Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 3554 articles
Browse latest View live

Vepra e parë artistike për Heroin Kombëtar

$
0
0

Medaljoni varëse kameo me portretin e Skënderbeut, vepra e parë artistike për Heroin Kombëtar  /

1 Fotaq-Andrea

NGA FOTAQ ANDREA-Strasburg/

– Letër profesor Lutfi Aliajt, Siena, Itali./

I dashur Prof. Luti, i dashur mik,/

Studimi juaj “Medaljoni – varëse (cammeo) me portretin e Gjergj Kastriotit” në British Museum të Londrës”, botuar në VOAL, qershor 2018, sillte të dhëna të reja me mjaft interes për këtë vepër artistike nga më të hershmet e më të bukurat me portretin e Skënderbeut, duke e çuar hapa përpara historinë e artit figurativ kastriotin. Konkluzioni juaj se kjo varëse, me gurë të çmuar e me vlera të rralla, duhet të jetë punuar në Venedik nga artistë me emër dhe mbi të gjitha, duhet të jetë mbajtur në gjoks nga Donika Kastrioti, Zonja e Parë e Madhe e Arbrit, është rrjedhojë e një analize të hollësishme që ju i bëni aq bukur kësaj vepre të mrekullueshme, në rrafsh historik, por edhe artistik. Me të drejtë, ju shtroni një seri pyetjesh që kërkojnë përgjigje, dhe konkretisht: “Kush e porositi këtë medaljon varëse?”; “Kush e skicoi, gravuroi, punoi atë portret?”; “Ku dhe kur u prodhua?”; “Kush ishte pronari i saj?”; e më në fund: “Kush ishte personi që e shiti në shekullin XVI tek koleksionisti i njohur Hans Sloane?”.

Pyetjet tuaja, në rolin e studiuesit serioz e metikuloz, i dashur Prof. Luti, janë me vend dhe tepër të vështira për të marrë përgjigje të saktë pas gati gjashtë shekujsh që nga koha e prodhimit të këtij medaljoni. Por, ne nga ana jonë (“ne” në kuptimin modest kolektiv të studiuesit), do orvatemi paksa të depërtojmë në labirintet e kohës për të parë më nga afër jo vetëm kuadrin historik e artistik të atij Venediku ku gëlonin qindra e mijëra artistë e artizanë, vendas dhe të huaj (e domosdo edhe artizanë arbër të mbledhur në shekujt XIV-XVI në “Calle degli Albanesi”), por edhe për të shqyrtuar disi kuadrin politik e diplomatik të Republikës së Sinjorisë me shtetin e Arbrit dhe me Skënderbeun, që të kuptojmë më mirë e më thellë simbolikën e këtij portreti të Skënderbeut shfaqur në gur oniks.

Për të saktësuar diçka nga historiku që ju i bëni këtij portreti medaljon-varëse, kujtojmë se antikuari i shquar, shqiptaro-kanadezi Dritan Muka hyri në korrespondencë me British Museum Images në dhjetor 2008, pas orvatjeve të para që kishte bërë që në qershor 2007, për të kërkuar të bëhej publike në internet një foto e portretit të Skënderbeut në varësen cammeo, (fig.1) sigurisht kundrejt rregullave në fuqi dhe

Fig. 1

fig. 1 Skenderbeu venecie shek. 15 british muzeum londres

pagesës përkatëse. Synonte në këtë mënyrë të shuante çdo pikëpyetje dhe çdo dyshim që figuronte në katalogimin e këtij portreti ku vihej në dukje konkretisht: “Text from Dalton 1915, Catalogue of Engraved Gems: Burlington Magazine, xxiv, 1913, p. 31. The head resembles that of Scanderbeg (nënvizimi ynë). Cf. Marius Barletius, Historia de vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis, Rome, 1501 or 1510, Frontispiece, opp. p. 1. Cf. also British Museum, Catalogue of Early Italian Engravings, by A.M. Hind, Section A. 1; and Stowe MS. 697. fol. 180.” Vetë kartelizimi i kësaj vepre, përmban shenjën (?) pikëpyetje, shfaq dyshim, përderisa nuk ekziston asnjë shënim i shkruar, asnjë provë a tregues kohor se bëhet fjalë këtu për portret të Skënderbeut. Veçse, nga studiuesit e huaj theksohet se Koka i ngjason asaj të Skënderbeut, mbi bazë krahasimore me portretin e Skënderbeut te botimi i parë i Barletit në latinisht.

Ne nga ana jonë, të bindur që kishim të bënim jo vetëm me një portret origjinal të Skënderbeut, por edhe me një portret të ri të tij, nga më të hershmit e të paparë ndonjëherë, nxituam ta paraqesim këtë portret publikisht e gjithë entuziazëm në ekspozitën tonë “Shpirti i arbrit ndër shekuj”, çelur në Muzeun Historik në maj 2012, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Sigurisht, reagimet nuk do të vononin në media, dhe ndonjë studiues do të angazhohej me shkrim kushtuar kameos. Por ju, i dashur prof. Luti, na dhatë kohët e fundit një tablo të plotë të përshkrimit të kësaj kryevepre në kuadrin e studimeve tuaja për medaljonet dhe veprat më të para me portretet e Heroit Kombëtar.

Mjaft studiues të jetës artistike veneciane në shekujt XV-XVI, ndër ta francezi Bertrand Jestaz, mbështetur në punimet e autorëve klasikë si G.Vasari, por edhe të P.G. Moro Lin e Emeric David, kanë vënë në dukje se Venediku i shekullit XV lulëzonte në të gjitha fushat e prodhimit, në të gjitha artet e veçanërisht në artin e gliptikës, në gravurimin e objekteve dhe sidomos të gurëve të çmuar (kameo). Me këtë “zanat” të hershëm merreshin dhe jetonin rreth 600 familje venedikase, ku shkëlqenin artistë me emër, arpunues e argjendpunues. Vetë familja Bellini është marrë edhe me artin e gliptikës e deri te arti i qëndistarisë. “Punë veneciane”, thuhej plot mburrje në oborret mbretërore të Europës, por edhe mes koleksionistësh për objekte luksi me shkëlqim të paparë, tërë ar e vezullim gurësh të vyer, tërë mëndafshe, cohurina e qelqe të Muranos. Prodhohej, shitej, blihej e koleksionohej gjithçka, që nga objektet e kultit (kryqe e ikona shenjtorësh dhe engjëjsh në ar e kristal), deri te veprat e artit, punimet e argjendarisë, zbukurimet nga fauna dhe flora, bizhuteritë, orenditë, madje edhe serviset prej ari të guzhinës. Mbi të gjitha, mbretër, princër, dukë, dozhë, markezë e emra të njohur personazhesh historikë, rendnin kush e kush të kishte jo vetëm portretin e tij nga dorë mjeshtërore, për të lënë gjurmë shkëlqimi në këtë epokë të artë veneciane, por edhe për të zbukuruar kështjellat e tyre mesjetare me koleksione të pasura, deri edhe me statuja mermeri, tryeza tualeti e pasqyra kristali. E njohur kështu për luksin e saj të shfrenuar, për madhështinë, por mbi të gjitha për shpirtin tregtar e fitimprurës, për rol të dorës së parë në marrëdhëniet me Evropën, Sinjoria – kjo Zonjë e Madhe e republikave italiane, “Qytet i pasur në ar, por edhe më shumë në famë”, siç thoshte Petrarka i shekullit XIV, me flotën tregtare e ushtarake më të përparuar të kohës -, po njihte kësisoj gjatë shekullit XV kulmin e lulëzimit, mes entuziazmit e euforisë. Asgjë s’e ndalte në zgjatjen e kthetrave si superfuqi e parë e kohës për të akaparuar tregje, duke ndjekur politikat e veta koloniale pa kurrfarë skrupulli e në dëm të popujve të tjerë, kryesisht të Ilirikumit të lashtë e të Ballkanit. (fig.2 Venediku).

Veçse… ama,… çdo lartësim ka rënie, çdo shkëlqim ka zbehje, dhe shpejt do pasonte një periudhë vështirësish për Republikën e Shën Markut, që do fillonte në prag të shekullit XVI, të njihte lëkundjet, tensionet, tkurrjet, si dhe ciklin e ulje-ngritjeve. Në fund të shekullit XV, prodhimet e luksit njohën krizë të rëndë në Venedik, për shkak të konkurrencës së huaj dhe largimit jashtë të arit, gjë që do të shkaktonte rrënim të prodhimit vendas. Aq sa më 1502, Senati detyrohet të marrë vendim që të mos përdoreshin më metalet e çmuara për zbukurime, sepse po boshatisnin thesaret e Republikës. Tanimë, nga 600 familje arpunuesish në Venedik,

Fig. 2, Venediku, shek. XV.

fig. 2venecien shek. XV

u lejuan të punojnë vetëm 20 familje. Më 1506, arrin kulmin kriza e objekteve të luksit, dhe më 1509, pas humbjes nga Venediku të betejës së Agnadello-s kundër koalicionit të huaj, Sinjoria veç kur do ta shihte veten në vështirësi të mëdha për të financuar e përballur sidomos luftën kundër turqve osmanë. Për rrjedhojë, plasi kriza financiare dhe Senati mori masa drakoniane që të ndalej me çdo kusht përdorimi i floririt për zbukurime. Po ashtu edhe përdorimi i gurëve të çmuar. Sakaq, epërsinë dhe përparësinë në Itali për prodhimin e objekteve të luksit do ta merrte Republika e Milanit.

E paraqitëm tërë këtë panoramë, prof. Lutfiu, për të konfirmuar përfundimin e rëndësishëm të studiuesve të huaj, po edhe tuajin se kameo me portretin e Skënderbeut ishte pamëdyshje prodhim venedikas luksoz i mesit të shekullit XV, pikërisht në periudhën kur Skënderbeu ishte gjallë, dhe kur kishin filluar të prodhoheshin edhe medaljonet e para me portretin e tij. Por, le të shohim konkretisht nga afër tipologjinë e portreteve të Skënderbeut të asaj periudhe, për të kërkuar mes tyre përafritë, dallimet, stilet dhe vetë synimin e realizimit të këtyre veprave. Konkretisht vëmë re:

Së pari, në tre gjinitë e veprave më të hershme me portretin e Heroit Kombëtar, (në kameo, në medaljon argjendi e bronzi, në miniaturën e kodikut të Fiocco-s, fig. 3, 4, 5), Kastrioti i Madh na shfaqet me profil vetëm nga e majta. Dhe nuk është rastësi: është pozicioni i parapëlqyer e tradicional i dozhëve të Venedikut (e majta e zemrës), po edhe i mbretërve, princërve, etj. Në fakt, edhe vetë portreti i parë i Skënderbeut në vaj, i realizuar mbi bazën e skicimeve të G. Bellini-t (“Skënderbeu” i galerisë  Ufizzi të Firencës, – fig. 6), shfaqet gjithashtu me profil nga e majta. Më tej, edhe portreti i Skënderbeut në veprën e parë “Historia e Skënderbeut” e Barletit në latinisht (1502-1508), pozicionohet sërish nga e majta (fig.7).

Së dyti, në tre gjinitë e këtyre veprave, Heroi paraqitet në tre mosha të ndryshme: në moshë të hijshme e hirshme 40-50 vjeçare (kameo); në moshë mbi 50 vjeçare (figurë impozante apo legjendare – medaljonet); në moshë bukurisht e realisht 60 vjeçare (miniatura në kodikun e Fiocco-s, 1465). Domosdo, nga vitet 1450 deri më 1465, Skënderbeu do të lëvizte si fizionomi, dhe s’kish si të shfaqej statik e vetëm një, unikal. Është kjo arsyeja që kemi larmi portretesh të Skënderbeut, në mosha të ndryshme, por edhe në stile të ndryshme, sipas shkollave, epokave dhe vetë individualiteteve artistike, që kanë trajtuar historikisht portretin e Skënderbeut.

fig 3fig 4fig 5

Fig. 3, 4, 5

fig 6 Skenderbeu galeria Ufizzi Firencefig. 7 Skenderbeu te Barleti

Fig. 6, 7.

Së treti, figura e KryeHeroit sa ishte gjallë, pasqyruar në gjini të ndryshme të artit aplikativ (gur i çmuar, metal, pergamenë) dëshmon për vetë qëllimin e realizimit të tyre me një funksion të caktuar: për t’iu bërë dhuratë e çmuar vetë Heroit.

Së katërti e rrjedhimisht, dhurata merr kësisoj karakter të fuqishëm politik dhe është shprehje e marrëdhënieve të jashtme, në kohë e hapësirë midis shtetit të Arbrit e Shefit të tij dhe republikave të tjera italiane (shteti i Napolit, Republika e Venedikut, Vatikani, etj.).

Ju keni të drejtë, i dashur mik, kur thoni se medaljoni kameo duhet t’i jetë bërë dhuratë Skënderbeut me rastin e martesës së tij. Po. Është një pohim i guximshëm e i fuqishëm, rrjedhojë logjike e analizës suaj në kuadrin kohor të realizimit të kësaj vepre. Dhe ne ju mbështesim në mendimin tuaj se kameo është dhuratë për martesë e Princit të Arbrit. Në këtë rast, ne mund të thellojmë analizën tonë dhe të dalim në disa përfundime:

  1. a) Martesa është ngjarje madhore në jetën e një Princi, e sidomos të një Princi jo dosido, por të një drejtuesi e burrë shteti. Kameo, duke qenë objekt luksi i klasit të parë, merr kuptim të thellë dhe simbolikë të plotë e të fuqishme kur vjen si e porositur nga lart, nga një autoritet madhor, ashtu sikurse do vepronte më pas me dhurata të çmuara për Skënderbeun Alfonsi e Ferdinandi i Aragonës dhe sidomos Papati. Në rastin konkret, më 1451, e interesuar për mbarëvajtje dhe aleancë me KryePrincin Kastriot dhe në vazhdimësinë e politikës së saj të cilësuar “e zhdërvjelltë” (dredharake në fakt), Republika e Venedikut nuk do mungonte të dërgonte në Ardenicë – ku u zhvillua ceremonia e kurorëzimit të Skënderbeut me Donikën më 21 prill 1451 – Proveditorin e saj të përgjithshëm në Shqipëri, përkrah ambasadorëve të Napolit, Vatikanit, Raguzës dhe mjaft princërve të Arbërisë. E domosdo, këta të deleguar nuk kish si të shkonin aty me duar në xhepa, por shkonin me dhurata luksoze (ashtu sikurse princërit arbër dhe mbarë populli dërgonin me këtë rast në Krujë karvanë varganë me gjë të gjallë, drithë, mallra e ndihma financiare – sipas zakonit mesjetar sintetizuar në shprehjen “edhe mbreti e do dhuratën”), për të dëshmuar kështu afrimin dhe afinitetin me Princin e madh shqiptar.

Pra, për mendimin tonë, kameo me portretin e Skënderbeut duhet të jetë dhuratë e drejtpërdrejtë e Republikës së Shën Markut me vendim Senati. A nuk veproi kështu Senati kur dërgoi me vendim të posaçëm më 1479 Gentile Bellini-n në Konstandinopojë për të realizuar mbi gjashtë piktura e medaljone me portretin e Mehmetit II, në kuadrin e politikës së Venedikut për afrim me një tjetër superfuqi të kohës, perandorinë osmane? Nga ana tjetër, dimë që Skënderbeu dhe familja e tij fisnike ishin edhe qytetarë nderi të Venecias. Ky, mendojmë, duhet të jetë kuptimi i dhuratës me kameon luksoze dhe është tjetër punë që këtë dhuratë të çmuar sigurisht do ta mbante në gjoks Donika Kastrioti (krahas kryqit të artë), kur bashkëshorti, sipas shprehjes së bukur frënge “bëhet gjysma tënde” e brendshme, falë dashurisë, besnikërisë bashkëshortore, aleancës familjare fisnikërore, etj. Le të sjellim këtu në kujtesë edhe Faik Konicën kur shkruan prozën e bukur “Martesa e Skënderbeut”, duke theksuar se atë vit, “U dëftua në faqe të gjithë dheut, se Skënderbeu qe më i madhi kapetan i kohës së tija” (nënvizimi ynë).

  1. b) Në fakt, një vëzhgim i vëmendshëm i portretit të kameos na shfaq një Skënderbe yll të bukur 46 vjeçar, dhëndër i denjë plot fisnikëri e me kurorë martesore mbi krye, si një element domethënës për eventin dhe me një këmishë zbukuruar me shtatë pala në qafë (shtata si shifër e shenjtë). Leshrat, balli, syri, hunda, goja, mjekra e dredhur dhe e derdhur paraqesin një profil plot madhështi e dinjitet jetësor, një personalitet të shkallës së epërme, me individualizim e tipizim origjinal, realist, por edhe me lirizëm të theksuar. Jemi ende në profilin “klasik” venecian si stil imitues i medaljoneve dhe monedhave të lashta të botës iliro-greko-romake, por që shpejt do pasohej nga portreti me pamje tre të katërta të stilit flamand, praktikuar në atë kohë nga Jan van Eyck, i cili do ta sillte artin e tij në Venedik vetëm më 1474.
  2. c) Duke pranuar portretin e Skënderbeut në kameo si dhuratë e vitit 1451, kemi të drejtë nga ana tjetër, të pohojmë se ky portret artistik luksoz, i rrafshit sipëror, është dhe duhet të jetë ndër të parët, në mos i pari portret i Heroit Kombëtar që na shfaqet më se real, përderisa vetë Heroi do ta kishte pothuaj përditë përpara syve këtë medaljon varur në gjoksin e Arianitkës së tij nuse 23 vjeçare. Në këtë rast, medaljonet e tjerë të Skënderbeut me portret disi “më të plakur” (fig. 4, 8), dhe të hamendësuar si të Pisanello-s, të vitit 1449, nuk do mund t’i qëndronin arsyetimit që po parashtrojmë, veç në mos ato medaljone të jenë bërë enkas për të shfaqur një portret heroi legjendar – sikurse kemi thënë në….

 

FIG 8

Fig.8

një shkrim –  mbi bazë skicimesh të realizuara ndoshta nga dezinjatorë lokalë (arbër) për t’u dërguar më pas në Raguzë apo Venedik.

  1. d) Po ashtu, jemi të mendimit se nuk do konsiderohej si fort e bazuar hipoteza sipas së cilës Skënderbeu duhet ta ketë porositur vetë këtë portret kameo në Venecie, për t’ia bërë dhuratë nuses së tij me rastin e martesës, në bazë të modës në fuqi, kur gratë mondane të kohës parapëlqenin shumë objektet e luksit në kameo. Teza tingëllon paksa “e tërhequr për flokësh”, siç thotë frëngu, e ndërlikuar, sepse do të na shfaqte në këtë rast një Skënderbe disi “narcisik”, që i bën dhuratë bashkëshortes portretin e vet. Në të vërtetë, Skënderbe Burri kish se ç’t’i bënte dhuratë Donikës: bizhuteri, varëse, byzylykë, unaza, kryqe e shenjtorë, po se po, por edhe servise kristalinë e në ar, etj. për të mos shkuar më tej, tërë ato objekte veneciane luksoze që në fakt, do të rimbarteshin në Itali nga Donika me tre anijata, pas vdekjes së Heroit.
  2. e) Nëse Donika e ka mbajtur në gjoks portretin e TënZot në gjallje të tij, kjo do të thotë se ajo duhet ta ruante këtë medaljon si gjënë më të çmuar shpirtërore gjatë tërë jetës së saj të gjatë, deri ditën e fundit që mbylli sytë si një e ve e ndëshkuar keq nga fati që në moshë të re, pa e shkuar kurrë ndër mend të rimartohej si shoqet e veta princesha të oborreve të Europës, që s’e kishin për gjë të rimartoheshin edhe tre herë a më shumë. Por, përderisa medaljoni është blerë në Itali nga koleksionisti Hans Sloane në shekullin XVI, dhe jo në Spanjë, ku Donika ndërroi jetë, atëherë lindin pikëpyetje të reja për fatin dhe rrugëtimin dorë më dorë të këtij medaljoni, një enigmë më shumë që do mund të vinte në dyshim krejt arsyetimin që parashtruam më lart. Veçse, … fati tragjik e historik i shqiptarit, fati sizifian i mbijetesës, nga ku edhe stoicizmi e epizmi i tij, nuk do të kursente as Mbretëreshën Donika Kastrioti, siç do të shohim në një shkrim të ardhshëm, gjë që do mund të shpjerë në do pista të reja tezash e hipotezash, kur Donika, përpara fatit të keq të sajin, të familjes, të vendit të vet pushtuar egër, ndoshta ka qenë e shtrënguar të shkëputet edhe nga objekti shpirtëror i saj për njëmijë arsye. Sepse, përderisa u detyrua të shkëputet e të lërë trojet amtare, për hir të mbijetesës dhe në emër të fesë së krishterë, nuk përjashtohet as mundësia që këtë kameo me portretin e Skënderbeut – sikurse ndodhi me krejt kancelarinë skënderbejane dhe objektet me vlerë (kodikët, shpatat, helmetat, medaljonet, heraldikat, etj. etj.) – ajo t’ia ketë kaluar me testament për trashëgimi, gjithnjë në emër të vazhdimësisë së kujtimit të Heroit të Madh – djalit, nipërve, nuseve të shumta në Itali (kur vetëm sot numërohen në këtë vend rreth 150 familje Kastrioti), duke qenë e sigurt se në Spanjë, fati i saj mund të njihte të papritura edhe më të këqija e përvoja edhe më të hidhura…

Le të shohim më në fund rrethanat politike, diplomatike e artistike, që bënë të mundur realizimin e dhuratës kameo.

Një vëzhgim i shpejtë i marrëdhënieve të Venedikut me shtetin e Arbrit dhe Skënderbeun, mbi bazën e studimeve të F. Babinger, A. Ducellier, F. Thiriet, G. Valentini dhe kohët e fundit të B. Doumrec, na lejon të vërejmë se kuptimi objektiv i diplomacisë e ndihmonte Skënderbeun të trajtonte realisht qëndrimet dhe synimet dredharake të Venedikut, që veç synonte t’i bënte ballë turqve me sa më pak shpenzime e sakrifica, falë një loje aspak të çiltër, aspak konsekuente dhe gjithnjë akaparuese tregjesh e kolonish. Duke njohur vlerën personale të Skënderbeut të barabartë sa një ushtri, cilësitë e tij si prijës kombëtar me synimin e vetëm fisnik për të udhëhequr luftën çlirimtare, Venediku nuk mungonte t’i lëpihej, gjoja ta ndihmonte herë-herë me fonde a trupa në numër të kufizuar. Por si Papati, si Venediku, nuk mungonin nga ana tjetër të rendnin kush e kush më parë për të bërë dhuratat që dimë, dhe në rastin konkret kameon e famshme. I ndërgjegjshëm për politikat zigzage, gjithë bishta e marifete të Serenisimës, Skënderbeu, ashtu si i ati i tij, Gjoni, do të ndiqte ndaj saj një politikë e diplomaci të zhdërvjelltë, subtile, të nuancuar, sidomos pas marrëveshjes së 4 tetorit 1448, kur Venediku do merrte Danjën, dhe Skënderbeut do t’i rinjiheshin titujt dhe pozicioni i tij në krye të Lidhjes dhe të qëndresës shqiptare, si dhe pensioni vjetor prej 1400 dukatesh ari, shumë kjo me të vërtetë e lartë për kohën. Atmosfera politike e diplomatike ishte pra e tillë që e lejonte Sinjorinë të nxitonte për të bërë dhuratën e shtrenjtë kameo, pasuar me siguri edhe nga një shumë e majme dukatesh ari, etj.

Veç kësaj, lypset të njihet historikisht forca dhe ndikimi që ushtron arti në marrëdhëniet dhe politikat ndërshtetërore (sikurse sot kultura, artet, sporti e turizmi në përgjegjësi). Folëm se Senati venecian nxitoi të dërgonte Bellini-n, portretistin më të mirë të Venedikut në Konstandinopojë më 1479, për të joshur sulltan Mehmetin II, për ta marrë me të mirë e për t’i fërkuar kokën. Dhe në fakt, fuqia e artit është e tillë që pezullon edhe dhunën e luftës, si në rastin klasik të lashtë kur Dhimitri i I-rë Poliorketes, gjenerali maqedon i mbiquajturi “rrëmbyesi i qyteteve”, tek ishte në krye të ushtrisë, gati për të pushtuar, rrënuar e shkrumbuar qytetin e bukur të Rhodit, sheh në rrethinë të pikturonte i qetë gjeniu Protogeni. Dhe në çast burri i luftës dorëzohet përpara forcës së artit, heq dorë nga pushtimi e rrethimi dhe braktis qytetin, pa i vënë flakën. Ashtu si do vepronte shekuj më vonë edhe Omer Pashë Vrioni, kryekomandanti i trupave osmane përqendruar në Akropol, që theu urdhrin e Stambollit për të qëlluar mbi Pire dhe djegur Athinën, tek u tërhoq dhe braktisi kryeqytetin antik me vetëdije të plotë mosshkatërrimi.

Më në fund, nëse shohim kush janë artistët me emër që merreshin sidomos me artin e gliptikut në Venecie në vitet 1450, na bien në sy sigurisht familja Bellini, i ati Jacopo, me dy djemtë e tij Giovanni e Gentile, por edhe motra e tyre artiste Nicolosia; më tej, bibliografi G. Vasari, veçon si portretistë të spikatur, që lanë vepra me bukuri të rrallë Antonello da Messina-n dhe vëllezërit Antonio e Piero del Pollaiuolo. Nga ana tjetër, sipas studiuesit F. Sales shkëlqenin në atë kohë në gliptikë si zoielierë apo arpunues Domenico di Piero e Polo da Monte, të cilët punonin edhe gurët e fortë, agatin, jaspisin, kalcedonitin dhe kristalinën. Bukur. Po kush prej këtyre artistëve të mëdhenj duhet të ketë punuar kameon tonë me portretin e Skënderbeut në oniks të bardhë? Dhe si u realizuan skicat e para? A u dërgua nga Senati ndonjë artist i Venedikut në Arbëri për të portretizuar në natyrë Heroin e Shqipërisë? Pse jo. Ecejaket ishin të shumta mes ambasadorëve, të deleguarve dhe artistëve nga Venecia drejt Europës, Ballkanit, Kostandinopojës, dhe vice-versa.  Megjithatë, enigma mbetet, siç mbetet dhe shpresa se një ditë do mund të zbardhen mbi bazë dokumentesh tërë sekretet që mbart me vete kjo kameo e shkëlqyer me portretin e Skënderbeut, si portreti i tij i parë artistik, i njohur deri më sot, që i ka hije Dhëndrit të Arbërisë, portret të cilin, me kërkesën tonë e përfshiu aq bukur në zemër të shqiponjës dykrenore mjeshtri Anastas Shuke në studion Majestic – Tiranë…

fig. 9 Shqiponje me Skenderbe

(fig. 9).

Dhe në përfundim, për të shtuar inventarin tuaj të medaljeve e medaljoneve me portretin e Skënderbeut, i dashur Luti, po ju dërgoj një “kompozim” të medaljes tashmë të njohur të shekullit XV brenda një kuadër-kornize veneciane në dru të gdhendur, ku shfaqen bukur dy centaurë që rrethojnë portretin e Skënderbeut. Në konsultë me bashkëpunëtorët tanë A. Konstandini, F. Stamati e L. Taçi, duke mos pasur origjinalin në dorë, konkluduam se vepra, përafërsisht me përmasa 120 cm x 40 cm dhe portreti (në metal) me diametër rreth 25-30 cm, edhe pse është realizuar bukur në tërësinë e vet, duhet të jetë një montazh artificial, por që e shfaq KryeHeroin tonë artistikisht hijshëm e madhështor.

fig 10 Skenderbe centaure

(fig.10).

Duke ju njohur, i dashur Prof. Lutfiu, meritën tuaj të madhe që, falë nuhatjes e mendimit  tuaj të ndritur, e lidhët organikisht realizimin e veprës kameo me një moment të rëndësishëm në jetën e Heroit tonë Kombëtar,  siç është martesa, dhe duke ju falënderuar publikisht që na dhatë mundësi të thellojmë analizën tonë për këtë vepër artistike,

Ju përshëndes,

Fotaq Andrea,

Strasburg, 19.10.2018.

 

 

 

 

 


Gjergj Kastrioti – Skenderbeu: “AT I KOMBIT SHQIPTAR”

$
0
0

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë, është dhe do të mbetet, figura dhe personaliteti më i lartë i Kombit, Kryeheroi i lirisë dhe mëvetësisê së shqiptarëve, simboli i bashkimit të shqiptarëve të të gjitha trevave, themeluesi i shtetit të parë shqiptar të mesjetës, themeluesi i parë i vetedijes kombëtare të shqiptarëve, themeluesi i flamurit tonë që trashëgojmë sot, gjeneral ushtarak i përmasave botërore, politikan dhe strateg i shquar, frymëzues për liri dhe pavarësi ndër shekuj i shqiptarëve dhe sidomos Rilindasve tanë, frymëzues i luftës për liri i shumë popujve evropiane, një emblemë e çmuar njëqind përqind shqiptare, që ka marrë vleresime maksimale gjatë gjithë historisë deri në ditët e sotme, në libra, shkrime, poezi, monografe, tituj, lavde, elogji, buste, përmendore, emra sheshesh e rrugësh në mbarë Evropën…..

1 ok te gjithe

Nga Dom Ndue GJERGJI*/

KOMUNIKATË PËR SHTYP – Këshilli Organizator i Simpozumit Shkencor Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i përberë nga përfaqësitë e shoqatave atdhetare, intelektuale dhe qendrave fetare në Michigan, mbas përfundimit me sukses te këtij Simpoziumi me 27 Janar 2018, i propozon instancave më të larta të shteteve së Repuplikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, shpalljen me ligj të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, “AT I KOMBIT SHQIPTAR”.
Ideja e këtij propozimi lindi në fazat përmbyllëse të këtij Simpoziumi dhe mori rrugë përgjatë reflektimeve dhe debateve të përbashkëta në grup, me mbështetjen e profesorëve më të mirë të historisë së Shqipërisë, të cilët morën pjesë në këtë Simpozium, me bindjen se kjo ide përfaqëson dëshirën dhe vullnetin e lirë të shumicës së shqiptarëve në trojet amtare dhe diasporë.
Ne anëtarët e këtij Komisioni, mendojmë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë, është dhe do të mbetet, figura dhe personaliteti më i lartë i Kombit, Kryeheroi i lirisë dhe mëvetësisê së shqiptarëve, simboli i bashkimit të shqiptarëve të të gjitha trevave, themeluesi i shtetit të parë shqiptar të mesjetës, themeluesi i parë i vetedijes kombëtare të shqiptarëve, themeluesi i flamurit tonë që trashëgojmë sot, gjeneral ushtarak i përmasave botërore, politikan dhe strateg i shquar, frymëzues për liri dhe pavarësi ndër shekuj i shqiptarëve dhe sidomos Rilindasve tanë, frymëzues i luftës për liri i shumë popujve evropiane, një emblemë e çmuar njëqind përqind shqiptare, që ka marrë vleresime maksimale gjatë gjithë historisë deri në ditët e sotme, në libra, shkrime, poezi, monografe, tituj, lavde, elogji, buste, përmendore, emra sheshesh e rrugësh në mbarë Evropën.
Ne anëtaret e këtij Komisioni, mendojmë se në etapat e reja social-historike, dhënia e këtij titulli të lartë Kryeheroit tonë, do të shërbente për një mobilizim të ri moral, intelektual dhe shpirtëror mbarëshqiptar, për të fuqizuar integritetin, kohezionin dhe njësimin kombëtar, si shtylla kryesore të identitetit tonë si shqiptar, pasardhës të Ilirëve, si një vector emancipues dhe një pasaportë dinjtoze për shqiptarët në proceset integruese në komunitetin evropian dhe më gjerë.

Dhënia e këtij titulli, do te shërbente si një mesazh i fortë dhe i guximshem për bashkësinë Evropiane, se orientimi gjithë-dimensional i shqiptarëve është Evropa, se shqiptarët janë pasardhësit e Skënderbeut, i cili luftën e tij të drejtë, ja kushtoi jo vetëm çlirimit të viseve arbnore, por edhe mbrojtjes së civilizimit të hershëm evropian. Si rrjedhojë, identifikimi ynë si Skënderbegas, do të kthehej në një vlerë të shtuar dhe faktor emancipues për vetë komunitetin evropian.
Me një argument historik të pregatitur nga historiani i njohur Prof. Dr. Jahja Drançolli, me sugjerimet e vazhdueshme të Dr. Pëllumb Xhufi, në kontakte të vazhduesheme me Prof. Dr. Romeo Gurakuqi e të tjerë, me kontributin e dëlirë të anëtarëve të këtij Komisioni, dhe pas një mbështetjeje te jashtëzakonshme nga elita intelektuale dhe biznesmenë të shquar të Diasporës në SHBA dhe Kanada, kemi përfunduar dhe dërguar instancave përkatese shtetërore shqiptare për t’a ratifikuar këtë dokument, i cili po te kurorëzohet me sukses, mendojmë se përbën një akt të lartë vlerësimi, civilizimi dhe qytetarie, per te cilin kemi nevojë ne shqiptarët si komb dhe më së shumti e meriton figura e pavdekshme e Skënderbeut në përmbyllje të 550 vjetorit të vdekjes së tij. Ne anëtaret e këtij Komisioni, i bëjmë thirrje të gjitha mediave vizive dhe të shkruara, të gjithë rrjeteve sociale dhe mbarë opinionit publik shqiptar, që t’i bashkohen dhe të na mbështesin në këtë nismë tē pastër atdhetare, jashtë të gjitha influencave krahinore, politike apo fetare; t’a shpërndani këtë dokument në çdo dritare mediatike, derë dhe zemër shqiptare, duke qenë të bindur se kjo është shërbesa më e vyer ndaj vetes suaj dhe identitetit të trashëgimtarëve tuaj, të lidhur pazgjidhshmërisht dhe përjetë me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.
Për Komisionin Organizator:
Dom Ndue Gjergji, Kryetar

Shenim:Komunikates per shtyp i bashkengjitet edhe promemoria qe i eshte derguar personaliteeve me te larta shteterore, politike dhe shkencore ne Shqiperi dhe Kosove, e cila pervec Komisionit ehste e nenshkruar nga Personalitete dhe nga Ligjeruesit e Seminarit shkencor organizuar ne Detroit, Janar 2018…

 

SHKODRA, KRENARI SHQIPTARE NDËR SHEKUJ

$
0
0

-Kryeministri Haradinaj: Shkodra na ka bërë krenarë ndër shekuj, pika jonë lidhëse me civilizimin/

1 Ok para Ises 1

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Shkodër, është pritur nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi. Vizitën e ka nisur me homazhe te shtatorja e Heroit Kombëtar, Isa Boletini/

4 policia nderim

SHKODËR, 24 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/*

7 etno

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkodër, është pritur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi me bashkëpunëtorë. Vizitën e tij zyrtare, kryeministri Haradinaj i shoqëruar edhe nga kryetarja Ademi, e ka nisur me homazhe te shtatorja e Heroit Kombëtar, Isa Boletini.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se ndjehet i emocionuar që po e viziton qytetin e Shkodrës, të cilin e quajti adresë të gjithë shqiptarëve.

“Jam vërtetë i prekur dhe i emocionuar të jem në Shkodër, në adresën e kombit, në adresën e shqiptarisë, në vendin i cili na ka bërë krenarë dhe na ka bërë të mburremi ndër shekuj për atë që jemi, pra që jemi shqiptarë”, tha kryeministri Haradinaj, duke e falënderuar kryetaren Voltana Ademi dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë për pritjen, dhe shtoi se ndjehet i vlerësuar me shpalljen “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Shkodrës në vitin 2017.

Ndërkaq, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar kryeministrin Haradinaj, që ka zgjedhur për të vizituar qytetin e tyre, Shkodrën.

“Unë ju falënderoj për vizitën dhe shpresoj se do të kemi mundësinë që të marrim disa iniciativa edhe në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe të disa ngjarjeve kombëtare për Shqipërinë dhe Kosovën”, tha kryetarja Ademi, duke e cilësuar vizitën e kryeministrit Haradinaj historike për qytetin e Shkodrës.

Më pas, kryeministri Haradinaj është pritur në Bashkinë e Shkodrës nga kryetarja, Voltana Ademi me bashkëpunëtorë, me të cilën ka biseduar rreth bashkëpunimit institucional të nivelit qendror dhe atij lokal ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndër temat që janë biseduar gjatë këtij takimi kanë qenë zhvillimi i turizmit, si dhe shkëmbimi i përvojave në këtë fushë. Po ashtu është biseduar edhe për bashkëpunimin në fushën e kulturës, si dhe fusha tjera të interesit reciprok.

Gjatë këtij takimi është propozuar edhe renovimi i shtëpisë muze të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, për të cilën u tha se vlerat e trashëgimisë kulturore dhe monumenteve historike, do ta kenë vëmendjen e institucioneve të të dyja vendeve.
Më tej, Kryeministri Haradinaj ka vizituar edhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë, “Marubi”, ku nga drejtori i këtij institucioni, Luçjan Bedeni, është njoftuar për vlerat e koleksionit fotografik përmes të cilit janë dokumentuar momente të rëndësishme të jetës shoqërore, kulturore, sportive dhe politike përgjatë historisë.

“Jam i kënaqur që jam në Shkodër, një vend i mirë, i njerëzve të mirë dhe vlerë e mirë e shqiptarëve. Dikur, pika jonë lidhëse me civilizimin, pra me këtë ndjenjë po largohem nga Shkodra”, tha kryeministri Haradinaj, në fund të vizitës së tij./b.j/

*Per me shume fotografi shih ne Facebook(dielli vatra)

 

Kumti i lirisë dhe i bashkimit i Mbretit Gjergj

$
0
0

3-anton_cefaNga Anton Çefa*/
1-Skenderbeu-300x269E quajte veten “Mbreti i Epirotasve dhe i Maqedonasve”, në emër të fiseve të hershme e të lavdishme ilire, po ishe Mbreti i Arbërve.

Hyre në histori me një emër të dyzuar: me emrin e truallit dhe me atë të të huajit dhe i ndave kohët e fatet më dysh, me shpatën e Arbrit.

Hyre në luftë me Flamurin e Arbrit, ku valëvitej krenare dhe kërcënuese një shqiponjë me kokë të dyzuar. Ç’ të lexojmë në të, Mbreti ynë: profeci, shqetësim, vigjilencë, apo fatalitetin e Arbrit?

Të ndoqi hija e dyzimit, Mbreti ynë, siç e ndoqi dhe e ndjek historinë e kombit tonë ky dyzim i shtrirë mes dy kontinenteve, mes dy botëve, mes dy qytetërimeve, mes dy kishave, mes dy besimeve.

Me madhështinë e personalitetit tënd dhe me trimërinë e bëmave Tuaja, Ti i kapërceve të gjitha dyzimet, sepse Shpirti Yt qe i njësuar tek liria, tek ideali i bashkimit të gjakut, të gjuhës, të kombit.

Eshtë ky kumt – kumti i lirisë e i bashkimit – që shqiptarët e kanë ndjerë gjithnjë deri në skutat më të skajshme të vetëdijes së tyre arbërore. Eshtë ky kumt që shqiptarët ia kanë pasur dhe do t’ia kenë nevojën gjithnjë. Kumti që e shenjtërove, Ti, Mbreti ynë i dashur !

Na the: “Lirinë e gjeta në mes tuaj”. Vërtet, lirinë e kemi pasur gjithmonë me vete, në shpirt. Ti i dhe frymën e bashkimit dhe forcën e krahut dhe me to zulmën e lavdisë.

Në zemër kishe shqiponjën dhe, për t’i dhënë një emër të ri kombit, e vure në Flamur, në parzmore, në vulë dhe në unazë. Në përkrenare kishe brirët e dhisë, mishërim i forcës së orëve e të zanave të alpeve tona, relike trojesh mitike.

E ngrite në Krujë Flamurin, duke pikëzuar historinë në një datë: 28 Nëntor. Eshtë kjo datë që ringjall hijen tënde në Krujë, në Deçiç, në Vlorë, në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë.

Vonë, shumë vonë erdhe në Prishtinë, sado që atje ke qenë më i pranishëm se kudo dhe trevat dardane i ngazëlleve me magjinë e triumfit. Shpirt i ngurtësuar në shkëmb, shkëmb i trajtësuar në shpirt. Monument i lirisë dhe i pavarësisë, emblemë e lavdisë dhe e krenarisë.

Erdhe në Prishtinë për të pritur gëzimin e madh të pavarësisë. Të pritëm me mall, me lot, me shpresë, me mburrje, me mirënjohje. Të pritëm me shpirt, me mendje, me zemër. Mirë se erdhe, Mbreti ynë !

* * *

Po vij tek Ti sot, Mbreti ynë, të lutem dhe të rrëfehem. Po vij në Krujë, po vij në Vlorë, po vij në Tiranë, po vij në Prishtinë, po vij në Tetovë. Po vij të të lutem për popullin tim, kombin më të lashtë të Evropës, të lutem për shtetin shqiptar – “shtetin më të ri të Evropës, aq të ri, sa nuk ka lindur ende i plotë”. Po të lutem që ta rilindësh me kumtin tënd të lirisë e të bashkimit. Bashkimit të zemrave, bashkimit të trojeve.

Koha Yte qe koha e bashkimit në luftë kundër armikut, që kishte ardhë tek porta. Koha jonë është koha e politikës, koha e grindjeve të turpshme për portofole ministrish e karrige deputetësh, koha e makiavelizmit, e prostitucionit, e çoroditjes.

Ti i dhe Arbrit dinjitetin para Evropës dhe botës. Iu bëre krah mbrojtës i qytetërimit. Evropa të ra ndër këmbë dhe, më pas, të përjetësoi në monumente; por më pas, ne, bijve Tu, na harroi dhe na braktisi, dhe sot nuk na begenis. Për faje të sajat dikur, për faje tonat sot.

Ti na dhe Kanunin e Nderit e të Besës. Ne, “stërnipërit e dikurshëm të një race së vjetër dhe bujare”, po e përdhunojmë atë çdo ditë. Po e përdhunojmë në Vlorë, në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup.

Me Besën e Lezhës i bashkove princat e lavdishëm, po kokëfortë e të pabindur. Na bashko edhe një herë me hirin Tënd ne, kulltukofagët, karieristët, partiakët, ngatrrestarët, kokëkrisurit! Na blato me shenjtërinë e bashkimit dhe na largo stihitë e përçarjeve, që na fanitën çdo ditë, çdo orë, çdo minut !

Dhe të gëzojmë, bashkë me Ju, duke pritur ditë të mira për kombin. Të gëzojmë, Mbreti ynë, Gjergj! Ditë të bukura për Arbrin do të vijnë !

*(Ribotim i redaktuar)

JOSIF E VASIL PANI-DY BIJ TË SHQUAR TË DARDHËS

$
0
0

1 at e bir

1 at arthuriNga Niko Dako/*1 folesi

1 sotiri

 Rreth një vit para se të botohej libri “Atë e bir për Mëmëdhenë”, autori i tij, Sotir Pani, ma dha në fletë të printuara për ta lexuar e për t’i shfaqur mendimin tim. Sot gjej rastin ta falenderoj edhe këtu për vlerësimin dhe nderin që më bëri, si dhe ta uroj për botimin.

E lexova me kënaqësi dhe me një ndjenjë të thellë emocioni, sepse në faqet e tij gjeta jetën, përpjekjet dhe sakrificat e dhjetëra atdhetarëve shqiptarë të Amerikës, të cilët mund t’i quaj me pa frikë “brezat e fundit të rilindësve tanë të mëdhenj”, breza ku zënë një vend të nderuar dy bij të Dardhës, Josif e Vasil Pani, atë e bir.

Ashtu si edhe disa shokë e miq të tjerë të autorit, e inkurajova, mbase me një farë këmbëngulje të tepruar, për ta botuar si libër, sepse isha i bindur për vlerën e tij.

Kushdo që e ka lexuar apo do ta lexojë, do të bëhet i vetëdijshëm se këtu nuk bëhet fjalë thjesht për gjyshin dhe babain e autorit, por, nëpërmjet tyre, edhe për gjithë ata veprimtarë që, ndonëse Amerika iu bë atdhe i dytë, nuk e harruan Shqipërinë, por u vunë gjoksin luftës dhe përpjekjeve për çështjen e mëmëdheut, për ata që sollën vetëdijen kombëtare shqiptare, për ata që s’kursyen as jetën, as familjen, as pasurinë e venë me mundim, në fund të fundit, për ata që bënë Shqipërinë.

Besoj se është kuptimplotë edhe fakti që ky prezantim libri bëhet këtu, në këtë kishë të shenjtë të Fan Nolit, pragun e së cilës Josifi dhe Vasili e kapërcyen shumë herë, folën e rrahën problemet e kombit me peshkopin e mençur dhe ndezën nga një qiri duke iu lutur të Plotfuqishmit jo aq për veten e tyre sesa për atdheun e largët, për Shqipërinë e dashur, për njerëzit e zemrës, për Dardhën e shtrenjtë, që i fali kombit dhjetëra burra të shquar, të cilët, mbi çdo gjë vunë atë që Perëndia na e jep vetëm një herë në jetë e që është i pazëvendësueshëm: MËMËDHENË.

Libri të bën përshtypje të thellë që në vështrim të parë, me kopertinën: një titull i goditur dhe një fotografi e bukur e dy njerëzve të pashëm, fisnikë, atë e bir, që iu kushtuan pa kursim çështjes kombëtare.

Libri ndahet në 25 kapituj. Gjashtë të parët i kushtohen jetës dhe veprimtarisë se Josifit, kurse 14 të tjerë i kushtohen Vasilit. Meritë e veçantë e veprës është pajisja me një numër të madh fotografish, rreth 100 të tilla, të bëra në Amerikë dhe në Shqipëri (në Dardhë kryesisht). Në fund është edhe një album i veçantë me foto. Zënë vend, gjithashtu, edhe plot fotokopje të artikujve në gazetat e kohës, shkruar nga Josifi e Vasili ose artikuj që bëjnë fjalë për këta, si dhe fotokopje dokumentash të ndryshme, letrash etj.

Autori ka përfshirë edhe një shkrim të publicistit Kolec Traboini, që ka jetuar para disa vjetësh ketu në Boston, një shkrim plot vlerësim për pasionin e palëkundur të Sotirit për të krijuar një muze në shtëpinë e tij në Dardhë me material nga veprimtaria atdhetare e gjyshit dhe babait të tij, si dhe e dardharëve të tjerë. Libri përmban edhe një bibliografi ose referenca, siç i quan autori.

Çdo lexues preket që në rreshtat e parë të parathënies, shkruar nga Sotiri, fjalë plot dhemkë e nostalgji për vendlindjen, Dardhën, për plagën e kurbetit që e përjetuan aq thellë breza të terë dardharësh, për burrat që ai fshat i përcolli larg, larg por që s’e turpëruan kurrë, sepse, ashtu si gjyshi dhe babai i tij, u rreshtuan me forcat më përparimtare të kohës. Ndaj dhe justifikohet qëllimi  i ketij botimi për t’ua bërë të njohur, siç thotë autori, jetën dhe veprimtarinë patriotike të Josifit dhe Vasilit gjithë pasardhësve të tyre, nipërve dhe mbesave, farefisit, brezave që do të vijnë dhe kujtdo tjetër.

Josif Pani, biri i Ligor Panajot Panit dhe i Sofisë, u lind më 1868 në Dardhë. Më 1903 qe nga dardharët e parë që mori rrugën e Amerikës, fillimisht në Natick. Në Dardhë la djalin, Vasilin, dhe tre çupa.

U aktivizua në shoqëritë dardhare si “Bleta”, në Federatën “Vatra”, duke qenë i pandarë nga Faik Konica, Sotir Peçi e Fan Noli. U zgjodh gjithashtu, kryetar i shoqërise “Besa-Besën”.

Më 1907 shkoi në Shqipëri dhe u kthye sërish në Amerikë duke sjellë me vete djalin, Vasilin 12-vjeçar. Më 1922 shkoi përfundimisht në Dardhë dhe mbylli sytë përgjithmonë në fshatin e dashur më1934. Figurën e tij e vlerësuan lart gazetat e Amerikës, “Dielli” etj., dhe gazetat e Korçës. Por nuk vdiq i zhuritur, siç përdoret kjo shprehje në Korçë, sepse një muaj e gjysmë para se të largohej nga kjo jetë, përjetoi gëzimin më të madh për lindjen e nipit, djalit të Vasilit, Sotirit, i cili na ka mbledhur sot këtu.

Një sagë më vete përbën jeta dhe veprimtaria e Vasil Panit. Ishte vetem 12 vjeç kur u nda nga vatra amtare dhe nga Dardha me shpirt të këputur. Në fillim në Natick e pastaj në Boston, ndoqi rrugën e t’et. Që i ri mori pjesë në veprimtaritë e atdhetarëve. Më 1912 shkoi si vullnetar me shokë te tjerë në Shqipëri, ku luftoi me çetat e Themistokli Gërmenjit kundër  andarteve grekë. U kthye në Boston i burrëruar dhe, duke shfrytëzuar talentin e të shkruarit, botoi me dhjetëra artikuj në “Dielli” dhe në gazetat e tjera. Atdhetar i palëkundur, u zgjodh në fillim sekretar, arkëtar dhe më pas kryetar i “Vatrës”, një nder i madh për të dhe për dardharët e tjerë. Më 1922 bleu restorantin “Court House Lunch” në Cambridge, që u kthye në një seli tepër aktive për vatranët.

Vasili shkoi dhe dy herë të tjera në Shqipëri, më 1933, kur u martua në Dardhë me Evriviqi Gjikën dhe, për herë të fundit, më 1937, kur i biri, Sotiri, ishte 3-4 vjeç. Ja fati i dhimbshëm i mërgimtarit: me gruan dhe me djalin nuk rrojtën bashkë veçse reth një vit e gjysëm, kurse çupën Dhoksinë, s’e pa asnjëherë, përveçse në fotografi.

Vatrani Vasil Pani ndërroi jetë papritur në Dhjetor 1947, pas 40 vjetësh larguar nga vendlindja. Për të përgjithësuar ndjenjën e dhimbjes dhe vlerësimet më të larta që bënë bashkatdhetarët për të, po përmend vetëm një fjali, por me domethënie të madhe, nga fjalimi që mbajti imzot Fan Noli në drekën pas varrimit: “Vasil Pani,-tha ai,- kish qëndurar kurdoherë në krye të taborit të shqiptarizmës”.

Pas 50 vjetësh mbylljeje të Shqipërisë në monizëm, i pari erdhi në Amerikë Andrea, djali i vogël i Sotirit, më pas Sotiri dhe gjithë pjesa tjetër e familjes. Të dhënat për këto fakte jepen në kapitujt e fundit të librit. Për emocionet që përjetuan pasardhësit e dy vatranëve, askush s’mund të flasë më mirë se ata. Ndaj kanë të drejtë të jenë krenarë për të parët e tyre, ashtu siç përkulemi edhe ne të gjithë në nderim të kujtimit të atyre atdhetarëve të palodhur.

Duke vlerësuar kontributin e tyre, më 1992 Presidenti i Republikës së Shqipërisë i dha Josif Panit Urdhërin për veprimtari patriotike të klasit III, kurse Vasilit Medaljen për veprimtari patriotike.

Sot, në këtë ditë jo të zakonshme për familjen Pani, kur, nëpërmjet veprës së Sotirit, kujtojmë e vlerësojmë dy nga paraardhësit e saj, nuk mund të mos shprehim një peng e një ndjenjë të thellë nderimi edhe për një personazh tjetër, që, ndonëse nuk zë shumë faqe, ka një vend me peshë, si një gur i rëndë, në fletët e librit. Sot, pra, nderojmë dhe kujtimin e gruas së Vasil Panit, nënës së Sotirit, Evriviqit, e cila, mbetur e ve dhe veshur me të zeza që në moshën 34-vjeçare, rriti me përkushtim, me sakrifica e dinjitet dy fëmijët mbetur pa baba, ashtu si shumë gra dardhare që pritën tërë jetën burrat të ktheheshin nga kurbeti i largët dhe e lanë me lot fatin e tyre, me lot shpirti që thërmojnë edhe gurin…. E kush më mirë e më shumë se burrat e gratë e Dardhës dhe të ngjashmit e tyre mund t’i ndiejë aq me shpirt vargjet e njohura të poetit të Rilindjes sonë Kombëtare A. Z. Cajupit, shkruar me aq realizëm e shqetësim qytetar: Kurbeti, shokë, kurbeti/Kush vate e nukë mbeti?

Theksova se kjo ditë është e veçantë për familjen Pani. Por në këto momente emocinuese, fatkeqësisht, na mungon edhe një njeri tjetër, na mungon bashkëshortja e ndjerë e Sotirit, Margarita, nëna e shtëpisë, nëna e djemve, nuseve dhe nipërve, e cila, në çdo sukses e në çdo ngjarje të madhe të familjes, ka pjesën e vet të meritës, si një grua e mençur, e sinqertë, nikoqire dhe e fisme. Por le të shpresojmë se edhe ajo gëzohet sot bashkë me ne, që aty lart ku e ka thirrur i Plotfuqishmi.

Po e mbyll me nje pasazh domethënës nga shkrimi i K. Traboinit. Ky, kur e sheh një ditë Sotirin që po nisej si shumë herë të tjera nga Bostoni për në Shqipëri, i thotë: “Po rrugë e gjatë o Soto, si nuk u lodhe….” Sotiri, me mençuri i përgjigjet: “ Nuk lodhet njeriu duke rendur pas dashurisë”!

Vërtet, nuk lodhet…sepse ato janë dashuritë më të shenjta, dashuria për familjen dhe dheun mëmë, dashuri që na i fshijnë thinjat e na japin forcë të jetojmë e t’u percjellim edhe brezave të rinj këtë flakë të perëndishme që nuk shuhet kurrë.

*Ditë më parë në kishën e Shën Gjergjit në Boston, u promovua libri i Sotir Panit “ Atë e bir për mëmëdhenë”. Mernin pjesë shqiptarë që banojnë në Boston e qytete të tjerë rreth tij. Shkrimi i mësipërm ishte ligjërata kryesore e mbajtur prej  mëuesit të letërsisë, Niko Dako.

Përkushtimi shpirtnor i një artisti

$
0
0

10 Autori i shkrimit me Pjerin Sheldinë

Kushtue mjeshtrit të pikturës Pjerin Sheldija/

2 AutoportretNga Pjetër Logoreci/*3 Burgosja e besimit

Si e gjithë Shqipnia edhe Shkodra ka shumë vende që mahnisin nga bukuria çdo kalimtar, vizitor apo turist të huej që (janë të shumtë). 3 Burgosja e besimit

Një qytet unik, ku në pak kilometra katrorë gjinden: liqeni, tre lumej e deti ku derdhen ujnat e tyne, si dhe parajsa e bjeshkës të virgjër. E ndër këto mrekulli, një nga objektet ma të vizituem e ma pikantë të Shkodres është Katedralja e Sh’Shtjefnit, e cila të emocionon me bukurinë e madhështinë e saj. E çlirueme nga kangjellat rrethues shekullorë, sheshi dhe krejt hapsinat për rreth Kishës së Madhe (kështu e thërrasin shkodranët), të shtrueme me gurë të latuem e pllaka cilësore, të hijeshueme me bimësi e gjelbrim, të duken si gjerdan argjëndi. Ambientet, muzeu, sallat, fushat sportive, krijojnë për të gjithë ngrohtësi e përkujdesje sociale si dhe mjedis modern e çlodhës. Në çdo kohë të ditës, por sidomos në buzëmbramje, burra, gra e fëmij, ulen ndër stolat e lulishtes, për të ndrrue biseda apo meditue në heshtje, nën hirin e madhështinë e Katedrales. Fëmijë të shumtë, të aktivizuem ndër projekte e lojna të ndryshme, i japin gjallni e sharm atmosferës.

Ndërsa i ndalun po shijojshe pamjen para mejet, i tërhequn nga vështrimet kurioze të disa njerzve të mbledhun te dera e auditorit Mikel Koliqi, vendosa të afrohem aty e të “hjedh një sy”. Pamja që m’u shfaq ishte befasuese.

Mbi një skelë rreth një metër naltësi, në veshje të thjeshtë pune, në mes ngjyrash e penelash, piktori shkodran Pjerin Sheldija po pikturonte mbi nji telajo stërmadhe (7.5 x 3m) një tablo masive, me shumë personazhe e figura impresionuese, që të egërsuem, po hidhnin gurë mbi një viktimë i cili qindronte i pambrojtun në mes të turmës. Hyra në sallë, e pa bëza u vodha në cepin tjetër tuj kundrue e tuj fotografue piktorin gjatë punës. Nga lëvizjet e trupit e nga shprehjet e ftyrës, më dukej sikur mjeshtri po bisedonte me figurat, sikur donte t’i mbushte mendjen që mos ta vrisnin viktimen.

Ishte një kompozim i piktorit, vrasja me gurë e Shën Shtjefnit, martirit të parë të Krishtënimit. Mbi 30 figura të vizatueme mbi copë, ku nëpermjet dinamikës e shprehjes së ftyrave të tyne, mjeshtri kishte arrijtë të nxirrte në pah karakterin personazheve e të zberthente idenë e tablosë. Piktorin Pjerin Sheldija e njihja nëpermjet pikturave të tij, nga një vizitë qi pata ba ma parë në Kishen e Shën Mërisë në Laç Vau të Dejës, e cila ishte e zbukurueme me piktura murale kishtare të mjeshtrit Sheldija. Në një çast pushimit, gjeta rastin të bisedoja me piktorin, i cili më impresionoj me mendimin dhe interpretimet e tabllove të tij, për të cilat e pyeta.

Pak fjalë mbi jeten dhe vepren e piktorit Pjerin Sheldija.

Mjeshtri i pikturës Pjerin Sheldija lindi në lagjen Arra e Madhe të Shkodres (afër shpisë së Pashko Vasës) me 9 korrik 1937, në një familje të njohun katolike e qytetare shkodrane.  Filloren e nisi në shkollën e Jezuitëve, ma vonë 11 Janari, e mandej në atë Ndoc Mazi. Qysh i vogël ai dha shejat e para të talentit për pikturë të cilën ja kultivoj ma ndej mësuesi i tij i vizatimit Luigj Sheldija (jo i fisit të tij), e ma vonë piktorja Nelda Gera që e pat drejtuese të rrethit të vizatimit në Shtëpinë e Pionierit në Shkoder, e cila e këshilloj që të ndiqte studimet për pikturë në Liceun Artistik  në Tiranë.

Mbasi mbaron shkollën fillore, për nevoja ekonomike familjare, Pjerini, punoj për një periudhë të shkurtë si mekanik pranë Fabrikës së Çimentos në Shkoder. Gjatë kësaj kohe hyni në kursin e pikturës në Shtëpinë e Kulturës në Shkoder, të cilin e drejtonte piktori i njohun Vladimir Jani (i cili kishte studjue në Firence me mësuesin e famëshëm Feliçe Karena), që ka pasë ndikim të madh mbi piktorët shkodranë, si njeri dhe artist. Në këtë kurs pat shumë elementë të talentuem si Selim Bilali, Ferdinand Paci, Tefë Palushi, Rudolf Daka, Gjovalin Saraçi etj. disa prej të cilëve u banë ma vonë përsonalitete të artit e të kulturës kombëtare. Nga Vladimir Jani, kursantët e pikturës mësuen, përveç vizatimit, tekniken e aquarelit dhe të bojnave të vojit.

Përpara se me fillue mësimet në Liceun Artistik, Pjerini së bashku me Bahri Jubanin krijojnë Repartin e Pikturës në Kooperativen e Fotografisë në Shkoder, që ishte i pari laborator shtetnor i këtij llojit, për të plotësue nevojat e agjitacionit figurativ të qytetit.

Në vjetin 1956, ai filloj mësimet në Liceun Artistik të Tiranës ku pat mësues Abdullah Eminin (Cangonji), Abdurrahim Buzën (drejtori i Liceut) në Pikturë e Skenografi, Kel Kodhelin në Përspektivë, Janaq Paçon e Kristina Hoshin në Anatonmi, Andrena Menon në Histori Artit, Sadik Kacelin në Pllakatë. Nexhmedin Zajmi, Shaban Hadërin e Guri Madhin në vizatim.

Me kryerjen e Liceut në vitin 1961 (me një nderprerje për të kryer shërbimin ushtarak), u  emnue mësues në Shkollen Pedagogjike të Shkoders. Gjatë periudhës së mesimdhanies ai punoj në disa shkolla të Shkodres si mësues vizatimi: në Shkollën Ndoc Mazi, Shkollën 10 Korriku, në Institutin e Lartë Pedagogjik (për ciklin e ulët). Kudo që punoi, krahas mësimdhanies së vizatimit krijoj dhe drejtoj rrethet e pikturës me nxanësit ma të përzgjedhur të shkollave, deri në vitin 1992 kur doli në pension. Krahas punës si mësues ai punonte pa ndërprerje edhe vizatime, piktura e karikatura, merrte pjesë në ekspozita të ndryshme lokale e kombëtare si dhe të botonte punimet e tija (vizatime e karikatura) në organet e shtypit të kohës si: gazeten Jeta e re (gazetë e Shkodres), Mësuesi, Puna, Bashkimi, Revisten Shqiptarja e re, Revisten Ylli, Hosteni, ku ka marrë edhe çmime kombëtare. Në Konkursin Kombëtar të organizuar në 20 vjetorin e revistës Hosteni, ai meritoj çmimin e dytë.

Si të gjithë artistët, krijimtaria e Sheldisë në periudhën komuniste i asht përmbajtë në mënyrë të detyrueshme metodës së realizmit socialist, temave të kohës. Ai ka provue të lavrojë të gjitha llojet e gjinive, tue provue çdo teknikë, por kompozimi e terhiqte ma tepër, pa lanë mbrapa portretin, pejsazhin e natyren e qetë (influencë e mësimeve të Vladimir Janit).

Gjatë rinisë së tij, Pjerin  Sheldija, përveç se piktor ishte aktiv edhe si aktor dhe skenograf me teatrot amatore në Shkoder, shfaqje që viheshin në skenë nga shoqnitë e ndryshme kulturore si dhe Shtëpia e Kulturës.

Më duhet me përmendë një ekspozitë e vitit 1982, ku mjeshtri Sheldija merr pjesë me një punim me temë “Ngritja e flamurit me 1914 në Kështjellen Rozafat”, ku ndër atdhetarët që mbajten fjalën për flamurin, ishte dhe At Vinçenc Prendushi të cilin autori e realizoj si figurë civile, mbasi ju ndalue me e vendosë në tabllo si frat françeskan. Me ardhjen e demokracisë kjo pikturë u ripunue dhe At Prendushi shihet aty, si klerik, me petkun e fratit. Sot kjo vepër ndodhet në Vatikan.

Dalja e tij në pension qëlloi në ditët e rrëzimit të komunizmit në Shqipni. Tashti Pjerini pat ma shumë kohë në dispozicion për t’ju kushtue plotësisht pikturës, por kësaj herë pikturës  së lirë nga ndikimet partiake të realizmit socialist. Ai i filloj të punojë pa nderprerje në zbukurimin e objekteve të kultit të sapo hapuna rishtas. Që nga viti 1992, mjeshtri Pjerin Sheldija ishte i pari piktor në republikë që filloj të pasqyrojë në veprat e tij përsekutimin e klerit katolik, me të paren tabllo KRYQËZIMI I SHEKULLIT XX, të cilën ja dhuroj Kuvendit Françeskan në Shkodër. Për afro 25 vjet, me qëllim ringritjen e Kishave dhe dekorimin e tyne, mjeshtri shtegtoj  në shumë krahina të Shqipnisë, të Kosovës e Malit të Zi, ku gjet mirënjohjen e respektin e popullsisë kudo ku shkoj. Ai nuk kërkoj për punën e kryer asnjë herë shuma të mëdha shpërblimi edhe pse ishte punë voluminoze. Në fillim, në kushte të vështira ekonomike, ai pranoj çka famullia  kishte mundësi me pague, por 20 vitet e fundit, punën, kohen e mundin e tij ja ka kushtue Zotit tuj punue falas. Si shpërblim, me rastin e 70 vjetorit të piktorit, Provinca Françeskane në Shkoder, botoj një album ku përmblidhen të gjitha pikturat e tija me temë fetare.

Për këtë punë të pamasë e të lodhëshme artistike, mjeshtri Pjerin Sheldija u dekorue nga Papa Benedikti i XVI me medaljen e artë “Për Kishen e për Papen”. Gjithashtu Sheldija ka marrë si mirënjohje nga shteti shqiptar Urdhërin Naim Frashëri të Kl. të parë, te Kl. dytë e të tretë me motivacionin: për merita në mësimdhënie, zbulimin dhe edukimin estetik të nxënesve të talentuem…

Mjeshtri Pjerin Sheldija punoj në zbukurimin e pothuajse të gjitha kishave të Shkodres dhe të fshatrave për rreth, si në vepra murale (kupolat, kollonat, tavanet), por edhe në pikturën në telajo. Gjurmët e tija i gjejmë në 36 Kisha e kuvende, mbrenda e jashtë vendit, tuj fillue me Katedralen e Shkodres, Kishen e Sh’Françeskut (në Gjuhadol), Kishë e Zojës Rruzare (te Arra e Madhe), Kishen e Torovicës, Kishen e fshatit Malocaj, të  Balldrenit, të Blinishtit, Kishen e Gjadrit, Kishen në Baçel, në Peraj, Nenshat, Vau Dejës, Shën Gjergj, Shtoj, Braticë (në Mal të Zi), Dinoshë, Razmë, Kishen në Bushat e Stajkë. Janë gjithësejt 203 punime e ndër to 1375 persona, pa llogaritë këtu figurat e engjëjve pa trup… Për këtë kontribut të çmuem, Bashkia e Shkoders e ka nderue me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.

“Asht dora e Zotit, më tregon mjeshtri, nuk ka si me kenë ndryshe. Unë jam vetëm peneli në doren e të Lumit. Vetëm të mendosh që punimi më i madh më ka marrë jo ma tepër se një muej…p.sh. “Darka e mbramë” e Kishes së Barbullushit 5m x 3m asht ba për 10 ditë…Unë jam i privilegjuem që i Lumi më ka zgjedhë për ti sherbye Atij.

Asht karakteristikë e piktorit, përdorimi i motiveve kombëtare si në tematikat që zgjedh ashtu edhe në detajet, veshtjet, tiparet shqiptare e popullore të personazheve që vizaton. Mbi çdo tabllo piktori përjetëson fytyrat e shumë figurave të njohuna të çeshtjes kombëtare, të njohurve e miqve apo familjarë të tij, të cilët vetëm përsonat afër tij dijnë ti tregojnë. Në gjithë këto vite pune të mundishme e në levizje të panderpreme, ai ka pasun përkujdesjen dhe inkurajimin e grues së tij Marijes që ka kenë edhe “kritikja” e parë artistike e veprave të tij.

Mjeshtri i pikturës Pjerin Sheldija edhe pse vitet kalonjë, asht shumë aktiv, si në jeten familjare, ashtu dhe për të kryer “detyrimin shpirtnor”, (siç e quen ai), realizimin në pikturë të figurave të kultit apo të ngjarjeve kryesore të bibles. I nxitun nga besimi dhe dashtunia për pajtoren e qytetit të Shkodres “Zojen e Këshillit të mirë” që për shkodranët asht ZOJA E SHKODRES, mjeshtri ka realizue në pikturë figuren klasike të Zojës që mban në krah fëmijën e saj, Jezusin, por me veshje kombëtare të zonës së Shkodres, diçka krejt e veçantë në fondin e pikturës tradicionale shqiptare.

Së fundi, punimi i tabllosë gjigande me përmasat 7.5m x 3m, që i mori  shumë kohë dhe energji asht drejt përfundimit, e mjeshtri Sheldija asht krenar që ajo do të vendoset në krahun e majtë të altarit kryesor të Katedrales, përballë pikturës “Bekimi i Gurit Themelit” të Katedrales (7 prill 1858), të piktorit akademik Simon Rrota, që ai e respektonte shumë.

Faleminderim e Respekt Mjeshtër, për punët me vlerë që po i len artit, brezave të tjerë, Shkodres dhe gjithë Shqipnisë .

Vjenë, me 23 tetor 2018

*Per me shume foto simone e shihni ne facebook(dielli vatra)

KTHIMI I MITHAT FRASHERIT-A PO E PROVOKON DIASPORËN AMBASADA SHQIPTARE

$
0
0

A PO E PROVOKON DIASPORËN AMBASADA SHQIPTARE NË WASHINGTON ME MITHAT FRASHËRIN NË KISHË?!/

nga Dalip Greca/

– Fatkeqesia eshte se vendimet per Mithat Frasherin po i marrin ata qe nuk kane qene kurre dhe nuk e dine se ku ndodhet varri i Mithat Frasherit!1 Mithati

– Komisioni shtetëror për festimet e Vitit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Ambasada Shqiptare në Washington kanë vendosur që Mithat Bej Frashëri të nderohet me 10 Nëntor 2018 në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”(në Qendrën e saj kulturore Nëna Terezë)!

– Kjo nënkupton faktin dhe merr me mend se nëse një ditë do të përcillen për në Atdhe eshtrat e Imzot Nolit, ceremonia e nderimit do të bëhet ose në Teqenë Bektashiane në Detroit(në fakt Mithat Frashëri i përket fesë bektashiane) ose në një nga xhamitë shqiptare në SHBA…Ambasada me vendimin e saj do të vërtetojë Aksiomën se”Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”!

– Ky vendim, i pakonsultuar me diasporën, së paku me grupet e interesit,është marrë në vijim të harmonisë fetare që kemi ne shqiptarët mes vetes…meqë e ka thënë kryeministri…

-Problemi eshte tek arroganca dhe menyra e moskomunikimit te ambasades me komunitetin. Fillimisht ishin konspirativ, permes heshtjes injoruan komunitetin duke mos e bere pjese, kur komuniteti me Vatren shkuan tek varri i Mithat Frasherin per ta nderuar ne ditevdekje dhe denoncuan moskomunikimin, ambasada u kujtua permes nje pergenjeshtrimi, te njoftoje ne fb se ne ditet e ardhme do te njoftohej komuniteti(kur mbetej dhe 1 muaj kohe per ceremonine). U mendua se ambasada do te komunikonte me komunitetin dhe do te merrte nje opinion se ku dhe si do te organizohej kjo ceremoni. Asgje nuk ndodhi vec ftesave te shperndara permes emaileve keto dite…dhe komuniteti este perfshire vetem keshilltari Mark Gjonaj…Natyrisht z. Gjonaj ka piesen e vet por ai nuk mund te perfaqesoje komunitetin shqiptar ne teresi, ndoshta ata 100 shqiptare qe i kane doene voten per ne Keshillin bashkiak…

– Çfarë do të ndodhte nëse homazhet përcjellëse dhe një vlerësim akademik do të bëheshin në Vatër(meqenëse Mithat Frashëri ka së paku katër pika takimi me Vatrën) ose si njeri i Dijes, nderimi të organizohej në një nga auditorët e kolegjeve amerikane këtu në Nju Jork?

– Diaspora, natyrisht që duhet të tregohet e matur, të respektojë Apostullin e Shqiptarizmit-Mithat Frashërin dhe t’i bëj atij nderet që i takojnë, të respektojë Kishën Katolike Shqiptare që e ka marrë përsipër mikpritjen e Mithat Frashërit në Qendrën Nëna Terezë dhe të mos bjerë pre e provokimit të atyre që e kanë marrë këtë Vendim.

• Sqaroj se komentet e mia shprehin thjesht ndjesitë e mia dhe nuk ka të bëj me Vatrën dhe Diellin. Sqaroj se nuk kam ngarkesë fetare, edhe për faktin se në familjen time, rastësisht, ashtu si në atë të Kryeministrit të Shqipërisë,bashkëjetojnë të tre besimet fetare tradicionale shqiptare.
• PS: Ju, lutem, nëse do të bëni komente mos ofendoni kënd, mos shprehni intolerancë fetare, thjesht shprehni ndjesinë tuaj nëse ky vendim i pakonsultuar me Diasporën është i drejtë apo JO…

LULE DHE MIRENJOHJE NE 25 VJETORIN E AAWO

$
0
0

5 valle masive

1 ada dhe BetiNGA MARJANA BULKU/*

1 motrat tek shkallet25 vjetori i krijimit të Albanian American Women Organization “Motrat Qiriazi” AAWO mblodhi këto ditë në Manhattan qindra shqiptaro-amerikanë, ambasadorë të misioneve tona diplomatike nga Shqipëria e Kosova; Besiana Kadare dhe Teuta Sahatçija ,kongresmeni Eliot Engel dhe Patricia M .Engel.VatraCouncil Member Mark Gjonaj, Ariel Palitz, (NYC Nightlife Mayor,cityof New York) ,aktivistë dhe mjaft personalitete të njohura të komunitetit shqiptaro-amerikanë të Federatës Panshqiptare Vatra.Ishte një mbrëmje ku 25 vjetët e punës dhe përkushtimit, vullnetarizmit dhe kontributeve do të nderoheshin me mirënjohje dhe vlerësime për humanitarizmin , arritjet jetësore, lidershipin, si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite. Dy himnet , performuara bukur e me mjeshtëri nga tenori Riad Ymeri çelën këtë mbrëmje duke e bërë edhe më të ngrohtë atmosferën .

Mbrëmja u hap përmes një fjale të shkurtër ku presidentja e AAWO Beti Beno  në mënyrë të përmbledhur bëri një paraqitje të asaj çka AAWO ka arritur në këtë gjysmëshekull përmes iniciativave,
programeve,workshopeve , ndihmave medicinale , bursave dhe se çfarë kjo organizatë do mund të bëjë më tej duke e bërë edhe më të fortë zërin e grave , bijave dhe motrave tona në funksion të civilizimit të familjes, komunitetit.
Dr .Anna Kohen ,Esmeralda Mosko,Dr.Shpresa Xhakli  në fjalët e tyre përshëndetëse në këmbim të vlerësimeve theksuan se çmimet janë përgjegjësi e përbashkët pasi gjithçka që ato kanë mundur të realizojnë do ishte e pamundur pa mbështetjen e komunitetit.
Mjaft emocionues ishte dokumentari që Vera Belliu dhe Albanian Culture Tv kishin realizuar enkas për këtë event.
Materialet e hershme filmike të regjistruara dhe transmetuara nëpër vite nga
drejtuesi i ketij televizioni Adem Belliu,ku
ngjarjet , personazhet,intervistat ,festimet  janë përmbledhur bukur përmes një video përshëndetjeje konceptuar mrekullisht.
Në një jubile të tillë vlerësimet janë jo vetëm mirnjohje dhe falenderim por edhe lutje e ftesë që këto kontribute të nxitin dhe frymëzojnë të tjerë në mënyrë që solidariteti dhe humanizmi, ruajtja e kulturës dhe gjuhës të trashëgohen nëpër gjeneratat pasardhëse. Ndaj edhe nuk munguan nderimet për aktivistët e spikatur të komunitetit shqiptaro-amerikan që e kanë mbështetur misionin dhe punën e AAWO- as sistematikisht, Harry Bajraktari, Fadil Berisha, Sergio Bituçi, Lou Fundos, Georgio Kolaj, Edward Toptani ,Esq, Isidoros Tsamblakos ,Esq, Kumrie Selimaj, Albert Fundos.
Nuk munguan edhe vlerësime për mbështetjen që ia ka rritur qasjen dhe profilin në publik AAWO ndër vite dhe këtu spikat televizioni Albanian Culture me producent Adem Belliu si një kanal mediatik që ka ndjekur në progresivitet të gjitha veprimtaritë e AAWO në këto 25 vjet.
Nderohet gjithashtu Illiria Newspaper Vehbi &Gena Bajrami, publisher.
VATRA, the Pan-Albanian Federation of America, Albanian Yellow Pages me Ismer Mjeku, gjithashtu nje vlerësim special shkoi për Albana Krasniqi për shpëtimin e jetës së fëmijëve shqiptarë
Mjaft mirë u pritën edhe vlerësimet meritore të cilat kanë zhvilluar edukimin e gjuhës shqipe në diasporën amerikane ku u nderua Shkolla Shqipe “Alba Life” me drejtues Kozeta dhe Qemal Zylo si dhe Children of the Eagle -Albanian American Dual Language &Culture School me Drita Gjongecaj.
Sabita Ballo, Kino Gira u vlerësuan për mbështetjen permanente financiare dhe kulturore në shërbim të AAWO.
Beqir Sina u vlerësua gjithashtu për punën e palodhur si gazetar .
Falenderime dhe vlerësime shkuan gjithashtu për Shqipe Malushin e cila me përkushtimin dhe punën e saj të palodhur në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan zë vend të veçantë në kujtesën e tyre.
Netë të tilla vlerësimesh dhe nderimesh na bëjnë të reflektojmë mbi aktet tona të përditëshme, se sa të paharrueshme bëhen ato kur i shërbejnë qëllimeve që nën një kujtesë të tillë falin kaq shumë tekst dhe nëntekst e mbi të gjitha përcjellim dashuri për Njeriun.
AAWO motrat Qiriazi u krijuan 25 vjet më parë mbi historinë shqiptare të Parashqevi dhe Sevasti Qiriazit të cilat konsiderohen si nëna të civilizimit, edukimit dhe diplomacisë duke kontribuar e lënë gjurmë në historinë tonë e cila na bën më europianë se kurrë kur e prezantojmë veten përmes Vlerash të cilat edhe të ftuarit amerikanë që ishin prezentë nuk mund të mos i vinin re .E nën këtë llogjikë ishte edhe fjala mbresëlënëse e Mrs .Patricia M.Engel e cila nuk e fshehu aspak kënaqsinē që mori nga ky nderim dhe vlerësimin për komunitetin shqiptaro-amerkan që rritet përmes vlerash.
 *Per te pare fotografie suoni ne Facebook (dielli vatra)

PETRIT SKËNDE MBLODHI SHQIPTARËT E USTERIT

$
0
0

1 fuati grupore

Nga Fuat Memelli/*1 fuati1Është hera e dytë që brenda një viti mbledh dardharët dhe miqtë e tyre në qytetin e Usterit të Amerikës, i ndjeri Petrit Skënde. Herën e parë na mblodhi në kishën shqiptare” Fjetja e Shën Mërisë”në qytetin e Usterit,  kur i dhamë lamtumirën në muajin shkurt të këtij viti. U mblodhëm përsëri të dielën e fundit të tetorit në sallën e kësaj kishe, por këtë herë për të parë dokumentarin “Njeriu i shkencës dhe i dijes”, kushtuar fizikantit të shquar dhe intelektualit të kompletuar, Prof. Petrit Skëndes. Ishte një dokumentar i bukur i realizuar nga TRSH “Korça”me skenariste gazetaren e këtij institucioni Erjona Pambuku, operator Alban Mborjen dhe montazhier Pirro Gjatën. Për realizimin e dokumentarit grupi realizues pati mbështetje nga drejtori i  RTSH Korçës, Muharrem Meko. Veprimtaria u çel me një përshëndetje nga dardhari, Sotir Minolla, shok fëminie i Petritit, për t’ja lënë më pas vendin dokumentarit. Me gjuhën filmike, u shpalos figura e Petrit Skëndes në “stacionet” e ndryshme të jetës së  tij, që nga fëminia në Dardhë, nxënës i shkollës së 7 vjeçare të Sinicës, i gjimnazit “Raqi Qirinxhi” Korçë, student i shkëlqyer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pedagog aty, kontributi në fushën e naftës në zbulimin e vendurimeve të saj me metoda radioaktive, shef sektori e më pas nën drejtor në Institutin e Fizikës Bërthamore, nën kryetar i Akademise së Shkencave, etj. Kujtime të bukura sollën vëllai i tij Koli Skënde që jeton në Dardhë,  bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij, Prof. Doktorët Aleko Minga,  Kostandin Dollani, Fatos Ylli dhe Betim Çuçi. Ishin intervista jetësore, plot mbresa dhe konsiderata për Petritin. Gazetarja Erjona Pambuku, me një përvojë 14 vjeçare në radion dhe televizionin e Korçës, autore e disa telereportazheve dhe emisioneve në këtë institucion, kishte gjurmuar  fakte e dokumenta aty ku ka punuar Petriti si dhe në vendlindjen e tij në Dardhë. Një ndihmesë të veçantë me foto i ka dhënë skenaristes, dardhara e përkushtuar për vendlindjen, Adriana Stefani, të mara nga arkivi të jatit, fotografit të njohur, Niko Stefani.  Mësuam nga dokumentari se Petriti kishte punuar rreth 10 vjet edhe në një kompani të njohur amerikane.

Folën për vlerat e dokumentarit dhe për Petritin, Vaskë Bruko, Klodi Melka, Franklin Zdruli, Andrea Pani, Fato Murraj, ndërsa Adriana Stefani, e cila jeton në Kanada, kishte dërguar një përshëndetje të bukur e cila u lexua aty. Ndër të tjera folësit theksuan se ne si dardharë kujtonim se e njihnim Petrit Skënden, por nga dokumentari mësuam edhe vlera e kontribute të tjera . Mësuam edhe për oratorinë  e tij jo vetëm kur jepte leksione në Universitet por edhe më vonë në vitet e punës, në takime brenda e jashtë Shqipërisë. Mësuam edhe për hartimet e bukur që bënte. Komunikimi i tij shkencor dhe i rrjedhshëm, i cili ishte edhe në disa gjuhë, bindi institiucione të rëndësishme të huaja, siç ishte edhe Qendra e Studimeve Bërthamore në Vjenë, që të jepnin mbështetje në aparatura si dhe  kualifikime për stafin e Institutit të Fizikës Bërthamore. Autori i këtij shkrimi kishte thuruar shpejt e shpejt disa vargje për Petritin dhe i lexoi atë mjedis . Ja disa nga këto vargje:

PRTRIT SKËNDES

………………………………

Një film sot na mbledhur

Ardhur që nga larg

Qëndisur aq bukur

Me dashuri e art.

Në atdheun që e riti

Plot gjurmë Petriti la

I thjeshtë ai mbeti

E gjoksit nuk i ra.

Prehet sot i qetë

Tok me plot dardharë

Veç shpirti ka ikur gjetkë

Të prehet larg, në Dardhë…

Me veprimtaritë e hërëpasherëshme që organizon Shoqata Dardhare  “Bleta” në qytetin e Usterit, i cili  prej 100 e ca vjetësh është bërë atdheu i dytë i dardharëve, mban gjallë jo vetëm dashurinë për vendlindjen, gjuhën shqipe si dhe zjarrin e dashurisë për atdheun. Ajo është bërë kështu edhe një model i komuniteteve shqiptare në Amerikë.

  • PER ME SHUME FOTOGRAFI SHIHNI NE FACEBOOK (dielli vatra)

VATRA & BASHKËSIA SHQIPTARE FESTA E FLAMURIT ME 30 NENTOR

$
0
0

– TË FTUAR NË DARKËN E FLAMURIT EDHE DELEGACIONI NGA AUTORITETI I HAPJES SË DOSJEVE TË KOMUNIZMIT-/

1-Flamuri-qe-u-ngrit-ne-vlore-1912

 

Të dashur bashkatdhetarë, në vijim të traditës 106 vjeçare, Federata Panshqiptare e Amerikës ”VATRA” dhe Bashkësia Shqiptare do ta festojë Ditën e Flamurit Kombëtar, të PREMTEN me 30 NËNTOR 2018, Ora 6.00 e mbrëmjes. Rezervimi është bërë në ROYAL REGENCY HOTEL në Yonkers, Nju Jork, ku është i zgjidhur edhe parkingu për makinat.

Adresa: Royal Regency Hotel,

165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710

Tel: (914) 233-9486

Festa nis në Orën 6 të mbrëmjes e deri në mesnatë. Për argëtimin tuaj ka menduar artisti i mirënjohur, Frederik Ndoci dhe grupi i tij muzikor me këngëtarë nga komuniteti dhe vendlindja.

       Bashkëdrejtues të Darkës së Flamurit: LEK MIRAKAJ(347-564-5647) dhe DRITAN HAXHIA(646-468-8482)

KOMISIONI, KU MUND TË POROSITNI REZERVIMET:

Marjan Cubi:Tel:914-316-0045

Dalip Greca: 917-254-6103

Marjana Bulku : Tel-347-2099378

Nazo Veliu:347-323-8121

Ahmet Hoti 347-538-1243

Zef Balaj: 917-337-1753

Besim Malota:203-455-7167

Skender Murtezani:646-530-0809

Pashko Camaj: 516-902-0588

Mark Mernaçaj: 914-557-5782

Arjana Elezaj 917-355-1486

Çezar Ndreu 973-819- 8867

Marko Kepi 515-668-2726

Uke Gjonbalaj 718-781-7136

Ramiz Mujaj 917-346-2038

Hyrja: $75.00

Fëmijët nën 12 vjeç $25.00

-Sipas Traditës festës i bashkëngjiten edhe mysafirë nga vendlindja. Këtë herë në Festën e Vatrës dhe Bashkësisë Shqiptare në SHBA i bashkëngjitet edhe një delegacion nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit. Çfarë sjellin ata në këtë mbrëmje dhe në ditët pasuese që do të qëndrojnë me Vatrën dhe Komunitetin? Ju informojmë në ditët e ardhshme.

 

ZONJA ROSE KARAGJOZI, NJË JETË NË SHERBIM TË FAMILJES DHE TË “VATRËS”

$
0
0

3 agim Karagjozi

NGA IDRIZ LAMAJ/

            Në fund të shtatorit ndrroi jetë në Long Island të New Yorkut, zonja Rose Peshkëpia – Karagjozi.  Ajo lindi në mars të vitit 1940-të, në fshatin Visoka, rrethi i Fierit. Lindi në kohën e pushtimit të Shqipërisë; në kohën kur shumë patriotë të shquar intelektualë, si Mithat Frashëri, Ali Këlcyra, Hasan Dosti, Nexhat Peshkëpia, Abas Ermenji, etj.  po organizonin në Shqipërinë e Jugut një levizje të armatosur nacionaliste kundër pushtuesit të atdheut.  Babai i Rose-t, Eqrem Peshkëpia ishte atdhetar i njohur dhe  një prej themeluesëve të  “Ballit Kombëtar”.  Eqremi ishte komandant i forcave të “Ballit” në Fier dhe në Mallakastër. Jeta dhe veprimtaria e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore në atdhe dhe në mërgim është një histori e gjatë vuajtjesh, sakrificash dhe përpjekjesh që lidhen ngushtë me zhvillimet historike të kohës. Nga fundi i vitit 1944,  Eqremi me familje i la lamtumirën atdheut – largohet nga Shqipëria në një anije me Mitat Frashërin dhe shumë atdhetarë të tjerë të njohur të nacionalizmit shqiptar. Emigrojnë në Itali dhe  vendosën në kampet e refugjatëve.

          Pas afër pes vjet vuajtjesh nëpër kampet e refugjatëve në Itali, Eqrem Peshkëpia bashkë me familje emigroi më 1949 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

           Babain dhe nënën e Rose-it, Nekije-n  i njoha për herë të parë me 1969, kur shkova në shtëpinë e tyre në Detroit së bashkut me Prof. Nexhat Peshkëpinë. Në atë kohë Prof. Peshkëpia nuk ndihej mirë nga shendeti dhe ishte në fazen e fundit të jetës së tij. Si person kam qenë njeri me fat; jamë njoftë me Prof. Nexhat Peshkëpinë ditët  e para të ardhjes time në New York.  Me të më ka lidhur një miqësi e ngushtë. Në kohën e rënies së tij shendetësore kam dhënë ndihmesën time  në përgaditjen dhe botimin e gazetës, “Shqiptari i Lirë”, të cilën ai e drejtoi për afër një çerek shekulli, 1956-1970-të.  Për jetën dhe veprimtarinë e Prof. Peshkëpisë kanë shkruar miqët dhe kolegët e tij të njohur, Rexhep Krasniqi, Hasan Dosti, Vasil Gërmeni, e të tjerë.

          Nëna e e zonjës Rose – Nekije ( Koprenska ) Peshkëpia ishte  një  zonjë fisnike shqiptare e papërulur nga vështirësitë e jetës.  Kujtesa ime për zonjën Nekije mbetet e pashlyer gjatë ditëve të përcjelljes për në banesën e fundit të Prof. Nexhat Peshkëpisë;  Eqremi dhe Nekija ishin pranë tij kur ai  i mbylli sytë përgjithmonë.

           Pas vdekjes së Nexhatit dhe angazhimit tim të plotë në përgatitjen e gazetës “Shqiptari i Lirë”, me Eqremin dhe Nekijen mbajta kontakte të shpeshta – letër kembime dhe telefonata. Në bibliotekën time ruej një shkrim të Eqremit afër  30-të faqesh lidhur me  organizimin dhe drejtimin e forcave luftarake të “Ballit Kombëtar” në Shqipëri.Në paragrafin e fundit të atij shkrimi i cili ende nuk e ka pa dritën e botimit, Eqrem Peshkëpia iu drejtohet lexuesëve:

          “…Lexonjësve u lutem me shpirt të besojnë se përshkrimi im nuk duhet n’asnjë mënyrë të merret e të gjykohet në lidhje me ndonjë person ose parti politike të mërgimit. Që në muajin Nëntor 1954, vullnetarisht unë me gjithë familjen u bëmë nënështetas amerikanë, dhe që atëherë jemi bërë pjesë të VATRËS dhe të asnjë tjetër organizate. N’emrin edhe të shoqes së jetës, Nekijesë, u bëjë të ditur gjithë shqiptarëve, pa asnjë dallim, se shtëpia t’onë mbetet e hapët, ashtu sikurse ka qenë e hapët në Shqipëri dhe në kampet e refugjatëve të Italisë…”.

          Rose Peshkëpia Karagjozi, u rritë dhe edukue në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo lidhi fatin e jetës me Agim Karagjozin, u martua  në vitin 1959.  Gjithë jetën mbeti e brumosur me idealet e larta të prindëve të saj.  Në bisedime me të, shpesh ankohej dhe e thonte troç: – Agimi nuk po i kushton  kohë familjes.  Por,  menjëherë e kthente  biseden  rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri dhe në Kosovë. Aty-përaty, na kritikonte të gjithëve: “Ju nuk po bëni  përpjekje të duhura kundër komunizmit në Shqipërinuk po i delni zot sa duhet çështjes së Kosovës”.

     Kur i dëgjoje me vemendje kritkaët e saj, shihje se Rose kishte njohuri të thella rreth  zhvillimeve  të kohës. Ajo lexonte shkrimet më serioze lidhur me atdheun e saj etnik.

           Nderin, karakterin e hekurt, besën, mikëpritjen dhe përpjekjet për të ndihmuar në çdo rast veprimtarinë kombëtare në mërgim, Rose iu la trashegim tre fëmijëve të saj – Zuhdiut, Shpetimit dhe Angel-s

          Shokëve të mij të ngushtë dhe fëmijëve të Rose-it iu kam thënë herë pas here:

 –  Agim Kragjozi i kushtoi tërë jetën çështjes kombëtare dhe Federatës Panshqiptare “Vatra” në saje të  mbështetjes, shtytjes dhe angazhimit të bashkëshortes së tij, Rose-it. Ajo  mbajti mbi shpatullat e veta familjen, rriti dhe  edukoi fëmijtë, dhe inkurajoi  e mbështeti  Agimin në secilin sherbim të tij kombëtar. Ajo e adhuroi “Vatrën” dhe e shoqëroi Agimin në veprimtaritë më të dukshme të “Vatrës”.  Ajo ishte shtyllë e hekurtë e Agim Karagjozit  në veprimtaritë  e tij kombëtare.

          Rose (Peshkëpia) Karagjozi qe një zonjë mërgimtare e motit, e dashur, mikpritëse, serioze, e buzëqeshur, dhe plotë kujtime të rrjedhëshme e të qarta të jetës të cilat nuk kthehen më. Kur Rose hynte atyre tregimeve, sidoemos për ata që i kishte njohur  dhe ato që kishte përjetuar e dëgjuar, të dukej se ishte këthye në kohën e fëminisë, rinisë, pjekurisë dhe pleqërisë, në jetën e mërgimit të pafund. Me ikjen e Rose Karagjozit zhduket një thesar kujtimesh të jetuara, të cilat nuk janë mbledhur, si nuk janë mbledhur kujtimet e shumë e shumë të tjerëvet, për dëm të madh të njohurive të vërteta mbi jetën dhe veprimtarinë e shumë atdhetarëve tonë në mërgim, të cilët moren me vete një pjesë të historisë tonë kombëtare.

 

VATRA, KRENARIA, BRERORJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

$
0
0

– SHKRIMTARI AGRON TUFA VIZITOI VATRËN-/*

1 agroni sheh

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit denoncoi instalimin e strukturave të trashëgimisë së diktaturës komuniste, fshehjen e krimeve të diktaturës, riciklimin e elitave të vjetra akademike dhe riprodhimin e elitave të reja me  lidhje me trashëgiminë e diktaturës; rikthimin e ish sigurimsave në institucionet e shtetit etj.-

1 Agron shenimet librat1 dalip spjegon1 ne ekmbe

Shkrimtari AgronTufa, njëkohësisht drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojat e Komunizmit ishte mysafir në Vatër të premten me 2 nëntor. Gjatë vizitës së tij ai shoqërohej nga shkrimtari Ramiz Gjini.

Shkrimtari Tufa u prit nga Zef Balaj, anëtar i Kryesisë së Vatrës, nga ish gazetari i Zërit të Amerikës, studiuesi Idriz Lamaj, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Vatrës, dhe nga ish zv. Kryetari i Vatrës Asllan Bushati.

Editori i Diellit Dalip Greca e njohu mysafirin me pikat kulmore të historisë 106 vjeçare të Vatrës, me vatranët që lanë Amerikën për ti shërbyer Shqipërisë , por ranë në kurthin e  diktaturës, shumë prej tyre u burgosën, u pushkatuan dhe u persekutuan. Ish nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati i prezantoi mysafirit veprimtaritë e kohës së sotme të Vatrës në qendër dhe degët e saj nëpër shtete të ndryshme të Amerikës dhe Kanada.

Zef Balaj dhe Idriz Lamaj i uruan mirëseardhjen mysafirit dhe e uruan për kontributin e tij të veçantë në luftën pa kompromis për të zbardhur krimet e komunizmit, luftën

pa kompromis të tij për të denoncuar instalimin e elementëve të diktaturës në tranzicionin shqiptar.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Z. Tufa, pasi falenderoi për mikpritjen shpalosi tablon e sotme të tranzicionin Shqiptar, duke u ndalur  veçanërisht tek instalimi i strukturave të trashëgimisë së diktaturës komuniste si dhe rikthimin e ish sigurimsave në institucionet shtetërore. Në Shqipëri vazhdojnë të riciklohen elitat e vjetra komuniste, përfshi dhe ato akademike, që riprodhojnë elitat e reja pasardhëse. Linja komuniste vazhdon të jetë dominante. Realiteti është i dhimbshëm: Shqipëria nuk po dekomunistizohet realisht, tha z.Tufa.

Eshtë e dhimbshme që shqiptarët të shkojnë deri atje sa të mohojnë ekzistencën e ish kampeve të internimit dhe vdekjen e femijeve ne ato kampe, siç ishte rasti i Tepelenës, tha z. Tufa. E keqja është e instaluar që në programet dhe tekstet mësimore ndër shkolla, ku periudha komuniste , diktatura, krimet, nuk përmendet drejtëpërdrejtë, por kanë filluar të krjojnë terma që fshehin krimet e diktaturës , duke përdorur terma si “lufta e ftohtë” etj, tha ai.

  1. Tufa tregoi përpjekjet që bën Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për të qenë në ballë të luftës për sjelljen në optikën e sotme të krimeve të komunizmit. Ai tregoi për botimet e shumta të Institutit siç ishte dhe rasti i promovimit para pak ditësh i Vellimit të VII të Fjalorit Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist në Shqipëri.

Po ashtu ai prezantoi dhe veprimtari të Institutit siç ishte ajo e fundtetorit e konceptuar si Konferencë Ndërkombëtare Shkencore: “Të mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”, ku morën pjesë studiues vendas dhe te huaj.

Gjatë takimit u fol edhe për një bashkëpunim të ndërsjelltë mes Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit e Vatres.

Në fund të takimit shkrimtari Agron Tufa dhuroi për bibliotekën e Vatrës librat e tij:”Gurit të varrit ia Rrëfej”, “Elegji për Dritën- Elegy on Light”(anglisht), si dhe “Avec Des Abimes Au Milieu”(frëngjisht). Edhe shkrimtari Ramiz Gjini i dhuroi bibliotekës së Vatrës librin e tij“Pëllumbat e Rrugës”.

Shkrimtari Agron Tufa shkroi në librin e vizitorëve:

Pata kënaqësinë të vizitoj “Vatrën Shqiptare” të Amerikës; më pritën si në Shtëpinë e Atdheut të zotët e shtëpisë. Më rrëfyen historikun e Vatrës, përpjekjet e atdhetarëve për lirinë e dinjitetit të Kombit tonë.Vatra dhe vatranët janë krenaria, brerorja e shenjtë e Shqiptarisë.

Biseduam përzemërsisht me z. Idriz Lamaj,Zef Balaj,  Asllan Bushati,  dhe gazetarin/ciceronin-Editorin e Diellit, Dalip Greca. Gjeta në Vatër një pasqyrë të shqetësimeve tona kombëtare e shoqërore.

Jam shumë i kënaqur që isha këtu, në Shtëpinë e Vatrës së bashku me shkrimtarin Ramiz Gjini. Faleminderit Vatranë!

Jepni gjithcka për Vatrën!

Agron Tufa

Shkrimtar

(Korresp i Diellit)

  • per me shume fotografi shihni ne Facebook(dielli vatra)

 

 

VATRA DHE KOMUNITETI, HOMAZHE TEK VARRI I MID’ HAT FRASHËRIT

$
0
0

Me homazhet e veçanta, VATRA përveç nderimit për personalitetin e Tij, synon që figura e Mid’hat Frashërit të përcillet në atdhe e kristaltë, e papërlyer dhe e pakeqpërdorur nga Politika dhe Qeveria Shqiptare./

3 Frasheri Mithat

– VATRA me kënaqesi do të përfshihej në organizimin e një ceremonie dinjitoze, me pjesëmarrje të gjerë të drejtuesve të diasporës së vjetër dhe të re, me qëllim nderimin më të lartë për këtë figurë kombëtare, duke filluar që nga vendi, mënyra e procesionit, akademia shkencore, apo përbërës të tjerë protokollarë, por nuk mund të bëhet as pjesë, as fasadë në një ceremoni të cunguar të minutës së fundit-

Rivarrosja në Shqipëri e trupit të Atdhetarit Mid’hat Frashëri është në parim një ngjarje madhore për rivlerësimin e figurës së Tij dhe duhet trajtuar me përgjegjshmëri si e tillë nga të gjithë aktorët pjesëmarrës në këtë proces.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ka pasur vazhdimisht në programin e saj nderimin e kësaj figure gjigande të kombit tonë, si nëpërmjet akademive shkencore ashtu edhe në respektin e mirëfilltë duke vizituar varrin e Mid’hat Frashërit tre herë vetëm vitin e fundit. Ndërsa në përpjekjet tona për rivarrosjen e Tij në Shqipëri, duam të veçojmë dhe falenderojmë Dr. Skënder Murtezani, Kryetar i Degës së Vatrës në Queens, i cili ka qenë në krye të kësaj nisme duke mirëargumentuar rëndësinë e prehjes së trupit të Atdhetarit në vendin për të cilin Ai dhe Frashërllinjtë shkrinë tërë jetën.

Fatkeqësisht, rrjedha dhe mënyra e organizimit të homazheve qeveritare në Nju Jork ka ngritur disa pikëpyetje që për Federatën VATRA janë të rëndësishme, ndaj kemi pritur me durim dhe qetësi për të marre një qëndrim përfundimtar.

Dihet raporti i veçantë i Federatës VATRA me Mid’hat Frashërin:

– Mid’hat Frashëri ishte ambasador në Zvicër i emëruar nga Vatra, në kohën kur Vatra kryente rolin e shtetit të vdekur.
– Mid’hat Frashëri u thirr nga Kuvendi i Vatrës më 1919 që të drejtonte Federatën.
– Më 1920 Mid’hat Frashëri erdhi pranë Vatrës si i dërguar i Qeverisë Shqiptare për të organizuar Huan Kombëtare, kur Vatra mblodhi rreth 198 mijë dollarë për ti ardhë në ndihmë shtetit shqiptar që rrezikonte falimentimin.
– Më 1919 vatranët e Detroitit i kërkuan Mid’hat Frashërit që ti përfaqësonte në Konferencën e Paqes…

Pikërisht për këto e fakte të tjerë, duhet që Federata Vatra të ishte aktore e rëndesishme në këtë proces, dhe jo fasadë.(Padashur të largojmë vëmendjen, risjellim në kujtesë edhe faktin se si u tentua të keqpërdorej VATRA në Samitin e dështuar të Diasporës në Tiranë, dhe koha na dha plotësisht të drejtë në qëndrimin dhe largpamësinë tonë. Një pjesë e diasporës shqiptare të Amerikës u keqpërdor si fasadë në atë Samit dhe vazhdon të përdoret edhe sot për qëllime të qeverisë…)

Por, vlerësimi i cunguar i figurës së Mid’hat Frashërit nga Qeveria Shqiptare, vetëm si kryetar i Kongresit të Manastirit, duke lënë në hije tërë pjesën tjetër të aktivitetit të tij patriotik, diplomatik e kulturor nuk është në përputhje me vlerësimin e Federatës VATRA për këtë figurë kombëtare dhe VATRA nuk mund të pranojë të jetë pjesë, e përsërisim në gjykime të cunguara për qëllime politike.

Nga ana protokollare, ceremonia është akoma e paqartë dhe akoma nuk ka një program të shpallur publikisht, përveç një ftese me 5 radhë të shkruara, që mbanë firmën e ambasadores.

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra, për shkak të seriozitetit të saj dhe profilit historik nuk mund të bëhet pjesë e programeve të minutës së fundit dhe të nxituara, ashtu siç në tërësi po zhvillohen këto ngjarje. Për shumë arsye të cituara në hyrje të këtij materiali, VATRA me kënaqesi do të përfshihej në organizimin e një ceremonie dinjitoze, me pjesëmarrje të gjerë të drejtuesve të diasporës së vjetër dhe të re, me qëllim nderimin më të lartë për këtë figurë kombëtare, duke filluar që nga vendi, mënyra e procesionit, akademia shkencore, apo përbërës të tjerë protokollarë.

Ndonëse Federata VATRA është e paqartë për rolin e Organizatës Jofitimprurese, përfaqësues të së cilit janë mirëpritur disa herë  në zyrat tona,  duket sikur ata janë pajtuar me vlerësimin e cunguar qeveritar që po i bëhet figurës së Mid’hat Frashërit dhe nuk kanë gjetur kurajon të ngrihen në nivelin e duhur për përgatitjen e duhur ceremoniale dhe për vlerësimin shumëdimensional të Mid’hat Frashërit.

Natyrisht Vatra do ta nderojë Mid’hat Frashërin përpara se trupi i tij të niset drejt Shqipërisë. Drejtuesit zyrtarë të Federatës Panshqiptare Vatra do të kryejne homazhe të veçanta përcjelljeje tek varri i  Mid’hat Frashërit, duke shprehur respektin dhe nderimin më të thellë  për figurën shumëdimensionale të Gjeniut të Kombit dhe njërës prej vlerave më të mëdha edhe të vetë Fderatës VATRA. Me homazhet e veçanta, VATRA përveç nderimit për figurën e Tij, synon që figura e Mid’hat Frashërit të përcillet në atdhe e kristaltë, e papërlyer dhe e pakeqpërdorur nga Qeveria Shqiptare.

Federata VATRA, zyrtarisht nuk do të marrë pjesë në homazhet e cunguara qeveritare duke u distancuar nga çdo tendencë për përdorimin e figurës së Mid’hat Frashërit për qëllime politike dhe mosprezantimin e plotë të veprës e veprimtarisë së tij kombëtare. Nisur nga anëtarësia e saj e gjerë, VATRA mendon se ndjesitë për pjesëmarrje në këtë ceremoni janë tërësisht individuale dhe se askush nuk ka të drejtë të përmendë, përfaqësojë dhe abuzojë me emrin e Federatës VATRA.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA është e bindur se ashtu si edhe në raste të tjera të mëparshme, koha do t’i japë të drejtë qëndrimit tonë, thelbi i të cilit është moslejimi i përdorimit të emrit të Federatës VATRA në veprimtari ku ka qëllime të përfitimeve politike.

 

Përfundimi i zgjedhjeve jo një dallgë blu, por një luftë blu

$
0
0

Rezultatet e zgjedhjeve 2018 , tregojnë se zgjedhjet u fituan nga të gjithë dhe nga askush, me gjithë sulmet për të rrëzuar Trump-in./

1 a Presid Trump.jpg

– Dhoma e Re e Përfaqësuesve Demokratike së shpejti do të mësojë deri ku i ka kufijtë e pushtetit të saj/

Nga  Rafael Floqi/Dielli

Demokratët kanë marrë kontrollin e Dhomës të Përfaqësuesve ne Kongres (The House), por pavarësisht kësaj ata do të përballen me pengesa të mëdha në Senatit. Vitet e ardhshme të politikës amerikane mund të duken si ajo që ka ndodhur në vitin 1874, thonë komentuesit amerikanë . Pas rezultateve së natës të së martës, shtrohet çështja nëse shumica Demokratike e Dhomës së Përfaqësuesve kryesisht do të bëjë hetime në vend që të bëjë ndryshime ligjore, pasi sido që të jetë, ata nuk kanë mandat vendimmarrës, pasi këtë e ka Senati dhe Presidenti.

Zgjedhjet afatmesme të 2018 po vazhdojnë atë çka është bërë një traditë e re amerikane, qeverisja e ndarë. Katër presidentë me radhë kanë hyrë në zyrë me një Kongres miqësor dhe më pas kanë parë që partia opozitare merr shumicën gjatë zgjedhjeve afatmesme, dhe Trumpi nuk është përjashtim. Kjo i ndodhi edhe Bill Clinton-it në vitin 1994, George W. Bush në 2006, Barack Obamas në 2010, dhe tani Donald Trump-it.

Nga të gjitha këto kalime, ky i fundit është më pak dramatik. P.sh. fitorja e Tea Partie në vitin 2010 ishte më e thellë pasi republikanët morën 63 vende në Dhunën e Përfaqësuesve dhe morën kontrollin e Senatit me një fitim prej gjashtë senatorësh. Në zgjedhjet “Kontratë me Amerikën” në vitin 1994, GOP fitoi +54 vende, dhe gjithashtu mori Senatin. Demokratët fituan të dyja Dhomën e Përfaqësuesve  dhe Senatin në vitin 2006 në zgjedhjet që u konsideruan gjerësisht si një referendum kundër Luftës në Irak.

Demokratët nuk do të jenë në gjendje të bëjnë shumë punë

Megjithatë, kësaj radhe demokratët e morën House, duke i dhënë terren të rëndësishëm Senatit. Dhe totali përfundimtar i fitoreve te vendeve ne Dhomën e Përfaqësuesve ka të ngjarë të jetë shumë më poshtë parashikimeve më optimiste të  “Blue Wave” të verës së kaluar. Nuk është patjetër një referendum vendimtar mbi Presidentin Trump dhe në asnjë mënyrë nuk jep një mandat ligjvënës opozitës.

Udhëheqja e re demokratike – ndoshta e kryesuar nga Nancy Pelosi, ose ndoshta jo, pasi ka shumë demokratë që se mbështesin pasi duan gjak të ri – duhet të zgjedhë se ku duhet të fokusohet në promovimin e agjendës së tyre legjislative. Po për këtë do të duhet të ndjekin një politikë bipartizane.  Megjithatë, demokratët treguan pak interes në bashkëpunimin me Presidentit Trump në dy vitet e para, megjithëse ai vazhdimisht u kërkoi atyre të gjejnë një bazë të përbashkët për buxhetin dhe çështje të tjera. Demokratët u dukën shumë më të interesuar në vazhdimin e hetimeve të fushatës së Trumpit 2016 dhe pretendimeve për  “ndërhyrjen  ruse”. Ndonëse demokratët rrëzuan flamurin e fajësisë në fushatën e fushatës 2018, sa për strategji, por rrëzimi i Donald Trump nga Dhoma e Përfaqësuesve e Bardhë ka të ngjarë të jetë çështja numër një e demokratëve.

Kështu rezultatet e zgjedhjeve 2018 , tregojnë se zgjedhjet u fituan nga të gjithë dhe nga askush, me gjithë sulmet për të rrëzuar Trump-in.

Demokratët e Kongresit gjithashtu përballen me disa kufizime të rëndësishme në ndjekjen e prioriteteve të tyre legjislative. Disa propozime, të tilla si Medicare për të Gjithë, ose mbyllja  e Agjencisë së Imigracionit dhe Doganave ICE , që mund të jenë të njohura si motive me bazën Demokratike, janë tepër radikale për të fituar mbështetjen e zgjedhësve të zakonshëm. Shkuarja më shumë larg majtas, do të rrezikojë vendet e tyre që i sapo fituan, çka mund të krijojë më shumë mundësi për një rizgjedhje te Trump më 2020.

Gjithashtu, çdo iniciativë e rëndësishme legjislative që ata do të duhej të marrin do të vuajë nga fakti se ata kurrë nuk mund të kalojnë projektligjet në ligje ligj pa bashkëpunimin e Senatit dhe nënshkrimit të Presidentit Trump (vendosja e vetos). Kështu shumica e Demokratëve të Dhomës mund të jenë tërësisht të gatshëm për të bërë kompromiset e nevojshme. Atëherë ne ka të ngjarë të shohim më shumë përpjekje sa për të fituar duartrokitje, sesa një ligj bërje serioze, dhe do të ketë një kthim tek bllokimit legjislativ.

Historia sesi ka ndodhur, dhe si mund të ndodhe me Demokratët e Dhomës se Përfaqësuesve  thonë komentuesit mund të duket e njëjtë si ajo që ndodhi në 1874, kur demokratët morën atë për herë të parë qysh nga Lufta Civile dhe filluan hetimet e vazhdueshme ndaj administratës së Presidentit  Ulysses S. Grant. Demokratët – sidomos ata nga jugu – e përçmonin Grantin dhe kërkuan me çdo mjet për ta (impeach) shkarkuar atë. Ata ishin aq të fiksuar për ta poshtëruar  Grantin sa ata madje e kishin fajësuar Sekretarin e Luftës William Belknap pasi i kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij i kabinetit. Senati me shumicë republikane dështoi ta dënonte Belknap, por sulmet hetuese për këtë  dhe raste të tjera e dëmtuan Grantin politikisht dhe bënë zgjedhjen e tij  për një term të tretë të papërshtatshëm.

Presidenti Trump gjithashtu mund të llogarisë mbështetjen e Senatit për të siguruar një kundërpeshë të dobishme ndaj ekseseve të Shtëpisë. Për çdo hetim që Dhoma e Përfaqësuesve vjen me Senatin mund të ngrejë hetimin e vet. Nëse Dhoma e Përfaqësuesve voton për fajësimin e Trump me  disa akuza të prodhuara, ka shumë të ngjarë qe nisma të vdes në katedrën e Senatit. Dhoma e Përfaqësuesve do të synojë  për të rikonfiguruar Gjykatën e Lartë ose për të hequr gjykatësin në Kavanaugh ajo do të dështonte gjithashtu. Prandaj radikalët në grupin Demokratik nuk mund të kujdesen për këtë megjithëse ata mund të marrin një veprim simbolik që ta plagosin presidentin Trump politikisht.

Presidenti amerikan Donald Trump, po flet me krenari “për një fitore shumë të madhe” në zgjedhjet për kongres, pasi republikanët forcuan pozitat e tyre në kontrollin e Senatit edhe pse demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve për herë të parë pas tetë vitesh.

“Ata që kanë punuar me mua në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, ata të cilët përqafuan disa politika dhe parime, dolën shumë mirë,” shkruante zoti Trump në një postim në Twitter të mërkurën përpara konferencës të paralajmëruar për shtyp në Shtëpinë e Bardhë lidhur me zgjedhjet.

“Ata që nuk e bënë këtë, thanë lamtumirë! Dje u shënua një fitore shumë e madhe dhe nën presionin e një medie armiqësore e të ligë!”

Rezultatet e bëjnë më të vështirë për zotin Trump të marrë miratim për iniciativat e tij legjislative. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve gjithashtu kanë premtuar se do të nisin hetime të shumta lidhur me financat e zotit Trump dhe politikat e administratës së tij, të cilat udhëheqësi amerikan tha se do të marrin të njëjtën përgjigje me hetime që do të zhvillohen nga Senati për Demokratët.

Zoti Trump e telefonoi udhëheqësen e Partisë Demokrate Nancy Pelosi për ta uruar për fitoren e arritur në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai tha se ligjvënësit demokratë, disa prej të cilëve kanë thënë se partia ka nevojë për udhëheqje të re, duhet ta bëjnë atë përsëri kryetare të Dhomës.

Pjesëmarrja e lartë të martën pason një numër rekord votimesh të hershme gjatë javës së kaluar. Megjithëse emri i Presidentit Donald Trump nuk ishte në fletët e votimit, shumë votues në gjithë vendin, i shohin këto zgjedhje si një referendum për dy vitet e para të tij në detyrë.

Arsyetimi për një valë gjigante blu që do të përfaqësonte një mohim të rezultatit të zgjedhjeve të 2016-ës se miliona amerikanë do kërkonin të largoheshin nga masat e presidenti Trump dhe axhenda e tij dhe do te ishte në atë masë sa do t’i dorëzojë me shumicë të madhe Kongresin demokratëve, për të dëshmuar atë që thonë urrejtësit e Trumpit, se zgjedhja e tij ishte një anomali dhe se politika amerikane shpejt do të kthehej në rrugën e mërparshme, duket që nuk do të ndodhë – sepse mbështetet në një premisë të rreme.

Republikanët nuk duan të kthehen në epokën Bush-McCain-Romney më shumë se demokratët duan të kthehen në klintonism. Por qysh nga seancat e Kavanaugh, dhe nga mënyrë se vepruan demokratët, republikanët janë po aq energjikë dhe të bashkuar ashtu si demokratët. Kjo do të thotë që çdo gjë është gati për ndeshje. Këto zgjedhje, me fjalë të tjera, janë pjesë e një procesi në të cilin elektorati po punon drejt një periudhe të re politike që do të zëvendësojë atë që mbizotëronte qysh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri diku nga fundit administratës së Obamës.

Kështu Amerika do të  përballet me dy vjet teatër politik mjaft të intensifikuar në prag të garës presidenciale të vitit 2020. Do të jetë një shfaqje interesante për t’u parë .

HOMAZHE DHE KURORA PËR MID’HAT FRASHËRIN

$
0
0

1 VATRANET TEK VARRI I MID'HAT FRASHERIT

Të Mërkurën në mesditën e 7 nëntorit 2018, tre ditë përpara se të përcillen për në Atdhe eshtrat e Mid’hat Frashërit, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhë përfaqësues të komunitetit shqiptar në Nju Jork, organizuan homazhe në varrezat Ferncliff në Hartsdale, Nju Jork. Kanë marrë pjesë përvec përfaqësuesëve të Vatrës edhe përfaqësues të komunitetit si dhe përfaqësues të familjeve nacionaliste.

Ceremonia ka nisë me Hymnin Kombëtar të kënduar nga këngëtari i mirënjohur, Frederik Ndoci,Mjeshtër i Madh, menaxher i përgjithshëm për veprimtaritë kulturore dhe artistike në Vatër.

Më pas , z. Dritan Mishto, kryetar i Vatrës, spjegoi përse Vatra kishte vendosur që ta nderonte Mid’hat Frashërin aty në varrezë. Ne tha z. Mishto, po e  mderojmë me homazhe të vecanta shërbestarin e Kombit, jo vetëm për ta nderuar personalitetin e tij, por edhe për ta përcjellë atë në Atdhe ashtu sic ishte; të kristaltë, të papërlyer dhe të pakeqpërdorur nga politika dhe qeveria. Vatra, shtoi kryetari Mishto, me kënaqesi do të përfshihej në organizimin e një ceremonie dinjitoze, me pjesëmarrje të gjerë të drejtuesve të diasporës së vjetër dhe të re(sic i kemi disa prej tyre sot), me qëllim nderimin më të lartë për këtë figurë kombëtare, duke filluar që nga vendi, mënyra e procesionit, akademia shkencore, apo përbërës të tjerë protokollarë, por Vatra nuk mund të bëhet pjesë as fasadë në një ceremoni të cunguar të minutës së fundit.Ai falenderoi ata që ishin përgjigjur bashkëpunimit me Vatrën, vecanwrisht z. Pëllumb Lamaj, familjen Lepenica, Karagjozi, vëllezërit Mujo, familjen Mrnacaj, Cungu, ambasadorwt Mal Berisha dhe Bujar Skendo, presidentin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Haxhi Dauti etj.

Kryetari i Vatrës solli në kujtesë edhe një herë pikëtakimet e Mid’hat Frashërit me Vatrën: – Mid’hat Frashëri, tha ai, ishte ambasador në Zvicër i emëruar nga Vatra, në kohën kur Federata jonë  kryente rolin e shtetit të vdekur.
– Mid’hat Frashëri u thirr nga Kuvendi i Vatrës më 1919 që të drejtonte Federatën.
– Më 1920 Mid’hat Frashëri erdhi pranë Vatrës si i dërguar i Qeverisë Shqiptare për të organizuar Huan Kombëtare, kur Vatra mblodhi rreth 198 mijë dollarë për ti ardhë në ndihmë shtetit shqiptar që rrezikonte falimentimin etj.

Pëllumb Lamaj, që ka qenë udhëheqës i veprimtarive për më shumë se dy dekada, i cili kishte përgatitë dhe një Kurorë në emrin e tij, tha se atë ia kushtonte Mid’hat Frashërit, në emër të gjithë atyre që u dergjën burgjeve të diktaturës komuniste dhe që kishin mbajtur lart emrin, idealet dhe veprën Mid’hat Frashërit. Ai kritikoi ashpër qeverinë , e cila nuk tregoi transparencë dhe e humbi shansin për ta bërë bashkë Kombin, duke shfrytëzuar emrin e Mid’hat Frashërit.

 Lamaj, që e përjësoi jetën dhe veprën e Mid’hat Frashërit edhe në dokumentarin kushtuar Babait të Kombit( gjithcka me shpenzimet e veta) recitoi poezinë e Kudret Kokoshit, kushtuar Mid’hat Frashërit, poezi që u shkrua në burgun e Burrelit, në kohëvdekejn e Babait të Kombit.

Ishte e habitshme se sa shpejt pat mbërrit’ lajmi i vdekjes në burgun famkeq të Burrelit.

Ja vargjet,që Lamaj i përcolli përmes emocioneve të thella:

Në dhé të huaj larg Shqipes me gjak lagur,
Që Ti me ankth kaq shum’ e dashurove,
Në dhé të largët prej fatit i përflakur,
Atdheut të vuajtur jetën i dhurove.

Baba i kombit, ndër beteja plakur,
Ti zemrat tona me ideal i ngrohe
Rrugës së jetës sonë të përgjakur,
Në terr, Promethe, ti na ndriçove!

Ndër male e fusha nga veriu në lindje,
Gjëmon jehona e thirrjes shpëtimtare:
Vrapo, vrapo Shqipëri për në Rilindje,
Vrapo nën dhé, se na prin Mid’hati!

Falanga e kombit po vërshon me bindje,
me idet’e Lumos, pa u trembur fare…

   Zuhdi Karagjozi, anëtar i Këshillit të Vatrës, tek u përul me nderim para varrit të Midhat Frashërit, në fjalën e tij vlerësoi emrin dhe veprën Kombëtare të Shërbestarit të Kombit. Karagjozi tregoi se familja e tij kishte qenë pjesë aktive e Ballit Kombëtar. Ndëkohë që nëna e tij e ndjerë, që ndërroi jetë në fund të shtatorit të këtij viti, ishte bijë e Eqerem Peshkëpisë, njërit prej bashkëthemeluesëve të Ballit Kombëtar dhe komandant i forcave të Ballit në Fier dhe Mallkastër. Pjesë e Ballit Komëbtar ishte dhe i vëllai i Eqeremit, intelektauli i njohur  Nexhat Peshkëpia. Jeta dhe veprimtaria e Eqerem Peshkëpisë gjatë Luftës së Dytë Botërore në atdhe dhe në mërgim është një histori e gjatë vuajtjesh, sakrificash dhe përpjekjesh që lidhen ngushtë me zhvillimet historike të kohës. Eqremi me familje, në vjeshtë të vitit 1944,  i la lamtumirën atdheut – largohet nga Shqipëria në një anije me Mitat Frashërin dhe shumë atdhetarë të tjerë të njohur të nacionalizmit shqiptar. Pjesë aktive e Ballit Kombëtar ishte edhe gjyshi Zuhdi Karagjozi dhe babai, ish kryetari i Vatrës Agim Karagjozi.

Ambasadori Mal Berisha, tha se ndjehej i emocionuar që ishte pjesë e kësaj ceremonie nderimi për Mid’hat Frashërin, intelektualin, që punoi aq shumë për Kombin.

Dr. Skënder Murtezani, i anëtarësuar në Vatër që në vitin 1990, kur kryetar ishte Profesor Arshi Pipa, tregoi se si që nga ditëthemelimi i degës së Vatrës së Queensit, Mid’hat Frashëri kishet qenë në qendër të veprimtarivë të degës dhe ai në krye të degës që  para pesë vitesh kërkoi kthimin e eshtrave të Shqipëri, atje pranë atit të Tij. Për cdo vit dr. Murtezani dhe dega që ai drejton kanë nderuar veprën e Mid’hat Frashërit me sesione përkujtimore në hotelin ku u gjet i vdekur Mid’hat Frashëri  por edhe në auditore.

Mid’hat Frashëri, ky patriot i madhe e meritonte prej kohësh raitdhesimin, tha dr. Murtezani. Më pas e kanë nderuar jetën dhe veprën e Midhat Frashërit me mesazhe të shkurtra ambasadori Mal Berisha, Shkëlqim Lepenica, Eqerem Mujo, Pjetër Mrnacaj, Presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Haxhi Dauti, vatrani i vjetër Lumo Cungu, Marjan Cubi, Zef Balaj, Asllan Bushati e të tjerë. Editori i Diellit lexoi një letër Mid’hat Frashërit, e cila publikohet për të parën herë. Letra ëshët gjetur nga studiuesi Idriz Lamaj. Ajo mbanë datën 12 tetor 1937. Letra e shkruar me shkrim dore nga Mid’hat Frashëri i drejtohet ish kryetarit të Vatrës në Michigan, Fazlli Panariti, në përgjigje të letrës që kryetari vatran i dërgonte Mid’hat Frashërit. Vatra në Michigan i kishte propozuar Mid’hat Frashërin që të ishte delegat i saj në Shqipëri dhe ta përfaqësonte  Vatrën në festimet e 25 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si delegat i saj. Mid’hat Frashëri shkruan me fjalë ët zgjedhura:”Komisioni i Federatës me këtë vendim po më bën një nder të madh, dhe për mua është Jo vetëm nëj Lumturi, por një Detyrë që të jem përfaqësues i një Shoqërie nga e cila vendi dhe Kombi ynë ka pasë aq shumë shërbime…”. Po në këtë Letër Mid’hat Frashëri publikon faktin se ka hequr dorë nga jeta politike.

Më pas pjesmarrësit kanë kryer homazhe pranë Mid’hat Frashërit dhe kanë qëndruar pranë në heshtje pranë varrit të tij.

Pjesmarrësit në këtë nderim e kanë mbuluar varrin e Mithat Frashërit me kurora me lule dhe Flamurin kuq e zi. Administarta e Varrezave ka premtuar se nuk do t’i heqë ato nga varri deri në momentin që dot ë kryhet zhvarrimi.

Veprimtaria u filmua nga Adem Belliu, Televizioni Kultura Shqiptare në Nju Jork dhe nga Dritan Haxhia”EURO PHOTOGRAPHY & VIDIO”.(Dielli)


Ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit

$
0
0

1 arkiv flam poli1 a salle31 Kleriket

Në Hartsdale të Nju Jorkut u zhvillua ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, një figurë shumë dimensionale, i cili ka qenë pjesëmarrës aktiv në disa periudha me rëndësi kritike të kombit shqiptar.

Mid’hat Frashëri, i njohur me emrin e penës Lumo Skëndo, u nda nga jeta papritur më 3 tetor 1949 në Nju Jork, ku kishte ardhur nga Evropa për të organizuar Komitetin Shqipëria e Lirë në Amerikë dhe trupi i tij deri tani prehej në varrezën Ferncliff të qarkut Weschester.

Verimtaria e përcjelljes së eshtrave u mbajt në Qendrën Nënë Tereza pranë Kishës Zoja e Shkodrës. Për të marrë pjesë kanë ardhur shumë personalitete shqiptaro-amerikane si dhe një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues nga qeveria dhe nga Instituti i Studimeve Historike në Tiranë, Lumo Skëndo.

Në komentet e pjesëmarrësve u theksua roli i Mid’hat Frashërit si kryetar i Komisionit të Alfabetit në vitin 1908, ku ai mbështeti abc-në shqipe me gërma latine; u fol për punën e tij prej dijetari me themelimin e revistës mjaft të njohur “Diturija” dhe për aktivitetin si njëri prej firmëtarëve të Pavarësisë në vitin 1912.

Mid’hat Frashëri ishte themelues dhe kryetar i organizatës Balli Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ka qenë cilësuar si kolaboracionist nga regjimi komunist dhe kjo vazhdon të jetë ende një pikë ndarjeje mes mbështetësve të tij antikomunistë dhe një pjese të historianëve.

Por shumë prej atyre që folën e cilësuan Mid’hat Frashërin si një figurë të madhe bashkuese për shqiptarët. Ata thanë se ceremonia e riatdhesimit në Nju Jork flet më së miri për këtë.

Në ceremoninë e sotme munguan disa anëtarë të organizatës panshqiptare Vatra, drejtuesit e së cilës i thanë Zërit të Amerikës se Vatra zyrtarisht nuk do të merrte pjesë. Sipas tyre, qeveria shqiptare, vendimin për riatdhesimin e Mid’hat Frashërit e shikon thjesht të lidhur me rolin e tij në çështjen e alfabetit, duke lënë mënjanë kontributet e tij politike si luftëtar kundër komunizmit.

Mid’hat Frashëri do të rivarroset më 14 nëntor në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, aty ku prehet i ati, Abdyl Frashëri dhe xhaxhallarët Sami dhe Naim, që të tre rilindas të shquar.(kronike e gazetarit Ilir Ikonomi per Zerin e Amerikes-Foto: Gazeta Dielli. Per me shume shihni ne Facebook:dielli vatra)

 

BASHKOHU ME VATREN NE FESTEN E FLAMURIT!

$
0
0

30 NENTOR 2018, E PREMTE, ORA 6.00 PM, PARKING I SIGURUAR/

1 Vatra Darke

Federata Panshqiptare e Amerikës ”VATRA” & Bashkësia Shqiptare do ta Festojë Ditën e Flamurit Kombëtar, të PREMTEN me 30 NËNTOR 2018, Ora 6.00 e mbrëmjes në:

ROYAL REGENCY HOTEL :
165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710
Tel: (914) 233-9486

 

Miku i shqiptarëve, Eliot Engel, në krye të politikës së jashtme të Kongresit Amerikan

$
0
0

 

321

Nga Harry Bajraktari*/

Përmbysja më e madhe në zgjedhjet e 6 Nëntorit 2018 ishte vendosja përsëri nën kontrollin e Partisë Demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.

Tani pushteti legjislativ në Washington është ndarë. Republikanët kanë Senatin; Demokratët Dhomën e Përfaqësuesve. Presidenti Donald Trump ka premtuar se do të bashkëpunojë me shumicën e re demokrate në Kongres. Mirëpo, mbetet për t’u parë nëse ndarja e pushteteve do të krijojë më shumë bashkëpunim apo konflikt në Washington.

Për shqiptarët ky ndryshim shënon një moment tjetër historik. Me fitoren e Demokratëve, një figurë që shqiptarët e njohin shumë mirë, kongresisti Eliot Engel, do të bëhet kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës në Kongresin Amerikan.

Kjo do të vendosë në postin e fuqishëm të politikës së jashtme në Capitol Hill, një njeri i cili prej 30 vitesh punon pa u lodhur për çështjen shqiptare, për Shqipërinë, Kosovën, për shqiptarët kudo që jetojnë, për paqen dhe demokracinë në Ballkan.

Nga detyra e re, ai do të ketë më shumë fuqi e mundësi për të na ndihmuar në punën tonë.

Engel ka një përvojë të gjatë në këtë Komitet. Dikur, në vitet e 90-ta, në bashkëpunim me pararendësin e tij republikan nga Nju Jorku, në krye të këtij Komiteti, Ben Gilman, ai organizoi të parën seancë dëgjimore të Komitetit kushtuar tërësisht Kosovës.

Tani që do të jetë vetë kryetar i këtij Komiteti të fuqishëm, Engel nuk do të ketë nevojë t’i lutet dikujt tjetër për të vendosur temat shqiptare në kalendarin e punës të Komitetit.

Sigurisht, pjesa më e madhe e punës për një kauzë nuk bëhet në seanca dëgjimore. Nga posti i ri, Engel do të ketë fuqi më të madhe kur lobon për Shqipërinë, Kosovën e për shqiptarët. Që tani zyra e tij është angazhuar në lobimin për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Komiteti mund të kërkojë për shembull më shumë qartësi nga Departamenti i Shtetit për qendrimet amerikane lidhur me bisedimet e fundit Kosovë-Serbi etj.

Duhet të kuptojmë që SHBA ka shumë angazhime në botë. Komiteti i ri, me përbërjen e re, do të ketë prioritete të tjera më të mëdha, e globale. Marrëdhëniet me Kinën, me Rusinë, me Iranin, Korenë e Veriut e Lindjen e Mesme etj. Disa nga problemet e mëdha reflektohen edhe në Ballkan, po rajoni mbetet anësor në politikën e jashtme amerikane.

Të paktën, me Engelin në krye të Komitetit, ne sigurohemi se çështjet që u interesojnë shqiptarëve nuk do të lihen në harresë dhe që SHBA nuk do ta largojë vëmendjen nga rajoni ynë.

Në SHBA, sipas Kushtetutës, Presidenti merr vendimet, po kuletën e mban Kongresi. SHBA ka nismat dhe qendrimet e saj të politikës së jashtme, po financimi i tyre varet nga Kongresi dhe çdo gjë nis në Komitetin e Punëve të Jashtme.

Komiteti që do të drejtojë Engel është përgjegjës për kontrollin dhe legjislacionin për ndihmën e jashtme (përfshi edhe programin MCC ku me ndihmën e kongresistit Engel është përfshirë edhe Kosova si dhe dhjetëra programe të tjera ndihmëse).

Disa nga përgjegjësitë e Komitetit janë edhe financimi i operacioneve paqeruajtëse, përfshi edhe praninë ushtarake në Kosovë, projektet ushtarake në Shqipëri, financimet lidhur me dislokimin e trupave amerikane, agjensi të fuqishme si USAID, Akti për Eksportimin e Armëve, Akti për Ndihmën e Jashtme e legjislacione të tjera që kanë të bëjnë me promovimin e demokracisë, zbatimit të të drejtës ndërkombëtare, etj.

Marrëdhëniet me OKB-në dhe organizata e institucione të tjera ndërkombëtare, janë gjithashtu prerogativë të Kongresit si dhe komiteteve të punëve të jashtme në Dhomë dhe në Senat, ndonëse për shumë nga këto puna e kërkon bashkëpunimin me Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit.

Ne jemi me fat që në krye të këtij Komiteti me ndikim të madh tani do të jetë miku ynë, Eliot Engel.

Më kujtohet 30 vjet më parë, kur i mërzitur nga zhvillimet në Kosovë, trokita në derën e zyrës së tij në Nju Jork, për t’i folur për Kosovën. Eliot Engel sapo ishte zgjedhur në Kongres, nuk dinte asgjë për Kosovën dhe ishte anëtari më i ri i Komitetit të Punëve të Jashtme, në krye të të cilit do të vihet tani.

Qysh atëhere nisi mes nesh një rrugë e gjatë bashkëpunimi po edhe miqësie personale.

Kosova në atë kohë sapo kishte humbur autonominë në kuadrin e Jugosllavisë. Por vetë Jugosllavia po shpërbëhej e bashkë me rënien e saj u ringrit shpresa jonë historike për liri e pavarësi.

Me Eliot Engelin kemi sjellë udhëheqësit e Kosovës në Washington, kemi bashkëpunuar për rezoluta në Kongres, kemi lobuar Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, zyrtarë jo vetëm amerikanë po të të gjitha vendeve të botës.

Ai hapi të ashtuquajturën Zyrën Amerikane në Prishtinë, duke ngritur flamurin amerikan, në 1996, në zemër të pushtimit serb duke u dhënë guxim dhe besim shqiptarëve të Kosovës. Ka ndikuar në vendimin e Presidentit Bill Clinton për të ndërhyrë ushtarakisht në krye të NATO-s duke çliruar Kosovën.

Bashkë kemi vizituar Kosovën menjëherë pas çlirimit duke parë me lot në sy tokën e të parëve të mi, për herë të parë të lirë. Me vete kishim një legjendë shqiptaro-amerikane, Anthony Athanas, e figura të tjera të komunitetit më të cilët kishim punuar së bashku. Shqiptarët e Amerikës meritojnë respektin e historisë kombëtare shqiptare për çfarë kanë bërë në këto vite.

Engel ishte lobuesi ynë më i madh për sigurimin e mbështetjes amerikane për pavarësinë e Kosovës. Ndonëse ai ishte demokrat dhe George W. Bush ishte republikan, ai la mënjanë ndarjet partiake për të na ndihmuar. Kështu ka vepruar e do të veprojë tani edhe në postin e ri.

Për mua është një nder e krenari që e kam njohur e punuar bashkë me të. Ashtu ndihen edhe shumë miq të mi shqiptaro-amerikanë. Le t’i urojmë mikut tonë një punë të mbarë në këtë post historik dhe urojmë që të shënojë një kapitull të ri të ndritur në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Zoti e bekoftë kongresistin Engel! Zoti e bekoftë popullin shqiptar! Zoti e bekoftë popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

*Autori është veprimtar dhe bisnesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.

 

New York, 2018

Nderim i vërtetë për Mid’hat Frashërin

$
0
0

1 dritan Mishto1 VATRANET TEK VARRI I MID'HAT FRASHERIT

NGA DRITAN MISHTO/

Kryetar i Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA/

Festa e Pavarësisë na sjell gjithnjë ndër mend të nderojmë ata burra që me forcën e tyre mendore, qartësinë dhe largpamësinë për një komb shqiptar evropian firmosën dhe vulosën historikisht themelimin e shtetit modern shqiptar.

Por, ky vit, si asnjëherë më parë na ka bërë të evidentojmë njërin syresh, Mid’hat Frashërin, të cilit iu plotësua amaneti për dergjen përfundimtare në tokën mëmë.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e ka nderuar dhe do ta nderojë Mid’hat Frashërin për gjithë atë  çfarë ai ka bërë për alfabetin dhe gjuhën tonë të bukur, zbulimin e rrënjëve dhe prejardhjes sonë kombëtare, kontributin e rrallë në letërsinë shqipe, bibliografinë mbi baza shkencore, faktet historike të zbuluara e shoqëruara me argumentë të pakundërshtueshëm, elegancën diplomatike dhe  forcën bindëse, e mbi të gjitha për qëndrimin e tij atdhedashës në luftën e pakompromis kundër komunizmit, gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore, si një e keqe e cila fatkeqësisht na pllakosi për dekada të tëra.

Veçanërisht Federata VATRA nderon dhe kujton me shumë respekt e dashuri Mid’hat Frashërin për marrëdhënien e bashkëpunimin e veçantë që ka pasur me këtë gjigand të shqiptarizmës, si ambasador të saj për të mbrojtur  çështjen tonë kombëtare tek Fuqitë e Mëdha; si të deleguar të Shqipërisë kur arka e shtetit shqiptar ishte bosh, dhe VATRA mblodhi fondet e duhura, apo edhe për kërkesën që Vatranët i bënë të merrte drejtimin e Federatës. Ashtu siç duhet të pranojmë me dhimbje të vërtetën tjetër, që VATRA e pasluftës, për shkak të influencave të qeverisë komuniste të Tiranës, e kritikoi dhe nuk e mbështeti Mid’hatin në nismën e tij me Komitetin Shqipëria e Lirë, aq sa edhe njoftimi i vdekjes së këtij kollosi të shqiptarizmës në Gazetën Dielli ishte i thatë. Por, ne jemi dëshmitarë që dekadat e fundit, VATRA e ka kujtuar dendur e vlerësuar lart Mid’hat Frashërin, aq sa vizitat në varrin e tij, akademitë politike, veprimtaritë kulturore e dokumentare kanë qenë të panumërta. Vetëm vitin e fundit drejtuesit e Federatës dhe përfaqësues të diasporës kanë vizituar tre herë varrin e Tij, duke përfshirë edhe ndarjen dhe homazhin përfundimtar. Fotografia e Mid’hat Frashërit ka zënë gjithmonë vend nderi në zyrat tona.

Ndaj, nisur nga ky raport i veçantë dhe kjo trashëgimi historike, Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA shtron me të drejtë pyetjen: Si po kthehet Mid’hat Frashëri në Shqipëri? Në qoftë se vetëm kthimin e eshtrave të Mid’hatit e konsiderojmë të mjaftueshëm, mendoj se bëjmë një vlerësim të pjesshëm. Ndaj pyetja është: A po kthehet i plotë Mid’hat Frashëri në Shqipëri? Unë mendoj se Jo.

Qeveria Socialiste Shqiptare vërtet ndërmori një akt të tillë, por është i papranueshëm vlerësimi i cunguar i figurës së Tij, vetëm si kryetar i Kongresit të Manastirit, ashtu siç shkruhet në njoftimin zyrtar të ceremonisë kryeministrore “Personalitet i Kulturës Mbarëkombëtare” duke lënë në hije tërë pjesën tjetër të aktivitetit të tij patriotik, albanologjik, historik e mbi të gjitha Doktrinën e tij politike.

Rivlerësimi i figurës polidimensionale të Mid’hat Frashërit nuk bëhet me një fjalim Kryeministror, që e merr era e vjeshtës. Ky vlerësim dhe ndjesa ndaj Tij bëhen me platforma institucionale duke filluar nga rishikimi i teksteve historike shkollore e studimore; përfshirja në enciklopeditë e figurave më të ndritura kombëtare; analiza e thellë të sjelljes brilante diplomatike; e nuk gaboj të shtoj përthithjen e doktrinës “Mid’hatiane” në qëndrimet aktuale akademike e politike për të ardhmen e kombit tonë. Duhet pranuar dhe thënë me zë të lartë që koha i dha të drejtë Mid’hatit në luftën pakompromis kundër doktrinës komuniste dhe bartësve të saj, sepse Shqipëria që donte Mid’hati do të ishte një Shqipëri krejt tjetër nga ajo që fatkeqësisht kishim me dekada të tëra. Vetëm kështu ne të gjithë do të jemi të qetë dhe brezat do të njohin Mid’hatin e vërtetë.

E derisa të bëhen të gjitha këto, na mbetet të themi: “Çohu Mid’hat nga varri se erdhën armiqtë politikë me të marrë”!

Eshtrat e Mid’hat Frashërit prehen në Atdhe

$
0
0

1 arkivoli supemithatiii-768x5541 ballore

Personaliteti i shquar i kulturës dhe letrave shqipe, Mid’hat Frashëri nga sot do të prehet në Atdhe. Pas mbërritjes së eshtrave nga SHBA si dhe homazheve në Akademinë e Shkencave, eshtrat e tij janë varrosur pranë vëllezërve Frashëri tek Liqeni Artificial, pasi ai ishte nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit.Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.Në një prononcim për gazetarin Erjon Skëndaj,  Kryetari  i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi tha se Mid’had Frashëri bashkoi kombin nga ana kulturore. Sipas tij sistemi diktatorial deformoi të vërteten për Mid’had Frashërin.

“ Ky veprim i qeverisë është një ndjesë nga të gjitha qeveritë. Njeriu nuk mund të jetë edhe bashkëpunëtor edhe ta luftojë kundërshtarin. Sistemi diktatorial deformoi jetën kulturore, historinë dhe deformoi edhe të vërteten për kundërshtarin e sistemit, siç ishte Midhad Frashëri. Ne do punojmë për të lancuar profilin e tij të lartë. Mid’hadi bashkoi Kombin nga ana kulturore.  Mid’had Frashëri dha firmën për njehsimin e gjuhës shqiptare. Jemi në një ditë që shpresojmë që shqiptarët do ta marrin vesh profilin e vërtetë të profilit të Mid’had Frashërit”- tha Roshi.

Rama: Të ulë kokën kush e sheh provokim

‘Një mishërim dhe një shërbestar i mëmëdheut sipas kokës së tij’- kështu e konsideroi kryeministri Edi Rama, Mid’hat Frashërin, në një fjalim të gjatë të mbajtur para ceremonisë së varrosjes së eshtrave te tij pranë Liqenit Artificial. Duke ndërthurur në fjalimin e tij, kujtime të ditarit të Frashërit, Rama u shpreh se ata që e baltosën për 7 dekada sot mbajnë buzët rrudhur.

“Farshëri ishte mishërimi i një shërbestari të mëmëdheut sipas kokës së tij. Ai shfaqej si armik natyral sa here tentohej përcarja. Të lë pa frymë pozicioni për dramën e popullsisë shqiptare të camërisë të zhveshura për shkak të etnisë dhe besimit të tyre. Një flamurmbajtës i shënuar i të drejtave të minoriteteve të lirive themelore, pa dallim etnie dhefeje.’ U shpreh Rama në fjalimin e tij,

“Shumë mund të kenë parë arrogancë, kokëfortësi, tërheqje, konservatorizëm apo besëthyerje virtytet e tij e bëjnë një personalitet pa të dytë në hisorinë e elitave të paqëndrueshme shqiptare.’-vijoi me tej kryeministri ndërsa u shpreh se kthimi i eshtrave të tij ishte një detyrim dhe borxh.

“Mid’Hat Frashëri i dha Shqipërisë gjithçka kishte e mundi. Gaboi por në tërë sa bëri nuk nxiti kurrë me penën e tij një krim. Kush e sheh si provokim, bën mirë të ulë kokën e të kujtohet se sa krime bënë ata që shkruan historinë e gjysmës tjeteër të Lumo Skëndos. Kush e sheh këtë arkmort dhe praninë time si kryeministër si revansh ndaj fitimarëve ndërsa përcjellim një figurë shumëdiemensionale, bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se u rreshtuan edhe vetë kundër atij,   të cilit i shkruante se nuk mund të kemi njerëz që kanë lyer duart me gjak duke bashkëpunuar me pushtuesit.” – vijoi me tej kryeministri ndërsa theksoi se kthimi i eshtrave të tij, të shërbejë edhe si një reflektim.

“Mjaft kemi gjykuar në mungesë. Këtu janë eshtrat e një burri të dënuar në mungesë jo nga një gjykatë por nga gjyqi i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit. Mjaft kemi shpifur, mjaft me shpërdorimin e atyre që nuk janë më. Kthimi i eshtrave nuk i merr askujt historinë, apo aftësinë e arsyetimit. Një varr nuk e mbulon një njeri të vdekur, nëse ideja rron e ngjall shpresa te të tjerët. Gjithë fatkeqësia jonë ka ardhur nga shpërndarja e këtyre fuqive.” -tha Rama ndërsa theksoi se  Mid’Hat Frashëri ishte e mbetet një shembull, ndërsa koha pastroftë baltën që nisëm t’ja pastrojmë sot.

Luzim Basha: Shembull për shumë të tjerë

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu bashkua homazheve në nderim të patriotit shqiptar Mid’hat Frashëri, eshtrat e të cilit u kthyen sot në Atdhe.

“Është një nga ditët e rralla, që qëndrojmë para një arkmorti me një sens krenarie, nderimi por edhe kënaqësie. Kënaqësi që u përmbush amaneti i tij, detyrim i madh kombëtar i gjithë patriotëve shqiptarë. Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të madh dhe shkencëtari të një dimensioni Europian do të prehen sipas amanetit të tij. Falenderoj deputetin Shehaj, Akademinë e Skencavem kjo ishte gjetja e duhur për ta patur këtu këtë burrë të jashtëzakonshëm. Një shembull që duhet të ndiqet edhe për shumë të tjerë. Eshtrat e cdo patrioti që padrejtësia e dikatuarës gjakatare të Enver Hoxhës i kanë lënë të dergjen jashtë vendit duhet të kthehen e të nderohen në Shqipëri.” – u shpreh Basha në një prononcim të shkurtër për mediat. Duke iu përgjigur interesat të medias, nëse e vlerëson rolin e qeverisë shqiptare në këtë proces, Basha u shpreh se qeveria nuk bëri asgjë përvecse detyrën.

“Vlerësoj iniciativën e historianit Uran Butka si edhe përkushtimin e deputetit Shehaj. Qeveria nuk ka asgjë më pak se detyrimin të kryejë procedurën për nderimin e këtij patrioti të madh”. – përfundoi Basha.

Kush ishte Mid’hat Frashëri, i njohur si Lumo Skëndo:

Mid’hat Frashëri i biri i rilindasit të shquar Abdyl Frashëri, lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Ai njihet edhe me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. Mid’hati e njohu shumë pak të atin e tij, ngaqë Abdyli vdiq i ri në burg. U rrit në kujdestarinë e xhaxhallarëve, rilindësve të shquar Sami dhe Naim Frashëri. Duke qëndruar pranë tyre, kreu edukimin e plotë akademik në Stamboll. Patriot, njeri i ditur, Mid’hat Frashëri ka mbajtur në zemër amanetin e të atit Abdyl Frashëri, i cili gjatë qëndrimit në burg, u vendos të ekzekutohej nga xhonturqit. Kur u pyetën Abdylin nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur: “Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë”. Deri në vitin 1905, Mid’hati punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore, i emëruar drejtor për punë politike të vilajetit të Selanikut. Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX dhe u bë një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare. Mid’hat Frashëri ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut në Manastir, ku takoheshin patriotët shqiptarë. “Pati një rol të ndjeshëm në ruajtjen e kompaktësisë së klubit “Bashkimi” të Manastirit, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet gegëve (në pjesën më të madhe dibranë) dhe toskëve, të cilën e ka zgjidhur duke shkuar në Manastir, më 20 shtator 1908, duke shkrirë kryesinë e mëparshme, të cilën e zëvendësoi me Rexhep Hoxhën prej Kallkandelene (Tetovë), zgjedhur kryetar, ish-kryetari Fehmi bej Zavalani kaloi zv/kryetar, ish-zv/kryetari Gjergj Qiriazi u zgjodh anëtar dhe kryesia u përbë nga pesë gegë e pesë toskë.”, rrëfen studiuesi Uran Butka. Gjithashtu ai nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin Kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në botimet e ndryshme ai përdori edhe pseudonimin Ismail Malosmani.

Në korrik 1908 Mid’hat Frashëri themeloi gazetën “Liria” në Selanik, në vitet 1897-1928, botoi revistën “Kalendari Kombiar”, më 1909 themeloi revistën “Dituria”, në Selanik, pastaj në Kostancë dhe më vonë në Tiranë. Më 1908, mori pjesë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Më 1909, 2-8.09, mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Përmetit, Elbasanit dhe Pejës dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë.

Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botore. Në kabinetet e Turhan Pashë Përmetit, në vitet 28.05.1914 – 03.09.1914, ishte Ministër i Punëve Botore dhe Post-Telegrafës, ndërsa në vitet 25.12.1918 – 29.01.1920, ishte Ministër pa Portofol. Ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920.

Më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në vitet 1923-1925 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi. Në vitet 1926 – 1939 hapi në Tiranë librarinë “Lumo Skendo”. I përndjekur nga regjimi komunist me akuzën si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar, Mid’hat Frahsëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Mid’hati Frashëri nuk u martua. Varrimin e tij në SHBA e kanë organizuar përmes një ceremonie madhështore patriotët shqiptarë. Në gazetën “Flamuri” shkruhej: “Shqiptarët kanë ardhur nga të gjithë vendet nga ku banonin shqiptarët në mërgim, duke shprehur pikëllimin e madh,për ikjen e djalit të Abdylit njeriut të madh, Mithat Frashërit. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj,Muho Xhakja,Astrit Sako,Braho Husi,Sulo Male,Hysni Aliko,Hajredin Peshkëpia,Skënder Omari,Iliaz Guri,Luan Dosti. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Fernchff”. Arkivoli merret në krahë dhe aty kanë folur Sejfi Protopapa,At Paul e V.Rado.

 

Viewing all 3554 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>