha Roger Sherman atëherë: “Qeveria krijohet për ata që jetojnë nën të”.

Gjatë 21 viteve të kaluara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar përparim të madh në vendin tuaj — çaste të panumërta kur qeveria dhe qytetarët u bashkuan për të marrë vendimet e duhura për rrugën që Kosova duhet ta ndjekë përpara. Por, po ashtu kemi qenë dëshmitarë edhe të ngërçit dhe ngecjes – kohëve kur politika dhe motivet e fshehta kanë parandaluar përparimin në vend që ta mbështesin atë. Në këtë pikë kthimi, nuk kemi më kohë për ngërç; është koha për përparim. Këtë e duan qytetarët e Kosovës dhe këtë e meritojnë.

Përderisa kremtojmë këtu përvjetorin e 21-të të Ditës së Pavarësisë së bashku, shpresoj se të gjithë mund të pajtohemi — prej qeverisë e deri te opozita dhe prej bujkut e deri te shërbyesi civil – se Kosova nuk mund t’ia lejojë vetes të shpenzojë më shumë kohë apo energji duke qëndruar në një vend. Ajo duhet t’i kthehet vendosmërisht të ardhmes dhe ta ngazëllejë botën me përparimin e saj. Duhet të vë sistem të sundimit të ligjit që garanton mbrojtje të barabartë dhe llogaridhënie të barabartë për të gjithë. Ajo tashmë e ka demonstruar se mund të mbajë zgjedhje sipas mënyrës perëndimore; tani duhet të demonstrojë se mund të qeveriset në të njëjtën mënyrë.

Pas 21 viteve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuara për përparimin në Kosovë. Mbesim të përkushtuara për Kosovën si shtet sovran, demokratik, shumetnik në paqe me fqinjtë e saj dhe plotësisht të integruar në komunitetin botëror. Do të kemi kënaqësinë të punojmë me ata që i ndajnë këto vlera. Kam shpresë se do t’i shohim udhëheqësit — qeveritarë dhe opozitarë — që e demonstrojnë përkushtimin e njëjtë. Udhëheqës, që demonstrojnë vlerën e kompromisit për hatër të zgjidhjes, si dhe vlerën e bashkëpunimit për hatër të përparimit të përbashkët. Udhëheqës me vizion dhe vendosmëri për ta krijuar të ardhmen e Kosovës si demokraci e rëndomtë evropiane.

Ju faleminderit. Ju faleminderit që jeni këtu dhe që po kremtoni me ne.

Urime Dita e Pavarësisë!

Ambassador’s Remarks at 2017 Independence Day Celebration, June 30 2017

Mirembrema; Dobra vecer; Good evening, and happy Independence Day to you all!

It is my pleasure to host all of you tonight for our Northeastern Beach Party, but I want to give a special welcome to Adjutant General of the Iowa National Guard Major General Timothy Orr, Iowa Secretary of Agriculture Bill Northey, and the rest of the Iowa delegation—from economic development to higher education—who are joining us this evening.  Thanks to all the Iowans for coming from their beach to ours.  It’s great to see the Sister State and State Partnership relationships between Iowa and Kosovo continuing to expand.

Tonight is a chance for celebration—celebration of the 241st anniversary of the United States’ Declaration of Independence, and our government’s 21st such celebration here in Kosovo.  I think it’s appropriate to start the evening with a toast— From our past to our future, here’s to the enduring friendship and partnership of the United States of America and the Republic of Kosovo, and to what we can accomplish together for the common good of our two nations.  Gëzuar!  Živeli!  Cheers!

There is no doubt that Kosovo has come a long way over these 21 years; the progress is undeniable.  But I think it’s clear that some of the early enthusiasm has waned.  We are seeing more stalemate and less progress.  Too many people are more concerned with protecting their own political futures rather than their country’s future.  Kosovo’s citizens see this too.  Some show their unhappiness by emigrating abroad.  Others expressed frustration by turning in “spoiled ballots” in the recent election.

I believe that today Kosovo is at a turning point. As we look to the future, what will we see?  More positive change or more stagnation?  In the next year, will this country make progress, moving forward on its path to Euro-Atlantic integration and improving the lives of its citizens—or will it stay put?  I think the choice and its outcome will be determined in no small measure by the people here tonight.

There was also a crucial turning point in the United States, 11 years after our Declaration of Independence.  And interestingly enough, it also involved the creation of a new government.  In the wilting summer heat of 1787, as our Founding Fathers debated the structures of a new Constitutional government, there was one issue that seemed insurmountable—the question of representation.  How would each voter and each state be represented in the new government?  Would it be based on population or equal representation of the states?  There was no consensus, and the deadlock threatened to destroy the entire effort to craft a new Constitution.  Things seemed hopeless until two colleagues, Roger Sherman and Oliver Ellsworth, came forward with a radical solution—a two-chamber, or bi-cameral, system: one elected according to a state’s population – the House of Representatives– and one where each state would have equal representation, the Senate.  This idea came to be known as “The Great Compromise”—the first major turning point in our Constitution’s history.

The Great Compromise is an important lesson for leaders today, especially as Kosovo begins to form its new government.  The international levers that have supported Kosovo’s decision-making in the past are not as active as they used to be.  The world is distracted; many countries are preoccupied with internal issues.  All eyes are not on the Balkans now.  We are counting more and more on you to make your own decisions, and to accept responsibility for them.

In the past, Kosovo drew the world’s attention for negative reasons:  war, violence, retaliation, corruption.  Today, Kosovo needs to win the world’s attention in a positive sense; by demonstrating with its actions that it is living according to the Euro-Atlantic values of the clubs it aspires to join.  Kosovo’s leaders need to demonstrate this, and they need to persuade their citizens to support them.

In a democracy such as ours and yours, there should be no doubt who all of those leaders work for—not for a party, not for a region, not for a relative, but for the best interests of the country.  For me, this is the enduring legacy of the Great Compromise:  Leaders coming together at a turning point in the nation’s history; putting aside personal and partisan interests to find a solution for the greater good. These leaders recognized that they had a bigger responsibility: to all the people of the United States.  As Roger Sherman said, “Government is instituted for those who live under it.”

Over the past 21 years, the United States has witnessed great progress in your country—countless moments where the government and the citizens came together to make the right decisions for Kosovo’s path forward.  But we have also witnessed stalemate and stagnation—times where politics and ulterior motives prevented progress instead of supporting it.  At this turning point, we don’t have any more time for stalemate; it is time for progress.  That is what Kosovo’s people want, and it is what they deserve.

As we celebrate our 21st Independence Day together, I hope we can all agree—from the government to the opposition, and from the farmer to the civil servant– Kosovo cannot afford to waste any more time or energy staying in the same place.  It needs to turn decisively toward the future and impress the world with its progress.  It needs to establish a rule of law system that guarantees equal protection and equal accountability for all.  It has already demonstrated it can run western-style elections; now it needs to demonstrate it can be governed in the same style.

After 21 years, the United States of America remains committed to progress in Kosovo.  We remain committed to Kosovo as a sovereign, democratic, multi-ethnic state at peace with its neighbors and fully integrated into the global community.  We will be happy to work with those who share these values.  My hope is that we will see leaders—government and opposition– who demonstrate the same commitment.  Leaders who demonstrate the value of compromise for the sake of resolution, and collaboration for the sake of shared progress.  Leaders with the vision and the determination to create Kosovo’s future as a normal European democracy.

Faleminderit; Hvala; Thank you all for being here and for celebrating with us.

Happy Independence Day!

KOSOVA PARA 27 VITEVE DEKLARATË PAVARËSIE

$
0
0

1 Kosova kusht

 -Kuvendi i Kosovës në 2 Korrik 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese drejt Pavarësisë/
1 Iljaz RamajliNe Foto: Kryetari i Kuvendit-Iljaz Ramajli/
-“Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike…”, theksohej në vendimin historik/
 
-Kryetari i Kuvendit të asaj kohe, Ilaz Ramajli:  Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990 janë dy aktet kushtetuese juridike të rëndësishme që i kanë paraprirë mbajtjes së Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të shtatorit 1991/
 
-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova paralajmëronte dhe përshëndeste Deklaratën për Pavarësinë e Kosovës/
2 kusht KosNe Foto: Gazetari Behlul Jashari me Iljaz Ramajli/
SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
 
PRISHTINË, 2 Korrik 2017/ Kosova para 27 vitesh me Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 shpallte pavarësinë e saj, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.
“Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike…”, theksohej në vendimin historik, që merrej në seancën para dyerve të mbyllura e snajperëve në rrethana të shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur regjimi i Beogradit, pasi me “kushtetutën e tankeve” në marsin 1989 kishte suprimuar autonominsë që kishte Kosova element konstituiv i federatës me të drejtë vetoje.
“Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për çlirim, ndërsa kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’ u realizuar e plotë në 17 shkurt 2008”, shprehet nënkryetari në kohën e 2 Korrikut 1990 e pastaj edhe kryetari i Kuvendit, Ilaz Ramajli. Ai udhëheqte Kuvendin e Kosovës edhe kur miratoi Kushtetutën dhe më të shpalli Kosovën Republikë në një mbledhje në Kaçanik në 7 Shtator 1990, edhe kur u mbajt Referendumi për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur i shtatorit 1991, në të cilin pro votuan 99,87% në pjesëmarrjen masive të 87,01% të qytetarëve me të drejtë vote.
“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990 janë dy aktet kushtetuese juridike të rëndësishme që i kanë paraprirë mbajtjes së Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të shtatorit 1991. Jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatën e krijuar në ish Jugosllavi”, është shprehur Ramajl në një intervistë që kam zhvilluar.
Skenari i delegatëve të Kuvendit të Kosovës për aktin historik të 2 Korrikut të para 27 viteve ishte: Seancën do ta udhëheqë Bujar Gjurgjealo nga Prizreni, Deklaratën do ta lexojë Muharrem Shabani nga Vushtrria…dhe nëse ata do arresoheshinin, ishin caktuar edhe zëvendësit e tyre.
Deklarata Kushtetuese, bashkë me aktet e tjera madhore që e pasuan, Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit të po atij viti e Referendumin për Pavarësi të ditëve të fundshtatorit 1991, shënonte kthesën historike drejt së nesërmes – të sotmes së Kosovës së lirë tash mëse 18 vjet nga qershori 1999, Kosovës shtet nëntë vite – Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurt 2008, të njohur deri tani nga 114 shtete anëtare të OKB-së.
“Fillim i së nesërmes”” ishte titulli i redaksionalit që kam shkruar në 2 Korrik 1990, duke qenë me delegatët në atë ngjarje historike, të botuar të nesërmen në ballinën e gazetës tradicionale të vetme shqipe kosovare në atë kohë Rilindja, ku theksoja se, “Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…”
Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 i kishin paraprirë unifikimi i plotë i faktorit shqiptar në Kosovë, kërkesat gjithëpopullore për Kosovën Republikë, për liri e pavarësi, konfrontimi i hapur i institucioneve të Kosovës me ato të Serbisë, Deklarata e Akademisë së Shkenacave dhe të Arteve të Kosovës për pozitën e re kushtetuese të Kosovës, si dhe qëndrimet e Këshillit ndërpartiak të Kosovës, të cilat ishin në të njëjtën frymë, me vizionin e Kosovës së pavarur.
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte e shkruar me makinë shkrimi vetëm në një faqe, në një letër, një ekzemplar të së cilës e kam të ruajtur edhe pas 27 vitesh, që kur ma dhanë vetë delegatët në mbledhjen historike të Kuvendit të Kosovës, menjëherë pasi u lexua.
“Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë”, përfundohej në Deklaratën Kushtetuese të votuar dhe nënshkruar nga 114 delegatë.
 
 
PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA PARALAJMËRONTE DHE PËRSHËNDESTE DEKLARATËN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS TË 2 KORRIKUT 1990
Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në një intervistë të botuar në 15 prill 1990 në revistën “Fjala” në Prishtinë, duke komentuar debatet që zhvillohen në atë kohë thotë: “Ne si LDK pak më vonë do të dalim me një deklaratë kushtetuese që do të inkuadrohemi në këto debate për Kushtetutën e re”, duke paralajmëruar në këtë mënyrë Deklaratën e njohur Kushtetuese apo të Pavarësisë, siç do të quhet më vonë, të 2 Korrikut 1990, të Kuvendit të Kosovës.
Pak më vonë Presidenti historik Rugova do të deklarojë se, “pa shqiptarët si subjekt i barabartë politik nuk mund të ekzistojë as federata dhe as konfederata jugosllave” (“Hrvatski rubikon”, qershor Zagreb-Kroaci).
Në 2 Korrik 1990 në Prishtinë deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese. Rugova si kryetar i LDK-së, e cila tashmë tubonte rreth 700 mijë anëtarë, përshëndet dhe mbështet i pari këtë Deklaratë, duke e quajtur një dokument historik dhe Deklaratë për Pavarësinë.

2 Korriku memoria jonë e plogësht

$
0
0

5-Ilir-levonja-2-288x300-1

Nga Ilir Levonja/Florida/

4 dy korriku

1) Pranverë, viti 1990. Një gazetar italian, i hollë, me flokë të rënë, me mustaqe të zeza…, shëtiste në Shqipëri. Ai do fluturonte nëpër viset tona. Do futej nëpër zonat e larta. Në zonat e ulta. Në oborret e njerëzve. Do u bënte pyetje shqiptarëve. Të cilët disa me mburrje e disa me ironi. Do jepnin ato përgjigjet tona standarte. Plot kemi.

2 Korriku

Më kujtohen si tani ca sekuqenca nga një fshat në Myzeqe. Në një fshat të varfër vape, ku dy qe’ qaraviteshin në atë ngathtësinë karakteristike të qerres. Me atë indefrencë fyese prej botës që kollondrisjes prej qindra llojesh mjetesh motorike . Kurse ne me qe’ e buaj dhe zbukuronim parrullat. Një natyrë pikante, amorfe ku gjethet veshë varura nga pluhuri. U kishte vdekur era përsipër. Gjithçka gërrvërrej nga rrotat e këtij mjeti parahistorik, qerres së socializmit. 3 dy korrriku

Në krye qëndronte një njeri fisnik, djegur rrudhash, me dhëmbë të brejtur që ia tregonte qeshja pa gajle. Madje dhe stoiçizmi i sojit shqiptar: Që mirë jemi, mirë. Plot kemi. Poshtë armiqtë. Të rrojë partia.

Kamera i mëshoi parrullave. Në ca stalla. Kurse ai gazetari me sportivitet do na kujtonte për herë të pare absurdin e sukseseve tona. Në atë mënyrë rrëfimi që nuk ishin, ishim mësuar ne shqiptarët. Epoka televizive e jona qe e dominuar vetëm nga suksesi dhe arritjet e mëdha. Nga retushimet. Kurse ai, gazetari, emisioni i tij, i tregonte botës mbarë për mekanizimin dhe agregatet tona bujqësore, deri tek qerret. Dhe mjetet e tjera me të cilat ne ndërtonim socializmin.

2) Ky ishte Federico Fazzuoli i emisionit Linea Verde të RAIUNO-s. Një emision që transmetohej pasdreke, kryesisht me temë për bujqësinë në Itali dhe vendet rreth saj. Një emision që nuk i çonte asnjëherë shqiptarët tek RAIUNO. Ashtu si Domenica in, apo Carramba che sorpresa e Raffaella Carras. Por ja që e bëri kësaj radhe. Ne ishim të gjithë të shoguar për shkak të atyre emocioneve që provon kur shikon veten tënde me sytë e një të huaji. Që deri atë diell jete. Ishin në kokat tona si qënie që na donin vetëm të keqen. Pushtues, fashista, mafie e gjallë. Por edhe një Itali, Amerikë për shkak të dominimit me ekranet e saj. Botën e shout, sportit. Dhe serialet e filmave nga aty dhe bota mbarë.

E kam të gjallë si sot atë pasdite. Kur bashkë me një shokun tim, u sollëm nëpër qytet. Akoma i zbrazët nga vapa e pasdites. Nga periferia në periferi. Me dhjetra here. Distanca nuk është asgjë kur mendja nuk është me ty. Një soj turbullimi që edhe na bënte me turp. Edhe na tallte. Por edhe të pyesnim veten. Këta jemi ne? Ky është vendi që ne duam? Kështu duhet të jetë Shqipëria jonë? Kjo marrëzia kolektive?!

Dhe prapë na hidhëronte gojën, si uji i moçalit, i shushunjave.

Na irnoste përfytyrimin. Planet bajate për tu bërë pjesë e artit me hormone nga realizmi i heronjëve pozitiv. Ne çunat e fashionit të aranxhatave, përballë universit të Cinecittas perëndimore. Realiteti i munguar i vendit tone.

3) Dhe jo më larg se nga këto emocione, ndodhi edhe 2 korriku. Një lloj marazi që shpërtheu dhe bëri të papërfillshëm një regjim gjysmë shekullor. E gjitha kjo, ka hyrë në analet e kohës sonë si eksodi i 2 korrikut 1990. Ose ngjarjet e amabsadave. Shqiptarët tashmë ishin objekt jo më i emisioneve të bujqësisë. Por i rrebeshit të lajmeve televizive përtej Italisë. Ne bijtë e devotshmërisë sociale, mbi atdheun dhe patriotizmin. Bijtë e planeve 5-vjeçare, ushtarët e kështjellës shkëmb graniti buzë adriatikut, hekur e beton…, ishim kthyer në pushtues të ambasadave.

Një soj llave që nuk ka nevojë për armë. Kësisoj përcaktimet qeveritare të tipit tradhëtarë të atdheut. Të shitur tek borgjezia etj. Rrugeçërit …, nuk pinim më ujë. Rrugeçërit e vertetë qëndronin në zyrat me llak dhe makina shkrimi Olivetti. Njëriu me dogma mund të ushqehet për disa kohë. Po jo përjetësisht. Bota po vraponte kurse Shqipëria po vdiste për mend e kokës së dreqit. Shqiptarët vet, e kam ke veshi akoma, zërin e atij burri Gjakove kur më tha se, or bir një shtet që i ka çu koutat e gjatësisë së shqiptarëve, të burrit, në 1m e 50cm. Shqiptarin bojalli të folklorit, nuk është shtet, degjo bacën ti…., ja shiko atë që po kalon matanë. Shikoje. Atje përtej shkonte në punë të vet, një mesoburrë me mëngë përveshur, Një këmishë oficerash. Me një trastë supeve. Dhe me pantallona të errta me gjunjë të rjepur. Por, po të flasim me gjuhën e korçarëve do u themi bollka. Nuk ecte, megjithatë sandalet i bënin pluhur.

4) Edhe pse ishte pikënisja. Fryma, ajo u ezaurua nga zhvillimet e tjera.

Sidomos ato politike që erdhën më pas. Dhe që konkluduan me lëvizjen e dhjetorit, pluralizmin etj.

Shqiptarët lane ambasadat. Ambasadat nuk ishin më asgjë. As edhe portet. Nuk kishin nevojë të rrëmbenin vaporët. Krenarinë detare. U mjaftonin gomonet. Por ikja nuk ishte vetëm det. Kishim edhe malet.

5) Shqiptarët përkujtojnë shumë data. Çudërisht 2 korrikun jo. Po u kujtua ndonjë studio televizive. Ku ndonjë redaktor programacionesh ka ndonjë familjar, misionar të 2 korrikut, mire. Do japi ndonjë kronike.

Shqiptarët nuk e përjetojnë 2 korrikun. Pasi i bën me turp ikja. I bën me turp llava njerëzore e zogjve të socializmit. Kur hidhen në det nga lartësitë e vaporëve. Po, vërtet ashtu si fluturakët krahë njomë. I përplaseshin ujit. Nuk e përkujtojnë për shkak se i del boja demagogjisë aktuale. Edhe pse e vërteta është më kontribuese se sa çdo qeverisje, a stad shoqëror, sado reforma që pretendon të bëj ajo.

Shqiptarët i tremb e vërteta. Se në fakt 2 korriku, është një ngjarje që i përket të tërëve. Që i përket masës në përgjithësi. Pasi është nisja drejt Perëndimit. Dhe këtu nuk mund të përjashtojmë as familjet në favor të regjimit. Për më të thjeshtën arsye se ata sot janë pjesëmarrës dhe bashkëqytetarë në botën perëndimore.

Në mos drejtpërsëdrejti, janë përmes fëmijëve të tyre. Që kanë emigruar dhe po jetojnë aty. E që në një farë mënyre o një tjetër, janë ata që bëjnë dallimin midis sistemeve. Të atij që ndërtuan dhe atij që iu kundërvu. Dhe baballarët nuk kanë qejf që bijtë t’ua u kujtojnë. I kanë nervat tek maja e vështrimit.

6) Zakonisht historia i mban në sqetull ngjarjet e mëdha. Kështu edhe me 2 korrikun. Sepse është e tillë që shënon hapjen e një fondi ekonomiko-politik. Dhe qeveritarëve, të ashtuquajtur demokrat. Reformatorë të ekonomisë së tregut. Të shtetbërjes e demokracisë. Nuk u shkon për shtat

Edhe pse është nisja e transformimeve të vërteta demokratike. E transformimeve reale. Nuk mund të klasifikohet si datë që duhet të përkujtohet shtetërisht. Eshtë ndoshta një nga ngjarjet që do mbetet ngjarje për aq kohë sa mos të kemi një histori tonën. Ndofta edhe për faktin e thjesht. Që nuk prodhoi një lider politik. Dhe nuk ka se si… Prodhoi qytetarë perëndimorë. Ngjarje që nuk mori asnjëherë suport politik. Megjithëse ishte një shpërthim masash. Pra një ngjarje kapërcyell në fatet e popullit tonë.

Pse nuk është festë? Festë jo, por përkujtesë shtetërore? Ose të përkujtohet shtetërisht dhe solemnisht 2 korriku i vitit 1990? Aq më tepër që po shoh sot edhe nëpër webe, se edhe në Kosovë 2 korriku përkon me lëvizjet e para për pavarsimin e saj. Për afrimin e vendit po me Perëndimin? Arsyet janë të shumta. Por ndër më të rëndësishmet mund të përmëndim anën ekonomike. E vërteta që vret sytë, faktin që emigrantët, dërgesat, kanë qënë shtyllat bazë e ndërtimit të vendit. Jo të ardhurat nga puna aty. Shqiptarët në masë të madhe janë të papunë. Ose ku ka, kryesisht sektori administrate, pagat janë të pamjaftueshme. Ose të punësuar në zhgunin e një ekonomie informale. Paga jepet nga xhepi etj., kur ka pronari.

Shefave të shtetit nuk u pëlqen ky fakt. U pëlqen mburrja e tyre për sukseset imagjinare që ata pretendojnë.

Nuk përkujtohet për shkak edhe të politizimit më shumë se sa duhet, me ndarje kahesh, të vet popullit. Pjesa dërrmuese e qytetarëve e shikon prespektivën në dy rrugë, pjesëmarrjes në parti. Ose ikja jashtë shtetit.

Në të njëjtën kohë duke qënë një ngjarje dhe jo lëvizje, protagonistët e saj janë në Perëndim. Shumë prej tyre japin intervista dhe shpjegojnë në një apo tjetër mënyrë, atë ftohjen e emigrantit me vendin amë. Kjo edhe prej ndryshit Brenda tij. Ose rivështrimin me një koncept të ri të politkëbërjes aty. Për rrjedhojë edhe kur afrohen ata stonojnë. Stonojnë karshi tropikut politik shqiptar. Ku të dya gjysmat janë vetëm për njërin. Dhe njëri, vetëm për veten. Kësisoj edhe e vërteta e faktorëve të ndryshimeve në një vënd nuk ka si të jetë reale. Por arsyeja më e fortë, më reale. Dhe dominantja është ajo që tha me pak dhe shumë fjalë një përfaqësues i lartë politik i vendit, në Kuvend. ”Gjatë këtyre viteve janë shitur dhe blerë deputetë, gjykatës, kryetarë bashkish, kryetarë komunash, prokurorë e nënpunës etj”. Por edhe ky tepër vonë. Kur nuk e ka pushtetin. Kjo, dhe thjesht, sepse bindjet politike janë më forta se qytetarët.

Dhe e keqja më madhe për një vend, ka filluar kur shiten edhe vet ata, qytetarët. E keqja që nuk dihet se kur do mbaroj.

4 KORRIKU DHE MIQESIA E SHQIPTAREVE ME AMERIKEN

$
0
0

3 BislimNGA FATON BISLIMI*/

Miqësia e vërtetë dhe e sinqertë me SHBA-të për ne shqiptarët është si buka e uji. Miqët tanë amerikanë nuk na dojnë e përkrahit pahir. Ata na mbështesin sepse ne dhe shumë gjenerata paranesh shtruan rrugën e kësaj miqësie.Bislimi-AmbAmerikanLu

Që nga koha e Nolit e Konicës, vizionarët modern të kombit shqiptar gjithëherë e kanë parë ekzistencën jo vetëm politike, por edhe natyrale / biologjike të kombit tone si të ndërlidhur dhe të ruajtur direkt nga SHBA-të. Ata që atëherë, qysh në themelet e para të shtetit të shqiptar, sado i cunguar territorialisht që ishte, e bënë për vete dhe e kthyen në favor të së drejtës kombëtare shqiptare një vend me ndikimin më të madh në botë—bënë që Washingtoni të jetë zë që përcon kërkesat e drejta shqiptare në botë dhe njëkohësisht përkrah direkt realizimin e tyre.

4 Bislim

Në historinë tonë më të re, miqësia jonë strategjike dhe e përherëshme me SHBA-të u bë platformë e pazëvendësueshme politike e rezistencës aktive paqësore kundrejt okupuesit serb nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit Historik të vendit. Por edhe deri tek kjo ripërtritje e miqësisë sonë me SHBA-të nuk erdhi rastësisht, sikurse nuk kishte ardhur rastësisht as miqësia e Konicës e Nolit me Presidentin Wilson të SHBA-ve në fillim të shekullit XX. Qysh në atë kohë, shqiptarët e Amerikës kishin mbledhë fonde të mëdha për të përkrahur fushatën e Wilsonit dhe për t’i arsimuar sic duhet njerzit kyc të tij mbi cështjen shqiptare. Edhe në kohën e historisë sonë moderne, lidhjet e Kosovës me Washingtonit u mundësuan nga njerzë që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë t’i kontribuajnë kualitativisht kësaj marrëdhënie speciale. Ndër ta, kryesor dhe i pazëvendësueshem ishte Kongresisti Joseph DioGuardi, shqiptaro-amerikani me prejardhje nga arbreshët e Italisë së jugut. Ai hapi dyertë por edhe zemrat e Senatorëve dhe Kongresistëve më të rendësishëm amerikanë kundrejtë kauzës sonë, duke sjellë Rugovën në takime zyrtare në Washington për here të parë, e mandej edhe duke kthyer në favor të UCK-së dhe luftës së lavdishme clirimtare të popullit nën udhëheqjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, njerzit kyc të politikës së jashtme amerikane, e cila përfundimisht solli edhe intervenimin ushtarak të NATO-s që rezultoi me clirimin e Kosovës.Ishte dhe vazhdon po kjo miqësi strategjike me SHBA-të, e ndërtuar dhe trasuar në vazhdimësi nga lobi ynë në SHBA, nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen e DioGuardit dhe znj. Cloyes, që bëri Presidentin Bush të njoh pavarësinë e Kosovës, që siguroi përkrahjen e pashterur amerikane për demokratizimin e Shqiptarisë dhe anëtarësimin e saj në NATO, si dhe që mbajti në radar të politikës së jashtme amerikane cështjen shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginë të Preshevës.

Ky vit shënon 15 vjetorin e angazhimit tim me Ligën dhe punën e drejtpërdrejt me z. DioGuardi e znj. Cloyes si dhe me shume miq tanë në Kongres e Senat, duke përfshirë personalitete si Dole, McCain, Rohrabacher, Biden, etj., (si dhe shumë që nuk janë më ndër ne, si Lantos, Gilman, Hyde, etj.).  Nuk ka asnjë lloj karriere apo pozite (qoftë edhe shtetërore) që do të më kishte dhënë një privilegj e kënaqësi më të madhe. Nuk ka cmim apo kompenzim që paguan për ndjenja të tilla sic kam pasë rastin unë të kem—vizita e takime me njerzë shumë të mëdhenjë në Washington, DC, New York City, Boston, Chicago, Miami, Atlanta, San Francisco, Detroit, e gjithandej Amerikes e botës; takime zyrtare e vizita në Kongres e Shtëpi të Bardhë; në Senat dhe OKB; si dhe në rezidencat private të disa figurave kyce të politikës amerikane.

Tri ditët e fundit më bënë të reflektoj mbi këtë marrëdhënie kaq strategjike në mes shqitparëve dhe SHBA-ve dhe të ndihem mëse i nderuar që vlerësimet më të mira për punën tone tanimë i kanë dhe po i bëjnë edhe përfaqësuesit e SHBA-ve në Ballkan. Për nder të ditës së pavarësisë së SHBA-ve, të enjtën, pata nderin e vecante dhe kënaqësinë të jem prezent në pritjen zyrtare të Ambasadorit amerikan në Shkup, z. Bailey, kurse të premtën në festën e kësaj ditë të rendësishme me Ambasadorin amerikan në Tiranë, z. Lu (festë kjo që koincidoi në të njëjten kohë me atë në Prishtinë). Kurse, mbrëmë ishim bashkë me Ambasadorin e Kanadasë në Kosovë, z. Maksymiuk,  përfaqësuesin diplomatik të një shteti aleat mirëfilli jo vetëm i Kosovës por edhe i SHBA-ve.

Andaj, përgjerësa populli ynë gëzon miradinë Amerikane (edhe të botës perëndimore në përgjithësi), ne do të ecim drejt progresit e zhvillimit, pamarrëparasysh sfidat politike me të cilat ballafaqohemi. Miqësia jonë strategjike me SHBA-të vecsa do të forcohet dhe ne jemi të përkushtuar ta bëjmë këtë, sikur dje, ashtu edhe sot e nesër! E nesërmja do të jetë më e mire; të mirat dhe risitë nuk do të mungojnë… Ju premtoj!

*Faton Bislimi
Anëtar i Bordit të Drejtërove
Koordinator për Ballkan
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane
New York dhe Washington, DC

2 Korrik 2017


TAKIM I DEGES SE VATRES NE MICHIGAN

$
0
0

1 vatra MichiganTe Dielen  me, 2 Korrik 2017 , u zhvillua nje takim i hapur pune me Kryesinë dhe disa anëtarë të Degës Miçigan.
Fjalën e hapjes së këtij takimi e hapi Kryetari , Mondi Rakaj. Ai vuri theksin në punimet e Kuvendit dhe zgjedhjen në krye te Vatrës , Z.Dritan Mishto.1 CefaNdër të tjera ai përmendi dhe nderimet që u bëri qendra e Vatrës, Degës Miçigan me dhënien e ” Mirënjohjes” dhe ” Arritjeve” , zvkryetarit , Julian Çefa,anëtarit të Këshillit Kombëtar të Vatrës, Kujtim Qafa, biznesmenit dhe Konsullit të Nderit , Ekrem Bardha.1 Ivezaj
Në praninë e pjesmarrësve, iu dorëzua “Mirënjohja” ,Z . Julian Çefa, i cili mendohet që sëbashku me , Kolec Pikolinin të jenë Vatranët më të vjetër në Amerikë . Në këtë takim merrte pjesë dhe Don. Fran Kola, i cili sëbashku me Konsullin Mishto, u patën rreshtuar në përkrahjen e ringritjes së Degës Miçigan . Ata bënë një prononcim (kontratë xhentelmenësh me gojë) që të jenë pjesë përbërëse e Degës Miçigan.

1 Mondi &alfonsDon Frani , theksoi rolin e Vatrës në Pavarësinë e Shqipërisë. Ndër të tjera , ai ngriti lart figurën e Konsullit Mishto, ku shpresonte në një strategji për lobimin e Vatrës për bashkimin e Kombit.1 prifti
Në këtë takim folën : Gjevalin Gega, Gjeto Ivezaj, Vasel Ujka, Dragush Beqiraj,Gjovalin Gjelaj , Nikoll Pepa, Njac Tershana etj… , me anen e telefonit pershendeti Vatrani Sotir Laco. Kryetari i Nderit dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Vatrës, Alfons Grishaj,bëri një pasqyrë te Kuvendit 2017 i cili u zhvillua në një frymë debatesh demokratike . 1 VaseliAi theksoi mbështetjen e tij pa rezerva të Vatranëve të Miçiganit për përkrahjen e Kryesisë së Re dhe Kryetarit Mishto. Ai ngriti lart figurën e Dr. Gjon Buçaj , si një patriot i rrallë i plejadës së patriotëve klasikë…Ai mbaroi fjalën e tij , ” Vatra do të rritet dhe përparojë në saje të dashurisë për atdheun”! Zvkryetari Julian Çefa solli kujtime që nga viti 1967-68 deri në ditët e sotme. Plot emocion falenderoi Vatrën për nderimin për “Mirënjohjen” e akorduar.
Kryetari i Degës , Mondi Rakaj e deklaroi të mbyllur takimin , duke premtuar në emër të Vatranëve të Miçiganit, për një mbështeje totale të Z. Mishto, dhe Kryesisë së Re.
Në këtë takim morën pjesë dhe Anëtari i Kryesisë Miçigan, z. Luigj Sterbyqi, anëtarët , Gjergj Filipi, Pal Rakaj etj…
Informacioni:
Mondi Rakaj

NE DITEN E FESTES KOMBETARE TE AMERIKES

$
0
0
AMERIKA ËSHTË E MADHE NË TOKË, FUQI E IDEALE, SE UDHËHEQ KAUZËN E LIRISË NË BOTË/
Nga Ramiz LUSHAJ/
 
1.
Në hartën gjeopolitike të Botës, midis kaltërsisë të dy oqeaneve: Atlantik e Paqësor, në gjysmë-pjesën tjetër të hemisferës së Globit tokësor, në atë perëndim rrugëtim të përjetshëm e të përditshëm të Diellit hyjnor, shtrihet kontinenti i ri i Amerikës (së Veriut dhe të Jugut) me një hapësirë gjeografike prej 42 milionë km2 – pothuaj sa Azia apo katër herë më i madh se Europa, përndryshe: gati sa një e treta e sipërfaqës tokësore të Planetit tonë.
Kjo hemisferë perëndimore ka edhe një emër tjetër: “Hemisfera Amerikane”, e cila thuhet se u zbulua vonë, shumë vonë, në vitin 1492 nga detari famëmadh Kristofor Kolombi dhe, eci shpejt, shumë shpejt, veçanërisht nga epoka lavdiplote e Xhorxh Washingtonit deri tek kjo e sotmja e Donald Trump.
Para pesë shekujsh u cilësua “Bota e Re”, pa e ditur se do të vinte një kohë e artë që do t’i rinonte edhe të mplakurat kontinente të “Hemisferës Lindore”: Europë-Azi-Afrikë.
Amerika është larg, shumë larg, në atë rrugëperëndim të Diellit e, për ne Shqiptarët, ky fakt gjeo-historik përbën një fat të madh, tepër të madh.
Mendoni sa fatalitet do të ishte sikur Dielli të perëndonte në Beograd, Moskë… apo Athinë. Eh! Ah! Në të nesërmen e ditës tjetër do të na e kishin ndalë rrezatimin e tij. Oh! Nuk do ta linin të rrezatonte mbi Shqipëri e Shqiptari, në trojet tona etnike në Ballkan. Kjo për faktin e fatin e keq se deri këtu ka arritë gjatë shekujve caku i pacak i armiqësisë shovene të këtyre shteteve ndaj Nesh – ndaj popullit tonë pellazgo-iliro-dardan-arbnor me etnosin nga më të lashtët në Europë e në Botë.
Ndryshe, krejt ndryshe, ka ndodhur me Amerikën, me të Bekuaren Shtete të Bashkuara të Amerikës, që, jo vetëm nuk e kanë menduar ndonjëherë të na e ndalin Diellin e Galaktikës tonë, por historikisht na i kanë lëshuar edhe rrezet e Diellit të Vet si shteti më i fuqishëm e më demokratik i Botës.
Kjo ka ndodhur mrekullisht që nga 4 korriku 1776 kur Amerika nisi të bëhej Amerikë e deri më sot, në këtë Mijëvjeçarin e Tretë, kur Amerika u bë Amerikë, që kur Presidenti Amerikan Willson mbrojti interesat kombëtare shqiptare më 1919 e deri tek Presidenti Amerikan Klinton që i dha lirinë Kosovës më 1999, nga Presidenti Amerikan Linkoln që foli me 1853 për një ardhmëri të veçantë të Shqiptarëve në Ballkan e deri tek Presidenti Amerikan Xhorxh W. Bush, që më 10 qershor 2007 bëri një vizitë historike në Shqipëri dhe deri tek Presidenti i 45-të i ShBA, Donald Trump.
 
2.
Kontineti i ri Amerikan nga Poli i Veriut në atë të Jugut është madhështor, jo vetëm për shtrirjen e tij në gjysmën e Globit, për pozicionin gjeopolitik e strategjik në Botë, për laryshinë e klimave dhe të florës e faunës, për pasuritë e shumta mbi e nëntokësore, për praninë e njerëzve nga çdo vend i Planetit, për llojshmërinë e praninë e harmoninë e feve të ndryshme, për arritjet në shkencë e kulturë, për potencialin ekonomik e fuqinë ushtarake, por edhe për një fakt tjetër mbinatyror; i ka në hartën e tij edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është një e vërtetë kaq e madhe saqë kur ne themi Amerika kemi nënkuptuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur themi SHBA kemi nënkuptuar Amerikën.
Tokën dhe njerëzit i ka pasë në jetë e mote kontinenti Amerikan, por emrin e fuqinë, historinë në rritje e madhështinë në ecje, ia kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky kontinent i madh Amerikan, nga Veriu në Jug, nuk ka qënë dhe as nuk është koloni e SHBA, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qënë dhe mbeten kolona vertebrare më e fuqishme e tij.
Hemisfera Amerikane me gjigandin e saj SHBA i krijoi Globit drejtpëshimin fizik, politik, ushtarak, diplomatik, kulturor, ekonomik; i dha Botës lartësi të reja të zhvillimit demokratik e shoqëror; i solli njerëzimit një tjetër frymëmarrje morale e materiale.
Kontinenti i ri Amerikan, veçanërisht e kryesisht SHBA, u shfaq papritur në hapësirat e Globit dhe vitale e sfidante në rrjedhat e kohës, që kësaj Bote të mos i shterronin mundësitë e shanset, të mos i vyshkeshin energjitë e interesat dhe të mos i ndryshkeshin idealet e shpresat.
 
3.
Europianët rendën me revansh të shfrenuar drejt Amerikës së panjohur duke u sjellë atje me përvojën e vjetër të kolonizimit pa e mirëditur se në të nesërmën e afërt të historisë do të ishin pikërisht europianët që do t’i dhuronin Amerikës të famshmen Statujë e Lirisë dhe amerikanët do t’i dhuronin Europës Pallatin e Drejtësisë Paqësore në Hollandë – të njohur tashmë me emrin: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
Europianët rendën të etur drejt Amerikës – kësaj “Toke të Re” për të marrë flori të çmuar e çuan skllevër të robëruar pa e mirëditur se më vonë do të vinin në këtë kontinent, në “Planetin Amerikë” të sfidave historike për të ngjitur shkallët e Pallatit të Qelqtë të OKB-së në Nju York për t’iu dhënë rrugëzgjidhje problemeve të tyre të Globit, do të vinin për të trokitur për fonde për vendet e tyre në dyert e Bankës Botërore e të Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të vinin për të ngjitur shkallët e Organizatës Botërore të Tregtisë.
Europianët rendën të pandalur drejt Amerikës si kolonizatorë me shans e me shkop pa e mirëditur se më 4 korrik 1776 nga Filadelfia historike me të madhërishmen “Deklarata e Pavarësisë” do të rrezatonte “Revolucioni Amerikan”, që do të frymëzonte kudo popujt në luftëra kundër sundimit të tyre kolonial nga përtej Atlantikut e Paqësorit e deri përtej Mesdheut.
 
4.
Deshti Zoti dhe e mbajti të “fshehur” Amerikën e panjohur mbi Tokë, që ta zbulonte më vonë si befasi, ta ndërtonte si mrekulli dhe ta përballte me të ardhmen si sfidë të madhështisë së magjishme të tokës e të brezave.
Mbi të gjitha SHBA është superfuqi e Globit për idealet e saj demokratike, për angazhimet e suksesshme në Botë, për arritjet në të gjitha fushat më kryesore të shkencës, kultures e ekonomisë, për forcën ushtarake vitale e të padiskutueshme. Prandaj Xhorxh W. Bush në fjalimin e tij të parë inaugural si President i 43-të i SHBA deklaroi:“Para të gjitha kombeve ne do të flasim për vlerat që na dha kombi që na rriti” dhe “Nëse vendi ynë nuk udhëheq kauzën e Lirisë, ai nuk do të udhëhiqet”.
Për madhështinë e SHBA renditen shpjegime nga më të ndryshmet, ka analiza evidente nga më të shumtat dhe hulumtimet mbeten gjithënjë të hapura, por mbi gjithcka kjo madhështi më duket se është më shumë se njerëzore dhe më tepër se hyjnore.
Zoti e krijoi së parit Tokën dhe më pas Njeriun për ta transformuar e lartësuar Galaktikën tonë nga fundi i oqeaneve tek yjet e planetet; së dyti, Jezu Krishtin, Profet Muhametin… për t’i ekuilibruar e emancipuar njerëzit e kohërat dhe, së treti; Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i avancuar e përparuar Tokën, Kohën, Njeriun dhe Ardhmërinë e tyre.
Xhon Smith, themeluesi i kolonisë së Virxhinias (1607), më e para koloni angleze e qëndrueshme e SHBA, për aktin hyjnor të krijimit të Amerikës, ka lënë një thënie monumentale: “Dielli kurrë s’ish marrë vesh aq mirë me Tokën për t’i bërë vend Njeriut për të jetuar”.
E përjavshmja amerikane “Newes Week”, 26 vjet më parë, në një apel drejtuar Popullit Amerikan, profetizonte: “Qënien e Amerikës supërfuqi e ka përcaktuar Historia dhe nuk është pasojë e veprimeve që ka ndërmarrë Ajo”.
 
5.
Amerika është Kudo, pavarësisht se jo kudo është Amerikë, veçse Amerika nuk mund të imitohet realisht, por vetëm të vlerësohet botërisht.
Amerika është Amerikë, ndaj si e tillë duhet parë, ndjerë e kuptuar, për më tepër, është një vend që udhëheq dhe udhëhiqet. Eksporti më i madh nuk është vlera monetare e dollarit, as tregtia e mallrave të ndryshme, por Liria.
Amerika bëri Luftën, Paqen në Kosovë, i dha Pavarësinë e merituar, jo sepse ka interesa të veçanta strategjike, por se e ka dhe e ndjenë përgjegjësinë kolektive si vendi më i madh dhe më i lirë i Botës, sepse udhëheq duke u udhëhequr nga vlerat e larta të Lirisë, Demokracisë, Drejtësisë e Barazisë.
Në rast se Kosova nuk e fitonte Pavarësinë duhet kuptuar edhe kjo: Presidenti Bush e humbte Amerikën dhe, përndryshe: Amerika do humbte shumë, më shumë nga ç’mendohet e pritej, lidhur me rolin e saj udhëheqës në Botën e sotme. Kjo mund të ngjasë edhe nëse Shqipëria Natyrale do të mbetet e copëtuar në gjashtë shtete: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni (FYROM), Mali i Zi, Serbi e Greqi, nëse Tirana e Prishtina, Plavë-Gucia e Presheva, Mitrovica e Çamëria, Shkupi e Podgorica … nuk do të jenë një komb i vetëm shqiptar. Në jetë e mote historisë shqiptare të hershme e të nesërme do i jehojnë thirrja devizë: “Nanë Shqipëri, mos kie frikë /se kie djemtë në Amerikë”.
Bota ia kërkon sot rolin udhëheqës Amerikës, sepse don të udhëhiqet nga një vend si Amerika, ndaj Amerika e ka për detyrë të veçantë e kolektive për të mbrojtur Lirinë, Progresin e Pavarësinë në të gjithë Botën, siç po vepron aktualisht për Pavarësinë e Kosovës, siç po bën për demokracinë e ardhmërinë shqiptare në Ballkan.
Ne, Shqiptaria, me Amerikën, nuk kemi për bazë treguese e vlerësuese një tabelë aritmetike arritjesh të konvertuara në dollarë, ton apo kilometra, por një kod gjenetik e historik vlerash universale morale të miqësisë e mirënjohjes të provuara e lartësuara në shekuj, që nisin më 4 korrik 1776 dhe mbesin e ecin në memorien e gjakun e brezave të kombit tonë.
Amerika nuk është e madhe në rast se ka në imazh e realitet një Botë të vogël gjeopolitikisht në vlera demokratike e jetësore dhe Bota nuk është e vogël në dimensionet e saj universale kur ka një Amerikë kaq të madhe.

Dita e Pavarësisë, një kremtim i ëndrrës amerikane

$
0
0


1 festa

Amerikanët festojnë ditën e pavarësisë çdo vit më 4 korrik. Është një festë kombëtare çka do të thotë se shumë njerëz nuk shkojnë në punë. Në gjithë vendin ka aktivitete festive dhe në mbrëmje qielli xixëllon nga fishekzjarrët. Por si ndjehen njerëzit për ditëlindjen e vendit këtë vit dhe si kanë në plan ta festojnë?

Shëtitorja Kombëtare është e rrethuar me masa sigurie me rastin e 4 korrikut. Por spektakli më madhështor do të jetë në qiell.

Fishekzjarret të kujtojnë kohën kur amerikanët të bashkuar luftuan për pavarësinë e vendit të tyre të ri nga Britania. Por më pak se gjashtë muaj pasi President Donald Trump mori detyrën, politika dhe ndasitë janë në mendjet e shumë amerikanëve.

“Presidenti është shumë i ashpër dhe nuk shoh përpjekje për paqe mes dy partive: republikanëve dhe demokratëve”, thotë Marangely, një banore e Porto Rikos.

“Trumpi po punon prapa skenave. Dhe mendoj se po shtohen ata që i shohin gjërat pozitive që po ndodhin dhe shpresoj që pas disa vjetësh, vendi të jetë përsëri i bashkuar”, thotë Mike Repka nga Lancaster i Nju Jorkut.

“Të dyja palët po luftojnë. Gjëndja është e mirë për shumicën e amerikanëve”, thotë Mike nga Çikago.

Dita e Pavarësisë është një kremtim i ëndrrës amerikane.

“Unë besoj se parimet e një vendi të lirë janë ende të forta dhe mund të realizosh ëndrrat e tua, dhe nëse përpiqesh gjithmonë do të arrish atë që do. Kjo e bën këtë vend kaq të veçantë”, thotë Shekhar Botcha nga Nju Xhersi.

“Mendoj që ky vend në këtë moment është i madhërishëm. Ka paqe dhe njerëzit vërtet e duan jetën këtu”, thotë Gonn Nan Liang nga Konektikati.

“Po të shohësh sondazhet, njerëzit mendojnë se vendi nuk po shkon mirë, por po ta krahasosh me atë që po ndodh në pjesën tjetër të botës, atëherë e kupton që gjendja është e mirë”, thotë Ivo Atabe nga Virxhinia.

Mbi të gjitha, ditëlindja e Amerikës është një festë kombëtare dhe shumë vetë e konsiderojnë veten me fat që shijojnë një ditë pushimi.

“Nuk di ç’të them për gjithë Amerikën. E vetmja gjë që di, është se jam e lumtur që jam këtu, me ushqim të mrekullueshëm, në një vend të mrekullueshëm. Më pëlqejnë fishekzjarret, gjithë ato gjëra që kemi krijuar. Thjesht jam e lumtur që jam këtu”, thotë Tekwi Atabe, një i ri nga Virxhinia.

4 korriku këtu është një festë me paradë, banda muzikore dhe natyrisht … fishekzjarre.(VOA)

Sheshi i Luftës Civile Kombëtare në Gettysburg dhe Liria

$
0
0

1 shtepai e LiriseNga Keze Kozeta Zylo/

 Gettysburg është një qytet në shtetin e Pensilvanisë i njohur ndryshe si sheshi i Luftes kombetare sepse u be një pikë kthese në Luftën Civile.  Parku Museum quhet Park Kombëtar Ushtarak.1 Deshmoret e Lirise

Parku gjithashtu përfshin Muzeun e Gettysburg dhe Qendrën e Vizitorëve, duke shfaqur objekte të Luftës Civile dhe Varrezat Kombëtare të Gettysburg, ku një memorial shënon dhe vendin, platformën ku qendron Abraham Linkoln i cili mbajti fjalimin më të rendesishëm historik prej dy minutesh në 19 nëntor, 1863.1 Monumenti i lirise

Beteja e Gettysburgut u zhvillua nga data 1-3 korrik 1863, rreth qytetit të Gettysburg, Pensilvani, nga forcat e Bashkimit dhe të Konfederatës Gjatë Luftës Civile Amerikane.2 Lufta civile

Beteja përfshinte numrin më të madh të viktimave të të gjithë luftës dhe shpesh përshkruhet si pika kthyese e luftës. Ushtria e Majorit të Ushtrisë së George Meade, Potomac, mundi sulmet e Ushtrisë së Virxhinias Veriore të Konfederatës, Robert E. Lee, duke i dhënë fund përpjekjes së Lee për të pushtuar Veriun.

1 Monumenti i lirisePas suksesit të tij në Chancellorsville në Virxhinia në maj 1863, Lee udhëhoqi ushtrinë e tij përmes Luginës Shenandoah për të filluar pushtimin e tij të dytë të fushatës North-Gettysburg. Me ushtrinë e tij shpirtërore, Lee kishte për qëllim të zhvendoste fokusin e fushatës veriore nga Virxhinia veriore e shkatërruar nga lufta dhe shpresonte të ndikonte politikanët e Veriut që të hiqnin dorë nga ndjekja e luftës duke hyrë në Harrisburg, Pensilvani apo edhe Filadelfia.1 Mumja

I mbartur nga Presidenti Abraham Lincoln, gjenerali Joseph Hooker e shtyu ushtrinë e tij në kërkim, por u lirua nga komanda vetëm tre ditë para betejës dhe u zëvendësua nga Meade.Elementët e dy ushtrive fillimisht u përplasën në Gettysburg më 1 korrik 1863, pasi Lee me forcë përqendroi forcat e

2Qemaltij atje, objektivi i tij ishte të përfshinte ushtrinë e Bashkimit dhe ta shkatërronte atë. Kodra të ulëta në Veriperëndim të qytetit u mbrojtën fillimisht nga një divizion Bashkimi i Kalorësisë nën komanden e Brigadier Gjenerali John Buford, dhe së shpejti u përforcua me dy trupat e këmbësorisë së Bashkimit. Megjithatë, dy trupa të mëdha Konfederate i sulmuan nga Veriperëndimi dhe Veriu, duke shembur linjat e Bashkimit Evropian, duke i dërguar mbrojtësit dhe duke u tërhequr nëpër rrugët e qytetit deri në kodrat vetëm në Jug.

Në ditën e dytë të betejës, shumica e të dy ushtrive ishin mbledhur. Linja e Unionit u paraqit në një formacion mbrojtës që ngjante me një grep peshku. Në pasditen e pasluftës të 2 korrikut, Lee filloi një sulm të rëndë në anën e majtë të Bashkimit dhe luftimet e ashpra u përplasën në pjesën e rrumbullakët të vogël, në fushën e grurit, në Devil’s Den dhe nën pemët. Në të drejtën e Bashkimit, demonstratat konfederative u përshkallëzuan në sulme të shkallës së plotë në kodrën e Culp dhe kodrës së varrezave. Të gjithë në të gjithë fushën e betejës, pavarësisht humbjeve të mëdha, mbrojtësit e Bashkimit i mbajtën linjat e tyre.

Në ditën e tretë të betejës, luftimet rifilluan në kodrën e Culp, dhe betejat e kalorësisë u tërhoqën në lindje dhe në jug, por ngjarja kryesore ishte një sulm dramatik i këmbësorisë nga 12,500 konfederata kundër qendrës së vijës së Bashkimit në Varrezat e Ridge, i njohur si ngarkesa e Pickett.  Ngarkesa ishte zmbrapsur nga pushka e Bashkimit dhe zjarri i artilerisë, me humbje të madhe për ushtrinë konfederate.

Lee e udhëhoqi ushtrinë e tij në një tërheqje torturuese prapa në Virxhinia. Ndërmjet 46,000 dhe 51,000 ushtarë nga të dy ushtritë ishin viktima në betejën tre-ditore, më të shtrenjtë në historinë e SHBA -s.

 

Më 19 nëntor, Presidenti Lincoln përdori ceremoninë e përkushtimit për Varrezat Kombëtare të Gettysburgut për të nderuar ushtarët e rënë të Bashkimit dhe për të ripërcaktuar qëllimin e luftës në adresën e tij historike të Gettysburg.

 

Beteja e Gettysburg ishte beteja më e madhe dhe më vdekjeprurëse e Luftës Civile Amerikane.

Për tri ditë më shumë se 160.000 njerëz luftuan për vizionet e tyre konkurruese të Amerikës. Më shumë se një e katërta u vranë, u plagosën ose u futën në një robëri të pasigurt dhe shpesh vdekjeprurëse. Të mbijetuarit e dinin se kishin kaluar nëpër një nga betejat e mëdha të historisë. Shumë më vonë u kthyen në fushën e betejës së Gettysburg për të kuptuar se çfarë ndodhi dhe për t’u përpjekur të kalonin kujtimet e tyre në brezat e ardhshëm.

 

Mësim dhe Muze i hapur në natyrë mbi 1200 monumente

 

Kur viziton Gettysburg te duket sikur gjen një klasë të madhe në natyrë.

Mbi 1200 monumente guri, bronzi dhe hekuri tregojnë historitë e njerëzve që kanë luftuar këtu dhe u ndihmojnë vizitorëve të eksplorojnë një nga pikat e mëdha të kthesës në historinë amerikane.

Beteja e monumenteve të Bashkimit të Gettysburgit.  Numri më i madh i monumenteve në fushën e betejës janë monumente për regjimentet dhe bateritë e Bashkimit, të vendosura në vendin ku luftonin njësitë. Disa shtete të Veriut gjithashtu vendosën monumente shtetërore, dhe ka disa monumente për brigadat veriore ku të gjitha regjimentet erdhën nga i njëjti shtet. Ka

Ka edhe monumente për regjimentet dhe bateritë e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që luftuan në Betejën e Gettysburg.

Monumenti Konfederal në Gettysburg ka më pak monumente konfederate. Për shkak të rregullave për vendosjen e monumenteve dhe qëndrimet e Jugut ndaj një beteje në Veri, ka shumë pak monumente për regjimentet e Konfederatës dhe asnjë për bateritë Konfederate në fushën e betejës së Gettysburg. Shumica e monumenteve konfederative janë monumente shtetërore të ngritura nga shtetet e Jugut.

Monument për gjeneralin Hayes në Gettysburg Ka mbi 40 monumente për individë nga të dy anët. Shumica janë për gjeneralët. Por ka gjithashtu një toger, një nga 64 burrat që i kanë dhënë Medaljen e Nderit për atë që bënë në Betejën e Gettysburg. Ka dy kapedanë dhe madje dy civilë – një qytetar që mori një armë dhe u bashkua me luftën dhe një grua që ndihmoi të varrosë të vdekurit dhe që përfaqëson sakrificën dhe vuajtjen e të gjitha grave në Luftën Civile.

Eshte dhe Monumenti i Shtabit në Gettysburg për të ndihmuar vizitorët të kuptojnë betejën. Departamenti i Luftës ngriti monumente mbi 100 selitë e Unionit dhe Konfederatës duke detajuar veprimet e brigadave, ndarjeve dhe trupave gjatë betejës. Dhe për të ndihmuar në kompensimin e mungesës së memorialeve konfederative ata vendosën shënuesit për secilën prej baterive të artilerisë Konfederate në vendet ku ata luftuan.

Gjate turneut disponojne mbi 50 harta lokale dhe na lejuan të shihnim se ku monumentet janë në lidhje me njëra-tjetrën, rrugët kryesore dhe tiparet e terrenit të parkut dhe zonës përreth.

Jane disa ferma te Betejës së Gettysburgit, nje prej tyre eshte e ish presidentit te Amerikes Eisenhower i cili erdhi ne pension dhe jetoi aty derisa vdiq.

Ndersa shtëpia Mary Thompson (selia e gjeneralit Lee) është rikthyer në pamjen e saj të 1863-ës!

 

Kulla “Longstreet” ose “Eisenhower” në Avenue West Confederate

 

Kjo kullë vëzhgimi është ndërtuar në vendin e pjesës jugore të linjave konfederative gjatë betejës dhe ndodhet në anën e rruges “Konfederata Avenue”. Kulla na afroi një pamje qe të shikoje Orchard Peach, Fushen e Luftës dhe Little Round Top. Gjithashtu ishte e dukshme dhe Ferma e presidentit Eisenhower.

Kulla eshte 21 metra e 33.6 cm e larte dhe daton që nga viti 1896.

 

Varreza Kombëtare e Dëshmorëve për viktimat e Unionit në Luftën Civile Amerikane ne Gettysburg

 

Monumenti Kombëtar i Ushtarëve është në qendër të dy seksioneve gjysmë-rrethore me 18 zona të Unionit, zona të rregullta të SHBA-s dhe 3 zona për varre të panjohur.

Varreza Kombëtare e Gettysburgut është një Varrezë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e krijuar për viktimat e Unionit në Luftën Civile Amerikane në 1 – 3 korrik 1863 në Gettysburg. Ajo është e vendosur vetëm jashtë Gettysburg Borough, në Adams County, Pennsylvania. Toka ishte pjesë e fushës së betejës së Gettysburg, dhe varrezat janë brenda Parkut Kombëtar Ushtarak të Gettysburgut.

Presidenti i SHBA-s Abraham Lincoln mbajti fjalimin e tij të rëndësishëm ne varrezën kombetare ne Gettysburg, më 19 nëntor 1863.

Varreza përmban 3,512 trupa nga Lufta Civile, duke përfshirë varrezat e 979 trupave te panjohur.  Ajo gjithashtu ka seksione për Veteranët e Luftës Spanjolle-Amerikane, Luftën e Parë Botërore dhe luftërat e tjera, së bashku me varret e bashkëshortëve dhe fëmijëve të veteranëve. Numri i përgjithshëm i tejkalon 6.000.

Monumentet e betejës, përmendoret dhe shënuesit janë të shpërndara në të gjithë varrezat, muret e gurit, gardhet dhe portat e hekurta, shenjat e varrimit dhe të seksioneve, dhe trotuaret e tullave janë renditur si struktura kontribuese brenda zonës historike të Gettysburg Battlefield.

Monumenti Kombëtar i Ushtarëve është një përmendore kushtuar sheshit te Luftes Civile ne Gettysburg i cili ndodhet në pikën qendrore të Varrezat Kombëtare të Gettysburgut. Ai nderon ushtarët e betejës dhe tregon me alegori për “Paqen dhe bollëkun nën liri … pas një lufte heroike.  Përveç një mbishkrimi me 4 linjat e fundit të adresës Gettysburg, boshti me 4 mbështetëse ka 5 statuja:

“Një statujë e madhe që përfaqëson konceptin e Lirisë e kapërcen piedestalin, tetëmbëdhjetë yje të mëdhenj bronzi që rrethojnë piedestalin nën këtë statujë përfaqësojnë shtetet e Unionit të tetëmbëdhjetëve me të vdekur të varrosur. Janë katër statuja të vendosura në çdo cep afër bazës, përfaqësojnë Luftën, Historinë, Paqen  dhe bollëk.

Lufta përfaqësohet nga një statujë e një ushtari amerikan që rrëfen historinë e betejës për Historinë. Nga ana tjetër, Historia regjistron me majë shkruese dhe tabletë arritjet e betejës dhe emrat e të vdekurve të nderuar. Një statujë e një mekaniku amerikan dhe mjetet e tij ilustron Paqen.  Një figurë femër me një tufëz gruri dhe frytet e tokës që përshkruajnë paqen dhe bollëkun si triumfin kurorëzues të ushtarit.

Massachusetts miratoi ndarjet për Shoqatën e Monumenteve të Ushtarëve të Gettysburg më 14 mars 1865, dhe në maj, David Wills ftoi organizatat e veteranëve për ceremoninë e gur themelit të 4 korrikut Struktura e monumenteve u ndërtua në veprat e Batterson në Westerly, Rhode Island, Lirisë duke kapur shpatën dhe kurorën e dafinës.  U skalit në Romë dhe mbërriti ne tetor 1868).  Monumenti pa statujat “Bolleku” ose “Paqja” u dedikua në 1869 me lutjen e Rev. Henry Ward Beecher, pasuar nga një fjalim nga gjenerali George G. Meade, oratori nga senatori Oliver P. Morton dhe Poema nga Bayard Taylor. Statuja e “Bollekut” e monumentit u vendos, më 26 gusht 1869, dhe një rekord i gurëve të themelit dhe ceremonive të përkushtimit u botua në vitin 1874. Në kundërshtim me besimin popullor, monumenti nuk qëndron në vendin e oratorit të adresës së Gettysburg

 

Gratë afrikano-amerikane

 

Gratë afrikano-amerikane patën një kohë të vështirë në Gettysburg. Ushtria Konfederate ishte autorizuar të kapte çdo person me ngjyrë që hasnin në marshimin e tyre në veri dhe t’i dërgonte në Jug si “kontrabandë të kapur” për tu kthyer në skllavëri –

Elizabeth Thorn, gruaja shtatzënë e menaxherit të varrezës kryesore të Gettysburgit, ka hapur 102 varre për ushtarët e vdekur pas betejës. Një skulpturë jetësore në varrezat përkujton veprat e saj. Historite tregojnë për banorët e zinj të rajonit që iknin nga qyteti, në kodra, ndërsa të tjerët u arrestuan nga Konfederata.  Të paktën një i identifikuar vetëm si “Tezja Liz” – u arratis nga kapitenët e saj duke hyrë në Kishën e Krishtit Lutheran dhe duke u fshehur në kambanë për ditë pa ushqim ose ujë.

Histori interesante eshte dhe me Lydia Smith”. Ajo ishte një grua e varfër me ngjyrë që kishte kursyer pak para nga vitet e punës së rëndë. Në betejë, ajo punësoi një kamionçinë dhe kalë dhe udhëtoi nëpër ferma, duke u thënë për mijëra burra që vuanin. Ajo pranoi donacionet e ushqimit dhe veshjeve dhe, kur donacionet mbaroheshin fillonin të shpenzonin paratë e veta. Çdo ditë, me karrocën e saj të lartë, u kthye drejt spitaleve, dhe kur arriti tek ata, e lodhur nga kilometra udhëtimi, filloi të shpërndante artikujt që kishte sjellë.  Ajo ishte në gjendje të shihte rolin e tyre si luftëtarë të cilët luftonin për të përjetësuar skllavërinë por ajo ishte humane dhe vazhdoi të ofronte një spital të improvizuar me njerez rreth Gettysburg-ut me ushqime, veshje dhe ushqime të shijshme deri sa ajo kishte kaluar tërë kursimet.

 

Gratë Gettysburg

 

Memoriali per grate eshte përkujtimi rreth Grave të Gettysburg është një haraç për gratë e Gettysburg që shërbyen dhe vuajtën për shkak të betejës. Nje prej tyre eshte dhe Elizabeth Thorn, bashkëshortja e kujdestarit të varrezave me gjelbërim të përjetshëm. Në kohën e betejës ajo ishte gjashtë muaj shtatzënë dhe kujdesej për tre djem dhe prindërit e saj të moshuar. Burri i saj ishte larg duke shërbyer ne 138 këmbësorinë e Pensilvanisë, e cila po shërbente në Virxhinia gjatë fushatës së Gettysburg.

Elizabeth Masser dhe Peter Thorn emigruan në Shtetet e Bashkuara nga Gjermania dhe u martuan në Gettysburg në shtator të vitit 1855, në të njëjtin vit me të cilin u vendos gurthemeli për varrezat lokale. Disa muaj më vonë, Peter u punësua për të qenë kujdestar i asaj që do të quhej Varreza me gjelbërim të përjetshëm në Gettysburg.

Një portë me hapësirë të brendshme për kujdestarine u ndërtua si një portë në bazat e varrezave. Prindërit e Elizabetës jetonin në njërën anë të ndërtesës së harkut; Pjetri dhe Elizabeta jetonin në anën tjetër. (Sot ka një shtëpi kujdestare të ndërtuar pas harkut në anën e djathtë.)

Gjashtë vjet më vonë, kur filloi Lufta Civile (1861), ata kishin tre djem. Nga 1862, Pjetri mendoi se ishte detyra e tij për t’u bashkuar me Ushtrinë e Bashkimit, dhe ai u regjistrua me këmbësorinë e 138-të të Pensilvanisë, duke i lënë detyrat e kujdestarisë së varrezave Elizabetës dhe babait të saj. Në atë kohë, varrezat kishin mesatarisht rreth pesë varrime në muaj.

Gjatë betejës Thorn dhe familja e saj u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre, e cila ishte dëshmitare e luftimeve derë më derë më 2 korrik. Ajo u kthye për të gjetur ushqimin e saj dhe pasurinë qe mjerisht ishte vjedhur nderkohe gjeti trupat e vdekur te  shtrirë pa varrosur kudo.

Si kujdestare e varrezave, ajo u urdhërua të fillonte varrosjen e viktimave, burrat ishin caktuar për të ndihmuar, por një nga një ata u largua, sepse ishte i paaftë për të mbajtur punën.  Statuja përshkruan një Thorn të lodhur duke u mbështetur në një lopatë ndërsa ajo mbështetet në varrosjen e 91 viktimave nga beteja.

Elizabeta lindi një vajzë, Rose Meade, atë muaj. Megjithatë, fëmija nuk ishte i shëndetshëm dhe vdiq në moshën 14 vjeçare. Elizabeta gjithmonë besonte stresin e betejës dhe puna e saj që varroste viktimat e saj preku vajzën e saj të palindur.

Burri i Elizabetës u kthye i gjalle dhe ne gjendje te mire shendetsore pas Appomattox, dhe çifti qëndroi në varrezë deri në 1874.

Monumenti u dedikua në vitin 2002. Ajo u krijua nga skulptori Ron Tunison.

Gruaja ne sculpture Jennie Wade- eshte e vetmja civile që vdes gjatë betejës së Gettysburg.

Njëra prej dy grave në historinë e SHBA-së që kanë një flamur Amerikan të valevitet në varrin e saj.

 

I vetmi monument në botë nderon fjalimin e një Presidenti

 

Monumenti I fjalimit te Presidentit Abraham Linkoln është në Jug të Gettysburg në Varrezat Kombëtare. Ky monument i është kushtuar fjalimit te Presidentit Linkoln ne Gettysburg, fjalimin që ai dha në përkushtim te Varrezave Kombëtare të Ushtarëve më 19 nëntor 1863.

Është ndoshta monumenti i vetëm në botë i kushtuar për një fjalim. Ai përmban një bust të presidentit të skalitur nga Henry K. Bush-Brown, i cili gjithashtu krijoi statujat e kuajve të Gjeneralëve Meade, Reynolds dhe Sedgwick në Gettysburg

Pak javë pas betejës ishte caktuar një ceremoni për t’i kushtuar Varrezat Kombëtare të Ushtarëve, ku u mblodhën të renet e Unionit.

Folësi kryesor u shënua nga oratori Edward Everett. Ai mbajti një fjalim dy orësh, shumë normale për kohën, kur një orator ishte si një ngjarje argëtuese. Një himn u këndua si ndërhyrje muzikore, pastaj Lincoln u ngrit për të dhënë “disa vërejtje të duhura”.

Fjalimi zgjati vetëm dy minuta. Asnjë fotografi nuk tregon Lincoln duke folur, pasi fotografët ishin të befasuar nga fundi i tij i shpejtë.  Raportet flasin për duartrokitje por shume të shpërndarë.

Por dhjetë fjalite u konsideruan si një nga fjalimet më të mëdha në historinë amerikane, duke ofruar udhëzime për një komb që ripërcaktohej në mes të një lufte dhe që kërcënonte ekzistencën e saj.

 

Fjalimi i famshëm i Abraham Linkoln pranë Varrezave Kombëtare në Luften Civile në Gettysburg

 

Tetë dekada dhe shtatë vjet më parë etërit tanë sollen në këtë kontinent, një komb të ri, të konceptuar në liri dhe i perkushtuar ndaj idese se të gjithë njerëzit jane krijuar të barabartë.

Tani jemi të angazhuar në një Luftë të madhe civile, duke testuar nëse ky komb, apo cdo komb tjetër në botë, që konceptohet e mbruhet në këtë mënyrë, mund t’ia dalë të mbijetojë. Jemi mbledhur së bashku në fushën e një beteje të madhe të kësaj lufte. Kemi ardhur për të përkushtuar një copëz toke si vend pushimi të përjetshëm për ata që dhanë jetën e tyre këtu me qëllim që kombi ynë të mund të jetonte. Ne duhet ta bëjmë këtë sepse është gjëja e duhur dhe gjëja më me vend që mund të bëhet.

Por, në një kuptim më të gjerë, ne nuk mundemi as ta përkushtojmë, as ta shenjtërojmë e as ta blatojmë këtë dhé. Ata burra trima që luftuan këtu, qofshin sot të gjallë a të vdekur, e kanë shenjtëruar atë ndërkohë e ne s’kemi as ç’t’i heqim e as ç’t’i shtojmë asaj çfarë ata kanë bërë. Bota pak do t’i vërë veshin asaj çfarë themi ne sot këtu, e aq më pak do të na e mbajë mend; ama ajo kurrë nuk mundet të harrojë veprën që lanë ata këtu.

Në fakt duhet që ne të gjallët t’i përkushtohemi sot veprës së papërfunduar të tyre, vepër të cilën ata që luftuan këtu e shpunë përpara në mënyrë aq fisnike. Ndaj na takon ne që t’i përkushtohemi detyrës madhore që na pret dhe të marrim prej këtyre të rënëve të lavdishëm frymëzim gjithnjë e më të madh për të vazhduar kauzën për të cilën ata dhanë gjithçka kishin; dhe le të zotohemi sot këtu njëherë e mirë se nuk do të lejojmë që vdekja e këtyrë të rënëve të shkojë dëm; por se ky komb, nën bekimin e Zotit, do të rilindë edhe një herë në liri; dhe se nuk do të lejojmë të zhduket nga faqja e dheut ai pushtet që popullit i takon, sepse prej popullit buron, dhe për popullin ekziston.

 

Filmi “Një lindje e re e Lirisë” në Cyclorama shfaqet në Muzeun Kombëtar të Parkut Ushtarak të Gettysburg

 

Pasi morëm biletat ciceronat na drejtuan të ngjiteshim ne shkallët lëvizëse per ne katin e sipërm.  Duke u ngjitur nën tinguj muzike lufte u ndodhëm papritur dhe befas në një shesh tëvërtetë me imagjinatë të hatashme lufte.  Një qiell i zymtë dhe me re gri të errët që errësonin poltronin ku ishim ulur si vizitorë dhe ndërkohë rreth e rrotull piktura me sipërfaqe tëjashtëzakonshme krijonte efekte të pandjera ndonjëherë në shpirtin e shikuesve, ishte vërtetë një gjendje lufte e tmerrshme…  Brigadat me ushtarë lëviznin përreth, kuajtë tëgjakosur që mbanin gjeneralë rrëzoheshin përdhe, gjethet e gjelbërta të pemëve dhe shkurreve ktheheshin ne fletë të pluhurosura mavi me gjak njerëzish… Copa këmbësh dhe kokash binin për tokë, pikla gjaku përhapeshin ndër bishtat e kuajve.  Ishte rrënqethëse, tronditëse, sa të dukej se së shpejti do të zinte ndonjë plumb përbri.  C’bij nënash u vranë, c’bij nënash u zhdukën, c’bij nënash u plagosën, c’bij nënash nuk ju gjendet emri!  S’kishja parë më konkretisht ngjyrën kafe të baltës përzjerë me gjakun e ushtarëve të rënë…  Ndërkohë filluan uturimat e topave, armët e rënda nëveprim të menjëhershëm, sa për një moment pashë ku ishte dalja se doja vetëm të ikja, të ikja nga sytë këmbët nga lufta…, por gëzohesha që nëkrah kishja Qemalin dhe mbahesha fort, fort…  Luftërat janë gjak, vdekje, humbje, dhimbje, zhdukje, por kanë edhe alegorinë me vehte:  Bollëk dhe Paqe pas Lufte… Sa cudi!  Cfarë emocioni të jep Cyclorama, sjellë si të gjallëgjithcka që se ke parë edhe pse kanë kaluar 154 vite, arti, historia sjellin gjithcka sikur tëkenëndodhur sot, në se ka shtet, ligje dhe burra që e duan Kombin.  Rastësia e solli që të ishja për vizitë në ditët qëishte zhvilluar Lufta Civile në Gettysburg, por njëkohësisht si shqiptare dhe bijë e Mezhgoranit nuk kishja si te mos sillja ndërmend Epopenë e Mezhgoranit, që përkon me 2 korrikun, ku luftëtarët trima me Kryeheroin Asim Zeneli iu thyen kokat fashistëve italianë.  Pse mos të ngrihet një Muze, bustet e dëshmorëve, fusha e betejës, armët që u përdorën luftëtarët dhe bashkimin e tyre pa dallim ideje për Atdheun, pra të kthehet një pelegrinazh.  Flas për këtë betejë nga që e njoh me detaje se ka dhe shumë të tjera si kjo…

Por le te hidhemi tek beteja e Gettysburgut  e cila eshte e njohur edhe si Cyclorama e Gettysburg.  Ciklorama është një pikturë nga artisti francez Paul Philippoteaux që përshkruan ngarkesën e Pickett’s, sulmin Climaktic Confederativ mbi forcat e Bashkimit gjatë betejës së Gettysburg më tre korrik 1863. Katër versione u pikturuan, Dy prej të cilave janë ndër cycloramas te fundit te mbijetuara në Shtetet e Bashkuara.

Versioni i parë i pikturës, i përfunduar më 1883 dhe fillimisht i ekspozuar në Çikago kishte humbur për pak kohë. Ajo u rizbulua në vitin 1965 dhe u ble nga një grup investitorësh të Karolinës së Veriut në vitin 2007 për një sasi të pazbuluar. Deri në nëntor të vitit 2005, piktura e dytë, e ekspozuar fillimisht në ndërtesën Cyclorama në Boston, u shfaq në Parkun Ushtarak Kombëtar të Gettysburgut. U hoq për restaurimin dhe ekspozita u rihap në shtator 2008 në Muzeun e ri të Gettysburg dhe Qendrën e Vizitorëve. Versioni i tretë, i ekspozuar në Filadelfia, dihet se është shkatërruar. Vendndodhja e versionit të katërt, fillimisht i ekspozuar në Bruklin është i panjohur.

Në fjalimin e Gettysburg, dhënë vetëm pak muaj pas betejës epike të Gettysburg, Presidenti Abraham Lincoln bëri thirrje për “një lindje të re të Lirisë”. Gettysburg na kujton se “Liria gjithmonë do të ngjizet”.

Transmetuar nga Morgan Freeman, dhe duke shfaqur zërat e Sam Waterston dhe Marcia Gay Harden, filmi “Një lindje e re e Lirisë” vendos ngjarjet monumentale të Betejës së Gettysburg në kontekstin më të madh të Luftës Civile dhe historisë amerikane.

Filmi eshte sponsorizuar nga Channel Historia.  Një Lindje e Re e Lirisë është shfaqur në teatrot kryesore të filmit ekskluzivisht në Muzeun Kombëtar të Parkut Ushtarak të Gettysburg dhe Qendrës së Vizitorëve dhe vendos fazën për programin e pikturës Ciclorama Gettysburg.

 

2 korrik, 2017

Gettysburg, Pennsylvania

 

MËSIMET E PAVDEKSHME TË DEKLARATËS SË PAVARËSISË SË SH.B.A. DHE SHQIPTARËT

$
0
0

 

indepedence-United-States-America-600x3301 Four Julay1 Julay Fourth

NGA SHPENDI TOPOLLAJ/ Koha që ka kaluar prej shkëputjes nga diktatura e egër komuniste, ka qenë mëse të mjaftueshme për ta bindur çdo shqiptar se 4 Korriku i vitit 1776, dita kur u miratua Deklarata e Pavarësisë së atij vendi, për të cilin kapiteni i famshëm Xhon Smith do të pohonte se “Qielli kurrë s`ishte marrë vesh aq mirë me tokën për t`i bërë vend njeriut për të jetuar”, është një ngjarje që për nga rëndësia historike, i kalon qartazi kufijtë e SH.B.A. Perspektivat e paimagjinueshme që çelte kjo ngjarje, ndofta më me mençuri i shprehu në mënyrë metaforike Beniamin Franklini i cili njëmbëdhjetë vjet më pas, teksa ndodhej në sallën ku prej gjashtëmbëdhjetë javësh debatohej rreth Kushtetutës që do të sanksiononte përfundimisht këtë pavarësi, do të deklaronte mes heshtjes imponuese të këtij çasti, duke drejtuar dorën nga gjysmë dielli i shpinores në karrigen ku ishte ulur Uashingtoni: “Gjatë gjithë kësaj kohe, në luhatjet mes shpresës dhe frikës për këtë që po bënim, shihja pikturën prapa presidentit dhe s`e gjeja dot nëse dielli po lindte apo po perëndonte, por më në fund jam i lumtur që po zbuloj se ai është një diell duke lindur dhe jo duke perënduar.”

Shkëputja e plotë e Amerikës nga Anglia, kishte filluar qysh nga viti 1763, pra mëse një shekull e gjysmë pas krijimit të kolonisë së parë të qendrueshme në Xheimstaun të Virxhinias, pa lënë mënjanë konstatimin e presidentit të dytë të Shteteve të Bashkuara, Xh. Adams se “Revolucioni u krye para se të fillonte. Ai ishte në mendjet dhe zemrat e popullit.” Pavarësia gjithmonë e më e madhe e kolonive, po i shkëpuste ato pak e nga pak nga sundimi britanik, duke i shndërruar më shumë në “amerikane” sesa në “angleze.” Kur mbretërit anglezë, të angazhuar në luftra të brendshme që çuan në revolucionin e puritanëve, u kujtuan për to, ishte tepër vonë. Qe mëse normale që njerëz me kombe dhe kultura të ndryshme, edhe të mendonin ndryshe, siç ishte e kuptueshme gjithashtu që shkëputja e plotë e kolonive, erdhi pas përplasjesh e mosmarrëveshjesh, sidomos mes guvernatorëve të emëruar nga mbreti dhe asambleve të zgjedhura nga populli, të cilat synonin lënien pas dore të praktikave të mëparëshme të cilat konsideroheshin të tejkaluara. Amerikanët, fituan se guxuan të ngrenë me kurajo zërin e protestës për t`iu kundërvënë asaj që u quajt ligji i sheqerit, i melasës për prodhimin e rumit, atë të monedhës dhe së fundit atë të vulës, çka çoi në krijimin nga personalitete të shquara, të organizatës “Bijtë e Lirisë”, të cilët së bashku me opozitën politike, sensibilizuan dhe ngritën në këmbë turmat nëpër rrugët e Bostonit, gjersa të mbledhur në një kongres, në tetor të 1765 në Nju Jork, do të shpallnin se “kolonitë s`kishin pranuar kurrë dhe s`do të pranonin asnjë tatim të vendosur me dekret, përveç atyre që miratoheshin nga organet e tyre ligjvënëse.” Ky qëndrim patriotik çoi më vonë në masakrat e Bostonit, që filluan pasi njerëzit goditën me topa bore mbi këmishëkuqtë, në mbasditen e çajit në Boston, ku natën e 16 dhjetorit 1773, një grup burrash i drejtuar nga tregtari i dështuar, por politikani i aftë Samuel Adams, u futën në tri anije angleze të veshur si indianë mohakë dhe hodhën në det çajin e bojkotuar, dhe në sulmin e trupave të gjeneralit Tomas Gejxh, më 18 – 19 prill 1775, kundër banorëve të fshatit Leksington, ku anglezët patën tri herë më shumë humbje se kolonët. Ky moment kaq i rëndësishëm, lartësoi emrat e burrave të tillë si Tomas Xhefersoni, Xhon Dikinsoni etj. që deklaronin pa u trembur se “më mirë të vdesim të lirë sesa të jetojmë si skllevër.” Ai nxorri në dukje cilësitë prej propagandisti të zjarrtë të Tomas Penit, dhe vlerat e talenteve ushtarake të komandantëve heroikë si Xhorxh Uashingtoni e deri Riçard Henri Li i cili paraqiti një muaj pas miratimit të rezolutës për “prerjen e nyjes gordiane”, idenë, jo vetëm të pavarësisë dhe aleancës me shtetet e tjera, por edhe të krijimit të një federate amerikane.

Rëndësia e Deklaratës së Pavarësisë së 4 korrikut, nuk qëndron thjesht te lindja e një kombi të ri, por edhe të një kuptimi krejt të ri të lirive të individit, çka do të bëhej dhe faktor kryesor i zhvillimit në tërë shoqërinë njerëzore. Esenca e botëkuptimit të ri filozofik, me pak fjalë, shprehet në atë që thuhet aty: “Shpallim se këto të vërteta janë absolute: të gjithë njerëzit janë të barabartë. Zoti u ka dhënë të drejta të patjetërsueshme si jetën, lirinë dhe lumturinë. Shpallim se për sigurimin e këtyre të drejtave, njerëzit krijojnë qeveritë e tyre, pushteti i të cilave varet nga miratimi i të qeverisurve, në çastin kur një qeveri nuk u shërben më këtyre qëllimeve, populli ka të drejtë ose ta ndryshojë ose ta shpërndajë, duke krijuar një qeveri të re e cila do të bazohet në këto parime dhe do të organizohet në mënyrë të tillë që t`i garantojë popullit siguri dhe lumturi.” E gjithë koha që ka kaluar qysh kurse u thanë këto fjalë lapidare, ka vërtetuar drejtësinë e tyre dhe vetë Amerika u bë vendi ku gjeti shprehjen e saj ai postulati romak “E pluribus unum”, pra të ndryshëm por të njejtë. Ajo u bë vendi ku të gjithë para ligjit janë të barabartë dhe ku ata nuk mund të diskriminohen për shkak të etnisë, fesë, ideve apo racës.

Si vetë zhvillimi i pashembullt ekonomik i Sh.B.A., edhe skalitja e kulturës civile amerikane, ka udhëtuar ndër vite përmes një rruge aspak të lehtë. Ajo lindi për të vënë piketat e një kulture të tillë, ku ka një konsensus të rëndësishëm për legjitimitetin e institucioneve politike, për orientimin e politikës publike, për një hapësirë të re në tolerancën e personalitetit të interesave, për besimin në pajtueshmërinë e tyre, në besimin e ndërsjelltë midis qytetarëve etj. Patriotizmi tipik amerikan rritet çdo ditë pikërisht nëpërmjet ushtrimit të të drejtave civile të shtetasve dhe vetë ligji mbi të drejtat civile do të bëhej shumë shpejt pararendësi i legjislacionit të sotëm për të drejtat civile.

Është vështirë të gjendet sot në gjithë palanetin tonë një njeri i vetëm i cili duke pasur qoftë edhe fare pak moral qytetar dhe nder politik të mos pranojë dhe admirojë zhvillimet e pakrahasueshme të SH.B.A. që nga fusha industrialo – bujqësore, shkencore, kulturore, ushtarake e deri sportive, apo të mos kuptojë se Amerika, me qëndrimin e saj aktiv, ndikon dukshëm dhe jep tonin në mbarëvajtjen dhe prosperitetin e vendeve dhe popujve të tjerë. Përgjigjen e pyetjes se ku qëndron sekreti i gjithë kësaj e jep pa ekuivoke historiani politolog K.Rositer i cili duke analizuar tetëdhjetëepesë essetë që përbëjnë Artikujt e Federalistit, pasi i vlerëson ato si “Përgjigje më elokuente, më të argumentuar dhe më instruktive (që) nuk janë dhënë kurrë ndonjëherë”… konkludon se “Mesazhi i Federalistit është ky: nuk ka lumturi pa liri, nuk ka liri pa vetëqeverisje, nuk ka qeverisje pa kushtetuetshmëri, nuk ka kushtetuetshmëri pa moral dhe nuk ka kurrfarë të mirash të tilla të mëdha pa stabilitet dhe rend.”

Rolin e madh të SH.B.A. dhe sidomos dashamirësinë e këtij vendi e kanë ndierë qysh herët edhe shqiptarët, të paktën qysh nga viti 1876 (siç e ka treguar dhe shtypi), kur një anonim nga Korça, vuri këmbën në tokën ku dikur kishte shkelur Kolombi e Vespuçi, e sidomos pas vitit 1884 (86) kur Koli Kristofori i cilësuar si emigranti ynë i parë, tërhoqi pas vetes edhe disa bashkëfshatarë të tjerë. Jo vetëm emigracioni i konsiderueshëm shqiptar në atë vend, por edhe vetë çështja shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e shumë burrave shteti amerikanë, deri në atë shkallë sa një funksionar i lartë i Departamentit të shtetit do të thoshte se asgjë tjetër nuk mund ta irritonte më shumë presidentin se “përpjekjet e padrejta për të aneksuar tokat shqiptare.” Nuk mund të mos përmendim me këtë rast dhe preokupimet e pareshtura në ndihmë të popullit tonë, nga ana e Kryqit të Kuq amerikan me në krye Çarls Krejn, qëndrimin e Pil Vilit gjatë vizitës së tij në korrik – gushtin e 1914, i cili parashtronte se ne duhet t`i ndihmojmë shumë shqiptarët, pasi ata “meritojnë po aq simpati e ndihmë sa dhe popujt e tjerë evropianë, sepse ata nuk janë lindorë… por janë perëndimorë.” Apo vërtetësinë me të cilën informonte botën në shkurt 1919 diplomati Jozef Hejvn, kur raportonte: “grekët vrasin fshatarët e pafajshëm, vetëm pse këta janë muslimanë, në të vërtetë ata janë fajtorë vetëm pse nuk heqin dorë nga të qenurit shqiptarë.” Nuk është pa domethënie fakti se sa herë viheshin në pikëpyetje fatet e kombit tonë, bashkësia shqiptare i drejtohej për ndihmë qeverisë amerikane, dhe i kërkonte asaj që të merrte përsipër mandatin mbi Shqipërinë. Kështu, në një letër që i adresohej Robert Lansingut, aso kohe shef në Departamentin e shtetit, emigracioni shqiptar, kërkonte me besim të madh “praninë e trupave amerikane në tërë territoret e diskutueshme, ku nëpërmjet një refenderumi të mund të shprehet lirisht vullneti i popullsisë.” Por më bukur se kudo, roli i SH.B.A. në mbrojtje të vendit tonë u përshfaq në Konferencën e Paqes në Paris, ku politikanë si Çarls Telford Erikson, punuan që të bindin presidentin Uillson për të pranuar mandatin mbi Shqipërinë. Në gjashtë arsyet e tij ai thosh: “Parimi i mbrojtjes së popujve të vegjël, është një nga parimet bazë që ka shpallur presidenti…Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjen e shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndihmë, njëlloj sikurse kapiteni i anijes e ka për detyrë t`i përgjigjet sinjalit SOS dhe t`i ofrojë ndihmë anijes që po mbytet.” Akademiku Haris Silajxhiç e ka përcaktuar mjaft mirë kontributin e Uillsonit, duke thënë: “Ajo që Uillsoni bëri për pavarsinë e Shqipërisë nuk përmbahet në propozimet e tij për zgjidhjen e çështjes shqiptare, por për faktin se qëndrimet e tij penguan fuqitë evropiane të japin zgjidhje të parakohëshme dhe përfundimtare, gjë që kontribuoi në një masë të madhe në shtyrjen e gjetjes së një zgjidhje përfundimtare, deri në momentin e konsolidimit të forcave të brendshme të Shqipërisë, e cila si anëtare e Lidhjes së Kombeve, në një kohë tjetër që premtonte perspektiva të reja, mund të luajë një rol vendimtar në krijimin e së ardhmes së vet.” Tek e fundit, “Merita e presidentit Uillson qëndron në faktin se ai arriti të pengojë vënien në jetë të Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1913, i cili praktikisht nënkuptonte eliminimin e Shqipërisë si shtet.” Të palëkundur ishin treguar edhe delegatët e Kongresit të Lushnjes, të cilët në telegramin që i dërgonin Senatit, i bënin thirrje “ndjenjave fisnike të kombit amerikan, i vetmi që mund të ngrejë zërin për shpëtimin e popujve të vegjël dhe i vetmi që mund të marrë masa për shpëtimin e Shqipërisë nga synimet imperialiste të shteteve fqinje.” Në kujtesën e disa të moshuarve të thjeshtë, mund të jetë ende e pashlyer puna e madhe plot devocion dhe humanizëm e mësuesve dhe edukatorëve amerikanë si çifti Kenedi në Korçë dhe i paharruari Harri Fultz në shkollën teknike në Tiranë. Po ashtu e freskët ruhet edhe ajo çka bënë për fitoren tonë emisarët amerikanë gjatë luftës nacional – çlirimtare.

Marrëdhëniet amerikano – shqiptare nuk kaluan pa prova të rënda. Por as vrasja misterioze në Mamurras më 6 prill të 1924 e dy turistëve Robert Kolman dhe Xhorxh de Long dhe as gati një gjysmë shekulli ftohje deri në mospasjen e marrëdhënieve diplomatike, nuk e prekën imazhin e respektit reciprok, gjë që fare mirë u demonstrua në pritjen prej mesie të të dërguarit të popullit amerikan Bejker, pas rrëzimit të diktaturës, ku nuk pati asgjë të shtënë dhe hipokrite, por vetëm sinqeritet dhe fisnikëri që buronte nga një popull krenar si ky yni i cili meriton të jetojë si gjithë popujt e tjerë evropianë dhe që asnjëherë nuk e humbi shpresën. Dhe ndofta kjo qe dhe arsyeja që vendit tonë iu dha anëtarësimi në NATO dhe kur bisha serbe bëri masakrën ndaj popullsisë së pafajshme kosovare, ky organizëm, me insistimin e SH.B.A. ndërmori veprime luftarake që krijuan kushtet për liri e pavarësi në këtë vend. Me zgjidhjen e asaj që u quajt kriza e Kosovës, Amerika tregoi se mbetet kampionia e luftës për liri e demokraci, për pavarësi e vetvendosje të çdo populli, i madh a i vogël qoftë ky, pasi ajo e di mirë se kombet përbëhen nga jetë njerëzish, çka është për këdo e shenjtë dhe e shtrenjtë njëlloj. Ndaj dhe ne shqiptarët kemi shprehur me kohë kënaqësinë tonë, kur presidenti i nderuar Bill Klinton duke vlerësuar peshën që ne mbajtëm gjatë luftës në Kosovë, dhe duke theksuar se atje vendosej e ardhmja e shekullit të ri, në mesazhin drejtuar popullit shqiptar tha ato fjalët e ngrohta dhe miqësore: “Gjatë kësaj krize keni treguar se pozita e një vendi në botë nuk matet vetëm me pasurinë; fuqinë apo madhësinë e saj, por dhe me parimet që mbështet dhe përgjegjësitë që është gati të marrë mbi vete.” Gjithashtu, nuk ka sesi të mos inkurajohemi kur ai botërisht u angazhua: “Amerika do bëjë gjithçka mundet për t`ju ndihmuar të kapërceni tronditjen e madhe ekonomike e shoqërore të shkaktuar nga lufta, për t`ju ndihmuar të forconi demokracinë tuaj, për të shenjtëruar shtetin e së drejtës, si dhe për të tërhequr investime për hapjen e vendeve të reja të punës dhe mundësive të reja.” Dhe SH.B.A. mbetet gjithmonë konseguente e fjalës së dhënë, gjë që del mëse e qartë jo vetëm nga vizita e përzemërt e presidentit Xh.W Bush në vendin tonë apo deklaratat e presidentit të respektuar Barak Obama, por edhe te qëndrimi aq dashamirës i presidentit të sotëm, të nderuarit Donald Trumph. Nga ana jonë edhe shqiptarët nuk janë nga ata që i zhgënjejnë miqtë dhe aleatët e vërtetë.

Dikur, një dramaturg shkruante: “… e ç`është lavdia e Romës dhe e Jeruzalemit e krahasuar me lavdinë e Amerikës. Në Romë dhe Jeruzalem të gjithë kombet vijnë për të shprehur adhurimin e tyre dhe për të hedhur vështrimin prapa në histori, ndërsa në Amerikë ata vijnë për të punuar dhe për të hedhur vështrimin përpara drejt së ardhmes.” Urojmë që e tillë ajo të mbetet në jetë të jetëve dhe drita që shpërndan pishtari në dorën e statujës së Lirisë, le të rrezatojë në të gjithë rruzullin, për të parë dhe kuptuar më mirë popujt, mësimet e lirisë dhe demokracisë në sytë e katër Presidentëve të mëdhenj të gdhendur aq bukur në faqen shkëmbore të malit Rashmor në Bllek Hills. Ja pse dhe ne shqiptarët i nderojmë SH.B.A. me gjithë zemër dhe i garantojmë se flamuri i tyre do të valëvitet në krah të flamurit tonë kombëtar, njësoj si ai flamur që është vendosur në atë shtizën e lartë, në krah të pallatit të Pavarësisë në Filadelfia të Pensilvanisë, ku u nënshkrua ajo deklarata historike, një kopje origjinale e të cilës mund të shitet në ankand miliona dollarë, por që mbetet thesari më i madh i të gjithë brezave njerëzorë, për nga vlerat universale që mbart. Dhe në radhë të parë, prej nga duhet nxjerrë mësimi për të vënë në jetë si ata, parimin e famshëm dhe aq të vlefshëm romak “E pluribus unum”.

 

Yee: Ballkani Perëndimor s’do të arrijë BE-në as për 30 vjet

$
0
0

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Britan Ye: SHBA nuk e mbyll njërin sy ndaj politikanëve të korruptuar në Ballkan, porse për zgjedhjen e tyre përgjegjës janë qytetarët./

epa05939188 US Deputy Secretary of State for Europe and Asia Hoyt Brian Yee (C) talks to the journalists in front of the US Residency in Skopje, the Former Yugoslav Republic of Macedonia, 01 May 2017. After the incident in Macedonian parliament on 27 April when protesters stormed the assembly, US Deputy Secretary of State for Europe and Asia Hoyt Brian Yee arrived in Macedonia for a two days visit to talk with Macedonian top officials.  EPA/GEORGI LICOVSKI

Ne Foto: Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Britan Yee./

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Britan Yee, vlerësoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të arrijnë mesataren ekonomike të Bashkimit Evropian as për 30 vjet.

“Prioritet numër një duhet të jetë përparimi ekonomik. Shumica e vendeve të rajonit kanë rritje vjetore prej 3 ose 4%, por edhe me këtë rritje ose edhe me 6% nuk do të arrijnë mesataren e BE-së në tri dekadat e ardhshme”, tha Yee për javoren beogradase Nin.

Ai tha se SHBA nuk e mbyll njërin sy ndaj politikanëve të korruptuar në Ballkan, porse për zgjedhjen e tyre përgjegjës janë qytetarët.

Yee tha se një prej faktorëve më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në, sepse kudo që është vepruar së bashku “ka pasur përparim”.

“Përpiqemi që bashkë me partnerët tanë të arrijmë qëllimet e përbashkëta”, tha Yee, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, SHBA ka dëshmuar se dëshiron që vendet e Ballkanit të bëhen më të qëndrueshme, më të zhvilluara dhe më të sigurta.

 

“Bijtë e Shqipes” në Filadelfia në piknikun tradicional veror

$
0
0
        Nga  Sadik Elshani/ 
030059075001083016
Ka vite që shoqata jonë, “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia vazhdimisht organizon veprimtari të shumta atdhetare, kulturore, përkujtimore, sportive e shumë të tjera,si: promovime të librave të autorëve të Filadelfias, diasporës dhe gjithë trevave shqiptare; veprimtari përkujtimore, ku përkujtojmë e nderojmë figura të ndritura të historisë, artit, kulturës, shkencës e traditës sonë kombëtare. Çdo vit me madhështi, dashuri e krenari e festojmë 28 Nëntorin – Festën tonë Kombëtare, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, festat e 7-8 Marsit. Ndërsa nga viti 2012, me rastin e festimit të 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në mënyrë madhështore e shumë dinjitoze organizohet ngritja e flamurit tonë Kuq e Zi në Bashkinë e Filadelfias. Tashmë këto janë bërë veprimtari të rregullta të kalendarit tonë, ashtu të ngarkuar. Vetëm në nëntorin e vitit të kaluar na u shtuan edhe dy veprimtari te reja mjaft të rëndësishme e domethënëse: Pjesëmarrja në Paradën e Ditës së Falenderimeve (Thanksgiving Parade) që organizohet në Filadelfia, dhe tjetra, ceremonia e ditës së flamurit tonë në Pennsylvania State Capitol në Harrisburg (kryeqytet i shtetit të Pennsylvanias). Kemi edhe një veprimtari që vazhdon gjatë tërë vitit, për 13 vite me radhë, është funksionimi me rregull i shkollës shqipe “Gjuha jonë”. Është kjo veprimtari, ky angazhim i yni që na ben të ndjehemi mirë, krenarë, veprimtari që i jep kuptimin shoqatës sonë: fëmijve tanë u lëmë trashëgim gjuhën tonë të ëmbël e të vlerë. Llojllojshmëria e veprimtarive tona është e gjërë. Këtu mund të përfshihen edhe shumë tubime, takime shoqërore, festa familjare: ditëlindje, diplomime e shumë raste të tjera të gëzueshme që na japin mundësinë që të jemi pranë njëri – tjetrit, t’i ndajmë gëzimet së bashku.
 024083051
   Një veprimtari pak më shlodhëse se ato që përmendëm më lart është edhe organizimi i piknikut tradicional veror që shoqata jonë e organizon qysh nga vitet e para të themelimit të saj. Këtë vit,  qershori ishte mjaft i ngarkuar për shoqatën tonë, sepse më 11 qershor e festuam si është më mirë 15 Vjetorin e themelimit të shoqatës, ndërsa një javë me vonë , më 18 qershor, u organizua ceremonia e mbylljes së vitit shkollor 2016/2017. Të dy këto veprimtari kërkonin mjaft angazhim nga të gjithë veprimtarët tanë. Por edhe përkundër lodhjes e angazhimeve të shumta nuk mund të rrinim pa e organizuar piknikun veror me bashkatdhetarët. Kishte kohë që bashkatdhetarët na pyesnin se kur do të organizohet pikniku, por edhe ne përgatitjet i kishim filluar shumë herët. Dhe ja, të dielën më 25 qershor u organizua pikniku në Parkun Shtetëror Neshamini (Neshaminy State Park) në afërsi të Filadelfias,          
            Haki Çollaku, Dritan Matraku, Bujar Gjoka ishin zgjuar herët për ta rezervuar vendin dhe për ta zbukuruar mjedisin me flamujt Kuq e Zi dhe atë amerikan, stendin me logon e shoqatës, pankartën e 15 Vjetorit te shoqatës. Ajo pjesë e parkut kishte marrë një pamje të natyrës shqiptare, ishte krijuar një atmosferë shqiptare. Nga qendra e zërit jehonte kënga dhe vallja shqiptare. Filluan të vinin një nga një dhe në grupe familjet shqiptare, përgatisnin tavolinat dhe grillat (sgarat ) përreth duke përhapur erën dhe shijen e ushqimeve shqiptare. Është kjo një veprimtari shlodhëse, në një mjedis të hapur, nën hijen e pemëve bashkatdhetarët po bisedonin me njëri – tjetrin, po shijoni ushqimet e njëri – tjetrit. Kishte edhe bashkatdhetarë që po merrnin pjesë për herë të parë në piknikun tonë dhe aty po takonin njerëz që nuk i kishin parë me vite të tëra, disa edhe që nga vitet e largëta shkollore. Është kjo një veprimtari familjare për të gjtha brezat, secili gjen diçka për vete, edhe të rriturit edhe të vegjlit dhe secili kënaqet në mënyrën e vet. Kur merr pjesë në veprimtaritë e shoqatës apo të bashkësisë sonë, gjithmonë takon ndonjë mik të vjetër, e gjen një mik të ri dhe dëgjon e sheh diçka të re.          
            Pjesë e piknikut tonë janë edhe garat, lojërat popullore e sportive: tërheqja e litarit, vrapimi me këmbë në thes, vrapimi me vezë në lugë e luga në gojë. Në tërheqjen e litarit i provuan forcat të gjithë; burrat, gratë e vajzat e reja, si dhe fëmijët. Pati mjaft tifozëri dhe inkurajim, nxitje për ekipet përkatëse. Gjithashtu u zhvilua edhe një turnir i vogël shahu. Në këtë garë u angazhuan 16 veta, nga të cilët katër shkuan në finale, ndërsa fitues doli zoti Eqerem Murataj. Vlashi Fili, Bashkim Bërdufi dhe Bujar Gjoka u kujdesën që këto gara të zhvilloheshin sa më mirë, më korrekt e me rregull. Fituesi nderohej me një “trofe” – një shalqi. Dhe nuk ka më mirë se në një ditë vere të hash shalqi nën hije të pemëve. Dikush lozte futboll, dikush volejboll, ndërsa një pjesë shetisnin buzë lumit. Ishte një ditë e bukur e me diell, jo aq e nxehtë dhe lagështia e ajrit e ulët. Ditë tamam për një piknik të këndshëm.     
            Është traditë në shkollën tonë që çdo të diel të fundit të çdo muaji i festojmë ditëlindjet e të gjithë atyre nxënësve që e kanë ditëlindjen në muajin përkatës. Meqenëse e diela e piknikut ishte edhe e diela e fundit e qershorit, atëherë e shfrytëzuam rastin që këto ditëlindje t’i festonim gjatë piknikut, sepse siç u përmend më lart, shkollën e kishim mbyllur një javë më parë. Ishin disa nxënës që kishin ditëlindjet në qershor (Drini Hamza, Ema Rama, Klea Hasa, Klajdi Qinami) dhe për ta ishin përgatitur keku dhe dhuratat. Të gjithë kënduan këngën e rastit: “Shumë urime për ju”, shqip dhe anglisht.     
            Kjo veprimtari e ngrohtë familjare dhe mjaft shlodhëse vazhdoi gjer në orët e vona të pasditës. Të gjithë u larguan me përshtypjet më të mira për piknikun dhe përgëzuan Këshillin Drejtues të shoqatës për organizimin e mirë dhe punën me plot përkushtim, jo vetëm për piknikun, por për veprimtarinë e gjithëmbarshme të shoqatës.
 
Mirupafshim në piknikun tjetër, në veprimtaritë tjera të shoqatës!
 
 

VATRA ZGJERON BASHKËPUNIMIN ME KOMUNITETIN

$
0
0

4 keshilli3 KRYESIA1 GAZETA DIELLI VATRA1 dritani kandidat

Kryetari dhe Kryesia e re e Vatrës po rrisin bashkëpunimin me organizatat e Komunitetit shqiptar, jo vetëm në Nju Jork, por edhe në Shtetet e tjera të Amerikës së Veriut dhe të Kanadasë. Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit pas konstituimit të strukturave të reja të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës janë intensifikuar takimet dypalëshe me dis nga organizatat e komunitetit, dhe janë planifikuar takime të tjera organizata. Një takim i tillë është realizuar me Organizatën “Rrënjët -Shqiptare(Albanian Roots) për të gjetur rrugë dhe forma bashkëpunimi të ndërsjelltë mes Vatrës dhe organizatës rinore. Presidenti i Rrënjëve shqiptare, z. Marko Kepi, ka shfaqur interesimin e  organizatës më masive dhe më me peshë për rininë shqiptaro-amerikane për të gjetur mundësi bashkëpunimi me Vatrën. Ai tha se Rrënjët shqiptare janë të gatshme të bashkëpunojnë me Vatrën në drejtimet që ajo është  e interesuar, ndërkohë që kërkoi që edhe Vatra të jetë bashkëpunuese edhe për të ardhmen për të dhënë një kontribut më të ndjeshëm në organizimin e përvitshëm të Paradës Shqiptare, duke përfshirë në këtë aktivitet, jo vetëm qendrën por edhe degët e saj në rrethina. Ai u tregua i gatshëm që Rrënjët shqiptare të japin më shumë kontribut në veprimtaritë e Vatrës, ndërsa vetë Vatra të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë për të përcjell tek brezi i ri të shkuarën historike të diasporës shqiptare dhe të ushqejë shpresën për të ardhen dhe të dyja së bashku të luftojnë për ruajtjen e identitetit kombëtar në SHBA. Për ta rritur në mënyrë efektive bashkëpunimin mes Vatrës dhe Rrënjëve Shqiptare, z. Kepi dhe z. Mishto ranë dakord që të hartohen projekte të përbashkëta bashkëpunimi në të mirë të komunitetit shqiptar në SHBA.

Në kuadër të takimeve bashkëpunuese Kryetari i Vatrës pati këto ditë një takim edhe me Presidentin e Këshillit Shqiptaro Amerikan(Albanian American Council)- AAC, z. Haxhi Dauti. Gjatë bisedës u ra dakort që veprimtaritë e përbashkëta mes Vatrës dhe Këshillit Shqiptaro Amerikan të përfshinë edhe një kontribut më të kualifikuar për të ndihmuar faktorin shqiptar në trojet etnike, vecanërisht në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Lugina e Preshevës etj. Z. Dauti dhe z. Mishto ishin të një mendje për t’ shfrytëzuar më efektivisht në lobimin e cështjes shqiptare kongresmenët dhe senatorët amerikanë.

Së shpejti mes dy organizatave do të ketë projekte të përbashkëta.

Vatra u bën thirrje organizatave shqiptaro-amerikane, qofshin ato krahinore apo kombëtare, fondacioneve, të afrohen për bashkëpunim, duke ruajtur identitetin e tyre, sepse të bashkuar do të kemi më shumë forcë për të kontribuar për cështjen shqiptare.(Korresp i Diellit)

Trump takon në Poloni “Europën e re”

$
0
0

Nga Gerhard Gnauk/

Në prag të samitit të G20-ës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, viziton Varshavën dhe takohet me dymbëdhjetë kryetarë shtetesh e qeverishë nga nisma rajonale e tre detrave: Detit Baltik, Adriatikut dhe Detit të Zi.1 Trump

Tensioni në Varshavë është në rritje: po vjen Trumpi. Nuk është hera e parë, që një president amerikan viziton Poloninë. Që nga koha e Richard Nixonit (1972) deri më sot ka pasur dhjetë vizita të këtij lloji. Edhe samite rajonale me Poloninë si vend organizator ka pasur mjaft. Por këtë të mërkurë dhe të enjte (05.07 – 06.07) mblidhen të gjitha menjëherë: Donald Trump, i cili është në një farë mënyre presidneti krejt ndryshe i SHBA-së, takohet në Varshave me dymbëdhjetë kryetarë shtetesh dhe qeverishë nga vendet lindore të BE-së që nga Estonia deri tek Bullgaria si dhe Austria.

Qeveria Trump, siç njofton Shtëpia e Bardhë, do që të “ritheksojë detyrimin e palëkundur të Amerikës ndaj njërit prej aleatëve më të ngushtë europianë si dhe që për administratën e SHBA-së ka prioritet forcimi i mbrojtjes kolektive të NATO-s”. Bëhet fjalë edhe për “vlera dhe interesa të përbashkëta dhe një lidhje të ngushtë me Europën Qendrore. Gjatë këtij prezantimi të parë në Europpë Trump do të mbajë një fjalim të rëndësishëm para një mase njerëzish në monumentin përkujtimor të kryengritjes së Varshavës.

Presidenti Duda: Nisma e tre detrave është prioriteti im

Një vizitë në Varshavë është për kreun amerikan të shtetit pothuajse gjithmonë si të ardhurit në shtëpi. Asnjëherë ndonjë vizitë në Varshavë nuk është pritur me deonstrata, përkundrazi ka pasur gjithmonë demonstrim të aleancës së kuptueshme historike amerikano-polake. Gjatë kësaj vizitë Polonia jo vetëm do të prezantohet si “vendi i lirisë”, siç preferojnë ta lëvdojnë atë gjithmonë preesidentët amerikanë. Por këtë herë shtohet dhe fakti që Varshava prezantohet si organizatorja e takimit të nismës së tre detrave (“Three Seas Initiative”). Presidenti Andrzhej Duda e prezantoi këtë koncept në një fjalim programatik në konferencën GlobSec në Bratislavë.

Duda tha atje, se kjo nismë do të jetë një “ndër prioritetet” e presidencës së tij. “Polonia do të bashkëkontribuojë në një bashkësi rajonale në bashkësinë euroatlantike”, tha ai duke sqaruar, se Europa Qendrore “në mënyrë të vetëkuptueshme është mjedisi politik i Polonisë”. “Ndaj ne synojmë, që Europa Qendrore të jetë e sigurtë dhe koherente dhe ajo të zhvillohet ekonimikisht në mënyrë dinamike.”

Nisma nuk drejtohet kundër BE-së

Ashtu si bashkëpunimi i anëtarëve lindorë të NATO-s (Duda përmendi në këtë kontekst grupin e “nëntë vndeve të Bukureshtit”), duhet të funksionojë edhe ky grup brenda strukturave ekzistuese, pra brenda BE-së. Grupi ndërdetar nuk synon krijimin e ndonjë blloku apo të ndonjë politike të jashtme të veçantë, sigurojnë ekspertët e vendeve pjesëmarrëse.

Koncepti ndërtar dhe “Europa e re”

Megjithatë kjo nismë të kujton edhe disa të tjera nisma më të hershme. Njëri ndër më të vjetrit është koncepti “ndërdetar” , kur para luftës Polonia përpiqej të farkëtonte aleanca me vendet më të vogla duke u ndodhur vet në situatën delikate mes Gjermanisë revizioniste dhe Bashkimit Sovjetik agresiv. Ndërdetare asokohe nënkuptonte hapësirën me influencë polake mes Detit Baltik dhe Detit të Zi. Ndërsa tani kjo hapësirë është zgjeruar deri në Adriatik, duke u bërë kështu nisma e tre detrave. Takimi i parë rajonal i këtij formacioni u zhvillua më 2016 në Kroaci.

Vizita e Trumpit zgjon edhe një kujtim tjetër: Kur më 2003 në luftën e Irakut SHBA-ja nisi me rrëzimin e Saddam Husseinit dhe kërkonte partnerë për “koalicionin e të vullnetshmëve”, në të krahas Britanisë së Madhe, Italisë e Spanjës morën pjesë edhe Polonia, Hungaria dhe Çekia. Anëtarët e rinj të NATO-s asokohe u pagëzuan si “Europa e re”.

Me ndjenja të përziera ndaj Trumpit

Sot në kushtet e ndryshuara, Trump has sërish tek “Europa e re”. Të paktën në Hungari e Poloni ai gjen qeveri, të cilat janë mjaft skeptike ndaj demokracisë liberale dhe “establishmentit”. Ndonëse sot shumë vende janë të shqetësuara për shkak të qendrimit të Trumpit deri tani të paqartë kundrejt Rusisë dhe NATO-s, qeveria polake tregohet pozitive ndaj lojës së çuditshme të Trumpit.

Kësisoj ditët e ardhëshme mund të konturohet një afrim mes SHBA-së nga njëra anë dhe “Europës së re” nga ana tjetër. Kësaj radhe kjo e përforcuar edhe nga dy faktorë: nga njëra anë furnizimet e para me gaz të lëngshëm nga Amerika në Poloni, që e lehëtësojnë këtë të fundit nga varësia riskante politke prej gazit rus. Dhe nga ana tjetër nga prania për herë të parë e dukshme e trupave të aleancës në Poloni dhe në hapësirën e Baltikut.

Udhëtimi i Trumpit në Varshavë një ditë para samitit të G20-ës do të jetë një shprehje e qartë e mirënjohjes ndaj partnerit besnik të SHBA-së, Polonisë dhe vlerësohet si një simbol politik. Por rreziku, që pas kësaj Europa mund të duket edhe më e përçarë se tani, nuk është i dukshëm. Ndërsa për Trumpin vizita është një shans për të shijuar ndoshta një pritje me brohoritje në Europë – pikërisht atë që ai nuk mund ta marë në Hamburg dhe në Europën Perëndimore.

VATRA NË PARADËN E BOSTONIT 1918, TAKIMI I NOLIT ME PRESIDENTIN WILSON DHE…

$
0
0

KALENDAR-KORRIK: VATRA NË PARADËN E BOSTONIT 1918, TAKIMI I NOLIT ME PRESIDENTIN WILSON DHE KUVENDI QË ZGJATI 12 DITË/

1 Noli Presid WilsonTrupat vullnetare2 Banda Vatra

VATRA, NË PARADËN E BOSTONIT/

Më 4 Korrik, 1918 u mbajt në Boston një Paradë e kombeve, në të cilin morën pjesë edhe shqiptarët, të përfaqësuar nga Federata VATRA. Flamuri kuq e zi i printe kolonës të shqiptarëve.Kishte një vit që kishte filluar edhe stërvitja e Trupave vullnetare të Vatrës, që përgatiteshin për të shkuar në Shqipërinë e Jugut për të mbrojtë kufijët Jugorë të kërcënuar nga grekërit, ishin dhe ata në Paradë. (Trupa vullnetare u nis drejt Shqipërisë në Shkurt 1920 se bashku me Bandën Kombëtare “VATRA”.) Në paradën e Bostonit mori pjesë edhe Banda muzikore e Vatrës. Marshallët shqiptarë të Paradës  ishin Loni Kristo-sekretar i Vatrës dhe Miçe Bardho, pjestar i Komisionit të Vatrës. Njoftimin e përcolli Gazeta Dielli e datës 6 korrik 1918.

AT FAN NOLI TAKON PRESIDENTIN WILSON/

Më 4 Korrik 1918, Presidenti Wilson ftoi Grupin diplomatik në Washington dhe përfaqësuesit e Kombeve të robëruara, midis të cilëve ishte i pranishëm edhe Fan S. Noli, përfaqësonjës i VATRËS.

Në këtë rast të florinjtë, siç do të shkruante Gazeta Dielli, At Fan S. Noli foli dy herë me Presidentin Wilson dhe një herë me zonjën Wilson. Takimi historik u mbajt në Mount Vernon përpara varrit të Geroge Washingtonit. Fjalët e pakta që pati rast të shkëmbente At Fan Noli me Presidentin Wilson shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi.

Para se të kthehej në Boston, At Fan Noli i dërgoi Vatrës telegramin me këtë tekst:” Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë më presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha. U thuaj shokëve të tjerat me gojë-Fan Noli”.(Dielli 9 Korrik 1918)…

KUVENDI I KORRIKUT 1917/

Kuvendi Vjetor i Vatrës për vitin 1917 u mbajt në Lewis Hayden Hall, 97 Compton St, Boston. Kuvendi u hap me 1 Korrik dhe përfundoi me 12 Korrik 1917. Kryetar i Kuvendit(Çairman) ishte z. Hasan Bitincka dhe Sekretar z. Ndreko Stavro. Zyrtarët e Vatrës u zgjodhën që u zgjodhën nga Kuvendi ishin: Kryetar i Vatrës i Përndershme Fan S. Noli, Sekretar Loni Kristo, arkëtar Goni Katundi, pjestarë të Komisionit të Qendrës:Hasan Bitincka, Miçe Bardho, Shefki Aliko dhe Stathi Suli. Zyrtarët e Diellit: Bahri Omari-Editor, ndihmës editor Andon Frashëri , manager Aqif Përmeti, Sekretar Ndreko Stavro. Inspektorë të Vatrës:Nikolla Dishnica, Emin Bilibashi dhe Vangjo Miller.

(Nesër do të shfletojmë sërish Kalendarin historik të Vatrës për muajin Korrik, ku do të njiheni me: Kuvendin e Vatrës të 7 korrikut 1918, që pati 22 seanca,me  takimin e Nolit me ish Presidentin amerikan Theodore Roosvelt, si dhe do të njiheni me Kuvendet e viteve  1919, 20, 21, që u mbajtën po në Korrrik-dG).

ARIZONA-15 VJET GJUHA SHQIPE

$
0
0

Në Universitetin Shtetëror  të Arizonës/1 flasin

SHËNOHET 15-VJETORI I KURSIT TË SHQIPES/1 Me kostume populNga Hajro HAJRA/

1 Profesorja

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, në verën e vitit 2002, në mjediset e Universitetit Shtetëror të Arizonës (Arizona State University), si një zonjë hijerëndë, erdhi e u fut gjuha shqipe, kjo gjuhë perëndie, siç e kanë quajtur rilindësit, ose gjuhë kozmike, siç e ka quajtur Petro Zheji, gjuhë e cila përgjatë një muaji e gjysmë të verës dëgjohet, flitet e mësohet nga studentë, kryesisht amerikanë, po edhe nga studentë shqiptarë, falë Institutit të Gjuhëve të Rrezikuara (Critical Languages Institute) të Qendrës Melikian të Universitetit Shtetëror të Arizonës (ASU Melikian Center) dhe falë zellit e punës së palodhshme të mësueses fjalëmbël Linda Mëniku.1 LindaNë 15-vjetorin e fillimit të kursit të gjuhës shqipe, më 26 qershor 2017, ky institut organizoi një manifestim për të kujtuar këtë ngjarje shumë të rëndësishme e të veçantë. Themi të veçantë, ngase ky është i vetmi universitet i SHBA-ve, ku, krahas gjuhëve të tjera, si armenishtja, boshnjakishtja-kroatishtja-serbishtja, hebraishtja, indonezishtja, jidishtja (gjuhë e hebrenjve ashkenazë, ose hebrenjve gjermanë), persishtja, polonishtja, rusishtja, tatarishtja, turqishtja dhe uzbekishtja, mësohet edhe shqipja.2 Linda

Manifestimin, në të cilin morën pjesë afro 100 veta (shqiptarë e amerikanë), e hapi zonja Kathleen Evans-Romaine, drejtoreshë e këtij instituti, e cila për 15 vjet me radhë ka bërë çmos që ky kurs të vazhdojë të mbahet deri më sot. Pas fjalës përshëndetëse, ajo ftoi para mikrofonit 6 studentët e sivjetshëm të këtij kursi, që të gjithë amerikanë (Travis Nielson, Taylor Moore, Christopher Kinley, Aleksej Demjanski, Joseph Casavecchia dhe Emily Barnes), që ta prezantonin veten para të pranishëmve. Njëri prej tyre, Taylor Moore, më vonë, gjatë bisedës, na tha se kishte rrënjë shqiptare, ngase i ati i gjyshes së tij ishte arbëresh, ndërkaq studenti Travis Nielson, i cili kishte qëndruar në Kosovë 9 muaj, gjatë gjithë kohës e mbante plisin në kokë, në shenjë nderimi e dashurie për shqiptarët.2 profesori

Pasoi fjala e zotit Stephen Bataldin, profesor, ish-drejtor i Institutit të Gjuhëve të Rrezikuara, i cili ka meritën se bashkë me zotin Shahin Berisha i ka vënë themelet e Kursit të Gjuhës Shqipe në kuadër të këtij instituti. E drejta, fjala e tij ishte historik i përmbledhur i këtij kursi, që nga themelimi, në vitin 2002, deri më sot. Veç të tjerash, zoti Batalden tha se programi i gjuhës shqipe është i vetmi program (dhe është i vetmi program i këtij lloji për gjuhët më pak të mësuara), që ka nxjerrë më shumë se 25 bursa ndërkombëtare Fulbright dhe NSEP/Boren. Ky është një nder shumë i madh për programin, për pedagogen e tij dhe për Institutin e Gjuhëve të Rrezikuara. Pastaj, programi i shqipes është i vetmi program të cilin e kanë ndjekur 125 studentë në 15 vjet. Ky numër është sa dy të tretat e studentëve të kurseve të të gjitha gjuhëve të tjera.1 Klasa

Më tutje zoti Batalden tha: – Dua t’jua kujtoj se program i gjuhës shqipe në Universitetin Shtetëror të Arizonës nuk ka filluar si program i gjuhës shqipe, por si partneritet edukimi i Departamentit të Shtetit me Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2001, pas luftës në Kosovë dhe pas fushatës së bombardimeve të NATO-s më 1999, Qendra Melikian e Universitetit Shtetëror të Arizonës kishte aplikuar në konkursin për fonde për ndërtimin e kapaciteteve të Universitetit të Prishtinës dhe një vit më vonë kishte filluar si kurs i shqipes, për të vazhduar deri më sot dhe për këtë meritë të madhe ka Shahin Berisha, profesor në GateWay Cummunity College, të cilin kemi nderin ta kemi sonte këtu.

Pjesë e fjalës së tij ishte doemos edhe Linda Mëniku, për të cilën zoti Batalden tha fjalët më të mira që mund të thuhen për një pedagoge, së cilës para përfundimit të programit do t’ia japë një mirënjohje për kontributin shumë, shumë të madh në mbarëvajtjen e Kursit të Shqipes, në mbajtjen gjallë të këtij kursi për 15 vjet me radhë.

Pas pjesës së parë të manifestimit, përgatitur nga përfaqësuesit e Institutit Melikian, filloi pjesa e dytë e programit, përgatitur nga anëtare të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të Arizonës. Fillimisht u intonuan Himni i Flamurit dhe Himni i Kosovës dhe mikrofoni ishte për zonjushën Rina Hajra, aktore filmi e juriste, edhe kjo ish-kursiste e shqipes, e cila ftoi në podium motrat Nora e Arba Hajra, po ashtu ish-kursiste të shqipes. Njëra shqip, tjetra anglisht, ato falënderuan Institutin, i cili ua kishte mundësuar atyre dhe studentëve të tjerë për ta ndjekur kursin, duke u dhënë edhe bursa studimi studentëve që nuk kishin mundur t’i përballonin shpenzimet. Një falënderim i posaçëm ishte për pedagogen Linda Mëniku, një njohëse e shkëlqyeshme e shqipes dhe e anglishtes (pa zënë ngoje këtu gjuhët e tjera që i njeh, por që nuk i hyjnë në punë këtu), e cila ishte shumë më tepër se një pedagoge.

Pastaj mikrofonin e mori 12-vjeçari Dion Bejta, lindur në Amerikë, i cili recitoi poezinë e Naimit “Gjuha jonë”, pasoi një valle, Vallja e Logut, luajtur nga vajza e talentuar korçare, Xhesina Fidani, për të vazhduar me një tjetër pikë recitimi, me disa vargje nga “Bagëti e Bujqësia”, recituar nga Erza Gashi.

Në podium sërish doli zoti Batalden (bashkë me zotin Lee Croft dhe me zotin Shahin Berisha) dhe ftoi Linda Mënikun për t’ia dhënë mirënjohjen, me të cilën ajo shpërblehej për punën e jashtëzakonshme e sakrificën që kishte bërë gjatë një dekade e gjysmë, që nga themelimi i Kursit të Shqipes, deri më sot.

Linda Mëniku, e emocionuar dhe krenare njëherësh, foli për punën e deritashme dhe falënderoi gjithë ata që kishin vënë nga një gur në kështjellën, institucionin që për kaq vjet me radhë po e trajton shqipen si bijë të veten.

Pasuan disa valle, luajtur nga valltaret e Grupit të Valleve “Ora”, Xhesina Fidani, motrat Erza e Mjellma Gashi dhe motrat Vlera dhe Nesa Syla.

Pas valleve që u shpërblyen me duartrokitje të gjata të publikut, në podium doli profesori nga Kosova, Shahin Berisha dhe, plot modesti, foli për rrugëtimin e tij që nga ardhja në SHBA me bursën e Programit Fulbright, e deri më sot. Duhet shtuar se zoti Berisha ka dhënë një kontribut të madh, përveç në themelimin e Kursit të Shqipes, edhe në bashkëpunimin ndërmjet Universitetit Shtetëror të Arizonës dhe Universitetit të Prishtinës.(Te plote lexojeni ne Diellin e Printuar)

Roosvelt-Nolit:Shqiptarët i admiroj, se janë një racë e vjetër dhe trime

$
0
0

Theodore Roosvelt-Nolit:”Thuaju shqiptarëve që dëshiroj ta shoh Shqipërinë independente dhe që indepipendenca e tyre duhet të sigurohet nën mbrojtjen dhe garantinë e painteres të Fuqive Aleate, si Amerika, Anglia dhe Franca./1 Theodhore Roosvelt

NGA HISTORIA E VATRES- KUVENDI I VATRËS ME 22 SEANCA(2)Fan_S._Noli

Kuvendi i Vatrës i vitit 1918 u hap me 7 Korrik 1918 dhe mbaroi me 17 Korrik, mbajti plot 22 seanca.Ky Kuvend u mbajt në Winthrop Hall, 446 Tremont St. Merrnin pjesë 43 delegatë të cilët kishin 80 vota.Në fjalën e hapjes At Fan Noli deklaroi:”Vatra kur u fillua nuk kishte më shumë se 500 anëtarë, sot ka 5.000 anëtarë të rregullt.”Pastaj shtoi:Veprimi i fundit i Vatërs është vajtja e Kryetarit tuaj në Wçashington.Ndofta dëgjuat që ditën e  Independencës për tërë botën(4 Korrik) Presidenti Wilson deshi të kremtonte atë ditë si Ditën e Independencës për tërë Botën.Për këtë arsye Guverna Aemerikane i thirri si mysafirë kryetarët e të gjithë kombësive të huaja që ndodhen në këtë vend bujar. Idea ishte që tërë kombësitë së bashku të mblidheshin atje(Në Mount Vernon) për të thyer shpiritën e autokracisë. Kryetari i Vatrës u ftua të marrë pjesë….

2 M Konica Noli

Ky Kuvend me 22 Seanca zgjodhi zyrtarët e vitit: Kol Tromara-Kryetar; Ndreko Stavro-Sekretar, Bahri Omari-Editor; Andon Frashëri-ndihmës Editor; Aqif Përmeti-Manager; Loni Nino-Sekratr i Diellit. Komisioni i Qendrës përbëhej nga të zgjedhur: Hasan Bitincka,Muke Përmeti, Kostë Papa dhe Angelo Sotir.

Kuvendi mori vendim extra që të niste botimi i një reviste në gjuhë të huaja, Kryesisht në gjuhën inglisht. Kjo do të ishte Revista”Adriatik”, editor provizor i së cilës u zgjodh Fan S Noli.

ME 25 KORRIK, TAKIMI I ISH PRESIDENTIT ROOSVELT ME NOLIN

Me 25 Korrik 1918 Fan S Noli pati një bashkfjalim të gjatë në Harvard Club, New York City, me ish Presidentin Amerikan Theodore Roosvelt. Fan S. Noli do të deklaronte pas takimit se ish Presidenti Roosvelt çuditërisht ishte shumë i informuar dhe në detaje mbi Shqipërinë dhe ngjajrjet e ndodhura atje. Ndër të tjera Roosvelt i kishte thënë Nolit” Shqiptarët i dua dhe i admiroj, se janë një racë e vjetër dhe trime që meriton të shpëtohet dhe vetëqeveriset. Di që në shumë raste, Turqit, Grekët dhe Serbët bashkoheshin dhe lidheshin mes tyre që t’u bënin ballë shqiptarëve. Di pastaj që shqiptarët janë besnikë dhe të ndershëm, dhe kur e japin fjalën, e mbajnë si burra….”Thuaju shqiptarëve që dëshiroj ta shoh Shqipërinë independente dhe që indepipendenca e tyre duhet të sigurohet nën mbrojtjen dhe garantinë e painteres të Fuqive Aleate, si Amerika, Anglia dhe Franca. Nga ana ime, do bëj ç’t’më vij doresh për të drejtat e racës shqiptare’-Kështu e përcolli Gazeta Dielli e 26 Gushtit 1918, këtë takim Nolit me Wish presidentin Roosvelt ,që u realizua me 25 Korrik 1918, me ish presidentin Roosvelt.

KUVENDI I 6 KORRIKUT 1919

Kuvendi Vjetor i vitit 1919 u hap me 6 korrik dhe kishet për Çairman z. Anastas Pandeli dhe sekretar Kostë Isaak, reporter z. Krist Kaluçi, marshall George Katundi.

Kryetari i Vatrës, Kol Tromara, deklaroi:Nga Ky Kuvend presin realizime jo vetëm shqiptarëte  Amerikës, por dhe tërë vëllezërit tanë përtej.

Ky Kuvend zgjodhi kryetar- Faik Konica, ( i cili ishte ende në Europë), për këtë qëllim mbeti zëvendës deri në ardhjen e Konicës, Kol Tromara,  Redaktor i Diellit dhe i revistës “Adriatik”-Kostë Çekrezi, zv/Redaktor Andon Frashëri, arkëtar Gori Katundi, sekretar i Vatrës Ndreko Stavro, Sekretar i Diellit Loni Nini. Konferencier Aqif Përmeti.

Komisioni Qendror përbëhej nga: Kristo Kirka, Xhafer Lekdushi, Vani Chani dhe Kostë Isaak.(Perg: D. gr- VIJON)

Viewing all 3554 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>